Janë të shumta çështjet e ngritura nga avokati Totozani, i cili ndonjëherë përtej rolit tw Avokatit të Populli që ka për qëllim për të mbrojtur qytetarët kundrejt abuzimit të pushtetit, ai tentojë të luajë rolin e sociologut që dëshiron të revolucionojë dhe ta bëj shoqërinë shqiptare si disa të tjera. Ndwrsa nw disa herë raste të tjerat Totozani të jep përshtypjen se ndikohet nga ideologjia komuniste të veshur me emocione aventureske që kanë për qëllim të krijojnë njeriun e ri. Të shumta ishin iniciativat e Totozanit për çështjet e romëve, të cilat edhe unë i mbështes në kuadrin e të drejtave të njeriut, sepse edhe ata janë njerëz e duhet të kenë të garantuar jetën, sigurinë dhe pse jo edhe shërbimin shëndetësor si dhe të drejtën e eksesit në Arsim.
Megjithatë, lind një pyetje mos ndoshta me qëllimin për t’i ndihmuar Totozani po shkel të drejtat e njeriut duke u imponuar atyre një stile jete që nuk e duan? Duhet të theksojmë faktin, se në lidhje me romët ka dështuar edhe Regjimi Hoxha, i cili ishte një regjim që planifikonte dhe kontrollonte jetën e çdo qytetari. Hoxha shumë romëve u ndërtojë shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk pranojë që banonte aty dhe vazhduan me jetën e tyre nomade duke lëvizur me periudha të caktuara në rrethe të ndryshme.
Sot, BE u ka dhënë romëve statusin e nomadëve të lirë, të cilët mund të jetojnë ku të duan por duke respektuar rregullat, ligjet dhe kriteret urbane. Në Itali ka shumë kampe romësh me çadra, me barake ose edhe me kamper, ku romët bëjnë të njëjtën jetë që kanë bërë për shekuj me radhë. Gjithashtu, kam një përshtypje se çështjen e romëve Totozani e ka përdorur me sukses për të pasur një protagonizëm në jetën publike. Mos vallë z. Totozani e di shumë mirë se pozicioni i tij është një pozicion këshillues dhe në një farë mënyrë nuk përfillet shumë nga politika e për këtë arsye ka fobinë se mbetet në hije.
Megjithatë, protagonizmi i tij duket se nuk ka të ngopur dhe po bëhet gjithnjë e më shumë aventuresk dhe deri diku me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Iniciativa e tij e fundit është miratimi i martesave mes të njëjtët seks. Si jurist që është ai duhet ta dijë mirë që normat e huaja nuk duhet të aprovohen shambllon, por duhet të kenë edhe një dyshek të mirë me baza tradizionale. Pra, duhet të gjejnë një mbështetje në kostumet e traditat e vendit ku duhet të aplikohen.
Shqipëria ka kaluar një periudhë tranzicioni social, ekonomik dhe politik. Për këtë arsye edhe një institucion tradicional si martesa ka pësuar goditje të rënda dhe gjithnjë e më shumë po shënohen rritje të divorceve.
Së pari avokati i popullit duhet të ndërmarr iniciativa konkrete për të mbrojtur institucionin e familjes, duhet të mbrojë gjithë e më shumë gruan shqiptare e cila del e rrënuar dhe e shkatërruar nga divorcet. Gjithashtu, duhet të bëj iniciativa për të thelluar pavarësinë ekonomike të gruas shqiptare që është edhe baza e një perspektive pozitive për gjithë shoqërinë.
Ka shoqëri shumë të avancuar e debate të mëdha në lidhje me çështjen e martesave mes të njëjti seks. Për shembull në Itali është folur shumë në këto vite, por në fund ka fituar martesa tradicionale. Kjo falë edhe ndikimit të madh që ka Vatikani në politikë dhe në shoqëri.
Z. Totozani duhet të ketë parasysh edhe një faktor tjetër të rëndësishëm për Shqipërinë, faktin se atje kemi të tre besimet e rëndësishme fetare, të cilat nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse flasin për të drejtat e njeriu, është e vërtetë se çdo njeri mund të bëj ç’të dojë me jetën e tij. Për këtë arsye mund të bashkëjetojnë nëse duan burrë me burrë ose grua me grua. Por, këto mund të bëjnë një akt të mirëfilltë martesor, sepse në këtë mënyrë cenojnë të drejtat e historisë së njerëzimit sipas të cilës martesa është vetëm mes një burrë dhe një gruaje dhe anasjelltas.
Është e rrezikshme për shoqërinë shqiptare në këtë periudhë tranzicioni që të hidhen ide të tilla të rrezikshme që nuk gjejnë asnjë bazë tradicionale apo kostumi apo edhe fetare. Nëse Totozani e ka me shumë qejf politikën, le të jap dorëheqje nga detyra e Avokatit të Popullit dhe të aderojë në një parti politike ku mund ta aplikojë teoritë e tija revolucionare sipas tij e aventureske e të panevojshme sipas meje.