Alban Daci
Aleanca Kuq e Zi ka qenë vazhdimisht e qartë në mesazhet e saj politike, që ka dhënë për publikun e qytetarët. Megjithatë, disa gazetarë, të shtyrë nga interesa të caktuara politike, janë përpjekur të krijojnë një fasadë të rreme sipas interesave duke shpifur disa herë se AK mund të krijoi koalicion me PS dhe disa herë të tjera se AK mund të jetë në koalicion me PD.
Sot, z. Kreshnik Spahiu deklaroi nga Korça se Aleanca Kuq e Zi, jo vetëm nuk do të bëj koalicion as me PS e as me PD, por nënvizoi se: “Deklarata e Edi Ramës është bërë në kushtet e drithërimave që kanë kapur socialistët dhe demokratët nga mbështetja popullore që po fiton çdo ditë Aleanca Kuq e Zi. Ne refuzojmë çdo lloj koalicioni të mundshëm dhe nuk pranojmë në gjirin tonë as PD dhe as PS”.
Pse Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion as me PS e as me PD?
Shqiptarët prej dekadash u ndanë në ngjyrat e flamurëve të partive politike, të kuq si huazim sllavo-rus deri në bardheblu si pasojë e ndikimit Helen. Shqiptarëve u kishte munguar një lëvizje e unifikuar qytetare që në thelbin e saj ka çështjen kombëtare, mbrojtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare, si dhe parimeve kushtetuese. Për të gjitha këto lindi krejt natyrshëm mes shqiptarëve, Aleanca Kuq e Zi, e cila mbështetet në simbolet tona kombëtare dhe është e vendosur për ta bërë realitet Bashkimin Kombëtar.
Aleanca Kuq e Zi ka nënshkruar kontratën Kuq e Zi me të gjithë shqiptarët, duke u afruar atyre 10 prioritetet nën sloganit origjinal “Shqipëri Bëhet”. Ja disa nga prioritet kryesore:
- Kufizim mandati. Aleanca Kuq e Zi mendon se për të vendosur standardet bazë të demokracisë, duhet të bëhet kufizimi i mandateve politik të kryetarëve të partive, presidentëve, kryeministrave, kryetarëve të bashkive e komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritje. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion me PD, e cila vetëm parti në kuptimin e vërtetë demokratik nuk mund të quhet. Ka më shumë se 22 vjet që nga themelimi i saj që ka vetëm një kryetar, i cili jo vetëm nuk e njeh kufizimin e mandatit, por nuk mbledh sipas statutit as forumet e kësaj partie. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion me PD, ku janë vetëm një klan personash që kontrollojnë gjithçka brenda kësaj partie dhe gjithashtu edhe në qeverisje. Që në fillim të viteve ’90 kemi ministra po të njëjtët persona si: Ridvan Bode, Genc Pollo, Genc Ruli etj. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion me PD, e cila si brenda partisë ashtu edhe jashtë saj është kundërshtare e ashpër e rotacionit politik. Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion as me PS, ku pozicionet politike janë me trashëgimi. Nëse babai nuk ka qenë anëtar i Byrosë Politike, anëtar i ish Komitetit Qendror të Partisë së Punëes, ose Sekretar i Parë i Partisë në rrethe, , ti nuk ke shansin më të vogël të bëhesh pjese drejtuese e kësaj partie. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion me PS, ku kryetari i saj jo vetëm nuk e zbatoi, sipas statutit, kufizimin e mandatit, por e ndryshoi atë vetëm për të vazhduar karrierën e tij prej kryetari. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion me PS e të Majtën, ku në të qarkullojnë prej më shumë se 22 vjet të njëjtët persona me testamentin e të vjetërve, baballarëve të tyre ish funksionarë të lartë të Partisë së Punës, kanë trashëguar postin drejtues në strukturat e kësaj partie. Aleanca Kuq e Zi është për ta bërë politikën art të mundshëm për çdo shqiptarë që ka arsimin, idealin, vullnetin dhe dëshirën për të punuar për një Shqipëri Kuq e Zi. Për Aleancën Kuq e Zi, pushteti është i përkohshëm dhe kauzat janë të përhershme. Pushteti nuk trashëgohet, por ai krijohet mbi bazat e moralitetit, atdhetarisë, humanizmit dhe të principeve të demokracisë.
- E drejta e votës për emigrantët dhe numërimi elektronik. Të gjithë emigrantëve kudo që jetojnë t’u garantohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur si dhe të garantohen zgjedhje të lira e të drejta përmes numërimit elektronik. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi z. Kreshnik Spahiu deklaroi nga Korça se: “Rama dhe Berisha në panik kanë formalizuar modelin politik grek si PASOK dhe Demokracia e Re, duke i hapur dyert njeri-tjetrit për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. Aleanca Kuq e Zi do të jetë lokomotiva nacionaliste e koalicionit të lëvizjeve patriotike në zgjedhjet e ardhshme”. Aleanca Kuq e Zi, nuk mund të bëj koalicion as me PD e as me PD, të cilat në 22 vjet padrejtësisht kanë përjashtuar nga e drejta votës mijëra emigrantë, cilët kanë kontribuar me kapitalet e tyre drejtpërdrejt në këto vite tranzicioni në ekonominë shqiptare. Aleanca Kuq e Zi ka propozuar se pas 2013 nën qeverisjen Kuq e Zi do të caktohen kuota në administratën publike për Diasporën dhe gjithashtu do të bëj të mundur që të gjithë emigrantët atje, ku ndodhen të votojnë dhe të votohen. Gjithashtu Aleanca Kuq e Zi, nuk mund të bëj koalicion as me PD e as me PS, të cilat me paturpësinë më të madhe pranuan të bëhen bashkë dhe të mos ndryshojnë kodin elektoral, i cili bie ndesh me principet demokratike dhe gjithashtu e lanë të hapur lojën e vjedhjes së votës ashtu siç kanë bërë në këto 22 vite, duke mos e futur standardin e numrit elektronik në gjithë territorin.
- Hapja e dosjeve. Shqipëria behët: nëse shqiptarët njohin dhe dinë për kë votojnë, duke hapur dosjet e të gjithë bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit apo të agjenturave të huaja antishqiptare, nëpërmjet një procedure kushtetuese dhe nëse ligjërisht përjashtohen nga e drejta për të mbajtur funksione publike. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion as me PS e as më PD, të cilat jo vetëm nuk i hapën kurrë për 22 vjet dosjet, por ato i zhdukën për të mos u bërë kurrë publike. Pse vallë? Sepse shumë drejtues të këtyre partive ishin vetë me dosje dhe vinin nga të kaluara të errëta dhe jo transparente. Nëse dosjet nuk do të hapen, shqiptarët do të vazhdojnë të qeverisen me persona që kanë punuar dhe punojnë kundër interesave kombëtare.
- Ngritja e një morali të ri politik. Aleanca Kuq e Zi do të ngrejë një moral të ri politik, larg konfliktit të urrejtjes midis partive politike në të gjithë territorin shqiptarë. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion as me PD e as me PS, të cilat krijuan modelin e armikut të përjetshëm politik, ku politikën nuk e konsideruan si një model idesh, vizionesh e alternativash, por një amfiteatër gladiatorësh, ku palët përplasen deri në fund për jetë a vdekje. Aleanca Kuq e Zi, do të krijoi modelin politik Kuq e Zi, ku të gjithë aktorët të vendosin flamurin dhe Kombin mbi çdo gjë dhe para çdo gjëje.
- Pasuritë kombëtare. Duke çliruar pasuritë kombëtare nënujore, nën tokësore bregdetare, malore, nga të gjitha koncesionet apo prokurimet korruptive, skllavëruese, të pabarabarta dhe rinuese për ekonominë e vendit. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion as me PS e as me PD, të cilat nuk lanë pasuri kombëtare pa e shitur dhe pa e shkatërruar në këto 22 vjet. Shiten dhe vidhen minierat, pronat, naftën, hidrocentralet dhe pasuri e tjera kombëtare. Aleanca Kuq e Zi, përmes qeverisë Kuq e Zi, të mbështetur në baza e iniciativa ligjore do t’i kthej të gjitha pasuritë kombëtare në shërbim të shqiptarëve.
- Bashkimi Kombëtar. Aleanca Kuq e Zi është e para forcë politike shqiptare që Çështjen e Bashkimit Kombëtar e trajton jo vetëm si prioritet, por e ka përfshirë në programin e saj politik. Për Aleancën Kuq e Zi, shqiptarët fillimisht duhet të bashkohet mes veti e pastaj të bashkohen me të tjerët në BE. Bashkimi i shqiptarëve është e drejtë hyjnore dhe ligjore dhe nuk mund të mohohet nga askush. Sot, në Europë, i vetmi popull që është viktimë e kolonializmit, dhe që nuk gëzon të drejtat e tij themelore, është populli shqiptar. Ky popull i lashtë sa vetë Europa, sot është i shtypur e i shfrytëzuar padrejtësisht nga kolonizatorët sllavë e grekë. Nuk mund të durohet kjo situatë, e cila, tashmë u bënë shekuj që na ther në zemër. Shqiptarët duhet të gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore si popujt e tjerë të rajonit dhe për këtë arsye ato duhet të zbatojnë Vetëvendosjen.
- Reforma në drejtësi. Aleanca Kuq e Zi do të ndërtojë një model drejtësie ndryshe, i cili do të shkëpus nga kontrolli politik Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë gjykatat e nivelit të tjera, të cilat deri më sot marrin vendime gjyqësore sipas urdhrave të qeverisë dhe të mazhorancës politike. si dhe të rris standardet profesionale apo llogaridhënëse. Përzgjedhja e gjyqtarëve të lartë të realizohet ose brenda sistemit ose nga vetë populli por jo nga parlamenti (politika). Populli duhet të jetë pjesë e dhënies së drejtësisë ose nëpërmjet zgjedhjes së gjyqtarëve ose nëpërmjet sistemit të jurisë. Aleanca Kuq e Zi nuk mund të bëj koalicion as me PS e as me PD, të cilat kanë qeverisur me idenë që t’i kontrollojnë sa më shumë të jetë e mundur institucionet e pavarura duke i bërë plotësisht të varura në shërbimin e tyre politik e personal. Kontrolli dhe ndara e pushteteve për Aleancën Kuq e Zi janë baza e demokracisë funksionale. Nëse nuk respektohet ky principi, nuk mund të ketë shtet të së drejtës.
Aleanca Kuq e Zi, nuk mund të bëj koalicion as me PD e as me PS, sepse do të humbiste kuptimin dhe arsyen pse u krijua. Aleanca Kuq e Zi u krijua për të bërë ndryshimin e madh social-politik dhe jo për të qenë pjesë e shëmtuar e spektaklit të vjetër. Nëse Aleanca Kuq e Zi bën koalicion me këto dy forca, atëherë ajo do të ishte një zhgënjim i madh për mijëra qytetarë që Aleancën Kuq e Zi e shikojnë si mundësinë e vetme për të bërë ndryshimet e mëdha, për të cilat vendi ka nevojë. Aleanca Kuq e Zi është Lëvizje Mbarëkombëtare, e cila qëndron mbi partitë klasike dhe që përfaqëson e duhet të përfaqësoi interesat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën. Për këtë arsye Aleanca Kuq e Zi e ka bërë koalicionin e saj. Ai është koalicioni që kjo forcë ka bërë me çdo shqiptarë përmes Kontratës Kuq e Zi.