Monday, May 28, 2012

Aleanca Kuq e Zi duhet

Alban Daci


Aleanca Kuq e Zi duhet:


 - T’i mbrojë fshatarit prodhimin bujqësor 
- Të ndihmojë e të ringrejë industrinë e vendit dhe të mbrojë prodhimin e saj
 - Konsumatorit duhet t’i mbrojë prodhimet e konsumit 
- Mësuesve, policëve dhe mjekëve duhet t’u rris rrogat 
- Të mëshuarve t’u rris pensionet dhe t’u garantojnë shërbimet sociale të kujdesit 
- Të stimulohet e të mbrohet tregtia 
- Të ul tarifat e transportit 
-Të ul kryesisht taksat për bizneset e vogla dhe të mesme 
- Të promovojë turizmin malor, detar, kulturor e historik
 - Të mbrojë e të promovoj identitetit kombëtar jo vetëm Brenda, por edhe Jashtë 
- Të angazhohet e të përmbush kauzën e drejtë të shqiptarëve për t’u bashkuar në një Shtet të vetëm.
 - Të kristalizojë e të forcojë sistemin demokratik në vend. Liritë e të drejtat e njeriut janë të shenjta e të pacenueshme. Vota është e shenjtë dhe baza e demokracisë. Jeta e njeriut është e shenjtë dhe e pacenueshme
 - Të reformojë sistemin e drejtësisë. Ligjet krijohen nga njerëzit dhe duhet të jenë në mënyrë të barabartë e të pa diskriminuar për të gjithë njerëzit, etj etj. 


 Aleanca Kuq e Zi i ka burimet njerëzore, mbështetjen popullore dhe vullnetin politik për të bërë realitet. Të gjithë së bashku meritojmë më shumë!

Wednesday, May 23, 2012

Për ne sot në Shqipëri ka dy rrugë


Alban Daci 

Të dashur vëllezër shqiptarë, për ne sot në Shqipëri ka dy rrugë: 
- Ta braktisim me pesimizmin se ky vend nuk bëhet dhe këtë vend të mrekullueshëm ta lëmë në dorën e horrave dhe të serbëve e grekëve. 
-Te jemi të vendosur e të bashkuar për ta siguruar të ardhmen tonë dhe të vendit tonë ashtu si duhet. 
Nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë që mendon të parën. Shqipëria, ky vendi ynë ka kaluar në histori momente edhe më të vështira, por të parët tonë qëndruar si heronj të pamposhtur përballë tradhtarëve të brendshëm dhe armiqve të jashtëm. Nëse e braktisim idealin tonë për një të ardhme më të mirë dhe për një Shqipëri të gëzuar nga shqiptarët, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse u hapim rrugën tradhtarëve të mbarojnë misionet e tyre dhe kënaqim armiqtë tonë të jashtëm. Ne duhet të rezistojmë dhe të tregojmë vlerat tona kombëtare. Ne duhet t'i tregojmë Evropës së vjetër se dimë të bëjmë shtet. Ne duhet t'u themi armiqve të jashtëm se Shqipëria është vetëm e shqiptarëve, të tjerët, nëse duan dhe plotësojnë kushtet do të respektohen si miq ashtu siç e ka zakon shqiptari. Përndryshe do u tregojmë atyre vendin siç ua kanë treguar të parët tanë.

Të dashur dibranë e matjanë


Alban Daci

Të dashur dibranë e matjanë,
 u bashkova me Aleancën Kuq e Zi, sepse ajo mban idealet tona kombëtare, për të cilën të parët tanë kanë dhënë edhe jetën.
U bashkova me Aleancën Kuq e Zi, sepse dëshiron te krijojë një shoqëri të vërtetë demokratike. 
Dëshiron të  luftojë të gjitha klanet dhe politikat antikombëtare. 
Dëshiron t'i bashkojë të gjithë shqiptarët në një Shtet të vetëm, ashtu siç e meritojmë.
 Të dashur patriotë, më mbështesni të bëjmë një Shqipëri të nderuar. 
 O sot o kurrë! 
Koha nuk pret, ajo matet me vendosmërinë dhe suksesin tonë të përbashkët.

Sunday, May 20, 2012

Sllova ime, bora të izoloi, Berisha të la në errësirë

Alban Daci* 

Sllova është një ndër komunat më të rëndësishme të rrethit Dibër, për bukuritë natyrore, për historinë e saj të lavdishme dhe për numrin e madh të intelektualëve që ka nxjerrë ndër vite. Sllova ka qenë zona e njerëzve bujar, e njerëzve punëtorë, vendi ku prodhimi i frutikulturës, sidomos i mollëve dhe i kumbullave jo vetëm zinte vendin e parë në vend, por ishte shumë i preferuara edhe për tregun evropian. Po sot në çfarë gjendje ndodhet kjo komunë e rëndësishme e Dibrës? Në ditë më të vështira të saj. Ajo ndjen çdo ditë dorën e abuzimit dhe të braktisjes nga pushteti qendror berishian. Berisha dhe deputetët e kësaj zonë, interesohen dhe e kuptojnë ekzistencën e saj vetëm, kur janë në fushatë elektorale e kur kanë nevojë për votat e tyre. Sllova është shquar siç thamë për numrin e madh të intelektualëve që ka nxjerrë ndër vite. Megjithatë, në 22 vite tranzicion nuk kam dëgjuar qoftë edhe një herë një deputet të kësaj zone, si të majtë ose të djathtë të dali e të mbajë interpelanca parlamentare në mbrojte të banorëve të këtyre zonave. Neglizhenca e deputetëve të kësaj zonë është aq e madhe, sa banorët e kanë të vështirë të arrijnë t’i takojnë qoftë edhe formalisht. Sllova, kjo komunë ashtu si komunat e tjera Veri-Lindore, kaloj një Dibër të vështirë. Fshatrat e kësaj komune mbeten të izoluar për javë të tera dhe rrugët u hapën vetëm, kur bora u shkri vetë për shkak të rritjes së temperaturave. Gjithashtu, ajo ndjeu dhe braktisjen e pushtetit vendor. Ndihmat që shteti dërgoi në kohën e borës së madhe, jo vetëm ishin qesharake, por edhe një ofendim për banorët. Për më shumë se 60 familje u dërguan vetëm 30 kg miell, 6 kg kripë, 2 kg sheqer e 2 kg vaji, të cilat u hodhën nga makina në qendrën e komunës të futura në dy kartonë të grisur. Sikur të mos mjaftonte bora izolues për këto banorë, të cilët gjithnjë e më tepër ndjehen të zhgënjyer tek politika e vjetër 22 vjeçare që vetëm i ka keqpërdoru dhe nuk u ka ofruar asgjë. Ato kanë më shumë se një muaj e gjysmë që janë në errësirë totale. Kjo ka ndodhur, sepse transformatori i vjetër është djegur dhe transformatorin e ri nuk e vendos kompania CEZ, sepse sipas saj banorët janë debitor. Gjithashtu vetë banorët nuk kanë mundësi ta blejnë, sepse nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar dhe jo më për të blerë një transformator. Unë, jam i idesë që taksat duhen paguar, që dritat duhet paguar. Megjithatë, lind pyetja a ka moral kompania CEZ dhe shteti shqiptar t’iu kërkojnë banorëve respektimin e pagesave? Kompania CEZ po i rrjep shqiptarët me faturat e saj marramendëse. “Viktimë” e këtyre faturave të çmendura jam edhe unë. Situata ekonomike e banorëve të Sllovës është në limitet e mbijetesës dhe varfërisë se thellë. Janë familje të tëra që nuk kanë asnjë lloj forme të ardhurash. Nuk përfitojnë as nga bujqësia, e cila është në kushtet e parmendës së kalit e gomarit dhe të prashitjes së me shatë. Shumë fshatra nuk kanë rrugë lidhëse me qendrën. Qendra shëndetësore është më shumë se primitive. Arsimi është katastrofë me mësues pa shkollë dhe të paaftë. Banorët kalojnë me muaj të tërë pa marrë ndihmën social. Megjithatë, edhe kur e marrin bëhen diskriminime mbi bazën e bindjen politike. Shumat që jepet në kuadrin e ndihmës sociale, nuk mjaftojnë për të pirë kafe dhe jo më për të jetuar. Unë, u them banorëve të Sllovës, të vendlindjes time, të bëjnë durim deri në 2013 dhe përmes votës politikën e vjetër t’i japin përgjigjen që meriton. Aleanca Kuq e Zi është alternativa e vetme jo vetëm për Sllovën, por për gjithë Shqipërinë. Me të ardhur Aleanca Kuq e Zi në pushtet do të prish të gjitha kontratat dhe koncesionet mafioze, të cilat pasuritë e gjithë shqiptarëve i kanë privatizuar për familjet e tyre personale. Aleanca Kuq e Zi do u jap përgjigjen e merituar ligjore dhe kombëtare të gjithave kompanive të huaja, të cilat nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por i vjedhin ato çdo ditë. U them banorëve të Sllovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë t’i japin përmes votës së lirë lamtumirën e fundit politikës së vjetër dhe të injorantëve e hajdutëve që ajo prodhoi në 22 vjet tranzicion. Sllova në histori ka luftuar për flamurin e Skënderbeut dhe ajo nuk mund të gjunjëzohet para një grushti tradhtarësh e antikombëtarësh, të cilët të veshur me petkun e pushtetit nuk lanë pasuri kombëtare pa shkatërruar në 22 vjet tranzicion. Berisha po u le në errësirë sot, por ju keni mundësin të gjeni dritën e merituar, atë Kuq e Zi, të trashëguar nga të parët. Prandaj, përmes votës tuaj, jo të shitur për pak lekë, por të dhënë me ndjenjë kombëtare dhe me mençuri dibrane, keni mundësi të rigjeni vetën tuaj të humbur. Alternativa e vetme është Aleanca Kuq e Zi.

 *Përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi

Thursday, May 17, 2012

Ju na besoni, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë

Alban Daci


Shqiptarë, patriotët e mi. Politika e vjetër shqiptare e ka humbur moralin, etikën dhe arsyen për të vazhduar më  tej. Të vjetrit dhe të konsumuarit e politikës shqiptare, janë përfshi në pazare të shëmtuara, të cilat rrezikojnë të  ardhmen tuaj. E vetmja forcë  politike, lëvizje gjithëpërfshirëse e kombëtare që nuk po bëhet pjesë e këtyre pazare të fëlliqura është Aleanca Kuq e Zi, e cila hap pas hapi po i fiton të gjitha betejat politike. Këto beteja të dashur qytetarë po bëhen për ju, sepse jeni shqiptar dhe për Shqipërinë, sepse është vendi mëmë. Ne besojmë tek Bashkimi Kombëtarë dhe do të punojmë ditë e natë qe ai të bëhet realitet. Ne besojmë tek Demokracia dhe po punojmë ditë e natë që atë ta bëjmë të prekshme për qytetarët. Ne besojmë tek Shteti ligjorë dhe jemi të vendosur ta ndërtojmë atë. Ne besojmë tek një ekonomi kombëtare të zhvilluar dhe se bashku do e bëjmë realitet. Besimi që  ju po na jepni, na obligon të kthehet në  shërbim nga ne për ju dhe për jetën tuaj. Ju na besoni, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë.

Tuesday, May 15, 2012

Tregu i përbashkë ndërshqiptar, garanci e vetme për bashkimin e shqiptarëve

Alban Daci*



Fjalimi i mbajtur në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi me temë: "Drejtë një tregu të përbashkët gjithëshqiptar"


Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën e kulturës, pak a shumë në arsim, dhe në disa fusha tjera. Mirëpo sikur mungon bashkëpunimi në dimensioni ekonomik si domosdoshmëri e kohës, e cila do të rriste peshën e shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore. Kjo ka ndodhur për faktin se ekonomia shqiptare është kapur peng nga interesa antikombëtare e mafioze. Mjafton të përmendim skandalin e publikuar vetëm pak ditë më parë në lidhje me ndërtimin e linjës të interkonesionit mes Shqipërisë e Kosovës. Politika dhe ekonomia, janë dy gjëra komplementuese dhe të pazëvendësueshme në të njëjtën kohë. Në të kaluarën si dhe në tashmen idetë politike lindin nga idetë ekonomike si dhe aksionet ekonomike merret nga vendimet politike. Ekonomia është qeverisja e shtëpisë, procesi i prokurimit të mirave për të bërë të funksionoi mirë shtëpia. Dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një forme demokratike qeverisje. Pra, që shtëpia e madhe e shqiptarëve të administrohet mirë dhe që prokurimi i të mirave të bëhen në të mirë të shqiptarëve duhet që shqiptarët të qeverisen nga një sistem i shëndosh demokratik dhe jo nga një sistem politik antishqiptar që përfaqëson interesa mafioze. Vetëm një politikë krejtësisht kombëtar Kuq e Zi është në gjendje të krijoi një treg të përbashkët ndërshqiptar, sepse ajo ka lindur nga interesat e përbashkëta të shqiptarëve dhe mbron në të njëjtën kohë vetëm interesa e tyre ekonomike e politike. Për Aleancën Kuq e Zi, politika dhe ekonomike kanë vetëm një frymëzim kombin shqiptar. Aleanca Kuq e Zi përsa i përket politikës si formë mendimi dhe vendimmarrje mbështet vetëm tek demokracia si forma më e mirë e qeverisjes dhe për sa i përket sistemit ekonomik, mbështet vetëm në ekonominë e një tregu të përbashkët ndërshqiptar. Pra, për Aleancën Kuq e Zi Kombi, Demokracia dhe Tregu i Përbashkët ndërshqiptar janë tre shtyllat kryesore për realizmin e Bashkimit të Shqiptarëve. Krijimi i një tregu të përbashkët mbarë shqiptarë jo vetëm do rriste nivelin ekonomik, por edhe do të forconte demokracinë duke promovuar e përkrahur realizimin e katër lirive të cilat kanë të bëjnë më lëvizjen e lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve. Krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali si e personat të mund të lëvizin lirishtë ashtu si brenda një shteti të vetëm. Pra heqja e barrierave do të zgjeronte mundësitë, eksperiencat dhe horizontet e njerëzve. Do t’i bënte ato më të lirë dhe shëndosh në aspektin e përjetimit të drejtpërdrejt të demokracisë. Gjithashtu tregu i përbashkët do të ishte një mundësi e mirë për konsumatorin shqiptar në të dyja anët e kufirit, për të zgjedhur mallra me kualitet më të lart në një treg më të madh prej 6 apo 7 milionë banorëve. Nga ana tjetër me përafrimin e legjislacioneve, gjithnjë duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian, një numër i madh i mjekëve, juristëve, ekonomistëve, etj, do të mund të ushtronin profesionet si në Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë e anasjelltas. Studentët do të mund të lëviznin më lirë për të studiuar, atje ku mendojnë se është më mirë, pasi do të zgjerohej horizonti i tregut të punës dhe konkurrenca. Ky bashkëpunim do të zgjerohej edhe në shumë sfera tjera, duke pasur si synim mediat, që tashmë po lëvizin në këtë drejtim, sidomos ato nga Tirana. Dhe krejt kjo mund të realizohet pas asnjë një pengesë, për faktin se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i përkasin një kombi, atij shqiptar. Modeli i tregut të brendshëm të BE-së duhet të jetë si model që duhet të merret parasysh në modelin e tregut ndërshqiptar për shkuar drejt qëllimit final,atij të Bashkimi Ekonomik. Mendimtari dhe vizionari i shquar evropian, ish- ministri i jashtëm francez , Robert Shuman, qe i pari që e hodhi idenë bashkimit ekonomik dhe integrimit të Evropës. Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Qymyrit dhe Çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë. Zgjedhja pikërisht e kësaj industrie nuk ishte e rastësishme. Bëhej fjalë për industrinë e cila më parë kishte qenë boshti kryesor i gjithë makinerisë së luftës – çelikut, i cili tashmë do të shndërrohej në një fushë, e cila do t’i lidhte edhe më tepër këto vendet evropiane dhe ekonomitë e tyre. Pse mos të kenë shqiptarët diçka të tillë si pikënisje për të hapur rrugën e bashkimit në një treg ekonomik, nga ku do të përfitonin edhe fqinjët e tjerë. Sot tregu i BE-së përbëhet prej 500 milion konsumatorëve dhe një numri të madh të ndërmarrjeve të cilat shesin mallrat brenda këtij tregu, por edhe janë eksportuesit më të mëdhenj në botë. Kosova dhe Shqipëria, pikërisht duke marrë si model tregun e brendshëm të BE-së dhe ky model të promovohet duke përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore. Është momenti historik që shqiptarët të jenë bartës të një projekti të tillë prosperues në rajon dhe që do t`ia kenë zili edhe vendet e tjera. Projekti i një tregut të përbashkët ndërshqiptar mund të konstatoj duke operuar dhe bashkëpunuar në disa fusha e sektorë konkretë: 
 a) Të krijohet një zonë e përbashkët ekonomike, ku të ketë një tarifë të përbashkët doganore, e cila duhet të aplikohet sipas modelit europian, ku të mirat e dy vendeve mund të qarkullojnë pa pengesa dhe që qeveritë e dy vendeve zotohen se do të eliminojnë çdo lloj pengese. 
 b) Të fillojnë tentativat për realizmin e një politike të përbashkët në agrikulturë, e cila duhet të jetë sipas parametrave evropian, ku të vendosen çmime të përbashkëta për prodhimet elementare. Politika e përbashkët në agrikulturë mund të zbatohet në krijimin e një arke të përbashkët, e cila duhet të financohet nga të ardhurat e përbashkëta, të mbledhurat kryesisht nga tarifat e përbashkëta doganore me shtetet e tjera të rajonit. 
 c) Të sanksionohet lëvizja e lirë e shërbimeve, njerëzve dhe e mallrave, duke krijuar një zonë të lirë tregtie. Nisma e krijimit të kësaj zone duhet të jenë Shqipëria dhe Kosova, por që të ketë klauzola që lënë të hapur pjesëmarrjen dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Përsa i përket lëvizjes së lirë duhet të bëhet një marrëveshje e shkruar për heqjen e pengesave të kontrollove kufitare. Kjo mund të vlejë si një provë për të anëtarësuar në ardhmen me drejtat të plota në Traktatin Schengen. 
d) Të krijohet një strategji e përbashkët kombëtare për modernizimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, ku të vihen në zbatim interesat të përbashkëta. Rol parësor duhet të kenë veprat e mëdha si për shembull zonat portale si dhe rrjetet rrugore që do të bënin më të lehtë dhe të shpejtë komunikimin mes këtyre dy vendeve. 
 e) Krijimi i një strategjie të përbashkët në fushën e energjetikës si në investime të përbashkëta për vepra të reja dhe për administrimin me efikasitet të veprave dhe sistemit të trashëguar. 
f) Krijimi i një Banke mbarëshqiptare me kapital krejtësisht shqiptar.

Përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi

Saturday, May 12, 2012

Ne jemi mirë, kur shqiptarët të bashkohen

Alban Daci*


Fjalimi i mbajtur në protestën para Ambasadës Serbe në Tiranë


Nuk kam dal këtu për të mirën time, por kam dalë të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim- Thoshte rreth një shekull më parë Isa Boletini në Konferencën famëkeqe të Londrës. 
Sot pas një shekulli, Aleanca Kuq e Zi ka dal këtu, para ambasadës serbe për dëshmuar se shqiptarët nuk janë një shtet prej tre milion banorësh, por një komb prej dhjetë milion banorësh. 
 Shqiptarët e Preshevës, të Tetovës, të Mitrovicës, nuk janë vetëm, ato kanë në mbrojtje për kauzat e tyre të gjithë Kuq e Zi, kudo që ndodhen nga Presheva në Çamëri, nga Shtetet e Bashkuar në Japoni, nga Vendet Skandinave deri në Australi. Të gjithë jemi një komb dhe kemi një qëndrim të përbashkët para çdo padrejtësie që na bëhet.
“Nëse Europa nuk do të zgjidh drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, derisa sa të çlirohemi”- Thoshte Isa Boletini.
Kemi më shumë se një shekull që kemi pritur drejtësi, por kemi gjetur vetëm shtypje, kemi më shumë se një shekull që kemi prit liri e kemi gjet vetëm robëri. 
Tash, nuk presim më, durimit tonë po i vjen fundi. Nëse Europa nuk reagon për të mbrojtur kauzat tona legjitime dhe të drejtat tona të garantuar nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi, atëherë ne të drejtat tona do i mbrojmë vetë dhe përgjegjësia nuk është e jona për pasojat e mundshme, por e vetë Europs.
 I bëjmë thirrje Serbisë të heq dorë nga pretendimet absurde dhe t’i lerë rehat shqiptarët në tokat e tyre, se nuk do të përballet me përgjigjen e një, e dy e as tre, po të dhjetë milionë shqiptarëve.
 U bëjmë thirrje serbëve të bëhen koshient, të respektojnë të drejtat e Shqiptarëve, të njohin Kosovën dhe të heqin dorë nga Mitrovica, sepse është tokë shqiptare dhe as nuk e shesim e as nuk e falim dhe nuk lëmë askënd që të na e marr padrejtësisht. 
 "Gjak borxh sot na ka vetëm anmiku ynë, ne jena vellazën e duena me u bashkue e me dek për liri të vatanit... Ai që mas sotit ngreh pushkë ndër veti, ka me kenë bash hasmi yne!"- thoshte Isa Boletini në vitin 1913.
 Aleanca Kuq e Zi na fton se o sot o kurrë ka ardhur momenti të gjithë së bashku të bashkohemi, sepse të gjithë jemi vëllezër. 
 Bashkimi bën fuqinë. 
 Të bashkuar jemi më të fortë për armiqtë dhe me të fuqishëm për miqtë. 
 “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”- Isa Boletini. 
 Ne jemi mirë, kur shqiptarët të bashkohen- Aleanca Kuq e Zi.


*Përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi

Friday, May 11, 2012

Ne kemi shpresën, kurse ato frikën

Alban Daci


Kjo ishte java e takimeve të turpshme në politikën shqiptare. U takua Rama me Metën, sikur të takoheshin djalli me djallin. U takuan Berisha me Nanon, sikur të takoheshin djalli me djallin. Gjatë këtyre viteve tranzicion shqiptarët ja vrarë e janë copëtuar për shkak se emrat e mësipërm i kishin shpallë luftën njëri-tjetrit dhe që të fitonin betejën kishin nevojë për ushtarë. Pikërisht ishin këto emra, që fal interesave të tyre personale e antikombëtare, politikën e kthyen në fushë betejë dhe qytetarët i kthyen në gladiatorë. Ky ishte teatri i turpshëm i një politike 22 vjeçar. Ndodhi ngjarja e frikshme e 21 janarit, ku viktima ishin katër qytetarë të dëshpëruar, të varfër dhe të xhindosur nga politika e papërgjegjshme. Katër qytetarët u thirrën në betejën nga Partia Socialiste, e cila, le të themi, u shokua kur pa videon e famshme të transmetuar në emisionin”Fiks Fare”. Madje, kryetari i Partisë Socialiste përmes konferencave dhe homazheve nuk nguroi të akuzonte Pozitën si vrasëse dhe autoritare. Megjithatë, këtë urrejtje të madhe që kishte Partia Socialiste kishte për Pozitën e përcolli lehtë poshtë. Kryetari i PS u takua me Ilir Meta dhe të gjithë të kaluarën e tij e përtypi me një ngjalë te pjekur në prush. Nuk e di se çfarë mund t’u thotë Edi Rama të afërmeve të katër personave që u vranë më 21 janar? Nuk e di se çfarë mund t’u thotë Edi Rama anëtarëve dhe aktivistëve të PS? Nuk e di çfarë mund t’i thotë vetës Edi Rama? Më duket se “Kurbani” që shkroi ka vetëm një kuptim: qytetarët shqiptarë në këto 22 vite tranzicion ishin kurbanët e një politike të papërgjegjshme e kriminale. Kjo është filozofia e vërtetë e këtyre viteve, që politika e vjetër nuk ka as guximin e as moralin që ta shkruajë. Megjithatë, këtë tashmë po e shkruan vetë popullit. Kapitulli i ri që sapo ka nisur të shkruhet është Aleanca Kuq e Zi. Forca e saj bindëse është e jashtëzakonshme dhe ka vetëm një qëllim të dërgoi në shpi politikanët e vjetër e të konsumuar e të sjellë demokracinë, të forcojë shtetin ligjor, të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe t’i bashkojë ato në një Shtet të vetëm, ashtu siç Zoti i krijojë në fillim. Berisha i bëri një takim prej udhëheqësi Nanos në Kryeministri. Sa qesharake! Pikërisht në atë Kryeministri, Berisha e Bëri Nano t’ia mbath drejt Maqedonisë për të shpëtuar kokën. Madje, atëherë Berisha deklaronte se: Nuk ka ku të shkoi edhe mbrapa diellit do e gjejmë. Për të mos harruar vitin e largët ’97, kur qytetarët u bënë mish për top, sepse kështu e donte politika shqiptare, e cila si në atë kohë edhe sot është kundër interesave të shqiptarëve. Pra, brenda një jave të gjithë djajtë e politikës së vjetër u takuan. Pse vallë? Sepse të gjithë tashmë e kanë kuptuar, se koha e tyre në Tokë u ka mbaruar dhe tashmë duhet të kthehen ne ferrin antinjerëzor. Ato tashmë janë frikësuar, sepse e dinë mirë kush janë, car kanë bërë. Frika nuk i le të flenë të qetë dhe po frika i bëri të takohen e të bëjnë sikur koha fillon sot, duke u përpjekur të fshehin të kaluarën e tyre të shëmtuar dhe në të njëjtën kohë të dhimbshme për jetën e qytetarëve të thjeshtë. Djajtë e politikë se vjetër janë të frikësuar nga qytetarët, nga e vërteta dhe nga uragani Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi, duke simbolizuar vizionin e të ardhmes së merituar është e mbushur me shpresë se “Shqipëri bëhet” e do të bëhet vetëm “Kuq e Zi”. Kur djajtë e politikës së vjetër po takoheshin të dëshpëruar dhe të frikësuar mes veti, Aleanca Kuq e Zi takohej me qindra e mijëra të rinj në “Qytetin Studenti”. Kur Rama dhe Meta po konsumonin ngjalën e pjekur në prush, Aleanca Kuq e Zi protestonte para Ministrisë së Arsimit. Kur Nano dhe Berisha po takoheshin në Kryeministri, Aleanca Kuq e Zi po organizohej për të protestuar para Ambasadës Serbe për të mbrojtur të drejtat legjitime të Shqiptarëve në Preshevë, Mitrovicë, Shkup e kudo ndodhen. Ne, Aleanca Kuq e Zi, po ngjallim shpresën e munguar tek qytetarët e thjeshtë se nëse jemi të bashkuar do t’ia dalim mbanë, do të jemi më të fortë dhe do të përballim çdo sfidë. Ndërsa, ata të “vjetrit” i ka pllakosur frika e një dështimi të sigurt e të parashkrua tashmë. Ata, kurrë nuk e dashtën qytetarin e thjeshtë, kurrë nuk e dashtën bashkimin e kurrë nuk qenë në gjendje të sfidonin frikën.

Wednesday, May 9, 2012

Dita e Europës dhe rrethimi i Tiranës

Alban Daci


Sot është Dita e Europës, ose siç njihet ndryshe 9 Maj 1950, dita kur Schuman bëri deklaratën e tij për të themeluar CECA. 
Forca dhe largpamësia e liderëve të kalibrit Schuman, Albertini, Spinelli etj, bënë të mundur që Europa të bashkohej. 
 Sot në Tiranë tek Pallati i Operës e Baletit antieuropianët e politikes shqiptare merrnin pjesë në një koncert të organizuar për nder të Festës së Europës. 
 Sa qesharake dhe e turpshme është, kur shikon se njerëzit që e kanë penguar integrimin e Shqipërisë në Europë në këto 22 vite tranzicion, me paturpësi marrin pjesë e fudollisen në një festë që nuk bën pjesë tek natyra e tyre. 
 Qendra e Tiranës ishte e rrethuar me forca policore, me gardianë civil dhe ngjante me Pranverën e Pragës, ku tanket sovjetike dolën në sheshe e rrugë dhe godisnin qytetarët. 
 Është qesharake dhe e papranueshme që sot pas 22 vjetësh Festa e Europës festohet në Shqipëri nga politikanë që kanë dështuar tre herë dhe 22 vjet në procesin e integrimit. 
 Është e papranueshme që Festa Europiane në Shqipëri festohet nga ish komunistë të regjimit enverist, të cilët e urryen dhe e luftuan për rreth 50 vjet modelin europian të bashkimit dhe modelin perëndimore të demokracisë.

Tuesday, May 8, 2012

Universitetet shqiptare, printera sandalozë të diplomave të pamerituara


Alban Daci

Trofta italiane dhe përdhosja e dijes shqiptare

Universitetet shqiptare, printera sandalozë të diplomave të pamerituara

Renzo Bossi, ose siç njihet ndryshe Trofta, doli se ishte diplomuar në një universitet shqiptar. Për të kuptuar se sa serioz është titulli i studimeve, që Trofta ka mbrojtur, mjaftojnë të përmendim disa fakte: pasi disa provash, më në fund arriti, të mbaroi shkollën e mesme; titullin universitar nuk e ka mbrojtur në Itali; prova se titullin universitar e ka mbrojtur në një universitet privat në Shqipëri, në të cilët nuk zhvillohen kurse në gjuhët europiane.
Shumica e madhe e të rinjve shqiptarë e kanë ëndërr dhe privilegj të studiojnë në një universitet perëndimor, qoftë edhe italian. Kjo për faktin, se tradita universitare e vendeve europiane është e lashtë dhe shumë e pasur me literaturë. Gjithashtu, stafet pedagogjike janë të gjithë disa herë të kualifikuar. Gjithashtu, është i njohur fakti se në se nuk studion dhe nëse nuk e meriton, asnjëherë nuk arrin të diplomohesh. Shumë studentë shqiptarë e kanë provuar drejtpërsëdrejti se pa meritë sholla në Perëndim nuk mbarohet. Ka plot studentë shqiptarë, të cilët mbi 10 vite frekuentojnë kurset universitare dhe nuk arrijnë ti mbarojnë ato. Kjo nuk do të thotë se vendet europiane janë perfekt.
Megjithatë, edhe pse vendet europiane kanë problemet e veta, ata kanë disa shtylla, të cilat i konsiderojnë të shenjta dhe nuk guxon askush t’i cenojë. Në perëndim dija është e shenjtë, jeta është e shenjtë, liritë e të drejtat e njeriut janë të shenjta. Ndërsa, Shqipëria është vendi i absurditeteve. Është katastrofë dhe krejtësisht i pa pranueshëm fakti se në Shqipëri dija jo vetëm nuk respektohet më, por është drejt përdhosjes dhe degradimi total.
Vetëm në Shqipëri mbarimi i viteve të studimet korrespondon automatikisht me diplomim. Shumë europianë, duke përfshirë edhe italianët e kanë ëndërr që të arrijnë të diplomohen brenda kohës së rregullt të studimeve. Në Shqipëri ekziston edhe proverba: Kam mbaruar universitetin, po më ka mbetur pa u marrë diploma e pjekurisë të shkollës së mesme.
Kam shkruar disa herë, edhe para se të dilte skandali i djalit të Bossit, se në Shqipëri po prodhohen “injorantë”. Sistemi universitar shqiptar është në ditët me të këqija. Universitet shqiptare, qoftë publike ose private, e kanë humbur misionin e tyre për të edukuar dhe përgatitur brezat e ri që t’u bëjnë ballë sfidave të kohës.  Sot nuk është aspak absurde të marrësh veshtë e të kuptosh, që pronar i një universiteti privat të jetë një person që nuk ka kryer asnjëherë studime universitare. E çfarë mund të presësh nga një person i tillë? Si mund të bëjë dituri e ta përhap atë një person që është vetë i paditur? Universitet shqiptare janë kthyer në forma biznesesh që printojnë e shpërndajnë letra, që nuk kanë asnjë vlerë dije.  
Një pjesë e mirë e disa universiteteve private ngjajnë me sekte të fshehura, ku nuk dihet se çfarë bëhet aty brenda dhe se kush janë drejtuesit e vërtetë. Ndalohen kamerat, ndalohen gazetarët, brenda ka kamera kudo, çdo hapësirë është e mbushur me mikrofona, janë krijuar rrjete informatorësh e spiunësh brenda stafeve akademike.
Pra, me pak fjalë, shumicën e rasteve këto universitete, nëse mund t’i quajmë kështu, të japin përshtypjen sikur po hyn në sektorët e ndaluar të CIA apo të shërbimeve të tjera inteligjente, dhe jo në mjediset ku duhet të mbizotërojë dija, të mbizotërojnë vlerat njerëzore, transparenca etj. Është qesharake të analizosh faktin se si rekrutohen pedagogët e rinj. Në të gjitha rastet nuk ka provime meritokratike rekrutimi, por pjesa më e madhe e tyre, pavarësisht kritereve punësohen për faktin se janë farefis me drejtuesit, ose në rastet e tjera, sidomos tek universitet publike bëhen emërime të qarta politike.  
Po të analizojmë stafet akademike të universiteteve private ose publike, duke bërë ndonjë përjashtim të vogël, dalim në konkluzion, se: dija bëhet nga të paditurit dhe viktima të paditurisë të diturit  dhe  të rinjtë, që janë nevojë dhe interes për shumë dije.
Megjithatë, nuk mjafton fakti se universitet shqiptare janë kthyer në fabrika që prodhojnë e pritojnë letra, që nuk përfaqësojnë dije, por se shumica e personave që marrin këto tituj pa merita akademike punësohen në administratën publike. Me të vërtetë është qesharake dhe absurde fakti se djali i Bossit ka marrë diplomën tek një universitet privat shqiptar. Megjithatë, më interesante është të bëhen kontrolle e të hetohen rastet, ku sozi të djalit të Bossit për nga dituria janë të punësuar në pozicionet kyçe të shtetit shqiptar.
Ministria e Arsimit disa herë na ka folur duke na bërë pallavra e lojëra fjalësh në lidhje me fondin e ekselencës, në lidhje me kthimin e trurit, në lidhje me përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje. Të gjitha janë demagogji. Sa të rinj që janë kthyer nga jashtë vendit janë punësuar në Shqipëri? Pak, vetëm fëmijët e politikanëve të vjetër, si dhe ata që kanë dhënë para për vendin e punës.
Në Shqipëri ka kohë që nuk bëhen konkurse për vendet e punës. Në shumicën e rasteve ato janë të gjitha fiktive. Puna shkon aq larg në këtë aspekt, sa shefët dhe inspektorët e kuadrit përpilojnë tre –katër dosje fiktive, gjoja aplikantësh, për t’u shfajësuar para eprorëve, dhe në fund marrin njeriun e tyre, në thelb pa asnjë konkurrent. Shpalljet bëhen thjeshtë sa për sy e faqe, sepse vendet e punës janë zënë në të vërtetë vërtetë prej kohësh. Në të gjitha rastet fiton, i punësuari pa konkurrim, i marrë në punë me miqësi dhe i mbajtur në po me miqësi dhe nepotizëm. Njoh shumë të rinj, të cilët kanë bërë studimet universitare në universitet perëndimore, sillen të pa shpresë rrugëve të Tiranës. Në të njëjtën kohë kam dëgjuar raste, ku njerëz pa shkollë ose me diploma si ato të Bossit punojnë në nivele të ndryshme drejtuese në administratën shtetërore.
Në Shqipëri dituria, tashmë, është përdhosur. Në ato pak raste, ku ajo nuk është e përdhosur, ndjehet e pa respektuar dhe braktisur. Një popull, që nuk investon për të krijuar një nivel diturie të standardit të ekselencës vë ne rrezik të ardhmen e tij. Shqiptarët nuk është se nuk e duan diturinë dhe nuk janë të ditur, por dituria e tyre është marrë peng nga politika e vjetër, e cila po krijon antivlerat dhe antisistemet e diturisë.  E vetmja mënyrë të mbrojtur dijen dhe vlera është të dërgojmë në shpi antivlerat. Antivlerat sot personifikohen me klasën e vjetër politike. Shqiptarët do të rigjejnë diturinë e tyre natyrale dhe do të forcojnë diturinë e tyre akademike vetëm po të bëhen të gjithë se bashku dhe të shporrin nga skena sharlatanët e politikës së vjetër.

Monday, May 7, 2012

9 Maj Festa e Europës - Konkurs Rinor

 9 Maj është Festa e Europës. Dita kur lindi shpresa e bashkimit të Kontinentit. 
Bashkimi Europian është krijesa më magjike që mund të kenë krijuar ndonjëherë europianët. 
Ne jemi një popull krejtësisht perëndimore dhe aspirojmë të jemi edhe politikisht pjesë e krenarisë europiane. 
Rinia është forca e madhe e sigurisë për një të ardhme më të mirë. 
Ftoj të gjithë të rinjtë të shkruajnë një ese me titulli “Shqiptarët në perspektivën europiane”. 
Ajo që do të vlerësohet si punimi më i mirë dhe origjinal do të marr personalisht nga unë dhuratë një kopje të librit tim “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare”. 

 Punimet të më dërgohen tek albandaci@gmail.com 

Tre punimet më të mira do të publikohen tek 

www.gjeopolitikal.blogspot.com

Thursday, May 3, 2012

Politika vrasëse

Alban Daci


Politika e vjetër shqiptare ka humbur misionin e saj. Politika njihej si arti që përmes komunitetit dhe rregullave demokratike siguronte të mirën e përgjithshme dhe përfaqësonte interesat e të gjithëve. Lexova artikullin mbi vetëvrasjen e Klosit. A është e tmerrshme se si një intelektual i tille mbetet pa pune dhe nuk siguron dot të ardhurat për të jetuar. Në Shqipëri punojnë e abuzojnë njerëz që janë pa shkollë dhe shume herë edhe te inkriminuar. Ndërsa intelektualë të përmasave të larta si Klosi diskutojnë jetesën. Politika 20 vjeçare përdhosi vlerat, intelektualët, dijen dhe idealin. Ajo ngriti në piedestal njerëz te inkriminuar, njerëz negativ, të paditur por arrogantë. E tmerrshme se ku kemi përfunduar.