Sot në një takim madhështorë, Aleanca Kuq e Zi në Bathore mandatojë
Sekretarët Politikë për seksionet e kësaj zone.
Të pranishëm në këtë takim në
nivelin e lartë drejtues të Aleancës Kuq e ZI ishin: Adriatik Lapaj- Kryetari i
Forumit Rinor, Lumturi Raktoceri-Sekretare për Çështjet Sociale e të Punës, Dr.
Alban Daci- Sekretar i Arsimit, prof. Myslim Pashaj- Sekretar i Përgjithshëm
dhe vetë Kryetari z. Kreshnik Spahiu.
Dr.
Alban Daci në fjalën e tij ndër të tjera tha:... Aleanca Kuq e Zi lindi si
shpresa e madhe për shqiptarë pas një dëshpërimi 22 vjeçar. Të gjithë se bashku
ta bëjmë në 2013 Shqipërinë vetëm Kuq e Zi...
Ndërsa Kryetari z. Spahiu nënvizojë:...Bathorja
dhe Kamëza do të jenë një uragan i vërtetë dhe do t’i bashkohen karvanit që do
të hyr në histori për të shkuar drejt Morinës, ku do të bashkohen shqiptarët me
shqiptarët, duke rrëzuar murin e padrejtësisë historike që na ndanë.