Ardit Sina
Zëdhënës i DAKZ (Departamentit të Arsimit Kuq e Zi)
Sekretariati i Arsimit i Aleancës
Kuq e Zi, drejtuar nga dr. Alban Daci,
Sekretar për Arsimin i Aleancës Kuq e Zi organizoi një takim me studentë të
universiteteve shqiptare, të cilëve u prezantoi “Platformën Kuq e Zi të Arsimit”
dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e saj për të qenë protagonistë të rëndësishëm në
implimentimin e saj.
Studentët e pranishëm pasi morën fjalën e tyre, u shprehën entuziastë nga prezantimi
i “Platformës Kuq e Zi të Arsimi” si dhe falendëruan organizatorët e këtij
takimi.
Studentët e pranishëm pranuan t’i
bashkëngjiten Aleancës Kuq e Zi, të vetmes forcë politike në vend, e cila
përfaqëson një vizion të ri politik për të ardhmen e vendit dhe për herë të
parë të rinjtë e shkolluar brenda dhe jashtë vendit janë protagonisë kryesor të
inciativave politike e patriotike që AK ka ndërmarrur e do të ndërmarr.
Sekretariati i Arsimit po bën konsultime me specialistët më të mirë në vend
dhe po bashkëpunon ngushtë edhe me studentët dhe shoqatat studentore për të
sjellë risi në reformimin e Arsimit shqiptar, që sot ndodhet ndoshta në ditë më
të errëta të tij që nga shpallja e Pavarësisë.