Thursday, February 3, 2011

Moraliteti i kësaj situate politike


Dr. Alban Daci

Shpesh thuhet që çdo kush (ose çdo komb) ka liderin që meriton. Thuhet, se natyra autoritare e kulturës ruse është e destinuar të prodhojë gjithmonë një car (siç ka ndodhur në të kaluarën) ose një Putin (siç ka filluar të përdoret shpesh në ditët e sotme); traditat britanike që nga koha e Manja Kartës (pengon) ose përjashton në mënyrë kategorike mundësinë e një cari të ngjashëm me Rusinë që të qeveris vendin; dhe Japonia tenton të mos ketë lider karizmatik, për shkak të konformizmit të shoqërisë së Japonisë.
Siç demonstrojnë ndryshimet e ndodhura në Gjermani në 100 vitet e fundit, një përcaktim i tillë kulturor është i thjeshtësuar; zgjedhjet morale të ndjekësve mund të pengojnë edhe aksionet e liderëve më virtuoz. Thënia e vjetër, sipas së cilës çdo kush ka liderin që meriton, siç thamë më sipër, është një thjeshtësim, por megjithatë nuk ka dyshim që ndjekësit e paedukuar kontribuojnë për të prodhuar liderë të këqij dhe mënjanon liderët e mirë.
Disa teoricienë i ndajnë ndjekësit në disa rrathë të mbyllur, si: të izoluarit, kalimtarët, pjesëmarrësit, aktivistët dhe të pakalueshmit. Ndërsa, disa studiues të tjerë shtojnë edhe një dimension të dytë, duke i ndarë ndjekësit sipas autonomisë së të menduarit; nga ndjekësit konformistë dhe të pavarur nga njëra anë, tek ndjekësit kritik dhe të pavarur, nga ana tjetër.
Teoricienët mbështesin se, ndjekësit ideal janë ato që janë të përgjegjshëm të mendojnë pikërisht me kokën e tyre, të cilët edhe pse janë idealist, janë të gatshëm të kritikojnë dhe të korrigjojnë liderët e tyre. Ndjekësit pasiv bëjnë shumë pak për të ndihmuar liderin të realizojë objektivin e grupit.
Konformistët ndjekin në mënyrë të ndershme dhe të besueshme objektivat e përcaktuara nga lideri, por nuk vendosin limite në aksionin e tij dhe, prandaj, i lejojnë grupit të ndjek objektivat e padëshirueshëm ose të përdorin mjetet imorale.
Ndjekësit më të mirë janë të aftë të mendojnë në mënyrë autonome dhe ndershmëri të lartë; liderët i bëjnë të përgjegjshëm dhe ato në të njëjtën kohë i japin pushtet liderit, në një kontekst social të bazuar mbi besimin që ndihmon për të mbrojtur këto të fundit nga rreziku për të bërë gabime. Sa më e madhe të jetë kostoja e gabimeve të bëra, aq më shumë roli i ndjekësve të përgjegjshëm bëhet i rëndësishëm.
Kjo gjë mund të bëhet më e dukshme dhe më e thjeshtë nga ilustrimi që do të bëjmë më poshtë sipas drejtuesit të një ndërmarrjeje: “Nëse unë tregojë me dorë ku është Veriu dhe them- shkojmë!14 mijë të pavarurit e ndërmarrjes time do të marshojnë të kompaktuar dhe të bindur duke më ndjekur edhe në rast se e dinë që do t’i dërgojë në një greminë. Ndërsa një drejtues i një ndërmarrje tjetër shprehet, se: “Nëse dua t’u tregojë me dorë Veriun – shkojmë!- 14 mijë duart do të tentojnë të ma s’postojnë dorën drejt Verilindjes ose Veriperëndimit në mënyrë që të evitojnë përfundimin në greminë”.
Le të flasim për situatën aktuale politike në vend. Kjo situatë aktuale, e cila është shumë e vështirë dhe që mund të ketë edhe pasoja të mëtejshme negative për qytetarët e saj, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendi, për shkak të imazhit që po shëmbëllen jashtë, është një situatë, ku aktor absolut dhe i vetëm është elita politike në vend.
Arsyetimi që del pas 21 janarit, është se shqiptarët nuk kanë në dorë fatin e tyre dhe se ato në këto momente as nuk po mendojnë me kokën e tyre dhe as nuk po bëhen të përgjegjshëm për aksionet e tyre.
Siç ka ndodhur rëndomtë dhe në mënyrë krejtësisht të gabuar në 20 vitet e fundit, vendi ynë është i mbushur me shumë emocione politike dhe me pak vetëdije qytetare. Në Shqipëri po përsëritet e njëjta skemë: Liderët tregojnë gishtin drejt greminës dhe qytetarët nuk i kritikojnë, por shkojnë me bindje dhe besnikëri, duke i ndjekur sikur të ishin qorra.
Si ka mundësi, që pjesa më e madhe e klasës intelektuale, akademike dhe shoqërore në vend, nuk bën asnjë kritikë kundrejt liderëve të politikës, por, përkundrazi, bëhet tellall i zërave dhe skemave të tyre, edhe kur këto të fundit i kanë ndërtuar skemat kundër interesit të përgjithshëm qytetarë.
Si ka mundësi, që në vendin tonë nuk bëhen kritika serioze për klasën politike në vend. Në vendin tonë ndodh çdo gjë dhe politika nuk ka as faj as përgjegjësi, por të vetmin faji e kanë qytetarët e thjeshtë, të cilët kanë vite që nuk mendojnë në mënyrë autonome dhe me kokë e tyre për jetën dhe të ardhmen e tyre, por ndjekin në mënyrë të errët liderët e politikës.
Ajo që vihet re në shoqërinë shqiptare është fakti se ajo është e mbushur me emocione politike të gabuara dhe nuk arsyeton në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur interesat e saj. Për ta vërtetuar këtë gjë mjafton të frekuentosh mjediset familjare dhe shoqërore për të kuptuar se sa të ngarkuar janë njerëzit nga politika, duke mohuar arsyen e tyre, qoftë si intelektual, ashtu edhe si qytetarë të ndershëm dhe të thjeshtë.
Pothuajse, tek të gjithë qytetarët që sot mund t’i hasësh në lokale, nëpër familje apo institucione shtetërore dhe shoqërore është e vështirë të gjesh kritika të shprehura dhe të bëra kundrejt liderit që simpatizojnë ose kundrejt politikës në përgjithësi pa dallim kahu apo bindje politike.
Shqipëria, sot, ndoshta me vonesë, ka nevojë për një formë të re të të bërit politikë. Ka ardhur momenti që politika të ndjek ndjekësit e saj, duke i çuar në kahun pozitiv të përfaqësimit të interesave të tyre dhe jo në kahun e saj personal, duke i dërguar me siguri drejt një gremine të sigurt.
Sot në këto momente shoqëria jonë ka nevojë për një lidership të ri politik, të aftë politikisht dhe të pastër moralisht, që t’u propozojë ndjekësve (shqiptarëve) vizione dhe objektiva frymëzues për të ardhmen dhe një garanci pozitive për të tashmen. Ky lloj lidershipi duhet t’u bëj ndjekësve apel për një kauzë të përbashkët dhe të përgjithshme dhe duhet të arrijë të kalojë përçarjet shoqërore, që po përjeton në këto momente shoqëria jonë e trazuar shpirtërisht.
Shpesh flitet se ligjet janë një mënyrë e shëndosh dhe e shenjtë, që e bën njeriun të lirë; por ndonjëherë ligjet duhet të ndryshohen, siç kanë demonstruar lëvizjet për të drejtat civile në vitet gjashtëdhjetë. Një lider aspirues që injoron institucionet, ose që thyen rregullat, duhet të vlerësojë në mënyrë të kujdesshme, përtej të beneficeve të menjëhershme për grupin që e ndjek, pasojat etike që do të kenë aksionet e tij politike për një periudhë të gjatë.
Siç thoshin më parë politologët dhe institucionalistët, një ndër aftësitë më të rëndësishme të një lideri të mirë është të dijë të projektojë dhe të mbajë së bashku sistemet dhe institucionet. Në këtë konstatim ka qoftë një aspekt efikasiteti ashtu edhe një aspekt etik. Institucionet e mirëideuara mbajnë në vetvete mekanizma të vetëkorrigjimit, gjithashtu edhe limite për të korrigjuar gabimet e liderëve.
Siç ka thënë një drejtor i një zyre legale të një ndërmarrje ndërkombëtare, “në një analizë të fundit, është kultura e ndërmarrjes që lejon të arrijë rezultate shumë të mira, duke promovuar një shkallë të lartë integriteti”.
Ernest Shacklon, i cili eksplorojë Antarktidën në fillim të ‘900, shpesh përshkruhet si një lider i madh, sepse mbajti mes ekuipazhit të tij një shpirt të lartë bashkëpunimi, kur edhe akulli i shkaktojë një çarje dhe rrjedhje anijes që po udhëtonin. Megjithatë, jo të gjithë bëjnë pyetje në se Shacklon do të kishte bërë mirë që ka ekspozuar pikërisht ekuipazhin në një rrezik të tillë.
Një vlerësim i papjekur, që sjell rreziqe të rënda për të tjerët, mund të jetë i dënuar mbi planin qoftë etik ashtu edhe efikas. Kush ngjitet në Everest pranon të mbajë parasysh një far rreziku, që mund të has përpara, por kryetari i ekspeditës duhet të bëjë në mënyrë të tillë që grupi të ketë një kompromis të qartë mes rrezikut dhe rezultatit pozitiv. Një gjë është të propozosh një vizion të madh projektues për të nxitur individët për ngjitur malin; gjë tjetër është tjetër është t’i sjellës afër një humnere.
Morali i kësaj situate politike, është fakti se për fat të keq ekspedita e shoqërisë shqiptare drejtohet nga elita aktuale politike, e cila nuk po i çon drejt ngjitjes së Everestit, por, me siguri, drejt një humnere. Ndoshta, qytetarët shqiptarë, për shkak edhe të elitës aktuale politike, nuk arrijnë të kenë kompromisin e duhur mes rrezikut që i pret dhe rezultatit që aludojnë se mund të arrijnë.