Monday, July 25, 2011

Duhet të mendojmë ndryshe


Dr. Alba Daci

Shumë gjëra në Shqipëri nuk shkojnë ashtu si duhet, duke u nisur që nga mënyra e të menduarit dhe të bërit politik deri tek mënyra e të jetuarit. Megjithatë, ajo që më shumë më shqetëson dhe që ndoshta është më e vështirë të ndryshojë është mënyra se si mendojnë shqiptarët dhe si i shohin ata gjërat. Në Shqipëri është krejt normale nëse jep para për të zënë një vend punë; nëse merr një diplomë universitare pa frekuentuar qoftë edhe një ditë leksionet, pa mësuar edhe një faqe; në Shqipëri është normale nëse jep para në dorë mjekut për t’u kuruar; në Shqipëri është krejt normale nëse politikanët çdo ditë e më shumë vetëm pasurohen dhe qytetarët e thjeshtë diskutojnë bukën e gojës; në Shqipëri është krejt normale nëse faturat e energjisë elektrike janë të çmendura për nga shuma që duhet të paguhet në raport me atë që është konsumuar; në Shqipëri është krejt normale që politika të bëj ç’të dojë me jetën e qytetarëve dhe këta të fundit të mos reagojnë; në Shqipëri është krejt normale nëse të drejtat të shkelen dhe nuk ke mundësi të mbrohesh; në Shqipëri është krejt normale nëse je militant politik dhe në të njëjtën kohë injorant në profesion, të bësh një karrierë të mrekullueshme; në Shqipëri është krejt normale që politika të merret me çdo gjë, por jo me hallet dhe problemet e njerëzve të thjeshtë; në Shqipëri është krejt normale që edhe pse je i shkolluar me rezultate të shkëlqyera të Perëndim, të mbetesh pa punë, vetëm për faktin se nuk je pjese e sistemit.
Disa ditë më parë Pandeli Majko dha një intervistë të gjatë për një të përditshme shqiptare brenda të cilës ishte përpjekur me shpjeguar situatën politike në vend. Ndër të tjera ai thoshte, se njerëzit e kanë humbur besimin tek politika. Kjo është e vërtetë dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë. Në 20 vitet e fundit politika shqiptare, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse se i ka trajtuar qytetarët si numër votash. Gjithashtu, Majko nënvizonte edhe për fenomenin e blerjes së votës nëpër fshatra. Ajo që viret re është fakti, se politika shqiptare jo vetëm nuk bën asgjë konkrete për të përmisuar jetën e qytetarëve, i cili duhet të jetë dhe misioni kryesor i saj, por përdor situatën e tyre të vështirë në formën e shantazhit për të përfituar një votë më shumë. Politika shfrytëzon “injorancën politike” të qytetarëve dhe mbi të gjitha situatën e vështirë ekonomike. Shume herë politika bën presion mbi qytetarin e thjeshtë për t’i marr votën pa i afruar asnjë alternativë konkrete për të ardhmen.
Jo rrallë herë vota i blihet qytetarit, për faktin e thjeshtë, se politika i premton atij një vend punë. Në të vërtetë vendi i punës atij duhet t’i sigurohet pavarësisht votës ose bindjeve politike që ai ka që duhet t’i shpreh lirshëm pa u ndëshkuar, sepse pretendojmë se jemi vend demokratik, ku secili mund të mendojë lirshëm dhe në të njëjtën kohë mund të shprehet lirshëm. Sot, për ta mbajtur vendin e punës, është çështje jo eksperience ose profesionalizmi, por është çështje e mirëfilltë politike.
Vendi i punës varet nga numri i votave që ke arritur të sigurosh në zgjedhjet e fundit dhe nga fakti nëse vota që ti ke siguruar janë për subjektin politik që merr statusin e Pozitës. Nëse ti me angazhimin tënd nuk ke arritur të sigurosh aq vota sa i ke premtuar “shefit”, e humb automatikisht atë dhe në të njëjtën kohë ndjehesh edhe i poshtëruar nga klasa politike që të rrethon, sepse sipas mendimit të përgjithshëm ti nuk di të bësh politikë.
Të bësh politikë, do të thotë të paraqesësh vizione dhe të kesh një ndjesë të madhe kolektiviteti. Votat duhet t’i fitosh nëse arrin me artin tënd korrekt politik t’i bindësh qytetarët se je një alternativë e besueshme dhe se në qendër të aksioneve do të kesh pikërisht jetën dhe të ardhmen e tyre.
Në Shqipëri, është ndryshe, sepse vota e qytetarit fitohet mbi bazën e shantazhit, sepse atij i jepet vetëm një alternative: o me ne, ose në kundërt je kundër nesh dhe merr statusin e armikut. Politika shqiptare është shumë larg qytetarit dhe botës së tij. Politika dhe qytetari janë dy botë krejt të ndryshme që rrinë larg njëra-tjetrës. Në Shqipëri ka qytetarë të varfër, por kurrë nuk ka politikanë të varfër; ka qytetarë të ndershëm, ndërsa është e vështirë të gjesh politikanë të thjeshtë; ka qytetarë të pa mbrojtur, por është e vështirë të gjesh politikan të tillë. Politikanët vetëm pasurohen dhe sistemojnë farefisin në të gjitha instancat shtetërore, ndërsa qytetarët e ndershëm dhe të talentuar, por pa mbështetje, sillen rrugëve në kërkim të të ardhmes të pasigurt.
Shqipëria është një vend, ku ulëritët shumë, bërtitet shumë, por asnjëherë një gjë e tillë nuk ndodh për të mbrojtur interesat e qytetarit, por thjeshtë për beteja të mirëfillta politike, për pushtet politik. Në 20 vitet e fundit kam vënë re thuajse gjithmonë që janë qytetarët që bërtas in në “tym” për politikanët dhe pushtetin e tyre. Nuk kam gjetur qoftë edhe një rast të vetëm, ku politika shqiptare të ketë ngritur zërin për qytetarin. Në Parlamentin shqiptar, i cili në të vërtetë duhet të jetë tempulli i demokracisë, ku duhet të jehoj zëri i qytetarëve, ka deputet që nuk u është dëgjuar zëri asnjëherë. Aty, ka persona të cilët statusin e deputetit e kanë jo për faktin, se me të vërtetë kanë pasion bërjen e politikës ose kanë dëshirën e madhe për të bërë vepra të mëdha humanitare, por thjeshtë për të mbrojtur interesat e tyre. Pra, jo rrallë herë ndodh në Shqipëri, që dikush edhe pse ka një injorancë të mirëfilltë, të bëhet deputetet, thjeshtë për të pasur edhe një çik “tangërllik politik”. Pra, të bëhesh deputetin tashmë është një lloj mode: “I kam të gjitha përse të mos jem edhe deputet”!
Regjimet totalitare kishin ushtritë e tyre personale, të cilat ishin të doktrinuara aq shumë sa ishin të gatshme të flijoheshin. Për shembull në Italinë fashiste ishin “kamishat e zeza” dhe në Gjermani ishin “SS”. Ndërsa në Shqipëri, secila forcë politike ka ushtrinë e saj të militantëve, të cilët janë të gatshëm edhe të flijohen edhe pa e ditur përse, nëse Partia ua kërkon një gjë të tillë. Pas, hijes së politikanëve, pronarët e vendit tonë , janë militantët partiak, të cilët janë në gjendje të bëjnë gjithçka dhe të kenë në dorë çdo gjë. Një militant i zotë, i besueshëm dhe i vendosur vlen në Shqipëri sa 100 qytetarë, sepse ai në çdo fushatë elektorale arrin të siguroi mbi bazën e shantazhin të paktën 100 vota. Një militant në Shqipëri, vlen sa shumë diploma, master dhe doktoratura, sepse ai për shkak të militancë së tij qorre arrin në pak kohë të kap majat e karrierës, të jetë zot i gjithçka dhe të mos ketë përgjegjësi për asgjë. 300 militantë në Shqipëri janë si 300 spartanët, sepse janë në gjendje të përmbysin një regjim ose ta mbajnë atë. Janë në gjendje ta bëjnë Shqipërinë nëse politika ua kërkon, ose ta shkatërrojnë nëse përsëri politika ua kërkon një gjë të tillë.
Është pikërisht kjo ushtri militantësh, të paaftësh që më në krye klasën politike po e pengojnë Shqipërinë të shkoi përpara. Ata, janë kundër çdo lloj reforme që bëhet në vend duke përmbushur standardet europiane. Ata, janë kundër çdo reformimi administrativ mbi bazën e meritokracisë, se atëherë automakisht ato do të ndjeheshin të përjashtuar. Prandaj, pavarësisht nëse është e Majta ose e Djathta në pushtet, për sa kohë do të ketë një lidhje trekëndore politikan-militant-votë, që përkthehet në politikan-paaftësi-pushtet, zor se do bëhet jo vetëm kjo reformë, por edhe reforma të tjera që janë të rëndësishme për modernizimin e vendit. Përsa kohë do të jetë kjo lidhje trekëndore, zor se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Të këqijat e Shqipërisë vijnë pikërisht nga kjo lidhje trekëndore dhe nga forma e të menduarit me të cilën saldohet kjo lidhje.

Friday, July 22, 2011

Plani Marshall dhe Europa


Dr. Alban Daci

Europianët u bindën të moderonin kërkesat e tyre dhe të prezantojnë një raport të konsideruar të përkohshëm, ashtu siç i kishte sugjeruar Kennan. Me datë 22 shtator teksti i rishqyrtuar nga CEEC, me një kërkesë pre 22 milion $ u firmos nga ministrat e jashtëm europian, dhe i nënshtruar në një votim të kujdesshëm të SHBA.
Presidenti Truman i kërkon Kongresit më datë 12 nëntor, të autorizojë dhënien e fondeve për ndihmë për një periudhë të shkurtër kohore: me datë 15 dhjetor përcaktohet fondi prej 522 milion $ për Italinë, Francën, Austrinë. Ndërsa përsa i përket programit të rindërtimit për një periudhë të gjatë kohe, duhet të kalonin akoma disa muaj me analiza dhe reciprocitet të hekurt mes presidencës dhe kongresit që të merrte më në fund formë në pranverën e vitit 1948[1].
Problemi kryesore ishte të përcaktohej një masë e drejtë me ndihma dhe të mbahej një garanci me kontrolle, por nuk vihet kurrë seriozisht në diskutim thelbi saj: për SHBA kishte të bënte me “interes vital, humanitar, strategjik e politik, për të ndihmuar vendet pjesëmarrëse për të realizuar rindërtimin ekonomik”.[2]
Falë senatorit republikan Arthur H. Vandenberg, shef i Komisionit të Jashtëm, Opozita nuk vendos shkopin mes rrotave: i vetmi çmim që administrata e Truman duhet të paguante ishte se Economic Cooperation Administration (ECA), enti i ngarkuar për të administruar ndihmën, nuk duhet t’i nënshtrohej Departamentit të Shtetit, por drejtpërdrejt Presidentin dhe Senatit. Me 3 prill 1948, pas një procesi që zgjati një vit, Truman firmosi ligjin më të cilin organizohej në mënyrë përfundimtare European Recovery Program, program katër vjecare i ndihmave për Europën.
Kongresi i zvogëlon fondet duke i ndarë në 17 miliard $; shuma efektive e administruar nga ECA ishte 12 miliard $. Siç nënvizon Spanier, SHBA shpenzuan një shifër inferiore në krahasim me atë për konsumimin e pijeve në të njëjtin hark kohor[3]. Në krye të ECA, me seli në Uashington, u emëruar Paul G. Hoffman, kryetar i Studebaker Corporation, ndërsa William A. Harriman u ngarkuar me detyrën për të drejtuar delegacionin e agjencisë në Europë.
Që nga prilli i 1948, Kennan e gjykon të ashtuquajturin “Plani Marshall” një sukses. Vuajtja e tij për procesin e gjatë të programit dhe mos vuajtje për rezistencat e kongresit janë të ilustruara mirë në një deklaratë të tij, si pasojë e kërkesës së një senatori që dëshironte të dinte sa do t’u kushtonte SHBA-ve në dollar dhe cent, pra në mënyrë të detajuar nëse nuk aplikonin programin për rindërtimin e Europës. Për Kennan:
I ishte sugjeruar që duhet të bëhej një përllogaritje në dollarë dhe cent të humbjes që SHBA mund të pësonin nëse nuk do të ishte European Recovery Program dhe nëse do të lejohej që ngjarjet në Europë të rrjedhin në rrugën e tyre. Mund vetëm të urojmë që problemet e politikës tonë të jashtme në këtë pikë të jenë të një natyre të tillë që dimensionet e saj mund te jenë të matura kaq thjeshtë: në dollar dhe cent. Në realitet, problemet që kanë të bëjnë me ndihmën e Europës duhet të shkojnë përtej vlerës monetare. Është një nevojë ekonomike shumë reale brenda asaj që jemi duke kërkuar të bëjmë; por kuptimi i çdo aksioni që do të ndërmarrim do të jetë politik dhe sociologjik. Dhe në të kundërt, nëse nuk arrijmë të ndërmarrim ndonjë aksion, humbja me e madhe për këtë vend do të jetë në vlera që nuk mund të llogariten nga asnjë standard preciz. Nuk jetojmë në një boshllëk, por në një botë me shtete. E ardhmja jonë si nacion është në mënyrë të theksuar e pavarur nga modeli i marrëdhënieve tona me botën që na rrethon. Kur flasim për të ndihmuar Europën, nuk është vetëm e ardhmja e Europës që po përballojmë. Nuk ka të bëj me faktin për të marr ose për të lënë. Është e ardhmja jonë, jo më pak ajo e Europës, për të cilën ne po flasim. [...] një Europë e braktisur nga vetë ne në këtë pikë të lojës do të ishte pak diferente, dhe jo më e mirë nga pikëvështrimi i interesave të SHBA, të Europës që do të kishte dalë nga fitorja gjermane në luftën e fundit. Nuk do të jetë më pak armiqësore për ne në një periudhë të gjatë kohe se sa ajo që të ishte “Rendi i Ri” europian i ëndrrave të Hitler. Për ne të japim dorëheqjen nga zhvillimi i një Europe me këtë tip do të jetë sikur me braktisur kauzën për të cilën kemi luftuar luftën e fundit në Europë dhe të njohim se të tjerët, dhe jo ne, ishin fituesit[4].
Plani Marshall futi një armë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare: futjen masive të ndihmës ekonomike për të arritur objektiva politik. Ajo u lëshua si shprehja e parë, konkrete dhe e limituar, të “përmbajtjes”, brenda iniciativës së re strategjike të SHBA për të rivendosur një ekuilibër të ri fuqie në Europë. Është e nevojshme të nënvizohet se si nxitimi e gjeneralisimi me të cilën u prezantua, me fjalimin e Marshall në Harvard, një propozim i tillë, ashtu edhe pasiguria që binte mbi këtë operacion, për atë që dukej një kosto ekonomike e politike shumë e lartë.
Krerët amerikan vepruan nga shtysa e urgjencës, sepse mendonin që për shumë kohë iniciativat kishin mbetur vetëm në duart e sovjetikëve, por megjithatë duhej edhe një vit kohë që programi i ndihmës të materializohej.
Ndërsa doktrina Truman konsistonte në një apel të qartë për një luftë globale kundër totalitarizmit, kurse plani propozohej për të ndaluar që destabiliteti i Europës perëndimore, i ndodhur nga shkatërrimi i luftës dhe rruga qorre e rimëkëmbjes ekonomike, të favorizonte ekspansionin sovjetik duke krijuar atë situatë që kishte sjellë SHBA të luftonin dy luftërat botërore: mundësinë që një fuqi armike të vërtetohet në brigjet e Atlantikut, duke dominuar kontinentin e Vjetër.
Kolapsi i Europës evidentoi rëndësinë e kësaj për sigurinë e SHBA, kurrë nuk ishte vendosur në dyshim, por tashmë ajo u afirmuar në mënyrë të qartë. Plani Marshall përfaqëson një shtysë vendimtare drejt integrimit europian, edhe pse ky atëherë do të limitohej vetëm nga pjesa Perëndimore e Europës. Për Shtetet e Bashkuara kohezioni ekonomik, politik dhe në fund ushtarak i Europës ishte i pamundur që t’i kundërvihej me sukses Bashkimit Sovjetik, por vëmendja e qeverisë dhe e Departamentit të Shtetit ishin në fillim shumë kaotike, duke kërkuar për të mos dhënë përshtypje që SHBA donin t’u bënin një integrim të sforcuar europianëve.
Ky qëndrim mbetet edhe pse drejtimi në sensin europian i filluar tashmë duke u nisur që nga Kongresi. Senatori i Arkansas J. William Fulbright, dhe kolegu i tij Elbert Thomas i Utah prezantojnë në senat një rezolutë që deklaronte “Kongresi favorizon krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës brenda strukturës së Kombeve të Bashkuara”.[5]
Tre ditë me vonë e njëjta rezolutë u prezantua në dhomën e deputetëve. Të dyja rezolutat u aprovuan në mënyrë triumfuese, me publicitet të gjerë e komente favorizues në gazeta, duke kontribuar për krijimin e një favori të madh për integrimin europian në opinionin publik. Kur Marshall bën fjalimin e tij në Harvard, “New York Times” e datës 6 qershor 1947 e titullon lajmin: “Marshall kërkon bashkimin europian”; por sekretari i shtetit deklaron në të njëjtën të përditshme të datës 12 qershor, se bashkimi europian nuk ishte kusht për ndihmën. Marshall mohon gjithmonë se dëshiron të “vendos” zgjidhje për Europën, të paktën në planin zyrtar.


[1] Me datë 5 prill – Uashington- Plani Marshall hyn në fuqi.
[2] Nga raporti Harriman, 7 nëntor 1947, tek Silvio Pozzani (nën kujdesin), Dokumenti sul piano
Marshall, Vallecchi, Firenze 1948, p. 168.
[3] John Spanier, American Foreign Policy Since World War II , cit., faqe. 40.
[4] Anna Kasten Nelson (nën kujdesin e), The State Department Policy Planning Staff Papers 1948,
Garland, New York 1983, faqe. 77-78.
[5] Armin Rappaport, The United States and European Integration: The First Phase, in
“Diplomatic History”, 5, pranverë 1981, faqe. 123.

Thursday, July 21, 2011

LUFTË E FTOHTË MES SERBISË DHE SHQIPËRISË


Dr. Alban Daci

Pas mbarimit të Luftës së Kosovës (22 prill 1996 - 10 qershor 1999), e cila përfundoi falë luftës që bëri Ushtria Nacional Çlirimtare (UÇK) dhe ndihmës së madhe që luajti faktori ndërkombëtarë (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) me ndërhyrjen e NATO-s (Aleanca Atlantike që nga krijimi i saj në vitin 1949 me ndërhyrjen në Kosovë, mori pjesë për herë të parë në një konflikt të mirëfilltë ushtarak) , si dhe rolit mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria dhe faktori shqiptarë i kudo gjendur në Botë, mes Kosovës dhe Serbisë u bë i pamundur fillimi i ndonjë konflikti të ri të armatosur.
Për shkak të rëndit të ri ndërkombëtar, ku një rol shumë të rëndësishëm pa diskutim luajnë SHBA dhe BE si edhe për faktin se Serbia për shkak të luftërave që kishte realizuar në ish Jugosllavi në vitet e fundit, ajo ndodhej në një situatë izolimi ndërkombëtar, shkatërrimi ekonomik dhe destabilizimi politik të brendshëm. Ajo, në këto rrethana nuk mund të mendonte të fillonte ndonjë aventurë të re ushtarake as me Kosovën dhe me asnjë shtet tjetër në Rajon. Një pengesë e madhe e Serbisë për të rifituar përsëri një status të hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar ishte çështja e Kosovës (Ajo që lidhet me pranimin de jure të pavarësisë së Kosovës) si edhe për faktin, se gjakpirësit, kriminelët e luftës akoma livadhisnin të lirë nëpër Serbi dhe nuk po dorëzoheshin nga autoritet serbe në gjykatën e Hagës.
Mosdorëzimi i kriminelëve të luftë ishte edhe një ndër pengesat kryesore të Serbisë për integrimin e saj Europian. Ndërsa Shqipëria, për rolin e saj mjaft të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Rajon si dhe për shkak të politikës së saj pro-amerikane, ajo bëri hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euro-atlantik. Shqipëria, në 20 vitet e fundit ka bërë një politikë të jashtme të lidhur ngushtë me interesat amerikane në Rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye ajo ka siguruar një mbështetje të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara në Ballkan.
Duhet theksuar, se Shqipëria, është realisht dhe jo vetëm diplomatikisht vendi më amerikan-dashës në Rajon. Kjo u vërtetuar më së mirë gjatë vizitës që bëri presidenti Bush në Shqipëri. Momenti i vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, ishte një moment jo shumë i lumtur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të luftës anti-terror që ajo e bëri pjesë të strategjisë së saj nacionale si dhe për faktin e luftërave që kishte ndërmarr në Afganistan dhe Irak. Kishte një rritje në nivel ndërkombëtarë të pakënaqësisë kundër politikave të Bush dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Bush, në turneun e tij që ndërmori nëpër Botë, para se të vinte në Shqipëri, u prit nga vendet që vizitoi me protesta dhe thirrje kundër amerikane. Shqipëria, ishte i vetmi vend në Botë, ku ai, jo vetëm nuk u prit me protesta, por u prit si një hero i vërtetë i shqiptarëve. Vizita e Bush në Shqipëri, bëri që politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishte e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve. Ishte vendosmëria e politikës amerikane, dëshira e popullit shqiptar, që Shqipëria u bë më në fund anëtare me të drejta të plota në NATO.
Gjithashtu, Shqipëria falë reformave të rëndësishme që ndërmori sidomos në luftën kundër kriminalitetit, trafikut të qenieve njerëzore, sigurimit të kufijve, bëri hapa shumë të rëndësishme në procesin e Integrimit Europian duke përfituar Liberalizimin e Vizave. Pra, me pak fjalë pas një periudhë të gjatë të izolimit ndërkombëtar, për shkak të regjimit të kaluar totalitarë, Shqipëria po e rigjente veten e saj, sepse ajo tashmë kishte siguruar partner mjaft të rëndësishëm strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të rëndësishme anëtare të NATO-s dhe BE-së.
Megjithatë, edhe pse fillimi ishte shumë i mirë për Shqipëri, krejt papritur gjatë rrugës drejt Integrimit Europian, ajo hasi pengesa mjaft serioze, të cilat më shumë kishin të bënin me situatën e brendshme politike se sa me linjën e politikës së jashtme që ajo ndërmerrte. Zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor duhet të ishin në të vërtetë një arsye më shumë që Shqipëria të bënte hapa të tjerë të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, si për shembull në marrjen e statusit vend kandidat në BE. Në të vërtetë këto zgjedhje edhe pse ishin demokratike, nuk e ndihmuan procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, por përkundrazi e penguan atë. Shkaku kryesore i kësaj pengese, i cilësuar disa herë edhe nga BE, ishte ngërçi politik si dhe mungesa e konsensusit politik mes Pozitës dhe Opozitës.
Ndërsa Serbia, duke analizuar se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO, ishte shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur, për sa kohë politika e saj e jashtme nuk do të ishte në të njëjtën linjë me politikën e SHBA në Rajon. Atëherë, ata kuptuan se Integrimi Europian është i mundshëm duke bërë vetëm ca sakrifica të vogla. Duhet theksuar fakti se Politika e Jashtme serbe është karakterizuar në të kaluarën për mungesë koherence dhe elasticiteti me proceset e tjera të ndërvarura ndërkombëtare. Ato e paguan shtrenjtë me politikën e jashtme të realizuar nga Millosheviç, i cili i çojë jo vetëm në humbjen e influencës gjeopolitike në rajon, por edhe në një izolim të thellë politik ndërkombëtar. Duke pasur parasysh këtë të kaluar të dhimbshme të politikës së jashtme, qeveria aktuale e Serbisë, ndryshoi strategji duke mos përsëritur të njëjtin gabim.
Ajo, vendosi të zhvillonte një seri takimesh me përfaqësuesit e BE-së, për t’iu mbushur mendjen, se Serbia ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk mendon më si më parë me çështjet që lidhen kryesisht me Rajonin, por edhe me gjerë. Ajo, nuk i kishte dorëzuar më parë në gjykatën e Hagës kriminelët e luftës, sepse këtë e cilësonte si akt sakrifice dhe prandaj, ajo në një farë mënyrë duhej të paguhej politikisht nëse e bënte një gjë të tillë. Pra, ajo do t’i dorëzonte ata, vetëm nëse merrte garanci serioze nga BE për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Ashtu ndodhi! Pasi mori garancitë e nevojshme nga BE, i dorëzoi një nga një të gjithë kriminelët në formë e një shantazhi, ku për çdo hap të ri të rëndësishëm që bënte në procesit të integrimit, ajo dorëzonte një.
Pra, nëse analizojmë situatën aktuale të Serbisë dhe Shqipëri. Mundë të themi se Serbia aktualisht është hapa përpara në krahasim me Shqipëri për sa i përket anëtarësimit në BE. Shqipëria po kalon një situatë të vështirë në politikën e brendshme për shkak të ngërçit politik, i cili ka dhënë pasoja të forta e serioze edhe në Politikën e Jashtme të saj.
Duke pasur parasysh faktin se Serbia dhe Shqipëria kanë interesa të ndryshme dhe konfliktuale në Rajon, që lidhen me interesat gjeopolitike, edhe pse ata nuk mund të bëjnë një konflikt real ushtarak mes veti, ata tashmë sapo kanë nisur një Luftë të Ftohtë mes tyre. Lufta e Ftohtë lidhet me faktin e çështjes së Kosovës, të rajoneve të tjera me shqiptarë, si Presheva, me daljen në det të Serbisë dhe mbi të gjitha me faktin, se kush prej këtyre të dyjave do të arrijë të integrohet me parë në BE. Është puro një Luftë e Ftohtë mes Serbisë dhe Shqipëri, e cila nuk ndryshon shumë me Luftën e Ftohtë që ndodhi mes SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik. Ndryshim i vetëm është në faktin, se Lufta e Ftohtë mes SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik ishte globale, ndërsa kjo mes Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë Rajonale.
Shumë herë autoritetet serbe kanë shprehur dëshirën e ndarjes, ose të shkëmbit të territoreve të Kosovës. Kjo është njëlloj si në vitet 1946-1947, kur Bashkimi Sovjetik kërkonte ndarjen e Europës në dy zona influencë, Perëndim-Lindje, njërën të kontrolluar nga SHBA dhe tjetra nga Bashkimi Sovjetik. Në fillim të 1946, Walt Rostow shkruan, se: “Bashkimi i Gjermanisë nuk mund të ndodh pa bashkimin e Europës, dhe bashkimi i Europës, mund të përballohej më mirë duke e bërë në mënyrë indirekte përmes një bashkëpunimi teknik në fushën ekonomike se sa përmes bisedimeve ekonomike”.
Autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të jenë asnjëherë dakord me Serbinë për asnjë lloj forme ndarje territoriale. Ndarja e Kosovës, do të ishte një problem serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqipërisë dhe të vetë Rajonit. Për këtë, arsye Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të punoi dhe të impenjohet fort për të ndalur çdo lloj iniciative që ka një qëllim të tillë. Mund të themi se Serbia e Shqipëria, janë në një Luftë të Ftohtë, pasi interesat e tyre jo vetëm janë të ndryshme, por janë edhe konfliktuale. Simbol i kësaj Lufte të Ftohtë është qyteti i Mitrovicës i ndarë nga një urë, e cila simbolizon Murin e Berlinit që ndante Berlinin në dy zona influence. Për sa kohë kjo urë do të ndajë qytetin, Serbia dhe Shqipëria do të jenë në një Luftë të Ftohtë, strategjike, politike dhe ekonomike.
Në shtator të vitit 1946 del një raport top-sekret i titulluar “Marrëdhëniet amerikane me Bashkimin Sovjetik”, i cili korrigjohet nga Clifford, i shoqëruar me një kritikë në pjesën e dytë nga Kennan. Presidenti Truman pasi e merr raportin e konsideron dokument aq shumë të rëndësishëm sa vendos se nuk duhet të qarkulloj përtej mureve të Shtëpisë së Bardhë. Në këtë raport ndër të tjera shkruhej: “Nuk do të jetë asnjëherë e thjeshtë me “rënë dakord” me qeverinë sovjetike. Populli amerikan duhet të mësohet me këtë mendim, jo si pasojë e një dëshpërimi, por si një fakt që duhet përballuar objektivisht dhe me kurajë. Nëse e gjejmë të pamundur të gjejmë një bashkëpunim me sovjetikët për zgjidhjen e problemeve, duhet të jemi të përgatitur të bashkohemi me anglezët dhe shtetet e tjera perëndimore në tentativën për të ndërtuar një botë për llogarinë tonë që do të ndjek objektivat e veta e do ta njoh orbitën sovjetike si një entitet dallues, me të cilën konflikti nuk është se është i pashmangshëm, por me faktin se nuk mund të ndjekim qëllime të përbashkëta”.
Kjo pjesë e këtij raporti mjaft të rëndësishëm në raportet e mëvonshme amerikane-ruse gjatë Luftës së Ftohtë, është mjaft konkret dhe aktual edhe në rastin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Për shqiptarët nuk do të jetë asnjëherë e lehtë të bien dakord me serbët. Shqiptarët duhet të mësohen me ketë mendim shumë shekullor, jo si pasojë e dëshpërimit, por si një fakt që duhet përballuar në mënyrë objektive dhe me kurajë. Nëse për shqiptarët ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën, e vështirë dhe e pamundur të bashkëpunohet me serbët për të zgjidhur çështje të rëndësishme që lidhen me gjeopolitikën, strategjinë ekonomike dhe politike, atëherë faktori shqiptarë në Rajon duhet të punoi fort dhe me koherencë që të mbetet një partner i rëndësishëm i SHBA-ve dhe i disa vendeve të tjera të Rajonit dhe të BE-së për të ndërtuar realitetin shqiptarë në përputhje edhe me linjat e partnerëve, i cili është dhe do të jetë dallues me atë serb, me të cilin konflikt i drejtpërdrejt ushtarak është i shmangur, por që qëllimet që ndjekin nuk janë të përbashkëta.
Shqipëria në raport me Serbinë është në një realitet shumë të ngjashëm me atë që kishin SHBA kundrejt Bashkim Sovjetik. Prandaj, Shqipëria duhet të ndjek dhe të mbajë një politikë të jashtme të “Përmbajtjes”. Koncepti i “Përmbajtjes” përdoret për herë të parë nga Kennan në një konferencë me datë 17 shtator 1946, të mbajtur përballë funksionarëve dhe personelit të Departamentit të Shtetit: Me këtë rast, Kennan afirmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një avantazh margjinal mbi kundërshtarin sovjetik, që do t’i kishte lejuar ato “për ti përmbajtur si ushtarakisht ashtu edhe politikisht për një periudhë të gjatë”. Pra, Shqipëria nuk duhet të mendoj të ketë një politikë agresive ose ushtarake kundër Serbisë dhe interesave të saj, por thjeshtë duhet të jetë në gjendje ta mbajë atë në një pozicion të tillë nga ku nuk do të jetë në gjendje të cenojë as drejtpërdrejtë dhe as në mënyrë të tërthortë interesat gjeopolitik. Shqipëria duhet së pari të jetë e vendosur dhe e palëkundur që partneri kryesor strategjik janë SHBA. Duhet të krijoi një staf diplomatik profesional dhe të frymëzuar për të mbrojtur interesat nacionale në koherencë me lëvizje ndërkombëtare. Duhet të hiqet njëherë e mirë nepotizmi, që e ka kapur për fyti diplomacinë shqiptare. Duhet të bëj investime në kuadrin e strategjisë së NATO në sistemin e mbrojtjes. Duhet të ketë vullnetin dhe vendosmërinë për të rritur në vlera maksima bashkëpunimin me Kosovën. Shqipëria duhet të vendos parimin e precedencës së Politikës së Jashtme kundrejt asaj të Brendshmesh. Duhet të marrin fund telenovelat e politikës shqiptare dhe duhet t’i mëshohet më fort interesit nacional. Gjithashtu, mbi këtë parim politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar, duke punuar së bashku të gjitha forcat politike në vend për të realizuar një integrim sa më të shpejt të Shqipërisë në BE. Sa kohë do të vazhdojë të jetë e ndarë Mitrovica, Shqipëria do të jetë në një Luftë të Ftohtë me Serbinë. Thyerja e asaj ndarje psikologjike, do të shënonte fundin e kësaj lufte, duke shkruar një fazë të re në historinë ballkanike.

Monday, July 18, 2011

THE EUROPE AND THE ALBANIANS


The book, in the Albanian language, entitled "Europa dhe Shqiptarët" (in English "The Europe and the Albanians") author dr. Alban Daci is divided into four chapters, which have between them both historical and symbiotic relationship. The first chapter, entitled "United Europe", is the general EU issues, such as its inevitability, the enlargement of the past, present and future. In the second chapter entitled "Europe and the Albanians," which is both the title of the book, the author tried to explain what Europe is for the Albanians? According to the author for the Albanians, the European Union means more security, more prosperity and economic stability, greater democracy and freedom, free elections, dignity deserved by the Albanians wherever they are in Europe and abroad. Also in this chapter, the author has dealt with the Albanian National Unity. He thinks that this union should be achieved through the concept of federation, but not a federation under the leadership of the Albanian state, but in the perspective of the European Union (United States of Europe). The author in this chapter has not escaped the question of emigration towards Albania 'Italy, and has chosen to deal with the Albanian emigration established in Italy because he lived such an experience during the years he studied at the University of Genoa, and argued that his choice was just pointing out that Albanian immigrants in the early 90 'have experienced first-hand experience in Europe. The third chapter is called "federal Europe". The author during the years he spent at the University of Genoa, has studied, among other things, literature and history of the federalist movements European Federalists. From these readings, but also in consideration of past events that occurred in the Balkans wars as ethnic and religious nature, Dr. Alban Daci it is convinced that the greatest evil of the European continent is the nation state and nationalism. It is the first time in Albanian literature examines the federalist ideology. The fourth and final chapter is titled "Democracy and the Albanians." According to some political scientists, does not become a democratic country in a given period of time, if in the past has lived under a totalitarian regime because the applied institutions, theories and rules of democracy. A country is democratic if it has also created a democratic culture. The Albanians had a totalitarian past and over a period of 20 years of transition are committed to creating standards and democratic institutions, but they have created a democratic culture. So the question arises: Albania is a democratic country or not? The answer lies within this chapter ...

L'EUROPA E GLI ALBANESI


Il libro, in lingua albanese, dal titolo “Europa dhe Shqiptarët” (in italiano “l’Europa e gli Albanesi”) dell'autore dott. Alban Daci è suddiviso in quattro capitoli che hanno tra loro un legame tanto storico quanto simbiotico. Il primo capitolo, dal titolo “l’Europa Unita”, tratta questioni generali dell’Unione Europea, come la sua inevitabilità, l’allargamento, il passato, il presente e il futuro. Nel secondo capitolo dal titolo “l’Europa e gli Albanesi”, che è allo stesso tempo anche il titolo del libro, l’autore ha cercato di spiegare che cos’è l’Europa per gli albanesi? Secondo l’autore l’Unione Europea per gli albanesi significa più sicurezza, più prosperità e stabilità economica, più democrazia e libertà, libere elezioni, dignità meritata per gli albanesi in Europa e ovunque si trovino all’estero. Inoltre in questo capitolo l’autore ha trattato la questione dell’Unità nazionale albanese. Lui pensa che questa unione si debba realizzare attraverso il concetto della federazione, ma non di una federazione sotto la direzione dell'attuale stato albanese, ma nella prospettiva dell’Unione Europea (Stati Uniti d’Europa). All’autore non è sfuggito in questo capitolo anche la questione dell’emigrazione albanese verso l' Italia, ed ha scelto di trattare l’emigrazione albanese stabilita in Italia proprio perché ha vissuto una tale esperienza durante gli anni che ha studiato presso l’Università degli Studi di Genova ed ha argomentato la sua scelta sottolineando che erano proprio gli immigrati albanesi che all’inizio degli anni 90’ hanno vissuto in prima persona l’esperienza europea. Il terzo capitolo si intitola “l’Europa Federalista”. L’autore durante gli anni che ha passato presso l’Università degli Studi di Genova ha studiato, tra l’altro, anche la letteratura federalista e la storia dei Movimenti Federalisti Europei. Da queste letture, ma anche in considerazione degli eventi del passato avvenuti nei Balcani, come le guerre etniche e di natura religiosa, il dott. Alban Daci si é convinto che il male più grande del Continente europeo sia lo stato nazionale e il nazionalismo. È la prima volta che nella letteratura albanese si esamina l’ideologia federalista. Il quarto e ultimo capitolo ha per titolo “La democrazia e gli Albanesi”. Secondo alcuni politologi, un paese non diventa democratico in un periodo determinato di tempo, se nel passato ha vissuto sotto un regime totalitario solo perché ha applicato le istituzioni, teorie e regole democratiche. Un paese è democratico se ha creato anche una cultura democratica. Gli albanesi hanno avuto un passato totalitario ed in un periodo di 20 anni di transizione si sono impegnati a creare norme e istituzioni democratiche, però non hanno creato una cultura democratica. Perciò si pone la domanda: l’Albania é un paese democratico o no? La risposta si trova dentro questo capitolo…

Monday, July 11, 2011

RIKTHIMI I UTOPISË AMERIKANE

Dr. Alban Daci

Historia e integrimit europian, për nga mënyra se si ka lindur dhe është zhvilluar pas Luftës së II Botërore, ka një fillim të mirë përcaktuar: ditët e para të dhjetorit 1941. Në atë datë Bashkimi Sovjetik arrin të ndaloi përparimin e Gjermanisë naziste në dyert e Moskës, për të ndjekur më pas tërheqjen e trupave gjermane deri në Berlin, ku për pasojë do të instalohej si fuqi hegjemonie në zemrën e kontinentit. Nga ana tjetër, në Lindjen e largët Japonia sulmon me datë 7 shtator trupat amerikane.
Hitleri duke u deklaruar njëkohësisht luftë si Shteteve të Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Bashkimit Sovjetik, krijoi premisat për një botë bipolare. Integrimi europian lind si pasojë e dy faktorëve mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare: nga ballafaqimi ruso-amerikan; ribashkimi francez-gjerman pas tre luftërave reciproke që kishin bërë në më pak se një shekull.
Nuk është hera e parë, në rastin e evoluimit europian, që transformimet që ndodhin në qendrën e kontinentit e kanë origjinën e tyre në zonat gjeografike periferike: mjafton të citojmë lindjen e papritur të Prusisë në fillimin e dytë të Shtatëqindtës, luftërat koloniale mes Francës dhe Britanisë në Amerikë dhe Indi. Integrimi europian mund të themi pa frikë që është edhe pasojë e historisë amerikane. Është në masën me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë model frymëzues dhe për faktin se prania e tyre në kontinentin europian gjatës dhe pas Luftës së II Botërore, ka krijuar kushtet për bashkimin e zonës perëndimore. Përtej ndërhyrje së drejtpërdrejt për promovimin e modelit europian, tre aspekte të ngjarjeve amerikane reflektohen mbi moton e bashkimit europian: dominimi i hapësirës, uniciteti i eksperimentit, forca e kushtetutës. Për rreth këtyre elementeve, mjaft të rëndësishëm në ngjarjet amerikane, do të luhet edhe fati i Europës së bashkuar.
Bashkimi i hapësirës ishte sfida e parë me të cilën u përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sfidë që përputhet jo vetëm me lindjen e tyre, por që i shoqëron edhe në rritjen e tyre të paktën deri në momentet e Luftës Civile. Hapësira është sot është në ngjarjet e rëndësishme dhe ndoshta fatale të zgjerimit, një sfidë e tillë mjaft e rëndësishme e aktuale mbetet edhe për integrimin europian. Hapësira lejon eliminimin e kontrasteve sociale, ndërton po vetë ai një instrument për shpërndarjen e pasurisë.
Themeluesit amerikan i njihnin idetë iluministe, në veçanti ato të Montesquieu, sipas të cilit, republikat në krahasim me monarkitë, nuk duhet t’i shtrinin territoret përmes pushtimeve dhe, në të njëjtën kohë të mbanin të pandryshuar pikërisht sistemin kushtetues, pra elementin e tyre dallues. Për themeluesit amerikan, zgjerimi i territorit nuk ndërton, në një republikë me sovranitet popullore, një problem, përkundrazi një bekim, një garanci kundër korrupsionit të virtytit dhe rrënimit.
Europa nuk ka qenë kurrë një entitet gjeografik dhe etnik, kulturor, politik i lidhur me sigurinë në hapësirë në çdo moment. Ndërsa, shteti nacional, që është edhe manifestimi politik më i gjatë dhe origjinal, gjithmonë ka pretenduar së ka kufij të qartë, edhe pse të diskutueshëm në kohë. Akoma më e vështirë është të përcaktosh kufijtë e Europës, përderisa pjesë të saj kemi bërë edhe Rusinë si dhe faktin se edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të konsiderohen si pjesë e “Europës së Madhe” të pranishme në dy cepat e Atlantikut. Nuk ndihmon as historia e as gjeografia për një përcaktim të qartë dhe të pranueshëm të hapësirës europiane. Europa siç shkruan historiani Frederik Chabod, lind me Greqinë e lashtë pikërisht si kundërpërgjigje për Azinë, por merr vetëdije moderne për veten e saj vetëm në mesin e dytë të Shtatëqindtës duke zëvendësuar idenë e krishterimit që në një far mënyrë e kishin dominuar që pas periudhës së Perandorisë Romake.
Atëherë, mund të themi se duke u bazuar edhe në eksperiencën amerikane, është e ligjshme të thuhet se zgjerimi është teksti i fundit i mbijetesës së integrimit europian. Shtetet e Bashkuara ashtu si Bashkimi Europian, paraqiten si shembujt e vetëm, secila në periudhës e saj, jo si të kuptimit të historisë, por kundër saj. Vetë Deklarata e Pavarësisë është në vetvete një thirrje kundër historisë europiane, ashtu siç do të jetë Manifesti i Ventotenes i Spinelit dhe Ernesto Rosit. Octavio Paz, rikujton se Amerika është krijuar me qëllimin për t’ arratisur nga historia, për të krijuar një utopi të barabartë me historinë. Deklarata amerikane ndërthur argumente dhe hamendje të një pafajësie.
Puritanët trashëgojnë dhe rihartojnë, temën hebraike të zgjedhjes hyjnore të konsakruar përmes një pakti me Zotin. Sipas kësaj tradite në momente të rëndësishme Zoti zgjedh popullin e izraelit që të bëhet populli i tij në një botë të korruptuar. Shtetet e Bashkuara do të ishin nacioni i ri i zgjedhur për të realizuar misionin e besuar në histori nga një klasë agrikultorësh. Nuk ishte parashikuar asnjë lloj ndërthurje me botën e korruptuar të së kaluarës, përkundrazi një ndarje e plotë me atë. Duke studiuar historinë antike dhe bashkëkohore europiane, mes të tjerave, baballarët themelues ishin goditur nga dhuna dhe egoizmat e viteve të tyre, të viteve të revolucionit francez dhe të luftërave të Napolonit.
Eksperienca komunitare është më afër me historinë e revolucionit amerikan se sa me atë të revolucionit francez. Politikisht, një federatë me Shtetet amerikane që është e aftë që aq sa të rritet po aq edhe të disintegrohet, si Bashkimi Europian sot, duhet të përballonte çështjet e identitetit. Duhet të identifikoheshin me një bashkësi me simbole që sintetikisht do të pasqyronin të kaluarën, të cilët në të njëjtën kohë do të ndërtonin një identifikim të qartë dhe të lumtur për të ardhmen. Urgjenca e këtij operacioni është dëshmuar nga shpejtësia me të cilën revolucioni transformohet në një moment: rojet revolucionare transformohen në grupin e baballarëve themelues, të cilët nderohen çdo 4 korrik me ritin solemn, në të cilin figura e Washingtonit dhe gjesti i tij marrin karakterin mitologjik. Pikërisht si me Bashkimin Europian, në fillim edhe tek Shtetet e Bashkuara mungonte thellësia e nacionit, i ngarkuar me mitet dhe iluzionet e tij.
Në rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ishte e lehtë të flitej për Shtet, ashtu siç nuk do të jetë e lehtë të flitet edhe për Bashkimin Europian edhe në fazën e tij më të avancuar, pikërisht sepse ishin të mangëta strukturat e qëndrueshme ushtarake dhe aparatet pasuese fiskale, të cilat janë karakteristike për pjesën më të madhe të shteteve europiane. Ideja e një shteti të “lehtë”, përtej mungesës së rreziqeve, ishte për t’u kërkuar në traditën britanike të dominimit të marinës ushtarake, që nuk do të kishte ushtruar mbi shtetin dhe shoqërinë të njëjtin dominim të ushtrive të mëdha të përhershme. Gjithashtu zhvillimi i modelit të agrikulturës kapitaliste nuk kishte nevojë për një aparat të madh shtetëror, përkundrazi për një ekspansion të vazhdueshëm territorial. Në termat ushtarak, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën në mënyrë të habitshme të dobët për dekada. Vetëm një shekull pas themelimit të tyre, ushtria amerikane kishte një forcë aktive të barabartë me 25.000 njerëz. Institucionet qeveritare ishin gjithashtu pak të zhvilluara. Institucionet federale kanë mbetur të dobëta deri në shekullin e XIX, sepse ishin peng i shteteve dhe të betejave paralizuese mes ekzekutivit dhe kongresit. Vetëm gjatë pesëdhjetë viteve në vazhdim, Shtetet e Bashkuara u afirmuan si forca ushtarake sunduese në nivel botëror.
Bashkimi Europian për disa aspekte është më shumë një sistem me governance se sa me qeveri, në një ndarje më pak të qartë të shtetit dhe shoqërisë. Vendimet merren nga një pluralitet me subjekte që bashkëndajnë një pushtet të përbashkët. Sistemi integron element mbinacional dhe ndërqeveritar. Pushtetet janë të përhapur dhe të mbivendosur, karakteri federal dhe konfederal zhvillohen mbi nivele të ndryshme, sipas parimit të susidiaritetit.
Willson mbetet një ndër personat më të rëndësishëm të internacionalizmit amerikan. Filozofia willsoniana fshinte dimensionin gjeopolitik dhe hapësinor të realitetit ndërkombëtar: e vërteta është identike në çdo pjesë të botës dhe në çdo kohë. Interesat dhe udhëtimi politik i një vendi nuk kanë të bëjnë fare me historinë dhe me lidhjen gjeografike. Siç dihet, tentativa e Willsonit për ta bërë më liberal rendin botëror refuzohet pikërisht nga vendi i tij. Megjithatë, edhe pse koha ka kaluar, principet e Willson kanë mbijetuar edhe pas perëndimit të sistemit të Versailles, vizioni i tij për botën është ai mbi të cilin ballafaqohen sot Europa dhe Shtetet e Bashkuara, ndonjëherë mbi pozicione të kundërta: vetëvendosja, qeveria demokratike, transparenca e marrëveshjeve, ekonomia e hapur, siguria kolektive, e drejta dhe forca në marrëdhënie ndërkombëtare, lidhja e kombeve.
Menjëherë pas mbarimit të Luftës së II Botërore promotorët e integrimit europian do të jenë edhe bashkautor të raporteve më të ngushta mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Konrad Adenauer dhe Alcida De Gasperi, dinë të mbledhin dhe të kuptojnë në kohë shenjat e reja të historisë dhe për cilët e ardhmja e vendit të tyre dhe e Europës do të ishte një aleancë me fuqinë amerikane në zhvillim. Vizioni paraprak i De Gasperi mbi planin e politikës ndërkombëtare manifestohet që në fillim të vitit 1947, me udhëtimin e tij të parë në Amerikë. Më këtë udhëtim ai paraqet se ka kuptuar se Shtetet e Bashkuara janë protagonistët e vërtetë, të zotë të jenë në ndihmë praktike por edhe një shembull për Europën. Në fjalimin e mbajtur me atë rast në Cleveland, De Gasperi njeh tek Shtetet e Bashkuara, “një forcë të jashtëzakonshme morale, ekonomike e politike” dhe i tregon si një model që duhet imituar, ku shpirti i lirisë dhe shpirti fetar bashkëjetojnë, në një “sistem kolektiv që bashkon dhe harmonizon të drejtat individuale me interesat e çdo shteti federal”. Shtetet e Bashkuara ishin në fillim vetëm një utopi, por me vonë ato jo vetëm u bënë një super fuqi botërore, por edhe promotor të Europës së Bashkuar. Europa e Bashkuar ndoshta sot pas shumë dekadash nuk është më një Utopi, përkundrazi sistemi i saj i bashkimit do të jetë një promovim për të krijuar një botë të bashkuar, duke jetuar në paqe dhe në marrëdhënie të hapura ekonomike, politike dhe kulturore.

Sunday, July 3, 2011

Reformimi i administratës duhet të ndodh


Dr. Alban Daci

Jo çuditërisht, por vetëm pak ditë pasi u transmetua në Top Show emisioni “Miku në punë”, në të cilin u paraqit fytyra e vërtetë e punësimit në Shqipëri, Kryeministri mbajti një fjalim, ku foli për reformimin e administratës publike. Madje, ai ripërsëriti edhe premtimin për hapjen e një universiteti të posaçëm për administratën.
Administrata shtetërore në 20 vitet e fundit është karakterizuar nga mungesa e profesionalizmit, mungesa etike në komunikacion, indiferenca totale ndaj qytetarit dhe shërbimeve esenciale, që ai ka nevojë.
Sot, administrata shtetërore po kalon, ndoshta, momentet më të këqija të gjithë periudhës 20 vjeçare. Nëse më parë ka pasur momente, kur ndonjëherë meritokracia zbatohej dhe funksiononte, sot ajo është jo ekzistuese. Sot, administrata shtetëror në përgjithësi dhe ajo publike në veçanti është e mbytur me nepotizëm dhe pazare të fëlliqura. Të gjithë e dinë këtë situatë, sepse e përjetojnë çdo ditë, por pak persona, ose thuajse fare, kanë guxim të flasim.
Aktualisht, administrata është e kapur për fyti nga politika dhe rrymat që ajo prodhon. Për të vërtetuar këtë, mjafton të vëzhgosh zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor. Njerëz që nuk kishin asnjë lloj kualifikimi përpiqeshin të bënin me çdo kusht sa më shumë vota, sepse vetëm kështu mund të siguronin një vend pune.
Politika shqiptare nuk e shikon meritokracinë si zgjidhje të shumë proceseve që kanë të bëjnë me reformat, por ajo është në mënyrë të rëndomtë e interesuar thjeshtë për votën e qytetarit. Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një beteje për të ardhmen e vendit, por thjeshtë pazare votash, të cilat duhet t’i shërbejnë vetëm pushtetit politik dhe jo jetës së qytetarit.
Jam përpjekur të vëzhgoj me kujdes aktivitetin e disa partive politike në zgjedhjet e fundit dhe këtë e kam bërë për të studiuar nga afër politikën shqiptare. Nga ajo që kam vëzhguar drejtpërdrejt mund të them se politika shqiptare përbëhet me njerëz që nuk kanë asnjë lloj vizioni, asnjë lloj formimi kulturor. Ajo përbëhet nga njerëz, të cilët nuk kanë shprese të bëjnë ndonjë profesion tjetër dhe e vetmja mënyre e tyre për të jetuar është të merren me politikë dhe të bëjnë allishverishe nga më të ndryshmet.
Gjatë kësaj kohe kam parë njerëz që nuk kishin as arsimimin e mesëm, që nuk kishin asnjë ide mbi teoritë politike, por thjeshtë kishin besnikërinë për shefin dhe dëshirë për të luftuar edhe trup më trup për një votë më shumë. Në shumicën e rasteve kur flisja me ndonjë pseudopolitikan, më nënvizonin faktin se nuk ka rëndësi shkolla apo karriera, por sa i zoti je të bësh vota.
Madje, njëri më tha drejtpërdrejt na bëj ndonjë votë se kështu do të rregullohesh, ndryshe pijë me ujë ato diploma që ke. Pra, e keqja më e madhe në administratën shqiptare vjen nga politika dhe nga sistemet që ajo prodhon për t’i shërbyer asaj deri në fund. Nuk e di nëse z. Kryeministër është në dijeni për gjendjen aktuale të administratës shtetërore dhe për lëvizjet, që ndodhin brenda saj.
Administrata aktuale shpreh një menefregizëm total ndaj çdo qytetari, që troket për ndonjë shërbim, apo hall në portat e saj. Pak kohë me parë Ministri i Arsimi mbajti një fjalim, ku, ndër të tjera, tha se do të mbështes studentët që janë kthyer në Shqipëri pasi kanë kryer studimet.
Unë e dija se ishte thjeshtë një premtim elektoral, por, megjithatë, këtë radhë desha ta vërtetoj vetë nëse ishte diçka reale dhe me të vërtetë mendonte për të gjithë ata që kanë studiuar jashtë dhe janë kthyer në Shqipëri, apo thjeshtë ishte një tellall i radhës në politikën shqiptare.
Shkova në Ministrinë e Arsimit me dëshirën për të takuar ministrin dhe për t’i thënë se unë jam një ndër ata që jam kthyer, prandaj çfarë mund të më ofroni nga ato që premtuat një ditë më parë në televizion. Pas shumë përpjekjesh për të siguruar një takim, qoftë edhe formal me ministrin, arrita më në fund të siguroja numrin e sekretarisë së tij.
Mora në telefon sekretaren dhe prenotova një takim me ministrin e Arsimit. Për fat të keq ai mbeti thjeshtë një prenotim, sepse ai takim nuk u realizua kurrë.
Nuk është normale që Ministri i Arsimit, apo persona të tjerë, të shpërfillin problemet që kalojnë të rinjtë e sapo diplomuar, të cilët në shumicën e rasteve ndodhën në mesin e katër rrugëve, vetëm për faktin se janë pa mbështetje (nuk mund të shfrytëzojnë nepotizmin).
Është mirë të hapet një fakultet për administratën, sepse sa më shumë fakultete hapën në këtë vend aq mirë është për të gjithë, por për reformimin e administratës nuk ka shumë nevojë. Them kështu, sepse ka qindra e mijëra shqiptarë që kanë studiuar në fakultetet më të mira të shkencave politike në perëndim, ku, ndër të tjera kanë pasur edhe curriculumin e administratës publike.
Pra, Shqipërisë nuk i mungojnë burimet njerëzore, por ato për shkak të nepotizmit dhe militantizmit jo vetëm nuk shfrytëzohen, por shumë herë shpërfillen e lihen rrugëve. Mjafton të respektohet meritokracia, kur konkurset të jenë konkurse dhe t’iu hapen dyert talenteve, dhe reforma është e kryer. Kjo mund të arrihet vetëm duke ndalur mbi baza ligjore ndërhyrjen e politikës në kualifikime, punësime e çdo aktivitet tjetër shoqëror në vend.
Gjithashtu, duhet të aplikohen ndëshkime për të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm nuk janë korrekt në punë, por që kanë edhe ndjenjë indiferentizmi mbi qytetarin. Duhet të krijohet mbi baza ligjore, kultura e shërbimit ndaj çdo qytetarëve, qoftë i “fort”, ose i “dobët”; me “miq”, ose “pa miq”.
Politika shqiptare, duhet ta ketë të qartë se nuk mund të ketë integrim europian, pa një administratë të pakualifikuar dhe të përgjegjshme ndaj qytetarit. Gjithashtu, çështja e kthimit të studentëve që studiojnë jashtë, jo vetëm është në interes të vendit dhe shtetit, por është edhe një ndër kriteret e BE-së për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë.
Aktualisht burokracia shqiptare bëhet politikëbërësja de facto pa qenë përgjegjëse përpara publikut. Shoqëria shqiptare, aktualisht, qeveriset nga absolutizmi burokratik, që i trajton qytetarët si objekte që duhet të administrohen e jo si qytetarë pjesëmarrës. Kryeministri është eprori i burokratit, dhe duke pasur një pozicion të tillë legjitim nuk duhet të lejojë të ndodh një gjë e tillë.
Ka ardhur momenti që reformimi i administratës shtetërore duhet të jetë ndër përparësitë kryesore të politikës shqiptare. Prandaj, thirrja e Kryeministrit nuk duhet të mbetet vetëm një premtim, siç ka ndodhur më parë, por një aksion i mirëfilltë dhe i drejtpërdrejtë.