Monday, January 30, 2012

Pse nuk fiton dot PS

 Alban Daci

Edhe pse liderët aktual të PS hiqen sikur i kanë fituar betejat e fundit elektorale, por që sipas tyre votat e elektoratit janë vjedhur nga mazhorancë, nuk do të isha dakord me këtë tezë. Liderët aktual të PS janë të bindur se kjo është tezë e dështuar, por e vetmja mënyrë e tyre për të justifikuar betejën e tyre të humbur për të marr pushtetin. PS, i humbi zgjedhjet e 2005, të cilat e dërguan atë në Opozitë. A meritonte që të shkonte në Opozitë? Absolutisht, sepse kështu vendosi virdikti i popullit, i cili thjeshtë duhet të pranohet dhe nuk diskutohet. PS-ja u kthye në Opozitë për mungesë transparence, për rritje galopante të korrupsionin në institucionet qeverisëse. Megjithatë, shkaku kryesor i kthimit të PS në Opozitë, ishte papërgjegjshmëria dhe ‘ngopja’ e madhe që kishte me pushtetin, lideri i saj Fatos Nano. Edhe pse PS, në të kaluar ka qenë një parti me struktura të mirëorganizuara, ajo identifikohej me liderin e saj historik z. Nano. Pra, nëse PS fitonte kishte fituar, sepse kishte fituar edhe Nano, nëse PS humbiste kjo do të ndodhte nëse do të humbiste po z. Nano. Pra, fitorja dhe dështimi i një partie ishte i lidhur ngushtë me humbjen dhe fitoren e një individi të vetëm, i cili si një lider kishte cilësi të larta karizmatike dhe aksioni i tij publik e politik ishte gjithmonë i shoqëruar me mbështetje masive të qytetarëve. Siç me çdo qenie njerëzore që vjen një moment që mërzitet me profesionin që bën, ashtu ndodhi edhe me z. Nano, i cili le të themi ishte i mërzitur me profesionin e Kryeministrit. Mbaj mend që vitin e fundit para se Nano të humbiste zgjedhjet politike, të cilat ishin të pritshme, ky i fundit më shumë qëndronte më së shumti jashtë vendit se sa në krye të detyrës. Madje disa programe humoristike televizive filluan në atë kohë të thoshin, kur vinte Nano në Shqipëri, se erdhi Kryeministri i Shqipërisë për vizitë tre ditore në Shqipëri. Megjithatë, në 2005 ndodhi ajo pritej dhe që ndoshta edhe vetë Nano e kishte kërkuar, PS-ja humbi zgjedhjet dhe kaloi në Opozitë. Ashtu siç duhet të ndodh me çdo forcë politike, kur humb zgjedhjet ashtu duhet të ndodhte edhe me PS, e cila duhet të bënte një analizë të thellë për humbjen dhe të bënte reformimin e strukturave të saj, duke i freskuar me njerëz të rinj. Në të vërtetë kjo tek PS-ja nuk ndodhi, të gjitha fajet e humbjes ia dorëzuan vetëm liderit të saj z. Nano. Në krye të PS erdhi z. Rama, i cili thjeshtë u bë kryetari i ri, por duke mos ndryshuar asgjë në stafin dhe strukturat e PS. Përgjegjësit e humbjes së PS, vazhduan të qëndronin aty dhe të mos pranonin faktin se ndoshta cikli i tyre ishte mbyllur bashkë me liderin e tyre historik, i cili si rrallë herë në politikën shqiptare mori përgjegjësitë që i takonin për humbjen e shkaktuar dhe hoqi dorë nga drejtimi i partisë. Pra, tek PS-ja u ndryshua vetëm kryetari, por stafi dhe mendësia e kësaj partie nuk ndryshoi. Sot, PS ka më shumë problem brenda llojit se sa vizione apo forcën për të fituar betejat elektorale. PS-ja në gjirin e saj ka politikanë të cilët janë prej më shumë se 20 vitesh aty dhe tashmë ndodhen në gjendjen e një konsumimi të vërtetë. Këta persona jo vetëm që janë të shteruar tashme me ide dhe vizione politike, por janë ndoshta deri diku të padëshiruar më edhe nga elektorati socialist. Një ndër problemet më të mëdha që ka sot PS është fakti se PS nuk mbledh më turma rreth vetës dhe krijon besueshmëri alternative. PS-ja nuk është më një shpresë e fortë tek qytetarët për ndryshimin e këtij realiteti të papranueshëm në Shqipëri. PS-ja i ka të gjitha kartat për të fituar zgjedhjet dhe për të bërë ndryshimin e kërkuan nga qytetarët e lodhur, por kjo nuk mund të ndodh me personazhe politike që kanë mbi 20 vjet në politik dhe jo vetëm që nuk mund të japin më për këtë vend, por ndoshta janë bërë edhe të neveritshëm. PS-ja nuk ka një koalicion fitues politik. Kjo ka ndodhur për faktin, sepse PS-ja ka marrë brenda vetës partiçka. Persona të rëndësishëm në PS-në, për shkak të rivalitetit të brendshëm janë larguar nga ajo për të formuar parti të cilat nuk kanë as kuptim politik dhe as peshë elektorale. Pra, drejtuesit e këtyre patiçkave janë persona që nuk kanë vlerë të shtuar elektorale për t’ia ofruar PS përmes koalicionit. Prandaj koalicionet e PS me ish anëtarët e drejtuesit e saj politik që kanë formuar e përfaqësojnë parti të reja, jo vetëm nuk e ndihmojnë atë të fitojnë zgjedhjet, por e bëjnë më qesharak besueshmërinë e koalicionit që pretendon të fitoi betejat politike. PS duhet të krijoi një atmosferë të re në bërjen e politikës. Nuk duhet të mbajë dhe të prezantohet me personazhe të cilët në 20 vite pluralizëm akuzohen për gjithçka. PS-ja duhet të kthehet në një forcë të madhe besimi për qindra e mijëra qytetarë shqiptarë të cilët janë të zhgënjyer nga qeverisja aktuale. PS-ja aktuale nuk fiton dot, sepse ajo ka lidhje të fortë me të kaluarën, nuk ka një vizion të ri dhe një dëshirë reale për ta ndryshuar këtë vend. Ajo nuk fiton, sepse mendësia e saj e strukturimit dhe funksionimit nuk është aspak e ngjashme me partitë perëndimore. Aty nuk ka frymë demokratike dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë vizione alternative për vendin.

Saturday, January 28, 2012

Vizita e Ramës në Preshevë është thjeshtë çështje votash

Alban Daci

Vizita e Ramës në Preshevë ka dy anë të së njëjtës medalje. E para padyshim është pozitive, për faktin se kryetari i Opozitës shqiptare viziton për herë të parë një zonë krejtësisht shqiptare, e cila me dashje ose pa dashje, le të themi, se kohët e fundit është harruar nga bota tjetër shqiptare. Kjo vizitë bëhet në një moment të vështirë si për Kosovën ashtu edhe për banorët e Preshevës. Vetëm pak kohë më parë u ndalua një ministër i Republikës së Kosovës që të bënte një vizitë në këtë zonë. Ministrit ndër pengesat e tjera burokratike ju kërkuar nga autoritet kufitare serbe që të hiqte targën e makinës me logon e Republikës të Kosovës dhe të vendoste atë serbe. Banorët e Preshevës i kam parë gjithmonë me keqardhje dhe i kam konsideruar të tradhtuarit e fillimit të shekullit të XXI. Them kështu, sepse Kosova dhe shqiptarët e kësaj zone fituan pavarësinë pas një beteje shumë shekullore. Ndërsa Presheva dhe krahinat përreth u tradhtuan si nga bota shqiptare ashtu edhe nga autoritet ndërkombëtare duke i lënë përsëri padrejtësisht nën sovranitetin e Serbisë. Pra, Nëse për botën shqiptare pati një tradhti të madhe të ndodhur në 1913, për Preshevën dhe krahinat përreth pati një tradhti të dytë të ndodhur në fillim të këtij shekulli të sapo nisur. Aktualisht, duke parë rendin e ri të vendosur në Rajon pas pavarësisë së Kosovës dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë, duket se është shuar padrejtësisht ëndrra për pavarësi nga Serbia e shqiptarëve të Preshevës, e cila është po aq legjitime sa ajo e shqiptarëve të Kosovës, ose të republikave të tjera të ish Jugosllavisë. Ka pak gjasa që banorët e Preshevës, ose të krahinave përreth të marrin pavarësinë nga Serbia. Në këtë momente, as autoritetet e Kosovës e as ato të Shqipërisë nuk e dua një gjë të tillë dhe nuk duan t’u hynë telasheve me autoritet ndërkombëtare. Megjithatë, vizita e Ramës nuk është krejt aq e rastësisht sa mund të duket. Rama, gjithmonë është kritikuar si një lider që nuk ka politikë të jashtme dhe për këtë arsye nuk mund të qeveris. Ai është konsideruar një lider i mirë lokalist dhe vetëm kaq. Për ta vërtetuar këtë mjaftojnë të analizojmë fjalorin politik të përdorur në të kaluarën nga Edi Rama. Në fjalorin tij është e vështirë të gjesh shprehje si: Bashkim Kombëtar, Çështja e Kosovës, Çështja e shqiptarëve në Maqedoni, të drejtat e shqiptarëve në Rajon. Rama, falë edhe këshilltarëve të tij të rinj, me sa duket e ka kuptuar këtë mangësi të tij dhe po përpiqet ta korrigjojë. Pra, ai bëri vizitën në Kosovë dhe tani në Preshevë e ndoshta jo shumë larg do e bëj edhe në Maqedoni për të përmisuar imazhin e tij politik si një lider me vizione jo vetëm për politikën e brendshme, por edhe për politikën e jashtme. Rama vizitën e tij në Preshevë e justifikoi me prezantimin e librit të tij “Kurban”. Jam shumë kureshtar të di se sa hapësirë i ka kushtuar në këtë libër ai çështjes së shqiptarëve në rajon? Librin ai e ka shkruar tani vonë duke qenë lider i Opozitës shqiptare. Kjo do të thotë, se zakonisht librat e liderëve të mëdhenj politik duhet të jenë manifeste të mirëfillta, ku shkruhen vizionet e të ardhmes të një kombi. Banorët e Preshevës janë shqiptar e për pasojë janë edhe ato pjesë natyrale e kombit shqiptar. Pra, Edi Rama si një lider i Opozitës i projektuar ndoshta për të qenë një ditë Kryeministër i Shqipëri, nuk duhet të linte në librin e tij pa trajtuar dhe ndoshta edhe pa hedhë alternative për kauzën shekullore të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit. Pra, nëse libri i tij rrotullohet kryesisht tek skemat dhe problematikat e politikës së brendshme, prezantimi i këtij libri tek banorët e Preshevës nuk ka asnjë lloj vlerë. Jam i sigurt se gëzimi i madhe i banorëve të Preshevës për vizitën e Ramës do të mbaroi sapo ta lexojnë librin dhe të kuptojnë se fati i tyre nuk ka zënë asnjë rresht apo paragraf. Ato ndoshta do të kuptojnë se nëse Rama do të bëhet Kryeministër, ky fakt nuk do t’i ndihmojë ata që të jenë të pavarur, sepse kjo e fundit nuk bën pjesë në formën e të menduarit dhe të vepruarit nga kryetari Opozitës në Shqipëri. Arsyeja e vërtetë e vizitës së Ramës në Preshevë është thjeshtë arsye politike për të pasur avantazhe elektorale. Pra, edhe pse në pamje të parë vizita e tij të jep përshtypjen se po riorganizon vizionet e tij në lidhje me politiken e jashtme, ajo është krejtësisht brenda dhe në funksion të politikës së brendshme. Në Shqipëri, ekuilibrat politike po ndryshojnë dhe kjo po ndodh, sepse përtej subjekteve tradicionale politike të këtyre 20 viteve po dalin në horizont subjekte të reja që trajtojnë ndoshta me guxim çështje për të cilat më parë as nuk ishte guxuar të flitej. E kam fjalën për lëvizjen “Kuq e Zi”, e cila është forcë me natyrë politike, me fizionomi patriotike dhe me objektiv kryesor të shpallur atë të bashkimit të shqiptarëve. Forcat klasike politike në vend si PS dhe PD, por tronditen nga shfaqja e kësaj lëvizje politike. Dihet se shqiptarët janë populli më i ndëshkuar nga padrejtësia dhe autoritetet ndërkombëtare për gjatë historisë. Nëse ka një plagë të hapur dhe të pashëruar tek çdo shqiptarë. Kjo është padyshim copëtimi i trojeve dhe i kombit. Për këtë arsye ndjenja e nacionalizmit e cila mbështet në të drejtën për vetëvendosje është shumë e madhe tek çdo shqiptarë. Për këtë arsye, PS dhe PD po mendojnë seriozisht se në zgjedhjet e 2013 do të ketë rrjedhje votash dhe elektorati. Se sa do të jetë kjo rrjedhje nuk është e sigurt. Megjithatë, ekuilibrat politikë mes minorancës dhe mazhorancës janë aq të ngushta sa edhe një rrjedhje e vogël votash mund t’iu prish shumë punë. Edi Rama, e bëri këtë vizitë sikurse edhe atë të Kosovës, për të dëshmuar se edhe socialistët janë patriot, se mendojmë e punojmë për shqiptarët kudo që janë. Kjo dëshmon më së miri se Rama po përpiqet të përdor nacionalizmin për qëllime politike. Megjithatë, Rama ndoshta harron se nacionalizmi dhe patriotizmi nuk konsiderohen si vlera të së majtës. Marksi dhe Lenini e konsideronin nacionalizmin si armik të socializmit. Ato mendonin se luftërat bëhen nga borgjezët, të cilët duhet të përfshijnë edhe proletariatin për të realizuar interesat e tyre personale. Pra, këta të dy mendonin se pas nacionalizmit fshiheshin realisht interesat politike dhe ekonomike të borgjezisë. Për këtë arsye ato kërkonin që proletariatit e gjithë botës të bashkoheshin pa dallim racor e nacional kundër borgjezisë.

Friday, January 27, 2012

Koalicioni i integrimit apo vendnumërimit

Alban Daci

Koalicioni aktual qeverisës edhe pse në fillim u duk absurd, ai u pa nga qytetarët si i dobishëm. Optika e dobishmërisë ishte për faktin, se shqiptarët ishin të lodhur nga krizat politike të së shkuarës, të cilat thuajse gjithmonë kishin pasuar me kriza institucionale e për pasojë me konflikte dhe shqetësime shoqërore. Pra, qytetarët edhe pse e panë si absurd këtë koalicion, ato e pranuan atë si të keqën më të vogël. Autorët e koalicionit të vetëdijshëm për absurditetin e krijesës që po krijonin, e veshën atë, e zbukuruan dhe e shitën tek qytetarët si nuse të integrimit europian. Nuk duhet harruar se protagonistët e këtij koalicioni në të kaluarën nuk kishin lënë akuza pa i bërë njëri-tjetrit. Megjithatë, e kaluara u harrua shpejt nga të dyja palët dhe kjo ndodhi vetëm për shkak të dashurisë së madhe që kishin për pushtetin. Zelli, forcat e premtimet e tyre fillestare u dukën fantastike, por mbajtja dhe realizimi i tyre nuk zgjatën as sa një ditë dimri. Shpejt filluan të shfaqeshin problemet brenda llojit e mes aleatëve. Kjo ndodhi për shkak, se PS-ja ishte një parti e majtë, me histori dhe ideologji të caktuar. Po ashtu edhe PD-ja, si parti e shpresës në fillim të viteve ’90, dhe si shpresa fillestare e demokracisë kishte fituar edhe ajotë kishte fizionominë e ideologjisë liberale. Ndërsa, LSI-ja si një parti e tipi revolucionar, nuk kishte asnjërën nga cilësitë e dy partive të mëdha. Ku shihet kjo? Në Ballkan dhe në Shqipëri akoma kultura politike dhe sociale e qytetarëve nuk është e një niveli të lartë, sa kur votojnë të shkëputen nga emocionet politike, nga ideologjia, nostalgjia dhe nga e kaluara. Pra, sidomos në Shqipëri, akoma nuk votohet për cilësitë e kandidatit dhe për platformat politike. Për shembull, një qytetar ndodh të votojë për PD-se, sepse familja e tij ka qenë e persekutuar në kohën e regjimit. Për këtë arsye qytetari nuk mund të tradhtoi vuajtjet dhe të kaluarën e familjes së tij. Gjithashtu, dikush vendos dhe voton për PS-së, sepse gjyshi ka qenë themelues i Partisë Komuniste dhe babai anëtar partie. Pra, çështja e votimit në një vend si Shqipëria, akoma nuk është një akt i lartë qytetarie që nxjerr në pah cilësitë më të mira të një kandidati dhe zgjedh platformën më të mirë politike që përfaqëson më mirë interesat e të gjithë qytetarëve. Në këtë realitet politik, LSI ishte një forcë që nuk mbante as një peshë si pozitive ashtu edhe negative nga e kaluara nga ku mund të siguronte vota. Duke qenë se LSI-ja nuk kishte mbi supe as historinë e as ideologjinë, zgjodhi mënyra krejt të reja dhe ndoshta dhe të papranueshme për të siguruar vota. Ajo nuk shfrytëzoi polikisht ideologjinë, por varfërinë dhe problemin e punësimit. Pra fitorja e votës së LSI u bë përmes nepotizmi. Më bëj vota të gjej punë! Kjo ishte motoja e tyre. Sot sistemi shoqëror, i punësimit ndoshta gjendet në ditët më të vështira që mund të ketë pasur ndonjëherë duke përfshi padyshim edhe periudhën e egër të regjimit. Sot, për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar politika me qytetarin, ky i fundit është krejt i zhveshur dhe i pambrojtur. Kjo atmosferë e trishtë për shkak të marrëdhënies “më jep e të jap” mes politikës e qytetarit, po vështirëson dhe po bën thuajse të pamundur edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Për një periudhë 8 vjeçare qeverisje me zor se siguruam liberalizimin e vizave. Sipas këtij koncepti kohor i bjer që për tetë vite të tjera të marrin statusin e vendit kandidat dhe pasi të kalojnë edhe 8 vite të tjera të bëhemi vend anëtar i BE-së. Pra i bie të kemi formulën: tetë+tetë+tetë=BE. Nëse qeveria aktuale e quan sukses ecurinë e integrimit të Shqipërisë Europiane atëherë ka mundësi që ne si qytetar e kemi humbur sensin e kohës. Koalicioni i famshëm, i cili absurd dhe i dështuar nuk e justifikon më qeverisjen e tij. Ai jo vetëm që nuk po e bën Shqipërinë europiane ashtu siç e premtoj, por në shumë gjëra po e kthen në vite drite mbrapa. Ky koalicion po le një shenjë të keqe në kulturën e bërjes dhe respektimit të shtetit dhe efektet do të jenë shumë të gjata dhe deri diku edhe të pa shëruar.

Wednesday, January 25, 2012

Tutti insieme abbattiamo questo muro

Alban Daci

In un mondo globalizzato e sempre più aperto, dove le frontiere non hanno alcun valore virtuale e fisica, noi, gli albanesi, siamo gli unici in questo contesto di Libertà che abbiamo ancora un grande muro che ci separa gli uni dagli altri . E’ giunto il momento, fratelli, di abbattere questo muro, di abbatterlo per sempre. Gli ultimi eventi in Kosovo mi hanno convinto che l'abbattimento di questo muro è l'unica risoluzione. Pertanto, tutti in massa, pacificamente, passiamo dall’Albania nel Kosovo. Le dogane (i punti di controllo) che sono tra di noi non solo ci danno insofferenza ma riflettono anche un ingiustizia secolare nei riguardi del nostro popolo. E’ per questo che dobbiamo organizzarci come i tedeschi Occidentali, e passare in massa, in un breve lasso di tempo, i punti di confine tra l’Albania ed il Kosovo. Nessuno ha qualche motivo per vietarci di entrano nel nostro paese, nel Kosovo. Pertanto, riteniamo che come i tedeschi Occidentali, dobbiamo passare in massa velocemente i punti della frontiera tra Albania e Kosovo. Se noi non lo facciamo come popolo, nessuno lo farà. Sento che è arrivato il momento che questa unione sia fatta! L'Unione è un diritto naturale e internazionale, perché essa si appoggia sulla nostra volontà che è forte e di ferro come la nostra storia. Non bisogna andare in Kosovo per protestare, ma per testimoniare che è il nostro paese e che là ci sono i nostri fratelli!

Serbia nuk e ka patur, nuk e ka e as nuk mund ta ketë Kosovën

Alban Daci


Historia e Kosovës me Serbinë është një histori e dhimbshme e mbushur me kolonializëm, me pushtime, me shtypje, gjenocide e luftëra të vazhdueshme. Historia e Kosovës me Serbinë është historia e padrejtësi së madhe e kundrejt shqiptarëve, të cilët jo vetëm përbëjnë shumicën e popullsisë, por janë autokton që kur ka filluar bota njerëzore në Europë.
            Edhe pse shqiptarët për shekuj me radhë kanë kaluar nga një pushtim tek një tjetër, ai i bërë nga serbët padyshim ka qenë dhe mbetet më i pamëshirshmi dhe çnjerëzori. Serbia nuk u la doktrina e plane pa përdorur e deri edhe tek pastrimi etnik për të mbajtur nën pushtim territorin e Kosovës, por të gjitha dështuan përballë krenarisë, dinjitetit dhe vendosmërisë së shqiptarëve për tu mos asimiluar dhe dorëzuar. Lufta e fundit që daton me vitin 1998 ishte padyshim një ndër momente më heroike dhe më të vështira për shqiptarët e Kosovës.  Fshatra dhe qytete u dogjën, qindra e mijëra njerëz u dëbuan nga vatrat e tyre, qindra vajza e gra u përdhunuan nga forcat militare dhe paramilitare serbe, qindra civil u masakruan.
            Edhe pse ndodhën të gjitha këto, shqiptarët e Kosovës të vendosur, të bindur në drejtësinë e tyre dhe të guximshëm për të ardhmen e tyre nuk u dorëzuan por shpresuan se më në fund lirinë e shumëpritur ndër shekuj e kishin para syve dhe duhet ta gëzonin ashtu si shumë popuj të tjerë të lirë. Në momente decisive shqiptarët kanë pasur gjithmonë një mik të madh një fuqi të madhe që i ka mbështetur në aspiratat e tyre për ekzistencë dhe liri. Pa dyshim miku më i madh i shqiptarëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte pikërisht presidenti Willson që duke përdorur principin e vetëvendosjes i njohti të drejtën për vetëvendosje edhe popullit shqiptar, i cili kishte përjetuar thuajse pesë shekuj robëri nga Perandoria Otomane.
            Pikërisht edhe në luftën e 1998, e cila u kurorëzuar me fitoren morale dhe historike të shqiptarëve të Kosovës , rol vendimtar patën përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tyre i drejtpërdrejt si dhe ai i dhënë përmes NATO-s ishte vendimtar që Kosovarët të fitonin lirinë pas një robërie shekullore, e cila ndër shekuj kalonte nga një agresor tek një tjetër në mënyrë të vazhdueshme dhe të papranueshme.
            Amerika që nga fillimi i historisë sa saj i ka shpallur institucionet e saj demokratike si një shembull për pjesën tjetër të botës. Ajo besonte se përhapja e demokracisë do të siguronte paqen. Mbi këtë parim moral është bazuar gjithmonë politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye ato nuk mund të qëndronin duar kryq përballë mizorive që po bënte makina mizore ushtarake e Milloshevicit në Kosovë. Shtetet e Bashkuara më në krye presidentin Klinton vendosën të ndërhynin për të vendosur paqen dhe për të kthyer tek shqiptarët e Kosovës lirinë e mohuar ndër shekuj.  
            Menjëherë pas mbarimit të Luftës I, kriteret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vetë presidentit Willson për rendin botëror ishin demokracia, sigurimi kolektiv dhe vetëvendosja. Këto kritere ose parime nuk kanë ndryshuar për asnjë moment për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 Falë këtyre kritereve të Politikës së Jashtme Amerikane përfituan lirinë shuam popuj të vegjël, por të lashtë, të cilët ishin kolonizuar padrejtësisht nga fuqitë e mëdha europiane. Nëse ne sot jemi në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, kjo është sigurisht falë qëndresës tonë heroike kombëtar dhe falë mbështetjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bazuar në principin e vetëvendosjes.
            Marrëdhënia e Serbisë mbi Kosovën ka qenë një marrëdhënie arbitrare e bazuar mbi pushtimin dhe represionin. Megjithatë koha dëshmoi se një politikë e tillë edhe pse ishte çnjerëzore nuk ka dhënë rezultate asimilimi. Serbia është përpjekur me çdo mjet të pranueshëm ose jo t’i asimilojë shqiptarët autokton të Kosovës, por nuk ja ka dalë kurrë. Shqiptarët e Kosovës kanë treguar se janë një popull legjendar, që nuk mund të mposhten nga askush. Rasti i shqiptarëve të Kosovës ndoshta është unikal në botë, të cilët kanë qëndruar për më shumë se 600 nën pushtim dhe represion, por që nuk kanë humbur asnjë vlerë të identitetit të tyre kombëtar.
            Ato nuk e kanë harruar gjuhën e tyre shqipe, nuk kanë harruar zakonet dhe traditat shqiptare, nuk kanë harruar simbolet kombëtare dhe mbi të gjitha nuk kanë harruar dëshirën për tu bashkuar një ditë me vëllezërit e tjerë shqiptarë.  Edhe pse Serbët dhe Serbia janë përpjekur me terror dhe dhunë ta mposhtin popullin shqiptar në Kosovë, nuk e kanë arritur asnjëherë. Rezistenca e shqiptarëve për liri bëhej akoma edhe më e fortë. Pra, në kuptimin e vërtetë Serbia kurrë nuk e ka pasur Kosovën, por thjeshtë ka gënjyer vetën sikur e ka.
            Pak ditë më parë bëra një udhëtim me makinë nga Prizreni në Gjakovë dhe nga Gjakova në Pejë. Para syve më doli një mrekulli natyrore, një fushë e pafundme që ishte e begatë dhe prodhonte çdo gjë. Këtij peizazhi të bukur natyror nuk i mungonte as ai njerëzore, me fshatra të bukur të cilët ngjanin me qyteza të bukura perëndimore. Fantastik ishte edhe lum Drini i Bardh, i cili i qetës dhe i sigurt lundronte si një piton i madh në këtë luginë të mrekullueshme për tu bashkuar më vonë vëllaun e tij Drinin e Zi.  Bashkimi i këtyre dy lumenjve është dëshmia se bashkimi i shqiptarëve është i natyrshëm dhe i sigurt. Zoti krijoi shqiptarët e bashkuar dhe bashkoi edhe dy Drinat për t'i begatuar.
            Rrugës flitej vetëm shqip dhe kudo valonte vetëm flamuri i Skënderbeut, flamuri ynë kombëtar me shqiponjën dykrenare. Nuk valonte as ai që quhet flamuri shtetëror i Kosovës. Ky është një fakt më shumë, se Shqiptarët e Kosovës nuk duan të quhen dhe të konsiderohen kosovar, por shqiptar autokton që jetojnë në tokën e të parëve.
            Është një çmenduri personale për Serbinë që mendon pas gjithçkaje që ka ndodhur, duke përfshirë edhe luftën e vitit 1998 se nuk e ka humbur Kosovën. Ata janë të bindur se Kosovën nuk e kanë pasur asnjëherë, por thjeshtë e ka shfrytëzuar dhe kanë shtypur për aq kohë sa kanë pasur mundësi. Sot në Kosovë nuk ekziston asnjë identitet serb, përveç disa kishave të ndërtuar qëllimisht dhe disa fshatrave serb që janë njëlloj më atë të kolonëve izraliane në Palestinë. Një fshat serb i ngjashëm është ai mes Gjakovës dhe Pejës, i cili kuptohet menjëherë se është i kolonial dhe që nuk ka lidhje as natyrale e as identitare me zonën.
            Edhe nëse në te kaluarën ka pasur shpresë që Serbia mund të vazhdonte ta mbante të robëruar Kosovën dhe popullin e saj autokton. Sot kjo shpresë është totalisht e vdekur. Të rinjtë e Kosovës nuk mësojnë më në mënyrë të detyruar as fjalë serbisht dhe as nuk janë të interesuar ta bëjnë siç e bënin prindërit e tyre në të kaluarën.
Ato flasin e mësojnë gjuhën e tyre shqipen. Në shumë fshatra, edhe emërtime që janë shkruar në serbisht nuk ekzistojnë më, sepse janë fshi nga vetë banorët. Pra, sot nuk ka asnjë grimce serbe ose serbizimi në Kosovë. Serbia u përpoq me çdo kush të mbajë të robëruar shqiptarët dhe nuk ja doli dot, sepse në të kaluarën nuk ja kanë dalë edhe perandoritë e mëdha botërore si ajo Romake e Otomane. Serbët duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara dhe historia. Kurrë një popull nuk mbahet dot përjetë në robëri. Serbia duhet të pranoi realitetin, se Kosovën kurrë nuk  e ka pasur, nuk e ka dhe nuk do ta ketë. Serbët duhet të jetojnë në paqe duke respektuar edhe popullin shqiptar. Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë Serbia si dhe të heq dorë nga aventurat e dëmshme për paqen. 

Saturday, January 21, 2012

Spektakël fatkeqësie

 Alban Daci

Që kur kam filluar të rritem dhe të kem vetëdije në këtë vend, kam parë gjithmonë që nëse ka ndonjë gjë që përsëritet, ajo është “Spektakli i fatkeqësive”. Çdo të thotë kjo? Shqipëria për fat të keq njeh e prek në mënyrë të përsëritur një fenomen sa të turpshëm aq edhe të papranueshëm, i cili është përdorimi i fatkeqësisë një si spektakël për të ngjallur mëshirë, për të përhapur keqardhje, për të prezantuar zi. Në këtë vend edhe pse gjeografikisht mund të quhet i vogël, kanë ndodhur aq shumë gjëra (sigurisht negative) sa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që për nga popullsia dhe sipërfaqja janë shumëfishi ynë do të na kishin zili (për keq e kam fjalën). 21 janari dhe të tjerët e ngjashëm që kanë ndodhur në këtë vend janë një fatkeqësi për qytetarët dhe një faqe e zezë për politikën. Më 21 janar humbën jetën katër persona, të cilët kishin shumë halle e probleme ashtu si edhe pjesa tjetër e popullsisë që kanë të bëjnë me papunësinë, varfërinë, mungesën e drejtësisë, nëpërkëmbjen dhe shpërfilljen njerëzore. Këto katër persona, të cilët nuk do i cilësoja heronj të demokracisë, por viktima të një politike të papërgjegjshme, humbën jetën duke luftuar (thjeshtë luftuar) në një betejë, ku nuk dihej kush ishte armiku e kush ishte miku. Pra, ata humbën jetën në situatë kaosi të vërtetë, thjeshtë pse u ndodhën ne vendin dhe në kohën e gabuar. Këta katër vdekje të padrejta, u bënë objekt zhgënjimi për një palë dhe objekt akuzash për palën tjetër. Politika, i përdori vdekjet e katër qytetarëve të thjeshtë dhe hallexhi për të bërë politikë, e cila nënkupton konkurrencën për pushtet dhe luftë për prestigj. Tek sa po ndiqja përkujtimin e tyre sot, po mendoja sa hipokrizi ka në të këtë vend, kur bëhet fjalë për qytetar të varfër, të thjeshtë dhe të pambrojtur. Dita e sotme mu duk si një garë për t’i pronësuar këta katër viktima të pafajshme për të marrë sukses politik. Sot u bë përkujtimi i këtyre katër personave, të cilët padrejtësisht humbën jetën, në një betejë për pushtet të organizuar nga klasa politike. Opozita, thotë me krenari dhe përpiqet ta dëshmojë po me krenari se “katër të vdekurit” e 21 janarit ishin në radhët e mia, dhe ato u flijuan, sepse ishin të shtypur dhe të nëpërkëmbur nga forcat politike që përbëjnë mazhorancën dhe drejtojnë institucionet më të larta shtetërore. Pozita edhe pse nuk është shprehur, ndoshta nën heshtja mendon se këta katër qytetarë të gjerë, ishin një kërcënim për pushtetin e tyre. Ajo që më të vërtetë më bëri të krijoi keqardhje të madhe dhe në të njëjtën kohë një përbuzje të madhe për klasën politike shqiptare (pa bërë asnjë dallim) ishte momenti kur po ndiqja nga televizori këtë spektakël fatkeqësie dhe diku ne mesin e turmës pashë një nënë shqiptare, e cila qante dhe ulërinte se kishte humbur fëmijën e saj të dashur. Edhe pse ndoshta njëra forcë politike mund të mendoj se ka përfituar nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe e turpshme dhe ndoshta forca tjetër politike është e bindur se ka humbur, ato që vërtetë kanë humbur me ngjarjet e 21 janarit janë qytetarët shqiptarët, të cilët në atë ditë jo vetëm u ndjenë të pambrojtur dhe të përdorur nga politika, por kuptuan se politika po të dojë u bën gjëmën, ashtu siç u ka bërë gjatë këtyre 20 viteve. Sot ishte një ditë zie, për qytetarët dhe një ditë turpi për politikën shqiptare, një ditë dhimbje për qytetarët dhe një ditë hipokrizie për politikanët. Sot ishte një ditë dëshpërimi për qytetarët dhe një ditë ‘spektakli’ për politikën. Sot ishte një ditë dhimbje për familjarët e viktimave dhe një ditë ndoshta reflektimi për të gjithë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi që çdo ditë përballen me papërgjegjësi dhe nëpërkëmbje të klasës politike. Sot mes qytetarëve kishte komente të ndryshme, të cilët nuk largoheshin dot nga emocionet e militancës politike qorre. Ndoshta, njëherë në 20 vjet duhet të mendojmë për veten dhe të mos shqetësohemi më për klasën politike që me papërgjegjësinë e saj na ka bërë të humbim shanset dhe takimet me historinë si dhe të jemi në një mënyrë apo tjetër, spektakël dhimbje dhe fatkeqësie. Sot, edhe pse kanë kaluar plot 20 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit, shqiptarët dhe Shqipëria në sytë e Botës vazhdojnë të jenë “spektakël” dhimbje, dëshpërimi dhe zije. Një ditë si kjo e sotmja, në vend që të gjithë të heshtim dhe të reflektojmë me fatin dhe të ardhmen tonë, ne preokupohemi për fjalimet dhe mendimet e shprehura nga forcat politike. Ajo që më shqetëson mua dhe më bën të reflektoj thellë është fakti se car do të bëhet me këtë vend, i cili në mënyrë të përsëritur dhe ndoshta të pashpjeguar nuk i shmanget dot vdekjes dhe fatalitetit qytetar.

Sunday, January 15, 2012

All along the wall to collapse

Alban Daci


In a globalized world and ever more open, where borders have no value virtual and physical, we, the Albanians, we are the only ones in the middle of Liberty with a large wall that separates us from one another . We came at this time, the brothers, the abatre this wall of abatre forever. The latest events in Kosoéévo convinced me that the abatement of this wall is the only resolution. Therefore, all mass Albania, peacefully, we go to Kosovo.Les Customs (control points) that are among us not only give us alergies but it also reflects a secular injustice to our people . therefore, we hold that as the Germans of the West, we move in mass, in a short period of time, the points of the border between Albania and Kosovo. No one has no reason to prohibit `s enter our country, Kosovo. Therefore, we hold that as the Germans of the West, that `we move en masse in a period of time the Court points to the border between Albania and Kosovo. If we do not do that as people, no one will. I feel that it was time that the union is done! The Union is a natural law and international, because it `s press our will is strong and iron as our history. Do not go to Kosovo to protest, but to testify that it is our country and here we are our brothers!

Ensemble pour abatre ce mur….

Alban Daci 


 Dans une monde mondialisée et toujours plus ouverte, où les frontières n'ont ni de valeur virtuelle et physique, nous, les albanais, nous sommes les seuls dans ce milieu de Liberté qui ont un grand mur qui nous separe l'un d'autre. On est venu le moment, les frères, de l'abatre ce mur, de l'abatre pour toujours. Les dernieres eveniments au Kosoéévo m'ont convaincu que l'abatement de ce mur c'est la seule résolution. C'est pourquoi, tous en masse de L'Albanie, pacifiquement, on passe au Kosovo.Les douanes (les points du contrôle) qui sont entre nous non seulement nous donnent de l'alergie mais on temoigne aussi une injustice seculaire envers notre peuple.C'est pourquoi, qu'on nous organisons comme les allemands d'Occident, qu'on passe en masse, dans une période courte de temps, les points de la frontière entre l'Albanie et Kosovo. Personne n`a pas raison de nous interdire d`entrer dans notre pays, au Kosovo. C'est pourquoi, qu'on nous organisons comme les allemands d'Occident, qu`on passe en masse dans une période de temps Cour les points de la frontière entre l'Albanie et au Kosovo. Si on ne fait pas ça comme gens, personne ne le ferai. J'ai l'impression qu'il est venu le moment que cet union se fasse ! L'Union est un droit naturel et international, parce qu'il s`appuie sur notre volonte qui est fort et en fer comme notre histoire. Il ne faut pas aller au Kosovo pour contestataire, mais pour temoigner qu'il est notre pays et là on se trouve nos frères !

Saturday, January 14, 2012

Të gjithë së bashku ta shembim atë mur...


Të gjithë së  bashku ta shembim atë mur...

Alban Daci

Në një botë të globalizuar dhe gjithnjë e më të hapur, ku kufijtë nuk kanë më as vlerë virtuale dhe as fizike, ne Shqiptarët ndoshta jemi të vetmit në këtë mjedis Lirie që kemi një mur të madh që na ndan ndërveti.
Ka ardhur momenti vëllezër që atë mur ta shembim njëherë e përgjithmonë. Ngjarjet e fundit në Kosovë me binden që shembja e atij muri është e vetmja zgjidhje. Prandaj, të gjithë masivisht nga Shqipëria në mënyrë krejt paqësore të kalojmë në Kosovë.
Doganat  (pikat e kontrollit) që ekzistojnë ndërveti jo vetëm na japin alergji, por dëshmojnë edhe një padrejtësi shekullore të popullit tonë. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë për të hyrë në vendin tonë, Kosovën.
Prandaj, le të organizohemi ashtu siç bënë Gjermanë Perëndimorët, të kalojmë masivisht dhe brenda një periudhe të shkurtër pikat e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Po nuk e bëmë ne si popull askush tjetër nuk ka për ta bërë.
Me duket se ka ardhur momenti që ky Bashkim të ndodh.
 Bashkimi është e drejtë natyrale dhe ndërkombëtare, sepse mbështet mbi vullnetin tonë, i cili është i fortë dhe i hekurt ashtu si historia jonë.
Ne nuk duhet te shkojmë në Kosove për të bërë protesta, por për të dëshmuar se ai është vendi ynë dhe se aty janë vëllezërit tanë.

Friday, January 13, 2012

Bllokim dhe reagim apo tolerancë dhe diskriminim


Alban Daci


Bllokimi apo jo i rrugëve në Kosovë për të mos lënë hyrjen e mallrave serbe, sepse nuk respektohet reciprociteti është një e drejtë e çdo qytetari kosovar, që mbështetet tek e Drejta Ndërkombëtare dhe tek e Drejta Komunitare që sanksionojnë barazinë e shteteve dhe barazinë e qenieve njerëzore, pavarësisht nëse i përkasin një shteti të madhe dhe të fuqishëm, apo një shteti te vogël dhe të varfër.
Megjithatë, nëse sot, kemi arritur në këto aksione, ky është një dështim i autoriteteve ndërkombëtare që e lejojnë akoma sot Serbinë të pretendojë dhe të tallet me Kosovën si dhe me politikën kosovare, e cila me vallëzimet e veta nuk po mban një linjë të duhur dhe të palëkundur.
Përsa kohë Serbia do të vazhdojë të influencojë dhe të cenojë popullin shqiptaret (autokton) në Kosovë, kjo lojë here me paqe të rreme dhe herë me kërcime serioze do të jetë e vazhdueshme dhe e bezdisshme.
Tolerimi i Hitlerit çojë në nisjen e  Luftës II Botërore, tolerimi i Milleshevicit çojë në përfshirjen e Rajonit në luftë dhe në masakrimin e qindra civilëve, me tolerimin e një Serbie të sotme, si ne Shqiptaret ashtu edhe Evropianët mund ta paguajmë shtrenjtë nesër.
Politika shqiptare dhe sidomos ajo kosovare ka tentuar të bëj një krahasim me 21 janarin e zi shqiptar të vitit të kaluar dhe me mundësinë e përsëritjes së tij në Kosovë. Mendoj, se nuk ka asnjë vend për një krahasim të tillë. 21 janari i zi i ndodhur në Tiranë në vitin e kaluar ishte si pasojë e një politike të papërgjegjshme dhe egoiste shqiptare. Ndërsa, mos respektimi i reciprocitetit nga ana e Serbisë, jo vetëm që cenon barazinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës, por edhe ekonominë e saj, e cila si çdo ekonomi tjetër botërore funksionon duke u bazuar mbi eksportet dhe importet.
Në rastin e 21 janarit shqiptar kemi të bëjmë me një politikë të brendshme të papërgjegjshme, e cila në saj të pushtetit vetjak është e gatshme të bëjë gjithçka edhe kundër interesave të përgjithshme të qytetarëve të saj.  Po të krahasojmë ngjarjet e 21 me diçka konkrete, kjo do të ishte: një ujk i uritur që kërkon të hajë gjithçka që del përpara dhe një qen i shëndosh dhe i ngopur, që kërkon të mbroj vathin nga ujku i uritur. Ujku duke qenë i pangrëne dhe i uritur, humbi dhe u mund nga qeni i shëndosh dhe i ngopur.
Rasti i Kosovës, është një rast i natyrën ndërkombëtare, sepse ka të bëj me marrëdhëniet bilaterale të dy shteteve të pavarura, Kosovës dhe Serbisë. Është më se e qartë, se kur marrëdhëniet mes dy shteteve ashtu si edhe mes dy personave, nëse nuk janë reciproke dhe të sinqerta, ato nuk funksionojë mirë dhe shfaqin probleme.
Marrëdhëniet duhet të jenë të barabarta dhe nëse nuk janë të barabarta, do të thotë se njëra palë shfaqet superiore dhe dikton rregulla dhe tjetra në pozicionin inferior vetëm i zbaton rregullat. Si nga e Drejta Ndërkombëtare ashtu edhe nga Drejta Komunitare në fuqi është i ndaluar diskriminimi mes shteteve dhe personave. Shtetet dhe personat janë të barabartë dhe gëzojnë të drejta të plota, pavarësisht madhësisë, forcës dhe pasurisë. Për këtë arsye, as Kosova dhe as kosovarët nuk mund të diskriminohen as nga Serbia e as nga çdo shtet tjetër që respekton të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Komunitare.
Në këto rrethana pozicioni, ku ndodhen serbët e kosovarët është si: kosovarët dele të urta dhe të pambrojtura dhe serbët, ujqër të uritur dhe të padisiplinuar që hyjnë në vathë e zhvatin delet pa u trazuar nga askush. Delet kosovare janë të pambrojtura, se nuk kanë as të zotë e as qen që t’i mbrojë. Kurse ndërkombëtar që janë në rolin e luanëve, hyjnë e dalin në lojë dhe në situata sipas preferencave dhe faktorëve të kohës.
Mes dy popujve dhe dy shteteve nuk mund të ecet me dy standarde. Çdo do të thotë kjo? Që Tadic të vijë e të livadhis nëpër manastire, sikur ai me të vërtetë është një ortodoks i devotshëm dhe ministri kosovarë të mos hyjë në territorin e Preshevës, cila është e banuar nga shqiptarët. Si serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Preshevës, janë njerëz dhe si të tillë gëzojnë të drejta të barabarta të garantuar nga ligjet njerëzore ndërkombëtare dhe Zoti. Nuk besoj se Zoti don më shumë serbët dhe me pak shqiptarët!
Nëse këto proteste do të bëhen në kufi me Serbinë për të respektuar reciprocitetin, për të ndalur deskriminimin dhe poshtërimin e një populli kundrejt një populli tjetër, jam për reagim dhe bllokim se sa për heshtje dhe poshtërim. Për shkak të një paqeje, nuk mund të ketë mohim të të drejtave. Pa liri nuk ka paqe, dhe paqja bëhet duke respektuar njëri-tjetrin. 

Thursday, January 12, 2012

A jemi të lirë?!


Alban Daci

“Liri” do të thotë të jetosh sipas vendimeve të marra nga koshenca personale. Ato që jetojnë sipas vendimeve të tyre janë të lirë; ato që – pa e ditur, e pa e dashur, ose duke e ditur dhe duke e bërë me qëllim- jetojnë duke pësuar vendimet e personave të tjerë nuk janë të lirë.
Liria totale është thuajse e pamundur në çdo shoqëri, përfshi edhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria totale mund të jetë e mundur vetëm për atë/ata që vullnetarisht jetojnë totalisht të izoluar me personat e tjerë.
Një person që pranon të jetoi me të tjerët, duhet të pranoi edhe vendimet  e tjerëve, duhet të limitoi ndonjëherë edhe vendimet e tij për të mos cenuar ose lënduar të tjerët. Nëse në një ishull jetojnë qoftë edhe dy persona të vetëm në mënyrë të vullnetshme do të ketë edhe mosmarrëveshje mes tyre, sepse jo gjithmonë mund të kenë opinione të njëjta, përderisa  janë dy burime të ndryshme të menduari dhe për këtë arsye e vetmja mënyrë që ata të jetojnë në paqe është që edhe kur nuk duan të pranojnë opinionet e njëri-tjetrit edhe pse ata mund të jenë në kundërshtime të forta.  
Por nëse secili – në një alternim të mirë- pranon vendimet  e tjetrit, kjo do të thotë se të dy limitojnë lirinë e tyre –vullnetarisht- për të mirën e jetës së tyre të përbashkët. Kjo ndodh në shumicën e familjeve, komuniteteve, të qyteteve dhe shoqërisë. Në shoqëri personat pranojnë t’u binden vendimeve të tjerëve vetëm me kushtin që edhe ata duke respektuar alternimin do t’u binden atyre. Por nëse një person ose disa persona u binden gjithmonë dhe pa asnjë kundërshtim dhe alternim vendimeve të tjerëve, do të thotë se këto të parët janë në një situatë nënshtrimi, e cila pa frikë nëse është e vazhdueshme për një kohë relativisht të gjatë mund të kalojë në një fazë akoma edhe me të vështirë dhe të padurueshme, në  atë të rendit skllavo-pronar. Liria absolute e çdo anëtari grupi/komuniteti është e pamundur, edhe në komunitetet më të vogla anarkike.
Që nga origjina pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në grupe si familja, tribuna, shoqëria, në kushtet e lirisë parciale, se në ato të lirisë totale. Megjithatë, jetojnë  në grada të ndryshme të lirisë parciale. Të jetosh nën qeveritarët e zgjedhur do të thotë më shumë liri se të jetosh nën qeveritarët e pazgjedhur. Në rastin e parë edhe pse nuk është liri absolute, e cila nuk ekziston, mund të themi se të paktën gëzojmë të drejtën të zgjedhim se kush do të na përfaqësojë/qeveris. Në një shoqëri, ku çdo qytetarë mund të propozojë, të diskutojë dhe të votojë çdo ligj, do të thotë se ajo shoqëri është afër të përkryerës dhe quhet demokratike. Ndërsa, në një shoqëri, ku pak qytetarë, qeverisin pa marrë parasysh mendimet dhe të drejtat e shumë qytetarëve të tjerë, do të thotë se ajo shoqëri nuk është aspak demokratike. Në këtë shoqëri , qytetarët që përbëjnë shumicën, jo vetëm nuk gëzojnë të drejta, por janë të shtypur.  Në një shoqëri demokratike, minoranca duhet t’i bindet shumicës, dhe shumica jeton sipas vendimeve të saj.  Megjithatë, në shoqëri demokratike, minoranca duhet t’i bindet shumicës, por ajo duhet të ketë të gjithë të drejtat e plotë dhe mjetet që në një të ardhme mund të bëhet shumica.  Vetëm, në këtë rast mund të themi se minoranca nuk është e shtypur.
Një politikë pa politikan – Demokraci e drejtpërdrejtë- lejon një nivel maksimal të lirisë në çdo shoqëri. Megjithatë, ajo nuk është liri absolute, sepse vendimet e shumicës janë të detyrueshme dhe minoranca duhet t’i pranojë. Pra, minoranca nuk është plotësisht e lirë. Megjithatë, nëse minoranca  që gjendet në këtë pozicion për rrethana dhe arsye të caktuar dhe mund të bëhet shumicë, atëherë kjo nuk është e shtypur.  Një minorancë që nuk mund të bëhet shumicë, sepse rregullat ose ligjet e ndalojnë një gjë të tillë – ose e limitojnë të drejtës e saj- është pikërisht e shtypur.  Ajo, nuk është e shtypur, vetëm në rastin, kur ajo mund të shpreh e të publikoi mendimet, opinionet për t’u bërë shumicë.
Çdo shoqëri që praktikon Demokracinë e drejtpërdrejt, u lejon minorancave mundësinë për të promovuar opinionet dhe të drejtat. Kjo stimulon debatin publik mbi politikat, rrit sensin e përgjegjësisë të njerëzve dhe do të rriste cilësinë e jetës jo vetëm në atë shoqëri, por në çdo shoqëri të ngjashme. Demokracia e drejtpërdrejt, duke rritur pjesëmarrjen e çdo qytetari në vendimet politike, bën të mundur që njerëzit të kalojnë indiferencën, dhe ndjenjën e dobësisë përballë probleme kolektive. 

Saturday, January 7, 2012

Presidenti duhet të zgjidhet nga Populli


Alban Daci

Për ne, shqiptarët, tek sa ndjekim me vëmendje ngjarje të tilla të personifikuar me njerëz të mëdhenj, thellë na duket një iluzion i largët që nuk mund të ngroh edhe zemrat tona me shpresë dhe me ëndrra. Sytë tanë nuk janë mësuar të shikojnë njerëz si Obama, Kennedy, Clinton, Lincoln, Roosevelt apo shumë të tjerë që të na drejtojnë në momentet më të vështira për të na larguar nga kriza dhe për ta na çuar drejt rrugës së zhvillimit.
Shpresa dhe krenaria e merituar duken se janë akoma të largëta nga horizonte tona, sepse akoma figura më e lartë e Shtetit, Presidenti i Republikës, nuk zgjidhet drejtpërdrejt me votat tona, por nga pazaret e politikës, që mjaftojnë të kenë të garantuar mazhorancën parlamentare dhe një ditë mund të bëjnë, President, ndonjë figurë që jo vetëm nuk ka cilësi të forta për të justifikuar një rol të tillë, por që ndoshta mund të jetë thjeshtë një kukull që nuk përfaqëson vetën dhe jo më interesin tonë kombëtar, ashtu siç ndoshta mund të ketë ndodhur më parë.
Disa vende të Evropës Juglindore që kanë pasur të njëjtën eksperiencë diktatoriale komuniste si e jona, kanë menduar dhe kanë vendosur si shprehje më të lartë të demokracisë në vend, që zgjedhja e figurës së shtetit të jetë në dorën e vetë qytetarëve.
Mendoj se nëse edhe neve shqiptarëve do të na ishte lënë një e drejtë e tillë e merituar, jam i bindur se disa presidentët që pazaret e politikës na i kanë bërë peshqesh nuk do të kishin arritur të garantonin konsensusin popullor, për të marr një detyrë kaq të lartë kushtetuese.
Mendoj, se edhe populli shqiptar ka të drejtën e tij të përjetojë të njëjtat emocione si ato popullit amerikan duke i dhënë besimin kandidatit që personifikon ëndrrat e të gjithëve dhe që punon për të gjithë.
Sot shqiptarët, më shumë se kurdoherë më parë kanë nevojë për një President të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Pas 100 pavarësi dhe pas një 20 vitesh tranzicion mes te kaluarës dhe të ardhmes, ka ardhur moment që vullneti i popullit jo vetëm të dëgjohet, por edhe të jetë vendimmarrës për fatet e veta.
Shqipëria dhe shqiptarët janë përballë sfidave të mëdha që kanë të bëjnë më situatën e brendshme politike, ekonomike, me procesin e integrimit në BE si dhe me ngjarjet e proceset që po kalon Rajoni. Për këtë arsye, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë dhe duhet të kenë një figurë të përbashkët dhe gjithëpërfshirës siç duhet të jetë ajo e kryetarit të Shtetit.
Zgjedhja e kryetarit të Shtetit nga Populli (të kushtëzuar vetëm në dy mandate) jo vetëm do të forconte dhe shëndoshte demokracinë shqiptare, por do të plotësonte shprehjen e famshme “Pushteti vjen nga populli dhe i takon populli”.  Është e drejtë e Popullit të zgjedh udhëheqësin e saj. Ka thuajse një shekull që kjo e drejtë i është mohuar Popullit shqiptar. Shqiptarët prej më shumë se një shekull janë drejtuar dhe udhëhequr nga persona për të cilët nuk kanë shprehur vullnetin e tyre.