E reja me fundit eshte se Kadeli largohet nga PD duke deklaruar se do te bashkohet me grupin parlamentar te LSI. Ne deklaraten e tij Kadeli nenvizon faktin se ai eshte bere deputet i PD fale burrerise se Berishes. Ky eshte afirmimi me qarte se ne politike nuk duhet burreri. Ndoshta, Berisha nuk duhet te mbaj burrerine kur ka te bej me jo "burra". Largimi i Kadelit eshte nje mesim tjeter i rendesishem per vertetuar faktin se PD duhet te perbehet vetem me njerez qe besojne ne idealet e djathta. Nuk mund te eksperimentohet me me Majtet, sepse ato jane modeli i vjeter dhe i pareformuar. Une, e kam thene e vazhdoj ta them se gabimi me i madh i karrieres politike te Berishes eshte bashkqeverisja me Meten. Gjithashtu, edhe pse shume e dine e nuk kane kurajo ta thone, une kam thene se: LSI e mundi PD me leket e PD. Kjo nenkupton se LSI perdori revanshin e pushtetit pertej cdo norme per te forcuar pushtetinne saj. Une, nuk e shikoj ne dite te veshtira PD dhe te Djathten, por me keqardhje verej mungesen e vullnetit per ta hapur PD drejt idealisteve te Djathte te vertete. Ne Shqiperi shikoj shume idealiste, te formuar, te talentuar qe per nje arsye apo nje tjeter nuk jane bere kurre pjese e PD dhe e politikes. Shpresoj dhe e shikoj si proces shume te rendesishem hapjen e PD per te gjithe ata qe ndjehem ne opozite me Rilindjen e Rames. Per shembull PD vazhdon te jete neglizhente kundrejt te ish perndjekurve politik. Sigurisht te perndjekurit e vertete politik nuk jane dhjete sharlatan qe dalin ne protesta e lepijne kazanet e pushtetit. Ka shume familje fisnike te perndjekurish qe nuk kane kerkuar asgje, nuk kane perfituar asgje, por qe mund te japin shume per PD dhe te Djathten. Koha po kalon dhe PD vazhdon te mos kete njen strategji konkrete per te ardhur ne pushtet. Gjithashtu nuk kam pare ndonje mase ose aksion konkret per te hapur PD kundrejt prurjeve te reja. Ka shume te djathte idealiste qe per nje arsye apo nje tjeter kane mbetur larg pushtetit dhe politikes. PD duhet ti stimuloje me aksione konkrete qe keta idealiste te behejn pjese e fronti te perbashket opozitar. Ka shume idealise te djathte te gatshem per te bere beteja politike, por qe presin nje shenje mikpritje nga PD.