Sot është Dita e Europës, ose siç njihet ndryshe 9 Maj 1950, dita kur Schuman bëri deklaratën e tij për të themeluar CECA.
Forca dhe largpamësia e liderëve të kalibrit Schuman, Albertini, Spinelli etj, bënë të mundur që Europa të bashkohej.
Sot në Tiranë tek Pallati i Operës e Baletit antieuropianët e politikes shqiptare merrnin pjesë në një koncert të organizuar për nder të Festës së Europës.
Sa qesharake dhe e turpshme është, kur shikon se njerëzit që e kanë penguar integrimin e Shqipërisë në Europë në këto 22 vite tranzicion, me paturpësi marrin pjesë e fudollisen në një festë që nuk bën pjesë tek natyra e tyre.
Qendra e Tiranës ishte e rrethuar me forca policore, me gardianë civil dhe ngjante me Pranverën e Pragës, ku tanket sovjetike dolën në sheshe e rrugë dhe godisnin qytetarët.
Është qesharake dhe e papranueshme që sot pas 22 vjetësh Festa e Europës festohet në Shqipëri nga politikanë që kanë dështuar tre herë dhe 22 vjet në procesin e integrimit.
Është e papranueshme që Festa Europiane në Shqipëri festohet nga ish komunistë të regjimit enverist, të cilët e urryen dhe e luftuan për rreth 50 vjet modelin europian të bashkimit dhe modelin perëndimore të demokracisë.