Tuesday, October 30, 2012

Dy sfidat serioze me të cilat shqiptarët do të përballen



Alban Daci

Shqiptarët, në 22 vite tranzicion i kanë provuar të gjitha, të mirat e të këqijat.  Megjithatë, mendoj se sfidat më të vështira shqiptarët do i kenë në periudhën 2012-2013.  Sfida më e madhe, edhe pse politika e vjetër po për përpiqet ta fsheh dhe ta mohoj, është se Shqipëria po humb sovranitetin e saj. 
Shqipëria po kërcënohet seriozisht nga interesat e huaja, të cilat nuk janë aspak miqësore dhe kanë gjetur një terren krejt, le të themi, miqësor tek status quo-ja e politikës së vjetër shqiptare.  Greqia po bëhet një kërcënim serioz në Shqipërinë e Jugut, shqiptarët e Kosovës e sidomos ato të Veriut nuk po gjejnë paqe. Po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë momente jo të këndshme. 
Vizita e fundit e autoriteteve fetare ortodokse të komanduara nga Kisha Ortodokse Greke, prania e nazistëve grekë, të cilët erdhën të festonin çlirimin e Greqisë në Përmet, pikërisht në vendit, ku ushtarët grek gjatë Luftës Ballanike kanë bërë masakra duke vrarë shqiptarët në mënyrë barbare, dëshmojnë faktin, se Greqia nuk ka hequr e nuk ka ndërmend të heq dorë nga pretendimet absurde mbi territorin e Shqipërisë.
Po ndiqja misionin “Xhungël” tek New24, se si janë prishur e janë zhdukur në Shqipërinë e Jugut momentet që dëshmojnë rezistencën e shqiptarëve kundër hordhive greke, si dhe monumentet që dëshmojnë masakrat e bëra nga ushtria shoviniste greke.  Është e pafalshme për qeverinë shqiptare, e cila e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e sovranitet, të lejoi ceremoni të tilla si ajo e Përmetit, ku nuk munguan as tentativa për ta shpallur autonominë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.  
Kemi më shumë se një shekull që ne si popull mbajnë mbi supe padrejtësitë e mëdha historike, ndarjen mes veti, gjenocidet, sulmet e padrejta  e pastrimet etnike. Megjithatë, siç duket ne duhet të vazhdojnë të durojmë sulmet e vazhdueshme pikërisht nga ata që na kanë vrarë, na kanë marrë tokat, të cilët nuk janë të ngopur, por duan të vazhdojnë të na gllabërojnë përsëri derisa ne të mos ekzistojmë më.
Në këto 22 vite jemi përfaqësuar dhe drejtuar nga politikanë, të cilët janë misterioz për të kaluarën e tyre dhe në një mënyrë apo tjetër kanë punuar hapur kundër interesave kombëtare. E vetmja forcë politikë që reagoi kundër ceremonisë së realizuar nga nazistët dhe autoritet greke në Përmet, ishte pikërisht Aleanca Kuq e Zi.
Atëherë duhet të lind pyetja: Si ka mundësi që asnjë nga subjektet e vjetra politike si dhe nga qeveria nuk pati reagime në lidhje me këtë ngjarje të turpshme? Ka një përgjigje, të gjithë dyshohet se punojnë tradhtisht kundër interesave të vendit.  
Çështja e Epirit është një histori e trilluar nga politika shoviniste greke, e cila nuk është mjaftuar me masakrën, gjenocidin çam, por pretendon të marrë edhe më shumë. Kjo për faktin se përderisa edhe politika zyrtare shqiptare hesht do të thotë se është dakord me qëllimet shoviniste greke.  
[Gjatë Mesjetës, termi Epir është përdorur për kohët e lashta, për të përcaktuar viset që shtriheshin nga malet e Vetëtimës (Himarë) në Veri, deri në Gjirin e Artë (Ambrakisë) në Jug. Tunmanin, në veprën “Gjurmime rreth historisë së popujve të Europës Lindore” (Laipcig, 1774), shkruan: “Populli i parë që njeh historia në këtë vend janë ilirët. Një popull i madh, i shumtë në numër dhe i fuqishëm, që, sipas Strabonit dhe Apianit, banonte  në detin Adriatik, nga lumi Po (në Italinë e sotme N.D), deri në Gjirin e Ambrakisë e në Veri deri në Danub.”  Straboni e shtrin këtë popull drejt Perëndimit, deri në liqenin Booden (Gjermaninë Jugore).  Shumica e autorëve  pohojnë se ky territor është banuar kryesisht nga shqiptarë. Në një dokument venedikas, të vitit 1210, thuhet se kontinenti përballë ishullit të Korfuzit banohej nga shqiptarët].  E gjithë kjo pjesë është marrë nga libri me titull “Shqiptarët dhe grekët” , faqen 32 të  autorit Nuri Dragoj.
Po në këtë libër, në faqen 33, autori nënvizon: “Studiuesit grek pranojnë banimin e Epirit nga shqiptarët. Autorët grek, numëronin në Epir 13 fise, që ata i quanin barbarë, domethënë jo greke, të cilat kapnin territoret deri në Gjirin e Ambrakisë, kufi me Akarnaninë.”
Gjithashtu, faktin se Epiri ishte i banuar nga shqiptarët e dëshmojnë edhe regjistrimet e popullsisë  që bëheshin nga osmanët për pagimin e taksave.  Këto janë vetëm disa fakte që dëshmojnë  se Epiri është pjesë territori i shqiptarëve dhe i banuar nga shqiptarët. Prandaj, çështja e ngritura nga pala greke nuk janë veçse trillime dhe me natyrë shoviniste.
Mos reagimi zyrtar i shtetit shqiptar  në mbrojtje të sovranitetit e të interesave kombëtare, mund të krijoi situata të rrezikshme dhe me pasoja. Shqiptarëve u ka shkuar deri aty nuk mban më.  Politikat e fundit të palës greke po bëhen të padurueshme dhe të rrezikshme për moralin dhe ekzistencën e çdo shqiptari. Kjo do të thotë, se, nëse strukturat shtetërore nuk plotësojnë detyrat kushtetuese,  nuk është e çuditshme që shqiptarët të gjejnë mënyra të tjera për mbrojtur interesat dhe nderin e tyre.
Shqiptarët, nuk janë trembur në histori nga asgjë dhe nuk kanë për t’u trembur nga asgjë. Ato nuk mund të lejojnë një grup leshkosh, të quajtur nazistë, që të vijnë e t’u bëjnë karshillek në oborret e shpive. Shqiptarët, nuk mund të lejojnë që të parët e tyre të zhvarrosen dhe në vendin e tyre të futen eshtra të “heronjve” grekë. Shqiptarët nuk mund të durojnë më që besimi i tyre origjinal ortodoks dhe kishat e tyre të pushtohet nga drejtues grek.
Është e vërtete, se sot, sllavët në Veri dhe grekët në Jug duke përdorur si mashë politikanët e shitur po tentojnë t’i poshtërojnë shqiptarët dhe të mos i lënë rehat në shtëpitë e tyre shekullore. Historia ka treguar se kush u ka rënë në qafë shqiptarëve i ka gjet belaja. Historia do të dëshmoi përsëri se me shqiptarët dhe me të drejtat e tyre nuk mund të luaj asnjë komb, apo popull tjetër. Sot kemi një brez të ri shqiptarësh, të cilët ndjehen krenar për origjinën e tyre dhe në të njëjtën kohë janë të vendosur dhe sy patrembur, që këtë krenari ta mbrojnë deri në fund e me çdo kusht.
Një sfidë tjetër, po aq e rëndësishme, që ka lidhje më të parën, janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat rrezikojnë të zhvillojnë në një terren të vështirë. Klasa e vjetër politike ka mbi supe përgjegjësi të mëdha, të cilat janë si të natyrës morale, ashtu edhe të natyrës ligjore. Për këtë arsye ata do të përdorin të gjitha metodat dhe mënyrat ligjore, ose jo, për të ruajtur status quo-n.  Gjithashtu, duke qenë se këto politikanë të politikës së vjetër përfaqësojnë interesat antikombëtare të të huajve, ato do të kenë sponsorizime në të holla si dhe mbështetje konkrete që të vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e vendimmarrjes si faktor vendimtar.
Megjithatë, jam i sigurt se shqiptarët janë të vendosur më shumë se kurrë që këto dy sfida t’i kalojnë me sukses.  Shqiptarët do të  zgjedhin të jenë vetvetja dhe të kenë në dorë fatin dhe të ardhmen. Askush nuk duhet të guxoi t’u vjedh më votën e lirë shqiptarëve. Askush të mos guxoi që të tjetërsoi vullnetin e lirë të shqiptarëve. Askush të mos tentoi të thyej sovranitetin dhe interesin kombëtar. Kushdo që do të tentoi të ndërmarrë hapa të tilla, do të marrë përgjigjen e merituar nga të gjithë shqiptarët. Shqiptarët janë të gjithë të bashkuar dhe nuk ka më gjë që do i ndaj. Ky 100 vjetor do të jetë  për të gjithë shqiptarët simboli i bashkimit dhe i rifitimit të identitetit kombëtar. 

Saturday, October 27, 2012

Platforma Mbarëkombëtare Kuq e Zi e Arsimit




Alban Daci, Sekretar i Arsimit
Aleanca Kuq e Zi

Të dish atë që të gjithë dinë, është sikur të mos dish asgjë. Dituria fillon aty, ku fillon ajo që Bota e mohon.


Konstatime

-          Marrja e titujve të ndryshëm akademik në Shqipëri është bërë më shumë se një domosdoshmëri për të rritur vlerat personale akademike dhe për të rritur nivelin akademik në shërbim të vendit, një modë e shëmtuar. Në Shqipëri, me përjashtim të çdo vendi të Botës Perëndimore, të duhet apo nuk të duhet, e justifikon apo nuk e justifikon, një master apo një doktoraturë duhet ta kesh, se ndryshe nuk je gjë, dhe nuk futesh në grupin e “elitës” intelektuale.  
Në Perëndim, duke qenë se i gjithë sistemi arsimor është bazuar vetëm mbi principin e meritokracisë, për çdo titull që merr duhet të djersitësh shumë. Për këtë arsye, çdo diplomë e marrë ka vlerësimin dhe respektin e saj maksimal.
Gjithashtu, jeta në Perëndim është shumëdimensionale, si në aspektin e fushave të veprimit jetësor, ashtu edhe në faktin, se është shumë e vështirë që të gjithë të arrijnë të kryejnë studimet universitare, apo pasuniversitare.
Në Europë, për shembull, jo të gjithë arrijnë të kryejnë studimet e larta dhe jo të gjithë e kanë të domosdoshme kryerjen e studimeve të larta. Profesionet e mesme janë shumë të domosdoshme dhe efikase.
Për shembull, në Itali, shumë të rinj mbarojnë shkolla të mesme për shef kuzhine, për turizëm dhe hoteleri, për mekanik, hidraulik, elektricist dhe gjeometër. Të gjithë, që mbarojnë këto profesione të mesme, jo vetëm ndjehen krenar për titullin e përfituar me djersë e mundë, por arrijnë të sigurojnë një jetë të garantuar profesionale, të respektuar nga qytetarët dhe të mirë paguar nga punëdhënësit.  

-          Në Perëndim jo të gjithë duhet të jenë doktorë shkencash për të siguruar një jetë të mirë dhe për të qenë të respektuar në shoqëri. E kundërta ndodh vetëm në Shqipëri, ku shumë persona në letër bëjnë një, dy ose më shumë universitete të larta, të cilat, të gjitha së bashku nuk kanë vlerën as sa një diplomë e vetme me rezultate të dobëta të mbrojtur në një  universitet perëndimor. Duke qenë se mbrojtja e një diplome universitare në Shqipëri është bërë qesharake për nga serioziteti akademik dhe për faktin se mjafton pak para për ta blerë, atëherë plot injorantë të pasuruar në mënyrë të paqartë në periudhën e tranzicionit kanë filluar të marrin një, dy, tre diploma dhe t’i vendosin në muret e shtëpive dhe zyrave si trofe të pamerituara.
-          Çdo njeri matet sigurisht për diplomën që ka marrë me meritë, por më shumë matet nëse ai arrin të lë gjurmë në shërbim të komunitetit në fushën në të cilën ka marr diplomën universitare. Si mund t’i quash njerëz që kanë lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare, persona që kanë titull akademik dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht dhe nuk kanë trajtuar asnjë temë të nxehtë të shoqërisë ose të komunitetit për t’i gjetur një zgjidhje pozitive dhe në shërbim të gjithëve.
Ka shumë të rinj shqiptarë që kanë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në Perëndim dhe e dinë shumë mirë se sa e vështirë është dhe sa punë e djersë duhet për të marrë një diplomë të çdo niveli qoftë.

-          Niveli arsimor shqiptar është jashtë çdo standardi dhe krejtësisht informal. Arsimi i lartë shqiptar, si privat ashtu edhe shtetëror, është krejtësisht jashtë çdo standardi. Për shembull, në disa universitete private, në kundërshtim me Kartën e Bolonjës, pedagogët dhe studentët detyrohen nga administratorët të bëjnë botime shkencore si dhe të paguajnë para për çdo botim të realizuar.
Si mund të tolerohet një gjë e tillë. Njeriu, pavarësisht nga profesioni që bën, duke përjashtuar rastet e punës vullnetare të vullnetshme, duhet të paguhet për punën që bën dhe jo të paguaj. Gjithashtu, po në universitetet private, dihet tashmë fakti, se të gjithë diplomohen kundrejt pagesave. Ministri Tafaj me sistemin arsimor që ka ngritur të rinjve me shpejt u ofron një diplomë se sa një picë.  
E mjerueshme është situata edhe në universitet publike, të cilët janë të mbushur me korrupsion. Shumë studentë duhet të paguajnë shuma parash për të kaluar provimet. Problem tjetër i madh është rekrutimi i stafit akademik, i cili është krejtësisht jo profesional, por bëhet mbi bazën e parave, nepotizmit si dhe emërimeve politike ose klanore.  
Në renditjen e fundit të universiteteve botërore, këta tanë ishin në pozicionimet e fundi (si Universiteti i Tirana në vendin e 8735) etj. Mbrapa universiteteve tona ishin vetëm ato   të Haiti, Etiopisë, Kamboxhias, Beninit.

-          Prodhim akademik i profesorëve apo pedagogëve është në limitet e zeros. Kemi plot njerëz që mbajnë mbi supe për vite me radhë tituj akademik dhe që nuk kanë shkruar asnjë libër, asnjë punim shkencor.

-          Problem, tjetër i madh është fakti se shumë persona, të cilët punojnë në mësimdhënie në universitet private ose publike, jo vetëm nuk e meritojnë në bazë të kritereve akademike, por nuk kanë as respektin më të vogël për profesionin e shenjtë që bëjnë. Mungojnë në shumicën e ligjëratave, nuk janë të disponueshëm për konsulenca me studentët. Profesorët në Europë shquhen për horizonte të larta akademike, për thjeshtësinë njerëzore dhe për dashurinë e madhe që kanë për dijen. Ndërsa një pjesë pedagogësh ose profesorësh në Shqipëri, të ngjajnë me rrugeçër të vërtetë, që nuk kanë as etikë e as pamje prej personi që përfaqëson dhe shpërndan dije.

-          Problem madhor në sistemin arsimor parauniversitar mbetet mungesa e ambienteve të mjaftueshme (klasave), ku nxënësit mund të zhvillojnë mësimin. Për shkak të mungesës së mjediseve, shumë nxënës janë të detyruar të zhvillojnë mësimin me turne.
Ka vite që kjo problematikë ekziston duke përfshi edhe shkollat e kryeqytetit. Gjithashtu, kemi një mbipopullim të klasave, sipas normativës një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 25 nxënës, në të vërtetë nuk mungojnë rastet, kur një klasë ka edhe mbi 40 nxënës.
Kjo jo vetëm se është kundër çdo normative europiane, por në të njëjtën kohë bën të mundur zhvillimin e mësimit ashtu si duhet. Berisha mburret me ndërtimin e shkollave. Jo vetëm që kjo nuk është e vërtetë, por edhe sikur të ishte e vërtetë nuk e zgjidh problemin e zhvillimit të mësimit me turne.
Kriteri i vënë nga Ministria e Arsimit është se si njësi matëse është klasa dhe jo shkolla. Pra, nëse një shkollë e re ndërtohet me tre klasë, kur për numrin e nxënësve duhen 5 klasë. Atëherë shkolla e ndërtuar nuk justifikon investimin dhe nuk zgjidh problematikën. Këtë metodë ka ndjekur Qeveria Berisha, sepse nuk shton numrin e mësuesve, sepse buxheti që është në dispozicion për arsimin është shumë i vogël dhe nuk mjafton për të paguar mësuesit.

-          Problem tjetër janë tekstet alternative (siç quhet ndryshe me termin alterteksit), të cilët janë të pakontrolluara dhe në shumicën e rasteve nuk plotësojnë standardet e kërkuara. Reforma e altertekstit është kthyer në një mekanizëm në miratimin e teksteve të klientëve të pushtetit. Më dukshme kjo reformë në përzgjedhjen e teksteve, ku procedurat e shkruara nuk zbatohen fare. Drejtorët e DAR/ZA përdorin presionin për të zgjedhur tekstet e porositura nga njerëzit e lidhur me pushtetin. Nuk ka procedura të qarta në zgjedhjen e vlerësuesve të teksteve.  Nuk ka transparencë për procesin. Nuk ka prindër në komisione për të vëzhguar edhe pse jo dhe për te ndihmuar në këtë proces. Nuk ka mekanizma që funksionojnë për të përmisuar cilësinë e teksteve shkollore.  Në rastet  kur librat (rastësisht) të klientëve të pushtetit nuk janë miratuar janë ngritur komisione të tjera, të cilat porositen për t’i miratuar.

-          Problem tjetër është fakti, se tekstet që i përkasin gjuhës shqipe, nuk përputhen me metodikën shkencore. Në shumicën e rasteve tekstet janë shumë të vështira dhe nuk përputhen me moshën dhe klasën.  Është shumë i dobët niveli i ilustrimeve, nuk ka asgjë tjetër veçse figurave të deformuara që nuk përcjellin asnjë mesazh.  Ja car shkruan në tekstin e Gjuhës Shqipe në faqen 35 për klasat e dyta Cikël i Ulët.
....Stërgjyshi lekë jetonte krejt i vetëm në një fshat të vogël në mes të një livadhi. Herë pas here e vizitonin dy stërnipat, Marta dhe Martini. Gjatë udhëtimit me makinë, i bënin njëmijë pyetje babait të tyre, që ishte nipi i stërgjyshit Lekë.  Kush e di si do të jetë bërë stërgjyshi?! A do t’i jetë rritur mjekra? Mos është bërë si babagjyshi i Krishtlindjes?! A do na njohë vallë? Teksti vazhdon kështu. Ajo që vihet re se gjuha e përdorur është shumë e vështirë, fjalitë janë të thata e të pakuptimta. Gjithashtu teksti mbyllet pa dhënë asnjë mesazh... 

-          Gjithashtu në shumicën e shkollave aplikohet një metodik e gabuar, ku nxënësi shihet si objekt që vetëm duhet të marr të dhëna dhe jo të jap mendime. Pra, mes mësuesit dhe nxënësve nuk kërkohet inter-aksion. Madje, disa mësues shkojnë më tej, duke e cilësuar vetën të suksesshëm nëse në klasën e tij të gjithë heshtin. Kjo është një metodë klasike që nuk i përgjigjet më kohës. Sot ora e mësimit të duhet të jenë shembull inter-aksioni mes nxënësve dhe mësuesve. Duhet të prodhoj debat, kreativitet dhe alternativë mendimi.

-          Një problem tjetër i rëndësishëm që lidhet edhe me mënyrën se si punësohet punonjësit civil, ka të bëj me emërimet që bëhen në Ministrinë e Arsimit si dhe në Drejtoritë e Rretheve. Sipas informacione të dhëna nga disa specialistë ish të punësuar në Ministrinë e Arsimit, sot kjo ministritë është në ditët e saj më të vështira që nga Shpallja e Pavarësisë. Kjo ka ndodhur për shkak se shumica e emërimeve janë nepotike dhe nuk pasqyrojnë aspak profesionalizëm, por edhe për faktin se ato pak specialistë që janë mbulojnë sektorë me të cilët nuk kanë asnjë lidhje profesionale.
Për shembull: Ministria e Arsimit është e mbuluar me juristë, ku nevojë reale ka vetëm për një të tillë. Është mbushur gjithashtu me ekonomist, kur të domosdoshëm ka vetëm një të tillë. Ka fare pak ose aspak të punësuar në administratën e kësaj ministrie mësues. Gjithashtu lëvizjet brenda për brenda bëhen sipas ekuilibrave, kur largohet një drejtor automatikisht ndryshon i gjithë stafi i tij, duke mos respektuar eksperiencat profesionale. Ekonomistët shkojnë të mbulojë politikat juridike e juristët të mbulojnë politikat ekonomike. Këto emërime të lidhura ngushtë me ekuilibrat e brendshëm të administratës dhe jo me eksperiencat profesionale, bëjnë të mundur që edhe suksesi i Ministrisë së Arsimit në fushën e arsimit të jetë miopik.  MASH ka bërë që asnjëri prej specialistëve të saj në vendin ku është kualifikuar. Të gjithë janë në ato vende, ku nuk janë  profesionistë. Edhe në Drejtorinë Rajonale (DAR) dhe të Zyrave të Arsimit (ZA) strukturat janë ineficiente. Në DAR ka 3 mësues, 3 juristë (seç duhen tre një zot e di, një do të mjaft do të ishte, ka 4 financier pa kuptim, pra një strukturë totalisht, jashtë çdo lloj logjike profesionale).

-          Përdorimi i shkollave dhe nxënësve për qëllim politike. Është bërë thuajse e modës dhe krejt normale që mësuesit të thirren bashkë me nxënësit për të mbushur mitingjet. Kjo praktikë ka thuajse 22 vjet që përdoret rregullisht. Megjithatë akoma më shqetësues është fakti se tani Berisha i ka kthyer shkollat në vende mitingjesh. Berisha ulërin e gërthet duke i traumatizuar edhe nxënës duke bërë mitingje politike në shkolla me pretekstin e inaugurimit. Berisha ka shkelur hapur ligjin Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, I cili është miratuar vetëm tre muaj më parë me konsensusin e plotë të të gjitha palëve. Këtë ligj Berisha e shkelur me të dyja këmbët duke bërë propagandë politike, ai u kërkon votën prindërve të nxënësve të shkollave fillore. Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur skandalin më të fundit të ndodhur në Bashkinë Kamëz, ku nxënësit nuk janë lejuar të hyjnë në klasë pa treguar qendrat e votimit, ku votojnë prindërit.

-          Rishikimi i reformave së Maturës Shtetërore, e cila është kthyer në një garë se kush mund të kopjoj më shumë, ku vetë Drejtorët e DAR/ZA krijojnë klasa për nxënës të veçantë dhe i favorizojnë për të kopjuar. Mungesa e transparencës në sistemin e përpunimit të të dhënave të Maturës është një problem që duhet ndryshuar. Në të duhet të ketë akses i gjithë publiku i interesuar. Sistemi meritë-preferencë ka dështuar, sepse askush nuk merr sipas meritës, sepse shumica kopjon, dhe një pjesë e madhe e nxënësve nuk marrin sipas preferencës për shkak të mungesës së informacionit në mbushjen e formularëve.

-          Problem madhor si për sistemin universitar dhe në atë parauniversitar mbeten korrupsioni, i cili është i pranishëm si në formën pasive ashtu edhe në atë aktive.  Në sistemin parauniversitar, kemi plot raste, ku personat për t’u punësuar si mësues kanë paguar shumë të caktuara parash.  Gjithashtu, nuk mungojnë rastet, ku pedagogët marrin para nën dorë për të kaluar studentët.

-          Mungesa e një transparence, problemet e korrupsionit si dhe fakti se buxheti i vënë në dispozicion për arsimin është i vogël, kanë bërë të mundur që analfabetizmi të rritet në shifrat 15%. Këto janë të dhëna zyrtare të USAID-it.



Aleanca Kuq e Zi propozon


1.   Të krijohen pedagog me tre lloj kontratash:

a)            Me kohë të plotë, që duhet t’i dedikohen vetëm mësimdhënies dhe të mos        ushtrojnë asnjë profesion tjetër alternativ.
b)            Me kohë të kufizuar (Part-Time), i cili ka një numër të caktuar orësh për të  dhënë.
c)            Kërkues shkencor. Persona të cilët kanë të gjithë titujt e domosdoshëm akademik, por merren vetëm me kërkim dhe prodhim akademik.

2.      Qeveria Kuq e Zi  do e bëj rekrutimin  e pedagogëve përmes principit të meritokracisë. Qeveria Kuq e Zi, si në universitet private ashtu edhe në shtetërore do të krijoi mekanizmat dhe bazat ligjore që pedagogët do i rekrutojë mbi bazën e CV më të mira dhe të konkurseve të organizuar nga stafet akademike.

3.      Qeveria Kuqe  Zi do të stimulojë dhe të investojë në kërkimin shkencor dhe në prodhimin akademik. Në gjithë universitet perëndimore për çdo argument ka tekste alternative për çdo lëndë, kurse në Shqipëri ndodh që në shumicën e rasteve të kemi libra të kopjuar keq nga pedagogët, të cilët ua japin studentëve mbi bazën e shantazhit për marrjen e provimit.

4.      Qeveria Kuq e Zi, do krijojë mekanizmat e duhur për të bërë të mundur  respektimin e të drejtës së autorit. Do të ndalojmë vjedhjen dhe tjetërsimin e informacionit. Nëse duam të kemi një nivel universitar europian, duhet të kemi si në gjithë botën respektimin e të drejtës së autorit.

5.      Qeveria Kuq e Zi, do të mbështes studentët më të mirë dhe talentet. Universitetet private dhe universitetet publike duhet të rrisin dhe duhet të vënë në shërbim bursa dhe përkrahje ekonomike për të gjithë ata studentë, ose doktorantë, që kanë rezultate të larta. Mbështetje e talenteve është një garanci për një të ardhme më të mirë për vendin. Gjenitë është e vërtetë se janë të lindur, por nëse nuk përkrahen ato rrezikojnë të shuhen dhe të mos lënë gjurmë të rëndësishme për vendin dhe shoqërinë.

6.      Qeveria Kuq e Zi, do të rris investimet në infrastrukturë, në ngritjen dhe modernizimin e departamenteve të kërkimeve. Nuk ka universitet private ose shtetëror në Perëndim që të mos ketë departamentet e kërkimeve për drejtimet  e ndryshme të kurseve. Qeveria Kuqe  Zi, përmes fondeve të veçanta do të krijoi në të gjitha universitet publike e private një rrjet bashkëkohor me Departamente të Kërkimeve Shkencore dhe Akademike.

7.      Qeveria Kuq e Zi, do të rris autonominë ekonomike e universiteteve. Megjithatë, kjo autonomi ekonomike nuk do të thotë se duhet të përkthehet edhe në autonomi përgjegjësie kundrejt Ministrisë së Arsimit. Ministria e Arsimit duhet të bëj kontrolle të herë pas hershme në të gjithë universitet për të parë nëse janë respektuar standardet.

8.      Sipas Qeverisë Kuq e Zi, emërimi i dekanëve dhe i rektorëve do të jetë kompetencë totale e çdo universiteti. Emërimi i çdo  dekani ose rektori do të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të lira, ku duhet të votojnë si studentët ashtu edhe stafi akademik dhe administrativ i universitetit.

9.      Qeveria Kuq e Zi, do të  stimuloi e do të rris nivelin e aktiviteteve dhe simpoziumeve si mes universiteteve shqiptare ashtu edhe mes universiteteve shqiptare dhe atyre të huaj. Duhet të jetë primar shkëmbimi i docentëve. Gjithashtu, projekti i ERASMUS, që sot në Shqipëri kontrollohet nga Ministria e Arsimit, duhet të kalojë në kompetencë të universiteteve, të cilët në marrëveshjeve me universitet e tjera europiane duhet të merren veshte dhe të bien dakord mbi kuotat me bursa dhe pa bursa. Duhet të rritet përmes marrëveshjeve bilaterale edhe shkëmbimi i studentëve dhe docentëve me universitet e SHBA, Kanadasë dhe Amerikës Latine.

10.   Qeveria Kuq e ZI do të rris buxhetin për arsimin e lartë publik si dhe për kërkime dhe inovacion teknologjik. Rrogat aktuale të pedagogëve, janë qesharake nëse i krahasojmë me kolegët e tyre në Europë. Pedagogët me kohë të plotë do të kenë një rrogë mesatare prej 1500 eurosh në muaj. Rritja e rrogës së docentëve sipas gradave dhe kontratave do të rriste cilësinë në mësimdhënie, do të shmang klientelizmin dhe të gjitha format e korrupsionit.

11.  Qeveria Kuq e Zi, do të krijoi sistemin online të dhënave, programeve, prenotimet për provimet, për shënimet e ndryshme të kurseve si dhe për konsultime të ndryshme mes studentëve dhe docentëve të gjithë universiteteve. Duhet të krijohet një data base, ku të vendosen të gjithë të diplomuarit sipas niveleve. Kjo do të shmangte mundësinë e punësimit të personave që nuk janë diplomuar ose më keq që janë me diploma false.

12.  Qeveria Kuq e Zi,  do të stimuloi dhe do të jetë promotorë e krijimit të akademive shkencore, të cilat të gjithë aktivitetin e tyre shkencor e akademik do ta vendosin në shërbim të vendit dhe të çështjeve të ndryshme që lidhen me interesat e sfidat e vendit.

13.  Thuajse të gjithë universitet shqiptare si publike dhe private, janë shndërruar në printerë që prodhojnë diploma në letër dhe nuk sigurojnë ose nuk japin asnjë ndihmë që të sapodiplomuarit të gjejnë ekses në tregun e punës. Për këtë arsye, universitet duhet të fusin si pjesë të kredive (180) ose (120) stage, i cili përkthehet eksperiencë pune që një studenti zhvillon brenda një periudhe të caktuar kohore tek një institucion publik ose në një sipërmarrje private. Gjithashtu, universitet nuk duhet vetëm të “vjedhin” studentit përmes kuotave dhe taksave, por duhet t’i japin mundësi edhe punësimi gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Në perëndim njihet figura e tutorit akademik, studentët më të mirë, ndihmojnë në ligjërata të veçanta studentët me të dobët për argumentet që i kanë të paqarta. Kjo figurë zgjidhet me konkurs, është e limituar në kohë dhe paguhet. Gjithashtu, është edhe figura e tutorit administrativ, i cili përsëri zgjidhet nga një komision, për një periudhë të caktuar dhe paguhet për funksionet ndihmuese që ai zhvillon në shërbim të studentëve për procedurat e ndryshme që lidhen me funksionimin e administratës të universitetit. Ky mekanizëm i bazuar mbi meritokracinë dhe rotacionin, do të ndihmonte si universitetet për realizimin e objektivave akademike dhe administrative edhe vetë studentët të cilët përfitojnë eksperienca të rëndësishme profesionale dhe kanë mundësi të ndihmon sado pak në përballimin e sfidave ekonomik.

14.  Qeveria Kuq e Zi, brenda mandatit të saj të parë do të vër në zbatim projektin “Mirë se të vini në Atdhe”,  i cili do të ketë për qëllim krijimin e hapësirave të duhura të bazuara mbi bazën e meritokracisë për të gjithë personat që kanë mbaruar studimet universitare e pasuniversitare në universitet më të mira Perëndimore. Eksperiencat e tyre akademike e jetësore janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për procesin e reformave, ku do të përfshihet vendi.

15.  Qeveria Kuq e Zi, do të propozoi dhe do të vër në qarkullim kartën e studentit, e cila do të quhet “Karta Rinore” dhe do të përfshijë të gjithë të rinjtë nga mosha 18 vjeç deri në moshën 27 vjeç. Në kuadër të kësaj karte, Ministria e Arsimit Kuq e Zi në bashkëpunim me Pushtetin Vendor, do të nënshkruajë një seri marrëveshjes mes institucione private e publike, ku studentët do të përfitojnë aksese ne evenimente kulturore me çmime te skontuara. Këtu e kemi fjalën për bileta në disa kinema, për në evenimente e ngjarjen kulturore, këtu të kemi parasysh teatër, opera, balet si dhe marrëveshje me shtëpitë botuese e libraritë për t’i blerë librat me çmime më të skontuara. Kjo do të jetë karta e vërtetë që do të përfaqësojë studentët dhe do ju bëj të mundur atyre të kenë më shumë akses në jetën shoqërore, kulturore e sociale dhe jo premtimi i bërë nga Basha, për një kartë që nuk pati kurrë implementim në terren dhe nuk përfaqësojë asnjë interes të studentëve.

16.  Qeveria Kuq e Zi, në mandatin e saj të parë në bashkëpunim me sipërmarrësit privatë, me projektet e BE si dhe me fondacione të ngjashme si SOROS apo edhe Banka Botërore do të vër në dispozicion struktura të reja që do të quhen shtëpi studentore, këto nuk do të jenë mjedise, studentët vetëm mund të flenë gjumë ashtu siç janë strukturat e vjetra studentor, por do të jenë mjedise të pajisura me salla leximi, me biblioteka dhe me mensa studentore. Kjo do të ndihmojë studentët që të bëjnë një jetë të vërtetë sociale. Kjo do i ndihmonte studentët të kishin një inter-aksion dhe do të prodhonin ide dhe projekte ne funksionin e tyre dhe të komunitetit. Mjedise të tilla sa do pak do të ndihmon rininë shqiptare që të mos jetë një “Rini kafenesh” siç konsiderohet deri tani.

17.  Qeveria Kuq e Zi, do të krijoi procedura më pak burokratike dhe të bazuara në kriteret e BE për Arsimin, procesin e linçesimeve dhe te akreditimeve të universitete private. Akreditimi i universiteteve do të bëhet vetëm mbi bazën e kritereve të standardeve europiane dhe vetëm mbi bazën e meritokracisë, duke luftuar kështu klientelizmin, nepotizmin, korrupsionin që e kanë penguar këtë proces duke mos garantuar transparencë dhe konkurrencë të ndershme. Gjithashtu, në bazën e kritereve ligjore, do të bëhet për çdo vit të ri akademik, renditja e universitete sipas cilësisë, këtu do të mbahen parasysh nivelin akademik, cilësia e mësimdhënies, statusi i infrastrukturës si dhe niveli i punësimit që kanë prodhuar ose kanë të bërë pas diplomimit në tregun e punës.



Arsimi në Optikën Kombëtare


Aleanca Kuq e Zi është e vetmja forcë politike që në këto 100 vjet Pavarësi e ka të shkruar si e zeza mbi të bardhë në programin e saj çështjen e Bashkimit Kombëtar.  Bashkimi Kombëtar nuk mund të ndodh, nëse nuk kemi një sistem arsimor të unifikuar në të gjitha trevat shqiptare. Unifikimi i sistemit arsimor duhet të fillojë:

-          Hartimi i një abetare të vetme e të përbashkët për të gjithë shqiptarët.  Abetarja duhet të përbëhet dhe të shoqërohet në brendësi me elementë që vënë në pah historinë, traditën dhe kulturën e vendit tonë. Simbolet kombëtare dhe shtetërore do të jenë elementë identifikues dhe dallues. Duhet të theksojmë faktin se Aleanca Kuq e Zi në kuadër të mbrojtjes së Gjuhës Shqipe dhe të luftës kundër së asimilimit shqiptar, ka më shumë se një vit që po zbaton projektin e saj “Një abetare për çdo fëmijë shqiptar që lind dhe jeton jashtë”. Aktualisht Aleanca Kuq e Zi ka dërguar abetare në SHBA, në vendet kryesore të Europës, në Ballkan, në Australi. Kudo ku lindin fëmijë shqiptar.

-          Të krijohen fonde të cilat do të kenë për qëllim hapjen shkollave shqipe në të gjitha vendet, ku jetojnë shqiptarët. Duhet të krijohen politika të veçanta, që të kenë një fond të veçantë si pjesë të Buxhetit të Arsimit, i cili duhet të ketë për qëllim të hap shkolla shqiptare. Hapja e shkollave shqiptare aty, ku komiteti shqiptar është i pranishëm është një drejtë legjitime që gjen mbështetje edhe tek e Drejta Europiane.

-          Të unifikohet sistemi universitar i Shqipërisë me atë të Kosovës. Ky unifikim duhet të ndodh në të gjitha nivelet. Formula më e mirë do të ishte zbatimi dhe plotësimi i Kartës së Bolonjës, i cili mundëson shkëmbime të eksperiencave akademike në fusha të ndryshme, njohjen e diplomave, shkëmbim të studentëve përmes sistemit europian Erasmus. Pra, sistemi universitar i unifikuar duhet të jetë i formulës 3+2+3 për Shkencat Sociale, Juridike, Ekonomike, të Edukimit dhe 6+5 duhet të jetë për Shkencat e Mjekësisë.


-          Duhet të  stimulohet përmes fondeve të veçanta kërkimi shkencor dhe inovacioni teknologjik, që duhet të jetë në shërbim dhe në interes të shqiptarëve. Duhet të krijohet një Akademi Mbarëkombëtar Kuq e ZI, me vizione, ide dhe metodika bashkëkohore shkencore që do të bënte të mundur që shqiptarët të jenë kompetitiv e më të përgatitur për të sfiduar kërkesat e kohës. 

-          Duhet të forcohet sistemi i shkollave profesionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me hoteleri-turizmin, menaxhim- biznesin, teknologjitë ekonomike, me profilet e ndryshme të industrisë së rëndë dhe ushqimore.

-          Përdorimi i teksteve të njëjtë si në  shkollat e Kosovës, të Maqedonisë dhe ato të Shqipërisë.




Aleanca Kuq e Zi, është e vendosur të reformojë arsimin e lartë duke e bërë atë të standardeve europiane. Aleanca Kuq e Zi me të ardhur në pushtet, është vendosur t’i bëj të gjithë këto hapa të sipërpërmendur për të bërë një arsim të lartë arsimor elitar dhe shërbim të interesave kombëtare. Shqipëria bëhet, duke bërë edhe një arsim të lartë Kuq e Zi të nivelit më të lartë europian, i cili është në gjendje jo vetëm të kontribuojë në modernizimin e shoqërisë por edhe të jetë konkurrues njëlloj si të tjerët. 

Tuesday, October 23, 2012

z. Daci takohet me studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu: prezanton “Platformën Kuq e Zi të Arsimit”



Ardit Sina
Zëdhënës i DAKZ (Departamentit të Arsimit Kuq e Zi)

Sekretariati  i Arsimit i Aleancës Kuq e Zi,  drejtuar nga dr. Alban Daci, Sekretar për Arsimin i Aleancës Kuq e Zi organizoi një takim me studentët Universiteti Aleksandër Moisiu në Durres.Studentët e pranishëm pasi morën fjalën e tyre, u shprehën entuziastë nga prezantimi i “Platformës Kuq e Zi të Arsimi” si dhe falendëruan organizatorët e këtij takimi., të cilëve u prezantoi “Platformën Kuq e Zi të Arsimit” dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e saj për të qenë protagonistë të rëndësishëm në implimentimin e saj.
Studentët e pranishëm pranuan t’i bashkëngjiten Aleancës Kuq e Zi, të vetmes forcë politike në vend, e cila përfaqëson një vizion të ri politik për të ardhmen e vendit dhe për herë të parë të rinjtë e shkolluar brenda dhe jashtë vendit janë protagonisë kryesor të inciativave politike e patriotike që AK ka ndërmarrur e do të ndërmarr.
Sekretariati i Arsimit po bën konsultime me specialistët më të mirë në vend dhe po bashkëpunon ngushtë edhe me studentët dhe shoqatat studentore për të sjellë risi në reformimin e Arsimit shqiptar, që sot ndodhet ndoshta në ditë më të errëta të tij që nga shpallja e Pavarësisë.

Friday, October 19, 2012

Bathorja Kuq e Zi



Alban Daci

Sot në një takim madhështorë, Aleanca Kuq e Zi në Bathore mandatojë Sekretarët Politikë për seksionet e kësaj zone. 
Të pranishëm në këtë takim në nivelin e lartë drejtues të Aleancës Kuq e ZI ishin: Adriatik Lapaj- Kryetari i Forumit Rinor, Lumturi Raktoceri-Sekretare për Çështjet Sociale e të Punës, Dr. Alban Daci- Sekretar i Arsimit, prof. Myslim Pashaj- Sekretar i Përgjithshëm dhe vetë Kryetari z. Kreshnik Spahiu.  
Dr. Alban Daci në fjalën e tij ndër të tjera tha:... Aleanca Kuq e Zi lindi si shpresa e madhe për shqiptarë pas një dëshpërimi 22 vjeçar. Të gjithë se bashku ta bëjmë në 2013 Shqipërinë vetëm Kuq e Zi... 
Ndërsa Kryetari z. Spahiu nënvizojë:...Bathorja dhe Kamëza do të jenë një uragan i vërtetë dhe do t’i bashkohen karvanit që do të hyr në histori për të shkuar drejt Morinës, ku do të bashkohen shqiptarët me shqiptarët, duke rrëzuar murin e padrejtësisë historike që na ndanë. 

Tuesday, October 16, 2012

Marrëdhëniet e Shqipërisë duhet të jenë më të intensifikuara me Rumaninë


Alban Daci

Diplomacia shqiptare ka vite që ndodhet në  krizë për shkak se rekrutimi  i diplomatëve nuk behët mbi bazën e meritokracisë, por mbi bazën e nepotizmit farefisnor dhe klientelizmit  partiak.  Ndoshta Diplomacia shqiptare është një ndër fushat e shtetit shqiptar, që është infektuar më së shumti nga virusi i klientelizmit dhe nepotizmit. Kjo besoj ka ndodhur edhe për  faktin, se politika aktuale mendon se të dërguarit me shërbim diplomatik jashtë vendit, janë jashtë vëmendjes së qytetarëve dhe filtrave të organeve të shtypit të shkruara e atij viziv.
Megjithatë, shtypi opozitar dhe ai i pavarur e ka bërë punën e tij investiguese në shërbim të interesave të vendit duke publikuar një listë të pafundme me emra në shërbimin diplomatik, të cilët ishin nipër, mbesa, daja e halla të njerëzve të pushtetit dhe që nuk plotësonin asnjë kusht për të ushtruar profesionin e vështirë dhe të rëndësishëm në të njëjtën kohë të diplomatit.
Duke qenë se vetë trupi diplomatik i Shqipërisë është i ndërtuar mbi bazën e nepotizmit farefisnor e klientelizmit partiak, nuk mund të përjashtohet fakti, se edhe vetë misioni i Diplomacisë shqiptare të jetë i orientuar në këtë dy drejtime.  Kjo ka sjellë që vetë Pozita aktuale të mos ketë dhe të mos jetë në gjendje të hartojë e të bëjë një strategji afatgjate e afatshkurtër në lidhje me interesat diplomatik e gjeopolitike në vend.
Mendoj se Diplomacia shqiptare duhet të orientohet në dy drejtime: në drejtimin e interesave dhe forcave Universale; në drejtimin e interesave dhe forcave Rajonale.
Në planin Universal Shqipëria duhet të mbajë marrëdhënie të rëndësishme, të palëkundura dhe solide me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE (Në veçanti me Britaninë e Madhe, Gjermaninë,  Francën, Italinë, Austrinë dhe me Spanjën). Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie formale me vendet e lindjes, por jo të vendosura në planin e parë. Shqipëria duhet të shikojë vetëm drejt Perëndimit dhe nuk duhet të ketë pikëdyshimi për këtë).
Në planin Rajonal, kam dyshimin se Diplomacia shqiptare nuk është aspak vetvetja, por është e kapur peng nga interesa e të huajve që përputhen me interesat personale të politikanëve shqiptarë. Interesa e Pozitës duke qëndruar më lart se edhe interesat kombëtare, kanë bërë që Shqipëria sot, të mos orientohet dhe të mos intensifikojë marrëdhëniet me vendet që janë të rëndësishme në planin gjeopolitik.
 Shqipëria sot, le të themi, se me një vend si Rumania, ka raporte normale por jo të intensifikuara ashtu siç duhet të jenë në të vërtetë. Është e pafalshme që Shqipëria nuk ka arritur të bind një vend si Rumania që të njoh pavarësinë e Kosovës. Nuk besoj se Rumania është kundër pavarësisë së Kosovës, por status quo-ja e marrëdhënieve që kjo ka me Shqipërinë, le të themi se ka kushtëzuar edhe njohjen e Kosovës.
Lidhjet e Rumanisë me Shqipërinë janë të hershme.  Studimet e historisë tregojnë se Shqiptarët, më saktë ilirët, kanë qenë të pranishëm në Rumani që nga shekujt e parë të erës sonë, të sjellë nga administrata romake për të punuar në minierat e arit në malet Apuseni. Kështu shkruan Maria Dobrescu në librin e saj “Pesë dekada diplomaci për marrëdhëniet romune-shqiptare”.
Gjithashtu, po në këtë libër autorja shkruan se: “Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë, që u shpall më 28 nëntor 1912, pasi u “projektua “ në takimin e patriotëve shqiptarë më 5 nëntor, në Bukuresht. Midis tyre ishte Ismail Qemali (1844-1919), Kryeministri i Shqipërisë në vitet 1912-1914 sh.y)”.
Mendoj, se marrëdhënie shqiptare-rumune duhet të rishikohen në optikën Rajonale dhe atë të BE. Rumania është një vend i rëndësishëm në Rajon gjithashtu ka edhe një rol të rëndësishëm në Tregun e Përbashkët, shumë kompani të rëndësishme të vendeve kryesore të BE, për shkak të kostos më të ulët të punës së krahut të punës,  kanë transferuar aktivitetin e tyre ose janë në proces e sipër për t’i transferuar në Rumani. Gjithashtu, duhet të theksojmë faktin, se Agrikultura në Rumani ka njohur një zhvillim të rëndësishëm për shkak të metodave dhe teknologjive të reja të standardit europian që po aplikohen. 
Shqipëria është në proces e sipër në procesin e integrimit, për këtë arsye ajo duhet t’i rishkojë marrëdhëniet e t’i bëj me intensive edhe me Rumaninë, e cila tashmë është anëtare me të drejta të plota dhe ka mbi supe një eksperiencë të rëndësishme tranzicioni. Shqipëria nuk rrezikon të humb asgjë nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rumaninë, sepse kjo e fundit për shkak edhe të pozicionit gjeografik nuk ka asnjë lloj interesi territorial mbi Shqipërinë. Marrëdhëniet e Shqipërisë e Rumanisë do të ishin në kuadrin e një reciprociteti për një të ardhshme të përbashkët europiane.
Gjithashtu, nuk duhet të lëmë mënjanë edhe faktin, se një ndër komunitet më të fuqishme shqiptare ndodhet në Rumani. Ky komunitet ka luajtur një rol të rëndësishëm një themelimin e modernizimin e shtetit shqiptar, në modernizimin e shtetit rumun si dhe në raportet diplomatike mes Shqipërisë e Rumanisë. Ja car shkruan Maria Dobrescu në librin e saj: “Është i pamohueshëm fakti se Nikolla Naço (1843-1913, udhëheqës i komunitetit shqiptar në Rumani sh.y), pasi u vendos në Bukuresht më 1884, ka ndikuar dhe rigjallëruar përmes aktivitetit të tij lëvizjen shqiptare në kryeqytetin e Rumanisë. Marrëdhëniet e tij ,e qeveritarët rumunë dhe autoritet shkencore në Bukuresht- V.A. Urechia, B.p. Hadeu, D. Butulescu, N. Lahovari etj., u materializuan me mbështjetjen e kauzës shqiptare nga rumunët. Me mbështetjen e Naços dhe të Shqipërisë “Drita” në Bukuresht u botuan veprat e Sami e Naim Frashëri.”
Mendoj se raportet mes Rumanisë e Shqipërisë duke analizuar kuadrin historik, të ardhmen e përbashkët në BE, të kaluarën Komuniste, përjetimin e një tranzicioni të vështirë, rolit të Komunitetit shqiptarë, duhet të jenë më të intensifikuara në kuadrin bilateral dhe duhet të pasqyrohen në të gjitha fushat.