Saturday, February 20, 2010

ÇËSHTJA E MAQEDONISË


Dr. Alban Daci


ÇËSHTJA E MAQEDONISË


Një bashkëjetesë e “detyruar”
mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve.



Çështja e Maqedonisë

Çështja e Maqedonisë përbën sigurisht një ndër problemet më komplekse dhe të ngatërruara të Ballkanit. E ndodhur në një pozicion të një rëndësie të veçantë strategjike, Maqedonia që nga fillimi i shekullit të XIV ka qenë në qendër të vëmendjes të kërkesave territoriale të Shteteve të ndryshme të rajonit, kërkesa që provokuan dy konflikte mes viteve 1912 dhe 1913 dhe tensione të forta gjatë viteve ndërmjet dy luftërave botërore.
Mosmarrëveshjet e lindura në të kaluarën përreth Maqedonisë janë ri propozuar mbi skenën ndërkombëtare, duke vënë disa herë në rrezik të njëjtin integritet tokësor të Vendit.
Më termin “Maqedonia” gjatë luftërave të pushtimit turk në Ballkan nënkuptohej jo për të treguar një Shtet ose një entitet të veçantë politik, por një arsye historike, ku kufijtë ishin të përfshirë me Detit Egje në Jug, Liqenit të Ohrit, Lumit Mesta në Lindje dhe vargu i maleve të Sar Planinës në Veri.
Pushtuar nga turqit në shekullin e XIV, Maqedonia nën dominimin otoman turk nuk do të kishte një fat të ndryshëm nga provincat e tjera të perandorisë në Ballkan, ku për shkak të faktit se qeveria qendrore e Stambollit arrinte të ushtronte një kontroll efektiv, kushtet e jetesës së popullsisë mbeten në mënyrë themelore të pranueshme, ndërsa me rënien e autoritetit otoman, pushteti përfundoj në duart e administruesve lokal, ku metodat shumë herë ishin despotike dhe autoritare.
Rizgjimi i nacionalitetit serb dhe i popujve të tjerë ballkanas në fillim të viteve tetëqind kishte reflekse edhe në Maqedoni, që shendohet objekt i kërkesave të Shteteve fqinjëve dhe të ambicieve të ekspansionizmit të fuqive të epokës, të interesuar për rajonin për shkak të rëndësisë strategjike dhe ekonomike. Nëse Rusia cariste admironte të mbante një ndalje në Detin Egje si një pa të parë për të kontrolluar ngushticat e turqve, Austria kërkonte të kalonte përmes rajonit një hekurudhë për të arritur Selanikun dhe kështu mund të zgjeronte influencën e saj edhe në Lindjen e Mesme.
Në kushtet e këtyre ambicioneve, qeveria ruse favorizoj me Traktatin e Shën Stefanit në 1878 i ndjekur nga lufta ruse-turke, krijimin e një “Bullgarie të Madhe” dhe kufijtë e saj duhet të përfshinin edhe Maqedoninë për të siguruar një dalje në Adriatik dhe në Egje. Këto objektiva të Rusisë nuk u realizuan për shkak të protestave të bëra nga kancelaritë e tjera evropiane, të cilat me Traktatin e Berlinit zvogëlojnë shumë dimensionin e Bullgarisë duke lënë Maqedoninë nën kontrollin otoman.
Kjo shënonte fillimin e ambicieve bullgare dhe nisjen e një fushate të gjerë të penetrimit kulturor të drejtuar nga nacionalistët e Sofjes me objektivin për të demonstruar që Maqedonia është pjesë integrues e Bullgarisë. Në vitet në vijim themelohen një seri shkollash bullgare që shoqërohen me hapjen e një seri institucionesh të tjera nga ana e Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë, të interesuar për të theksuar kërkesat e tyre historike dhe për të mbrojtur pikërisht grupet e tyre etnike.
Formuar nga një numër i madh nacionalitetesh, kompozicioni i saktë etnik i Maqedonisë mbetet i paqartë gjatë shekullit të XIX-të, sepse të dhënat e regjistrimeve të popullsisë ishin kryer mbi bazën e manipulimeve të mëdha dhe nga gabime të forta.
Fillimisht i përqendruar mbi aktivitet e institucione fetare dhe shkollore, aksioni i propagandës rreth fundit të tetëqindtës me aspektin e një fushate terroriste të administruara dhe drejtuara nga grupe të armatosura, shpesh të lidhur dhe të financuara nga qeveritë e Vendeve kufizuese që hedhin në kaos të gjithë Maqedoninë.
Ky kuadër komplikohet shumë nga lindja e VMRO-së (Organizata Revolucionare e Brendshme Maqedonase), një organizatë e themeluar në 1893 me qëllimin për të mbajtur pavarësinë e kombit maqedonas, por që shumë shpejt përfundon ndryshe nga ata që aspironin tek vetëvendosja dhe kush në mënyrë të ndryshme nga këta të fundit ishin në favor të bashkimit me Bullgarinë. Me autoritetin e fuqisë qendrore otomane të limituar vetëm nën aspektet formale dhe i gjithë rajoni i përfshirë nga violencat dhe kryengritjet, në këtë situatë kaosi fuqitë evropiane vendosin të ndërhyjnë për të riorganizuar administrimin civil dhe për t’i kërkuar Sulltanit realizimin e një seri reformash politike.
Me “programin Müztseg” të 1905, territori maqedonas ndahej në pesë sektorë, secili nën kontrollin e një Vendi- mes të cilëve figuronte edhe Italia- të ngarkuara për të riorganizuar forcat e policisë dhe për të garantuar sigurinë. Megjithatë, as aksioni i ndërmarrë nga ndërkombëtarët si dhe periudha e shkurtër e qeverisë reformuese të “Turqve të Rinj” arrijnë të sjellin qetësinë në rajon, që mbetet terren përplasjesh dhe përleshjes mes fraksioneve të ndryshme që ishin në betejë mes tyre.
Shndrëvillimi themelor për Maqedoninë do të arrij me luftërat ballkanike. Në shtator 1912, Perandoria Otomane ishte e impenjuar në konflikt me Italinë, Bullgarinë, Serbinë, Greqinë dhe Malin e Zi, ku këto të fundit bashkohen për t’i kërkuar qeverisë turke një serie reformash dhe respektin e lirisë fetare në Maqedoni sipas asaj që ishte parashikuar gjatë vendimeve të Traktatit të Berlinit. Pak kohë më parë Serbia dhe Bullgaria kishin nënshkruar një marrëveshje, ku përcaktoheshin pretekstet territoriale mbi Maqedoninë dhe i besonin Rusisë arbitrimin e zonave, ku mund të lindnin kryengritjet dhe mosmarrëveshjet.
Konflikti në fjalë konkludohet me suksesin e aleatëve ballkanas dhe me disfatën e Turqisë, që në bazë të klauzolave të Traktatit të Londrës të vitit 1913 ishte e detyruar të braktiste të gjitha territoret që kishe poseduar në Evropë, ndërsa pas presionit të Austrisë vendoset krijimi i Shqipërisë së Pavarur për të ndaluar daljen e Serbisë në Adriatik.
Rregulli territorial nga Traktati i mëvonshëm i Bukureshtit e ndante Maqedoninë në tre pjesë, duke i dhënë Serbisë pjesën qendrore që e quajnë edhe Maqedonia e Vardarit- Greqisë Maqedoninë e Egjeut dhe Bullgarisë atë të Pirini-t, që korrespondonte më pjesën më të vogël të rajoniti. Disfata e Perandorive qendrore dhe e Bullgarisë në konfliktin e parë botëror dhe traktatet e paqes të nënshkruara më vonë nuk e modifikojnë ndarjen territoriale të Maqedonisë që ishte fiksuar gjatë luftërave ballkanike.
Ngjarjet që ndodhin gjatë viteve ndërmjet luftës së parë botërore dhe luftës së dytë botërore kanë një rëndësi themelore për çështjen e Maqedonisë dhe për gjithë zonën e Ballkanit. Nga ky moment ngjarjet e tre Vendeve të përfshira, kryqëzohet mes tyre dhe, pas përçarjes së Titos me Stalin në 1948, me problemin më kompleks të raporteve mes Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.
Bullgaria edhe pse doli me disfatë nga Lufta, nuk braktisi kurrë projektin për të poseduar Maqedoninë jugosllave me qëllimin për ta bashkuar atë me rajonin e Pirini-t, që në vitet njëzet dhe tridhjetë shendrohet në një lloj “Zone të çliruar” për shkak të aktiviteteve të armatosur filo-bullgare, mes të cilëve ishte edhe e rindërtuara VMRO. E mbështetur dhe e financuar nga anëtarët e qeverisë dhe nga rrethet nacionaliste të Sofjes, kjo organizatë bën një seri atentatesh dhe sulmesh në territorin jugosllav dhe kundër eksponentëve të politikës bullgare të konsideruar si pengesë për çështjen e Maqedonisë.
E shndërruar një qendër të vërtetë pushteti në gjendje për të kushtëzuar politikën kombëtare, VMRO-ja përfundon fillimisht duke u ndarë në fraksione në betejë me njëra-tjetrën dhe pastaj për tu ri dimensionuar nga të njëjtat autoritete bullgare, tashmë jo të disponueshme për të toleruar mosdënimin absolut, të cilin e gëzonte lëvizja.
Pjesa më e dendur e Maqedonisë, ajo e Egjeut, kishte kaluar nën kontrollin grek dhe kishte një popullsisë, që sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në 1919, rezultonte e përbërë nga 600.000 Sllavo-Maqedonas, 500.00 Turq, 200.000 Grek dhe 100.000 Hebrenjii. Me disfatën e Perandorive qendrore, Greqia kishte marrë në posedim një pjesë të konsideruar perëndimore dhe kishte marrë edhe kontrollin e Anadollisë turke, ku banonte nj popullatë e rëndësishme greke. Marrëveshjet e paqes të nënshkruara nga Greqia në përfundimin e konfliktit të parë botërorë modifikojmë komplet përbërjen etnike të rajonit. Në fillim firma e Traktatit në 1919 në Neuilly me Bullgarinë që bënte të mundur shkëmbimin e minoriteteve.
Më pas është një nënshkrimi i një Traktati me Turqinë në Lozana në vitin 1924, me të cilin Athina dhe Ankaraja akordoheshin për të transferuar në Vendet e origjinës popullatën greke dhe turke rezidente në territoret e tyre. Kjo marrëveshje kishte efektet për të zvogëluar popullsinë sllavo-maqedone dhe për të avantazhuar atë greke, duke parë se pjesa më e madhe e banuesve rezident mbi brigjet e Anadollisë – të llogaritur në 1.350.000 persona- vendos të stabilizohet pikërisht në Maqedoninë e Egjeut.
Megjithatë do të jenë ngjarjet që do të ndodhin në Jugosllavi që do të shënojnë zhvillimet e më vonshme të çështjes së Maqedonisë. Pjesë e Mbretërisë së re serbo-kroate-sllovene (në 1921 do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë), Maqedonia e Vardarit pëson gjatë viteve ndërmjet dy luftërave një politikë progresive “të serbizimit” e realizuar kryesisht përmes dhënies së tokave. Ndërsa menjëherë pas mbarimit të luftës, në 1944, Tito vendos të shpall “Republikën Popullore të Maqedonisë” brenda federatës socialiste jugosllave. Gjesti mund të përfshihej në një seri interpretimesh dhe inkuadrohej në një projekt më të gjerë të një federate ballkanike që duhet të bashkonte Jugosllavinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.
Në planin e brendshëm duke njohur ekzistencën e një nacionaliteti të veçantë maqedonas, Tito nënkuptonte të zvogëlonte influencën dhe peshën politike të Serbisë në Jugosllavinë e re. Ndërsa në aspektin ndërkombëtar, republika e re duhet të shërbente si forcë tërheqëse për maqedonasit bullgar dhe grekët me qëllim për të realizuar Maqedoninë autonome më të gjerë të projektuar brenda federatës ballkanike.
Megjithatë, ky projekt shkaktonte një frikë të madhe në Perëndim dhe në veçanti tek Shtetet e Bashkuara, duke parë edhe afirmimet e leaderit bullgar Dimitrov përsa i përket edhe përfshirjes së Greqisë në bashkimin e së ardhmes.
Prej kohësh qeveria e Athinës po përballonte gueriljen komuniste, që kishte objektivin për të përmbysur monarkinë. Prishja e marrëdhënieve mes Titos dhe Stalinit, që qe shkaktuar edhe nga kontrastet në meritë të federatës ballkanike. I shqetësuar për mundësinë e infiltrimeve filo-sovjetike në territorin jugosllav – komunistët grek si Vendet e tjera të bllokut lindor kishin marrën mbajtur anën e Stalinit- Tito vendos të mbyll kufirin me Greqinë, duke bllokuar kështu çdo furnizim me luftëtarët komunist, që në një periudhë të shkurtër u detyruan të dorëzoheshin.
Me vdekjen e Stalinit dhe me progresin e përmisimit të marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë edhe çështja e Maqedonisë humbet rëndësi, duke u përdorur nga Bullgaria vetëm në momente tensioni mes Moskës dhe Beogradit.
I mbetur mbi sfond gjatë viteve të “luftës së ftohtë”, problemi i Maqedonisë me shpërbërjen e Jugosllavisë është ri propozuar mbi skenën ndërkombëtare duke lartësuar një mosmarrëveshje politike mbi njohjen e Shtetit të ri që ka përfshirë Bullgarinë dhe mbi të gjitha Greqinë.
Pas shkëputjes së Sllovenisë dhe Kroacisë në verë të 1991, Maqedonia në shtator po të njëjtit vit me një referendum vendos të shpall pavarësinë nga Jugosllavia duke deklaruar në të njëjtën kohë, se kërkon të riformojë federatën në një konfederatë, ku çdo përbërje do të kishte autonominë e saj.
E konsideruar nga shumica jo gjë tjetër se sa një entitet artificial i krijuar nga Tito për qëllime të pastra politike, ekzistenca i një nacionaliteti të veçantë maqedonas ka qenë kundërshtuar që nga shekulli XIX qoftë nga Serbët ashtu edhe nga Bullgarët.
Këto konsiderata patjetër janë refuzuar nga drejtuesit e Shkupit, të cilët kanë nënvizuar se shpallja e “Republikës Popullore të Maqedonisë” e ndodhur në 1944 përfaqëson jo vetëm provën që Maqedonasit përbëjnë një nacionalitet me histori dhe karakteristika të veçanta, por edhe atë të njohjes ndërkombëtare të dhënë tek entiteti i ri shtetëror për faktin se gjatë ceremonisë kishin marrë pjesë edhe përfaqësues ushtarak të Vendeve aleate.
Me arritjen e pavarësisë së Maqedonisë, është rihapur diskutimin mbi argumentin, përderisa në njohjen e Shtetit të ri, Bulgaria ka afirmuar se ekzistojnë “dy Vende dhe vetëm një komb”, duke nënvizuar kështu se maqedonasit duhet të konsiderohen etni bullgareiii. Por, edhe pse polemika me Sofjen ka pasur efekte të limituara, shumë më të forta kanë qenë pasojat e kundërshtimeve nga Greqia. Edhe pse duke respektuar kriteret e përcaktuara nga “Komisioni i Arbitrimit” i drejtuar nga Robert Badinter, Maqedonia në 1992 nuk njihet nga Komuniteti Evropian që, mbrapa kërkesës greke, i kërkon Shkupit të fshij disa dispozita të pranishme në Kushtetutën të konsideruara si ndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme të Shteteve kufitareiv.
Sipas Athinës, emërtimi “Republika e Maqedonisë” jo vetëm përfaqëson uzurpimin e një emri dhe një simboli të historisë helenike, por edhe një kërkesë të heshtur territoriale përballë homonimit të rajonit grek.
Për njohjen, qeveria e Mitsotakis i kërkon Shkupit të pranoj tre kërkesa, heqje dore nda çdo kërkese territoriale, një deklaratë që mohon ekzistencën e një minorance maqedonase në Greqi dhe ndryshimin e emërtimit të Shtetit, kjo e fundit refuzohet nga leaderat maqedonas që afirmojnë se si pikërisht emri përfaqëson simbolin e identitetit kombëtar maqedonasv.
Gjithashtu, pa marrë parasysh afirmimet e Presidentit Kiro Gligorov që nënvizonte origjinën sllave dhe jo helenike të popullsisë maqedonase duke shkaktuar reagime të forta në ambientet e politikës helenike, ku kontribuojnë edhe disa vendime të Parlamentit të Shkupit, si flamuri kombëtar i konsideruar si simbol i dinastisë maqedonase dhe publikimi nga e shtypit lokal të hartave gjeografike që konfiguronin qytetin e Selanikut të përfshirë në kufijtë e një Maqedonie më të gjerë. Në planin ndërkombëtar çështje e Maqedonisë është zgjidhur përmes një kompromisi që parashikon njohjen me një emërtim të ndryshëm në respekt me atë të “Republikës së Maqedonisë” zyrtarisht e përdorur përbrenda vendit. Me “Rezolutën 817” të 1993 Këshilli i Sigurisë pranon Maqedoninë në Kombet e Bashkuara me emrin “Former Yugoslav Republic of Macedonia” (FYROM), ndërsa i njëjti Këshillë i Sigurimit me “Rezolutën 845” ftonte qeverinë e Athinës dhe të Shkupit të zgjidhnin nën ndërmjetësimin e OKB-së çështjet që ishin akoma të hapura.
Pasi raportet midis dy Vendeve ishin ashpërsuar me vendimin e Kryeministrit grek Papandreu për ti vendosur sanksione ekonomike Shkupit, në shenjë proteste për adoptimin dhe përdorimin e simboleve kombëtare helenike, në shtator të 1995 arrihet një marrëveshje – emërtuar “Interim Agreement”- në bazë të cilit Greqia njihte Shtetin e ri me të njëjtin emërtim të adoptuar në selinë e OKB-së, ndërsa FYROM impenjohem për të heq dorë nga çdo interpretim i Kushtetutës së saj që mund të ishte kuptuar si një kërkesë mbi territoret greke të banuara nga Sllavo-maqedonasit.

Një bashkëjetesë e “detyruar” mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve.

Një ndër problemet kryesore të çështjes së Maqedonisë, që qëndron edhe sot i pa zgjidhur, është patjetër raporti mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve. Rezidentë kryesisht në zonën Perëndimore të vendit që përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë, shqiptarët kërkojnë një autonomi më të madhe politike nga qeveria qendrore në mbrojte të identitetit të tyre politik dhe kulturorvi.
Kundërvënia mes dy nacionaliteteve, lindi që nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve të para shumëpartiake të zhvilluara në 1990, gjatë kësaj ngjarje do të shikojmë, ashtu si edhe tek republikat e tjera të Jugosllavisë, afirmimin e forcave nacionaliste dhe ndarjen e elektoratit sipas përkatësisë etnike.
Duke vëzhguar të dhënat e konsultimeve, do të dallohej në fakt gjatë turnit të parë, afirmimi i Social - Demokratëve dhe i reformistëve të Kryeministrit federal Ante Markoviç, por sidomos gjatë zhvillimit të turnit të dytë do të vihej re, se maxhoranca relative kishte shkuar tek VMRO/DPMNE (Organizata Revolucionare e Brendshme Maqedonase/ Partia Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas), përderisa në turnin e dytë Sllavo-maqedonasit i kishin rezervuar votat e tyre për nacionalistët prej frikës, se suksesi i partive shqiptare mund të sillte copëzimin e territorit.

Një kontrast i ri mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve shpërthen në momentin e zhvillimit të referendumit për pavarësinë, i bojkotuar nga Shqiptarët për të protestuar kundër përmbajtjes së Kushtetutës që nuk u njihte atyre rolin e themeluesit për Shtetin e ri dhe konsistonte përdorimin e shqipes vetëm në nivelin e parë dhe të dytë të arsimit, duke i dhënë maqedonishtes rolin e gjuhës zyrtare të Shtetit.
Në rritje të tensionit, kontribuonte edhe situata e vështirë ekonomike, e cila bëhej edhe më kritike nga sanksionet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar përballë Jugosllavisë dhe nga embargoja e vendosur nga Greqia, ku efektet më të mëdha ishin sidomos mbi popullsinë Shqiptare që ishte e impenjuar kryesisht në agrikulturë dhe në punët e pakualifikuara.
Këto kërkesa, sjellin në fillim ndërtimin e një universiteti autonom në Tetovë në 1994, i konsideruar ilegal nga qeveria e Shkupit dhe rrëmujat e rënda të shpërthyera në 1997 në Gostivar si pasojë e vendimit të Kryetarit të Bashkisë për të hequr nga zyrat publike flamurin maqedonas për ta zëvendësuar më atë shqiptar. Politikisht kjo përkthej në një radikalizëm progresiv të pozicioneve, siç dimostronte ndarja e ndodhur në 1994 brenda “Partisë së Prosperitetit Demokratik” (PDP) drejtuar nga Arbër Xhaferri, mbështetës i idesë për të ndërtuar institucione shqiptare paralele me ato zyrtare sipas modelit të bërë në Kosovë nga “Lidhja Demokratike” e Rugovësvii.
Tensionet e pranishme në Vend kanë pasur reflektime mbi planin e sigurisë së brendshme dhe kjo pa marrë parasysh tërheqjen e uniteteve të Ushtrisë jugosllave të dislokuar në FYROM e ndodhur në 1992 paqësisht pa aksidente.
Pikërisht me qëllimin për të kontrolluar kufijtë maqedonas, Kombet e Bashkuara kishin formuar në të njëjtin vit UNPROFOR (United Nations Protection Force), një forcë multinacionale me qëllim për të siguruar rivendosjen e rregullit dhe për të favorizuar një zgjidhje diplomatike të konflikteve në republikat jugosllave.
Më vonë OKB-ja vendoste të aktivizonte një mision të monitorimit duke formuar në 1995 UNPREDEP (United Nations Preventive Deployment), një forcë me 750 njerëz e ngarkuar për të kontrolluar kufijtë dhe për të parandaluar trafikun ilegal të armëve, ndërsa në 1996 OSBE-ja aktivizonte në Shkup pikërisht një mision me detyrën për të vëzhguar zhvillimet e situatave politike të brendshme për të ndaluar lindjen e kryengritjeve dhe të përplasjeve etnike mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve.
Objektivat e misionit janë modifikuar gjatë kohës së operacioneve, duke parë qartësisht, se problemet e rrezikshme për FYROM nuk vinin nga jashtë, por nga situata e saj e brendshme. E ndërtuar për të mbrojtur kufijtë maqedonas nga ndonjë sulm i jashtëm, UNPREDEP ka përfunduar kështu për të bërë një rol ndërmjetësimi mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve për të ndaluar shpërthimin e kryengritjeve etnike në vend.
Konkluduar mandati i UNPREDEP-së në 1999, detyra për të kontrolluar kufijtë e Vendit dhe për t’iu asistuar autoriteteve lokale në administrimin e krizës humanitare të krijuar nga keqësimi i situatës në Kosovë është zhvilluar nga kontingjenti i NATO-s i vendosur në FYROM nga prilli i të njëjtit vitviii.
Pikërisht kriza në Kosovë dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s kanë përfaqësuar një moment fërkimi mes dy komuniteteve, sepse Sllavë-maqedonasit ishin shumë kritik kundrejt aksionit të ndërmarra nga Aleanca, nga frika se kjo do sillte krijimin e një Shteti kosovar të pavarur dhe raforcuar shtysat separatiste të shqiptarëve, ndërsa Shqiptarët ishin të rreshtuar në mbështetje të operacioneve të ndërmarra kundër regjimit të Millosheviçit në mbrojte të bashkëkombësve të tyre në rajon.
Situata e vështirë e brendshme ka kushtëzuar të njëjtin impenjim humanitar të qeverisë, e shqetësuar se një fluks i pakontrolluar refugjatësh nga Kosova mund të s’postonte në favor të Shqiptarëve ekuilibrin etnik në Vend dhe mund ta transformonin FYROM në një bazë mbështetjeje për luftëtarët e UCK-së.
Nëse nga ana ekonomike, konflikti ka përkeqësuar një kuadër tashmë kritik dhe ka detyruar Shkupin të bënte kujdes për më shumë se 200.000 refugjatë shqiptarë, tek ai politik, ku ngjarjet në Kosovë do të kishin një impakt përcaktues mbi ngjarjet e Maqedonisë në vitet e mëvonshme.
Përsa kemi parë edhe në vitet e fundit, mund të themi, se raporti mes Sllavo-maqedonasve dhe Shqiptarëve, gjithmonë problematike, kohët e fundit po përkeqësohet edhe më shumë. Sllavët-maqedonasit dhe Shqiptarët nuk njihen, frekuentojnë vende të ndryshme dhe nuk takohen as rastësisht: kanë stile jete krejtësisht të ndryshme, sikur të ishin dy botë paralele. Në këtë kuptim Marrëveshja e Ohrit nuk e ka zgjidhur problemin, por përkundrazi e ka rritur ndarjes mes dy komuniteteve.
Për të rritur frikën e një ndarje gjithmonë e më të pastër mes Shqiptarëve dhe Sllavo-maqedonasve, kontribuon edhe konstatimi, se shoqëria maqedonase është duke u polarizuar edhe mbi territor. Zona që vetëm pak vite më parë ishin të përziera etnikisht, po bëhen integralisht të banuara ose vetëm nga Shqiptarët ose nga Sllavo-maqedonasit. Ky proces, që e ka pasur nisjen pas krizës së 2001-shit, bën që kufiri gjeografik të bëhet gjithmonë e më i dallueshëm mes dy komuniteteve, i cili mund të influencoj negativisht mbi stabilitetin e vendit në një periudhë të gjatë kohe.
Ky polarizim i shoqërisë maqedonase, rrezikon të bëj të kota sforcimet e komunitetit ndërkombëtar për të garantuar stabilitetin në FYROM. Në fakt, nëse Shqiptarët dhe Sllavo-maqedonasit vazhdojnë t’iu mos u zënë besë njëri-vjetërve, asgjë do të ndaloj që në një të ardhme, kjo ndjenjë të shndërrohet përsëri në urrejtje.
E vetmja zgjidhje që mund të evitojë një kundërshtim mes dy komuniteteve është integrimi mes Shqiptarëve dhe Sllavo-maqedonasve. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të ushtrojnë një presion vendimtar mbi forcat politike dhe sociale të FYROM-it. Këtë e dimostron fakti, se sa shpejt u konkluduan marrëveshjet e Ohrit në 2001, pas shtatë muaj përleshjesh. Para së gjithash, ato Marrëveshje, të konceptuar për t’i dhënë fund një konflikti dhe për të hedhur bazat e një stabiliteti në një periudhë të shkurtër ose të mesme, dimostrohen në mënyrë të paevitueshme të papërshtatshme për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.
Sot, komuniteti ndërkombëtarë duhet përsëri të sforcohet për të bindur komunitetin shqiptar dhe atë sllavo-maqedonas për të vënë pikërisht një platformë programatike që përfshin brenda saj politika sociale për të realizuar integrimin. Vetëm kështu mund të garantohet në FYROM një stabilitet për një periudhë të gjatë kohe.
Për të folur pak edhe për aktualitetin, ku situata në FYROM gjatë muajve të fundit është shumë e tensionuar, sepse është e karakterizuar nga një nivel i lartë provokimi dhe diskriminimi nga ana e qeverisë qendrore kundrejt Shqiptarëve. Mos të harrojmë, se vetëm pak muaj më parë, Ministria e Kulturës publikoj dhe hodhi në treg enciklopedinë zyrtare të Maqedonisë, ku në pjesën dedikuar mbi origjinën e Shqiptarëve të Maqedonisë, ka nënvizuar se origjina e tyre është nga malet veriore të Shqipërisë.
Publikimi i kësaj enciklopedie është konceptuar nga Shqiptarët si një ofendim i madh kundrejt identitetit të tyre kombëtar dhe për këtë arsye e gjithë bota intelektuale shqiptare ka reaguar me fakte dhe referimi historike kundër fakteve të publikuara nga Sllavo-maqedonasit. Situata u përshkallëzua aq shumë sa qeveria qendrore u detyruar ta tërhiqte nga tregu enciklopedinë e re me pretekstin për të korrigjuar pjesën e kundërshtuar nga pala Shqiptare.
Megjithatë, brenda një periudhe të shkurtër nuk ka mjaftuar vetëm çështja e enciklopedisë, sepse tani është edhe rasti i prezantimit të pasaportave të reja nga Ministria e Brendshme për tu pajisur të gjithë qytetarët maqedonas. Është për tu theksuar, se në pasaportat e reja mund të shkruhet vetëm nacionaliteti maqedonas, duke shkaktuar mosnjohjen e kombësisë shqiptare.
Në një intervistë që ka dhënë pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Menduh Thaci në televizionin shqiptar Top-Channel i pyetur për situatën në Maqedoni ka thënë se: “situata është e rëndë, sepse qeveria qendrore po bën një politikë diskriminuese përballë Shqiptarëve”.
Në gjithë këtë kompleks, Sllavo-maqedonasit dhe Shqiptarët, duhet t’iu japin fund referimeve historike, se kush është autokton, se kush ka qenë më parë mbi atë territor, sepse pavarësisht fakteve historike, mes tyre është një bashkëjetesë e detyrueshme, përderisa prej shekujsh banojnë në të njëjtin territor. Prandaj, ata duhet të gjejnë një vullnet politik dhe social për të përmisuar kushtet e jetesës, duke garantuar një bashkëjetesë paqësore.
Një ndër aksionet që mund të ndihmojë për të realizuar këtë është mundësia për të gjetur konsensusin për të ndryshuar Kushtetutën aktuale, e cila është karakterizuar me një pushtet të fortë qendrorë, për të bërë një Kushtetutë të re që do të garantonte një formë federaliste të modelit të Kanadasë ose si Svicera.
Në kushtetutën e re duhet të theksohet roli i Shqiptarëve si shtet themelues dhe formues në Shtetit të ri. Gjithashtu, bashkë me ndryshimet kushtetuese, duhet të ndryshojnë flamuri dhe himni, sepse në këto simbole aktuale shtetërore mjaft të rëndësishme mund të themi se shqiptarët nuk gjejnë asnjë vlerë të tyre.
Një zgjidhje ideale përsa i përket flamurit, do të ishte krijimi i një flamuri të ri, ku do të përfaqësoheshin identitet e dy etnive, i cili do të përdoroj si flamur shtetëror (i bashkimit federal) me të drejtën me u shoqëruar me flamujt kombëtare të përkatësive etnike, sipas zonave, aty ku ka shumicë shqiptare me flamurin shqiptar, ndërsa aty ku ka shumicë sllavo-maqedonase me flamur aktual të shtetit.
Nuk mendoj, se ardhmja e Maqedonisë do të ishte ndarja e saj, dhe kjo nuk besoj se do të ishte e favorshme edhe për Shqiptarët, të cilët do të ndodheshin në një situatë shumë të vështirë dhe të rrezikuar. Për shkak të faktit se Shqipëria, që mund të jetë e vetmja shpresë për ta, nuk ka një kohezion ndërkombëtar, sepse ka një politikë të brendshme të paqëndrueshme. Kissinger thoshte, se për të pasur një politikë të fortë ndërkombëtare është e nevojshme të kesh një politik të brendshme të qëndrueshme të karakterizuar me një konsensus të lartë mes forcave politike. Politika aktuale shqiptare nuk është në gjendje të zgjidh një çështje si ajo e kutive të votimit dhe jo më të mendohet se mund të gjej forcën dhe konsensusin për të marrë përgjegjësi më të mëdha ndërkombëtare.
Gjithashtu, edhe Sllavo-maqedonasit do të ndodheshin në pozicionin e një zebre që ndodhet në një fushë të hapur që është e rrethuar nga një tufë luanësh të uritur, të cilët mezi presin momentin e dobësisë për ta sulmuar. Është për tu theksuar, se Sllavo-maqedonasit në të vërtetë nuk kanë pasur probleme serioze me shqiptarët siç i kanë pasur me Bullgarët, Grekët apo Serbët. Edhe kur kanë pasur probleme me Shqiptarët, i kanë krijuar vetë ata, për faktin se kanë ndjekur një politikë të vjetër diskriminuese, ashtu siç po bëjnë edhe gjatë kësaj kohe.
Duhet të theksojmë, se ashtu siç kemi analizuar deri tani, as komuniteti ndërkombëtar nuk është më i prirur për të krijuar zona etnikisht të pastra, por për të garantuar të drejtat e minoriteteve përmes integrimit.
Shumë janë të idesë, se Maqedonia aktuale nuk është një Shtet kombëtar, por një entitet politik, ku disa kombësi jetojnë në të njëjtin vend pa e njohur njëra- tjetrënix. Kjo ndoshta është edhe arsye e atyre që besojnë dhe mendojnë se Shteti duhet të përbëhet vetëm nga një kombësi.
Atëherë mund të lind pyetja që ndoshta mund të duket edhe e parealizueshme: A mund të krijojnë Shqiptarët dhe Sllavo-maqedonasit një identitet të ri të përbashkët që mund të quhet “ Shtet Kombëtar”? Ernest Renan thekson se: “Asnjë komb nuk mund të pretendoj të përbëhet nga individët e të së njëjtës racë. Ekzistenca e një kombi bazohet, qoftë mbi një të kaluar të përbashkët, qoftë edhe në të njëjtën kohë, mbi vullnetin për të vazhduar me jetuar së bashku të tashmen dhe të ardhmen. Një komb- afirmon Renan- është një shpirt, një princip shpirtëror. Dy gjëra , që me thënë të vërtetën, zhvillohen në një të vetme, ndërtojnë këtë shpirt, këtë princip shpirtëror. Njëra është e kaluar dhe tjetra është në të pranishmen. Njëri është posedimi i një trashëgimie të pasur kujtimesh; tjetra është konsensusi aktual, dëshira për të jetuar së bashku”.
Një shembull interesant është ai i Kombit amerikan, i cili ka lindur dhe vazhdohet të konfigurohet in primis si një komb politik, që njihet në një kompleks institucionesh, formë qeverisje, ligje dhe në vlera specifikisht politike.
Nga kjo mund të themi se: është në dorën e Shqiptarëve dhe Sllavo-maqedonasve që të vendosnin për të ardhmen e tyre. Nëse do të gjejnë vullnetin për të jetuar së bashku të tashmen dhe të ardhmen, ose në të kundër, ta ndërpresin që tani këtë vullnet për të hyrë në një situatë shumë të vështirë vetmie dhe braktisje, ku gjithçka mund të ndodh dhe asgjë nuk përjashtohet. Sllavo-maqedonasit dhe Shqiptarët, pa prishur dhe cenuar identitetin e tyre të origjinal kombëtar, me vullnetin e tyre për një të ardhme të përbashkët, mund të vendosin bashkërisht të krijojnë një komb politik, i cili do të ishte i identifikohej tek institucionet, ligjet, normat dhe vlerat politike.



i Mbi ngjarjet e Maqedonisë mes shekullit të XIV dhe luftërat ballkanike, Historia e Jugosllavisë. Sllavët e jugut nga origjina deri sot, Enaudi, Torino 1969, faqe. 154-1973.

ii Maqedonia: një komb fantazmë? Qendra e Studimeve të Politikave Ndërkombëtare, Edicion i Asoçuar, Romë 1993, faqe. 158.

iii Duhet pastaj të nënvizohet se si Bullgaria mohon ekzistencën e një gjuhe de prezencën e një minorance kombëtare maqedonase pikërisht brenda kufijve. Për të konfirmuar këtë, Presidenti i atëhershëm bullgar Petar Stoyanov në 1997 deklaron se Maqedonia “përbënte pjesën më romantike të historisë bullgare”, ndërsa në 1993 Ambasadori i Bullgarisë në Shkup (FYROM) Aleksandër Yordanov përsa u përket Maqedonasve rezident në Bullgari thotë se: nuk duhet të kenë frike, por duhet të jenë krenar të përcaktohen si bullgarë.

iv Kundërshtimi kishte të bënte më përmbajtjen e artikullit të 3 (“Kufijtë aktual janë të pa dhunueshëm dhe nuk mund të modifikohen nëse nuk janë në konformitet me Kushtetutën”) dhe artikulli 49 (“Republika e Maqedonisë mbikëqyr mbi kushtet dhe mbi të drejtat e qytetarëve të Vendeve fqinje me origjinë maqedonase, mbështet zhvillimin e tyre kulturor dhe ngarkohet për të promovuar raportet me to”) të dy të konsideruar një kërkesë e heshtur territoriale dhe një ndërhyrje në çështjet e brendshme greke. Më vonë përmes amendamenteve të ndërmarra nga qeveria e Shkupit kanë modifikuar qoftë artikullin 3 (“Maqedonia nuk ka pretendime territoriale përballë Vendeve fqinje. Kufijtë nuk mund të modifikohen nëse nuk janë konformë Kushtetutës, mbi bazën e principit të vullnetit të mirë dhe sipas normave ndërkombëtare të njohura në mënyrë të përgjithshme) dhe artikulli 49 (“Republika e Maqedonisë nuk do të ndërhyj në të drejtën e sovranitetit të Shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme”).

v Si zgjidhje të mosmarrëveshjes Ministri i atëhershëm i Jashtëm i Portugalisë dhe President turni i Komunitetit Evropian Pinheiro propozon, pa sukses, në prill të 1992 një plan për të njohur Vendin nën emrin “Maqedonia e Re”.

vi Sipas regjistrimit të popullsisë në 1994, Sllavo-Maqedonasit përbëjnë 66,6% të popullsisë, shqiptarët 22,07%, turqit 4%, Romët 2,2% dhe Serbët 2,1%. Duhet të nënvizohet se shqiptarët e kundërshtojnë këtë rezultat duke afirmuar sipas tyre, se përqindja është më e madhe se sa ajo e të dhënave zyrtare.

vii Grupi i drejtuar nga Arber Xhaferri ka formuar në fillim “Partinë e Prosperitetit Demokratik të Shqiptarëve (PDPA) për tu ribashkuar më vonë bashkë me një formacion tjetër në “Partinë Demokratike të Shqiptarëve (PDA), që nga 2002 ka bërë pjesë në koalicionin e qendrës së djathtë drejtuar nga nacionalisti Lubjo Georgievski.

viii Mungesa e rinovimit të mandatit të misionit të UNPEDEP-it ka qenë shkaktuar nga vetoja e vendosur nga Pekini në Këshillin e Sigurimit në shenjë proteste kundër vendimit të Shkupit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

ix Shteti « kombëtar» nuk ka ekzistuar asnjëherë. Është vetëm një aspirim, një mit. Po t’i shikojmë nga afër Shtetet kombëtare, në realitet janë në të vërtetë , multinacional dhe multietnik. Paqja e Humbur, Sergio Romano, Tea, Milano 2002, faqe. 211.