Thursday, October 24, 2013

BE dhe Turqia


Me pyeti dikush ne facebook se pse nuk e integron BE edhe Turqine? Ne fillimet e vete BE-se, Turqia ka qene nder vendet e para, para edhe Greqise qe menjehere ka kerkuar t'i bashkohet. Kjo e fundi gjithe keto vite eshte sjelle ne menyre arrogante duke nxjerre pretekste te qena ose jo per ta shtyre integrimin e Turqise. 
Aq arrogante ka qene Europa me Turqine sa u be aktuale thenia: sa me shume i afrohet Turqia Europes, aq me shume Europa i largohet Turqise. Megjithate, gjerat duket sikur kane ndryshuar per shkak te krizes se madhe ekonomike qe ka pllakosur Europen si dhe per shkak te identitentit te munguar te BE. Turqia po shfrytezon me sukses kete krize te Europes dhe fale rritjes ekonomike te viteve te fundit po afirmohet gjithnje e me shume si fuqi rajonale e po zgjeron mbreterine e saj tregtare, ekonomike e politike duke pushtuar e limituar objektivat historik te Europes. 
Turqia po zgjeron zoterimet e saj ne gjithe Ballkanin Perendimore, duke pare se Europa nuk ka bere aq sa duhet qe vendet e kesaj zone gjeografike te bashkohen me pjesen tjeter te Kontinentit . Madje, pertej disa analisteve qe jane te fiksuar vetem ne faktorin fetar, Turqia po shfaq shenja te nje imperializmi moderne qe politiken e saj e mbeshtet vetem ne interesa ekonomike. 
Ne kete kuader, Turqia ashtu si ne kohen e Perandorise Otomane, por kete radhe pa lufte deshiron te fus ne kthetrat e saj edhe Serbine. Shqiptaret kete radhe duket se jane vetem te privilegjuarit e Turqise, dhe jo per ndonje arsye te vecante, por thjeshte sepse interesat e tyre ne Rajon perputhen me ato te Turqive. 
Kriza Greke e ka ndihmua akoma edhe me shume influencen e Turqine ne boten shqiptare.
Ndersa Italia, jo vetem eshte ne nje krize ekonomike, por vemendjen e saj e ka tek flukset e emigracionit qe sic duket nuk kane te sosur ne brigjet italiane. Gjermania, duket se eshte vendi i pare i Europes qe ka kuptuar gabimin qe ka bere ne te kaluaren po Europa ne lidhje me procesin e integrimit te Turqise. Ndoshta, Gjermania e ben kete duke pasur parasysh edhe numrin e madh te emigranteve turq qe jetojne ne Gjermani qe tashme jane plotesisht te integruar dhe ne shume raste si ne futboll jane krenari si per Turqine ashtu edhe per vete Gjermanine. 
Turqia tashme eshte vetem pak hapa para realizimit te Perandorise Otomani ne kuptimin virtuar ne Rajonin e Ballkanit. Turqia ka marredhenie shume te mira e intensive edhe me nje vend te rendesishem qe eshte edhe anetare e BE, Rumanine. 
Turqia nuk ka me nevoje per integrimin e saj ne BE, sepse po krijon hapesiren e saj gjeopolitike dhe me BE, ka nenshkruar plote marreveshje ne kuader te protokolleve te tregtise se Lire. 
Tashme sfida per vitet qe do te vijne do te jete mes Europes klasike dhe Perandorise moderne otomane, e cila ne baze te saj nuk ka kriterin fetar, por interesin ekonomik. A. Daci.