Thursday, October 14, 2010

Daullet e ekstremizmit serb vazhdojnë të bien pa pushim


Dr. Alban Daci
Botuar, me date 15 tetor 2010
T. Observer

Ndoqa me vëmendje ndeshjen që do të zhvillohej në qytetin tim të Genovës (Them në qytetin timin, se këtu kam kryer studimet universitare e pasuniversitare) mes Italisë dhe Serbisë. Ajo që pashë, në fakt, nuk ishte një ndeshje futbolli që mund të luhej pikërisht në vitin 2010 që po përjetojmë, por ishte një dyndje barbare serbe në kohët moderne.
Unë, nuk habitem aspak me sjelljet që bënë bishat serbe, sepse që kur lindi dhe u zhvilluar teoria e nacionalizmit bashkë me shtetin nacional në fundin e Shtatëqindtës dhe fillimi i Tetëqindtës, mund të them se nacionalizmi serb ka qenë krejtësisht ç’njerëzor dhe i bazuar mbi prova false dhe mitologjike.
Serbët, le të themi, si “barbar” të egër dhe krejtësisht ç’njerëzorë kanë bërë ç’kanë dashur, kur erdhën në rajonin e Ballkanit. Historia e tyre në Ballkan është e lidhur me pushtime, masakra, dëbime dhe akte ç’njerëzore. Kjo është e kaluara e largët dhe e afërt e tyre. Ata, edhe sot mendojnë se janë të vetëm në Ballkan, që i gjithë rajoni është vetëm i tyre dhe se popujt autokton duhet të bëhen skllevër.
Ata, me djegien e flamurit shqiptar në Genova i treguan Evropës dhe Botës, se ato janë të pandreqshmit e kohëve moderne; se vizionet e tyre janë ndalur në Mesjetë. Serbët, e dogjën flamurin tonë, sepse menduan se do të turpëronin një popull të tërë. Ky akt, jo vetëm që nuk na turpëron, por na bën të ndjehemi krenar, sepse “barbarët” janë dhe mbeten të tillë, kurse ne ecin përpara drejt Evropës së Bashkuar.
Kafshët serbe (ose “Le Bestie”) siç, i cilësoj shtypin Italian, treguan edhe njëherë, se për t’u integruar në Evropë nuk ka rëndësi besim fetar që ka një popull, por fakti se nëse ai popull ka kulturë evropiane apo jo. Serbët, janë të krishterë (ortodoks), por ato mbi të gjitha janë mesjetarë me vizionet e tyre dhe për këtë arsye besimi fetar nuk duhet t’i ndihmoj aspak për t’u pranuar në familjen e Evropës së Bashkuar.
Gjithmonë, akademikët dhe intelektualët (sidomos ato që bëjnë pjesë në Lëvizjen Federaliste Evropiane) që kanë projektuar atë që sot ne e quajmë Bashkimi Evropian, janë përpjekur që me aksionet e tyre akademike të argumentojnë, se është shumë e rëndësishme të bëhet edukimi i qytetarit evropian. Pra, nuk mjafton që vetëm të bashkosh disa shtete evropiane për të bërë Evropën e Bashkuar, por ne, mbi të gjitha, duhet të krijojmë qytetarin evropian, i cili në mendjen e tij nuk duhet të ketë ekstremizmin, përjashtimin e “tjetrit”, diskriminimin e tjetrit. Qytetari evropian i Evropës së Bashkuar, duhet të jetë vetëdijshëm që i përket të së njëjtës së kaluar historike dhe duhet të përdor tolerancën dhe reciprocitetin për një të ardhme të përbashkët në paqe dhe prosperitet.
Bishat serbe nuk mund të na përdhosin ne në asnjë vend të botës dhe jo më në qytetin e Genovës, ku një ndër familjet me të nderuar dhe më të respektuar është familja “Durazzo”, me origjinë shqiptare. Kjo familje aristokrate shqiptare, pikërisht në 1389, kur turqit pushtuan Durrësin, ashtu si shumë territore të tjera të Shqipëri,u larguan nga drejt Italisë duke marrë me vete edhe kambanën e qytetit, që të mos binte në duart e pushtuesve.
Ato erdhën në Itali, dhe pabesisht u shitën si skllevër në Republikën Detare të Genovës, por, falë fisnikërisë së tyre, jo vetëm arritën të fitonin lirinë e tyre, por me mençuri dhe punë drejtuan për vite me radhën këtë Republikë. Qyteti i Genovës është i mbushur me rrugë, pallate dhe vila antike që mbajnë emrin “Durazzo” për nder të kësaj familje.
Megjithatë, ne, shqiptarët, nuk mund të krenohemi në qytetin e Genovës vetëm me të kaluarën tonë, por edhe me të tashmen. Në Liguria ka më shumë se 8000 mijë shqiptarë që jetojnë sot, te cilët janë më të suksesshmit në sektorin e sipërmarrjes private, janë më të nderuarit dhe të respektuarit për sjelljen që kanë në shoqëri.
Gjithashtu, të mos harrojmë se në Universitetin e Genovës, studiojnë qindra studentë shqiptarët, të cilët janë më të suksesshmit dhe më të zotët jo vetëm në raport me të huajt, por edhe me vetë italianët. Shumë prej tyre i kanë kryer studimet universitare dhe janë kthyer në Shqipëri, me zellin dhe dëshirën e madhe për të punuar për këtë vend, që të jetë më i zhvilluari ne Rajon.
Prandaj, ne, shqiptarët nuk ndjehemi të turpëruar, se disa “kafshë mesjetarë” dogjën flamurin tonë, i cili, për nga historia është më i vjetri dhe më krenari në Evropë. Ne, shqiptarët, kemi zgjedhur hapjen me Botën dhe e kemi kuptuar shumë mirë globalizimin.
Ndërsa, serbët vazhdojnë t’iu bien daulleve të vjetra të ekstremizmit nacionalist. Ato kanë zgjedhur një vetëvrasje, për sa kohë vazhdojnë të jetojnë të mbyllur dhe të veçuar me botën. Ato janë shumë larg proceseve nëpër të cilat po kalon Evropa dhe Bota.
Koha për ta duket sikur është ndalur në vend numëro. Ato kanë qenë pushtues, barbarë, ekstremistë dhe me sa duket e kanë vendosur të mbeten si të tillë. Kjo është një fitore për ne dhe një vetëvrasje për ata.
Ata, i treguan Evropës sesa mizorë janë dhe se nuk iu intereson fare integrimi evropian. Serbët janë mësuar të bëjnë shkatërrime, dëbime, pushtime dhe masakra ç’njerëzore. Megjithatë, tashmë koha e tyre ka mbaruar, bota tashmë, falë përshtatjes sonë si popull me proceset aktuale politike dhe ekonomike, po rrotullohet dhe do të rrotullohet rreth nesh.
Ne kemi zgjedhur integrimin në Evropë. Po të shikojmë të kaluarën tonë, historinë tonë, këtë e meritojnë plotësisht, sepse tek ne nuk mund të gjesh një rast ku mund të kemi masakruar apo dëbuar një popull tjetër thjeshtë se na bënte hije.
Ne, shqiptarët, si në të kaluarën ashtu dhe në të tashmen, kemi qenë dhe mbeti evropian edhe më tepër se vetë shtetet evropiane, që e themeluan Bashkimin Evropian. Prandaj, ne e meritojmë Integrimin dhe Lëvizjen e lirë. Çdo arsye që mund të dal kundër integrimit tonë në Evropë, është false dhe dashakeqe. Ne jemi të vendosur për të ecur përpara, sepse dielli me rrezet e tij po na rrëfen të ardhmen tonë, e cila është vetëm në Evropë. Ne jemi të pandalshëm për të ecur përpara dhe askush nuk mund të na pengoi. Nuk mund të na pengojnë as daullet e serbëve barbarë, të cilët thjeshtë do të shurdhojnë veshët e tyre për të dëgjuar të drejtën dhe më të mirën.