Monday, March 29, 2010

Fundi i Hitlerit



Dr. Alban Daci
Botuar me 31 mars 2010
Tirana Observer

Tre javë pas rënies së Gjermanisë naziste, majori Ivan Nikitine, zëvendës komandant i Policisë së Sigurisë Sovjetike, komunikon në Berlin se, Fuhrer nuk ishte vetëvrarë tek strehimi i tij i nëndheshëm as nuk është djegur në rrethinat e tij, siç thuhej në përgjithësi, ka pranuar se ka vdekur me të vërtetë. Kjo ka qenë, për shumë vite, opinioni zyrtar i Rusisë.
Një hetim i hollësishëm dhe i menjëhershëm qe urdhëruar në 1945, nga Shërbimi Sekret i Gjeneralit Eisenhower. Skuadra me specialist amerikan, britanik dhe francez rindërtojnë pak nga pak veçanërisht e ditëve të fundit të Hitlerit. 28 personat që kishin qenë përkrah Fuhrerit gjatë betejës së Berlinit dhe që ishin bërë të burgosur të Aleatëve Perëndimor, qenë marrë në pyetje në mënyrë të përsëritshme dhe pozicionet e tyre qenë verifikuar dhe konfrontuar. Në lidhje me këtë çështje qenë ekzaminuar grumbuj me dokumente.
Në orën 14.30 të datës 30 prill, Adolf Hitler, ulur përkrah gruas në Fuhrerbuknerin e nëndheshëm, vë në gojë grykën e një pistolete automatike Walther dhe tërheq këmbëzën, ndërsa Eva Hitler shtypte mes dhëmbëve një ampulë me cianur. Në orën 22.30 të asaj nate, ato pak mbetje të trupave të tyre – që kishin qenë shumë herë spërkatur me benzinë dhe djegur në kopshtin e Kancelarisë – qenë varrosur nga Gjenerali Rattenhuber dhe nga disa roje të zgjedhura. Gjithë natën, bombardimi i artilerisë ruse kishte tronditur gjithë zonën. Eshtrat e diktatorit humbur në mënyrë të barabartë me Reich e tij të Mileniumit. Megjithatë Moska nuk mendon kështu. Autoritet ruse bëjnë gjithçka të mundshme për të penguar hetimet e Aleatëve Perëndimor. Dëshmitar të rëndësishëm, mes të cilëve edhe Gjenerali Rattenhuber, u zhdukën. Shërbimi sekret amerikan vihet në dijeni se një kockë nofulle është gjetur nga hetuesit rusë mbi vendin djegies dhe kishte qenë identifikuar pozitivisht si kocka e nofullës së Hitlerit nga dy stomatolog që i kishin bërë dy dhëmbë fallso. Më pas nuk pati më asnjë informacion për kockën e nofullës dhe për dy stamotologët që qenë dërguar në Moskë.
Vetë Stalini sqaroj qëndrimin zyrtarë të Rusisë, kur në Konferencën e Potsdamit thotë se: “sipas tij Hitleri ishte akoma gjallë i fshehur në Spanjë ose në Argjentinë”. Gazetat ruse referoheshin gjithmonë tek «zhdukja misterioze» e Hitlerit.
Në Uashington vëzhguesit e propagandës ruse thoshin se, Stalini donte të mbante «në jetë» Hitlerin si pretekst për aksione të mundshme në Evropë. Të tjerë mendonin që llogaridhënia e ditëve të fundit të tmerrshme në Berlin, ku tirani i xhindosur tentoj të tërhiqte zvarrë me vete në greminë të gjithë kombin, do të kishte qenë një lexim pak shembullor për popullin rus. Atë ditë, me datë 20 prill 1945, ishte ditëlindja e Hitlerit. Në Fuhrerbunker, dhjetë metra poshtë kopshtit të Kancelarisë, ishin thirrur shefat e forcave ushtarake gjermane dhe të partisë naziste për t’i bërë urime Komandantit të tyre Suprem. Çizmet e lëkurës ishin të lustruara dhe medaljet ishin të ndritshëm, por të gjithë të pranishmit e kishin çehren e prishur. Ushtarët gjerman ishin në tërheqje nga fronti. Rusët sulmonin Berlinin, Amerikanët kishin kaluar Elbën dhe avanconin me shpejtësi për tu bashkuar me ata.
Që kur, dhjetë muaj më parë, Hitleri kishte shpëtuar për një qime nga komploti i gjeneralëve dhe nga atentati me bombë të fshehur në një çantë me dokumente, ishte plakur me shpejtësi, ecte i përkulur dhe kokë ulur, tërhiqte zvarrë një këmbë dhe kishte një dridhje të dukshme tek krahu i majtë. Megjithatë, kur shefat e ushtrisë së tij sforcohen t’i bëjnë urimet për ditëlindjen, zëri i diktatorit ishte i prerë dhe sytë i kishte të xhindosur si gjithmonë. Në raportin që vijoj, ithtarët nuk arrin t’iu besonin veshëve të tyre. Kur Feldmarshalli Wilhelm Keitel tentoj të tregoj me gisht, duke hezituar , tek situata e rëndë, Hitleri e ndërpret më padurim. «marrëzira» fërshëllej. «Rusët do të pësojnë disfatën e tyre më të përgjakshme tek portat e Berlinit. Dhe pastaj do përzëmë Aleatët në det». Shikimi i tij magnetik kaloj mbi të gjithë por askush nuk reagoj.
Marshalli Herman Göring ndërpreu magjinë për pak minuta. Gjermania do të përfundonte në mënyrë të paevitueshme me triumfimin, thotë shefi trupmadh i asaj që kishte qenë në një kohë e fuqishmja Lutwaffe, por do të ishte më e urtë për Fuhrerin që t’i drejtonte trupat e tij nga fortesa e Berchtesgaden. Hitleri zgurdulloj sytë. «Ajo që në realitet rekomandoni» thotë me ashpërsi «është të shkoni të fshiheni në një vend më të sigurt. Mund ta bëni patjetër». Në një heshtje vdekje, Göring përshëndet me shkopin e tij të Marshallit; pak minuta më vonë Mercedez i tij i blinduar, i shoqëruar me një eskortë, i ngarkuar me thesare, ishte në udhëtim për në Bavari që, sipas tij, nënkuptonte shpëtimin. Hitleri ishte kthyer tek hartat e tija gjeografike dhe kishte filluar të shpjegonte strategjitë e tija. «dinim që pjesa më e madhe e divizioneve me të cilët manovronte nuk ekzistonin më si unitete efikase» thotë në vijim një gjeneral i vjetër «por duke e dëgjuar, pjesa më e madhe e jona kishte ndjesinë që kishte akoma një mundësi suksesi.»
Atë ditë në Fuhrerbunker ishte vetëm një njeri që nuk lejonte të humbiste nga situata e histerizmit e krijuar nga Hitleri dhe që kishte mbi të gjitha në zemër fatet e popullit gjerman. Albert Speer, Ministri i Armatimit, ishte vlerësuar disa herë si gjeni industrial i Reich. Kishte bërë disa herë mrekullia në prodhimin e topave, aeroplanëve dhe të tankeve. Në fillim të marsit kishte zbuluar planin e frikshëm të Hitlerit në raste disfate. Të gjithë shefave rajonal ju ishin urdhëruar urdhra preciz për të shkatërruar, dalë nga dalë që trupat aleate avanconin, të gjithë impiantet e rëndësishme industriale, shërbimet publike, minierat, depozitat me ushqime dhe veshmbathje. Autoritet ushtarake kishin urdhrin të hidhnin në ajër të gjitha urat e rëndësishme, impiantet e hekurudhave dhe kanaleve, lokomotivat etj. Speer bën një gjiro të shpejtë në vend për të bindur gjeneralët më të rëndësishëm që të mos zbatojnë urdhrat e Hitlerit. Zgjedh ditëlindjen e Hitlerit si rastin më të mirë që të tentoj për ta bindur «Nëse populli gjerman dërzohet» thotë Fuhrer me një shikim të ngrirë «do të dimostronte se është moralisht jo i denjë. Do të meritonte të ishte i shkatërruar.»
Speer, thotë të sabotoj holokaustin e vendosur nga Kryetari, dhe me koston e jetës. Me rrezikun për të qenë i arrestuar nga forcat e Gestapos, bëri përsëri një xhiro mbi gjithë Gjermaninë. Gauleiteri i Hamburgut Karl Kaufmann i premton se ai port shumë i rëndësishëm nuk do të shkatërrohej: të tjerët, në viktima të nervozuara ndjekin shembullin. Për të neutralizuar fanatikët, Speer urdhëron që të hidhen në puse dhe në minierat e lagëta të gjitha eksplozivet që nuk ishin në duart e ushtarakëve. Ky urdhër vlen vetëm për të shpëtuar qindra fabrika të rëndësishme.
Në të njëjtën kohë Hitleri kishte bërë gati plane komplekse për të përzënë rusët nga Berlini. Kundërsulmi do të ishte drejtuar nga një nga komandantët e zgjedhur të Gardës së Zgjedhur, Gjenerali i SS-ve Felix Steiner. «Çdo oficer që do të largoj qoftë edhe një ushtarë të vetëm nga këto operacione do të pushkatohet brenda pesë orëve» gërthet Hitleri në telefon.
Në pasditen e 22 prillit Fuhreri njofton Shtabin e tij të Përgjithshëm për fitoren e parë të fushatës së re. Heinrich Himler, i verbëri Shefi i SS-ve, kishte komunikuar me telefon që sulmi i Steiner ishte në zhvillim të plotë dhe që trupat sovjetike po tërhiqeshin nga Berlini.
Më vonë, një numër i madh letrash qenë dorëzuar njëra pas tjetrës tek Shefi i operacioneve, Gjenerali Alfred Jold. Për pak minuta Jold nuk arrin as edhe të flas. Në fund Hitleri vë re shprehjen e fytyrës së tij. «E po mirë, e po mirë?» thotë. «Mein Fuhrer» thotë Jold «Steiner nuk ka sulmuar. Njësitë e blinduara të Marshallit Zhukov janë sinjalizuar në Berlin».
Hitleri shikon i fiksuar përpara vetes, ndërsa fytyra bëhej mavi. «SS-të» belbëzon. «Jam tradhtuar nga SS-të! Më parë ushtria, pastaj Luftëaffe dhe tani SS-të, Jeni të gjithë tradhtar!».
Për tre ore rresht më në fund nxjerrë tërbimin e tij. Forca e natyrës së tij shpërthyese qe kaq shumë tërbuese saqë edhe gjeneralët më ftohtë si Keitel dhe Jold u ndjenë të përplasur për muri siç përshkruan më vonë njëri prej tyre. Në fund Hitleri ulet duke thënë. «Reich tretë ka mbaruar, nuk më mbetet veçse të vdesë. Do të qëndroj këtu që të pres fundin. Pastaj do të vetëvritem me pistoletë. Nuk ka më këtu asgjë për të luftuar. Thoni Göringut që të nis bisedimet me Aleatët.»
Fjalët e Hitlerit u referuan tek Göringu që, sipas ligjit të aprovuar nga Hitleri në 1942, ishte dizenjuar si pasues i tij. Dhe Marshalli trupmadh, dashurues i kënaqësive, ishte i sigurt që mund të binte Aleatët që të pranonin kushte të arsyeshme dorëzimi, dhe, në hipotezën më të keqe, të ishte dërguar në një azil komod. I dërgon në vijim Hitlerit një radio-telegram: «Mein Fuhrer, duke parë vendimin tuaj, jeni dakord që unë të marr komandën totale të Reich? Nëse sonte rreth orës dhjetë nuk do të kem marrë nga ju asnjë përgjigje do ta konsideroj si të qenë».
Göringu urdhëron që eskorta e tij të rritet në një mijë persona dhe njofton oficerët e tij se, një ditë më vonë do të shkonte me avion për të takuar personalisht Gjeneralin Eisenhower. Ndërsa po hartonte një mesazh për Komandantin Suprem amerikan arri një telegram: «Göring, ajo që ju keni bërë është e ndëshkueshme me dënimin me vdekje. Nuk do të insistoj t’iu dënoj nëse jepni dorëheqje në mënyrë spontane nga postet tuaja. Nëse jo do të marr masat e rastit. Adolf Hitler».
Göringu po e shikonte të befasuar këtë mesazh, kur papritur nga dritarja dëgjohen hapat e rëndë të një skuadre SS-je. Marshalli i Reich ishte në arrest. Hitleri nuk dëshironte të kishte një pasues.
Nuk kishte kaluar një orë nga lamtumira e tij dramatike në Fuhrerbunker, që Hitleri kishte filluar tashmë të bënte planet për turrën më të madhe funerale të historisë. I qetë dhe preciz, jep urdhrin që të rikthehej në kryeqytet armata e dymbëdhjetë e Gjeneralit Wenck, e cila ishte e impenjuar kundër Amerikanëve. Ndërsa burrat dhe djemtë e Berlinit duhet të dërgoheshin mbi barrikada për të ndaluar avancimin rus; dezertuesit do të vareshin në vend.
Duke mbështetur këtë urdhër një veteran i partisë naziste, Gauleiter Wegener, shef i gjithë çështjeve civile në Gjermaninë e Veriut, arrin të komunikoj me telefon me Hitlerin. Nëse Fuhreri, lutej Wegener, do të autorizonte dorëzimin tek Amerikanët dhe tek Anglezët në Perëndim, Rusët mund të mbaheshin derisa të arrihej marrëveshja e armëpushimit, duke evituar kështu rrënimet. «Janë pikërisht rrënimet ato që dua, Wegener» përgjigjet Hitleri «do ta ndriçojnë më mirë fundin.» Ditën tjetër, me 24 prill, artileritë e rënda ruse filluan të bombardojnë qendrën e Berlinit.
Është e vështirë të përshkruhet kushtet sesi dukej Berlini në ditët e para gjatë muajt maj të vitit 1945. Jo shumë larg nga Kancelaria e Reich, ishte bërë një grumbull me rrënoja, ku mbrapa tyre dukej ushtari më i vjetër që nuk kishte më shumë se 15 vjeç, i cili akoma qëndronte më armën e tij në dorë duke pritur rusët. Mbi urat e Wannsee dukeshin kufomat e rreth 600 djemve që ishin përpjekur të ndalonin me bomba dore njësitë e blinduara ruse. Në anët e tjera të qytetit, ishin djemtë e Rinisë Hitleriane dhe të moshuarit e Rojeve Civile që ishin kapur në surprizë nga SS-të për të braktisur vendet e tyre.
Gjatë shtatë ditëve të fundit në Fuhrerbunker, grupi i mbledhur për rreth Fuhrerit ishte rralluar. Goebbels dhe gruaja e tij kishin sjellë në fortesë pesë fëmijët e tyre që më vonë do i vrisnin para se të vetëvriteshin. Martin Borma, që ishte krahu i djathtë i Hitlerit në politike kishte vendosur të qëndronte. Eva Braun, që kishte qenë e dashura e Hitlerit për shumë vite pa e ditur Gjermania, nuk dëshironte të largohej. Në dy lokalet e çelikta dhe çimentuara të ngjitura me atë të Hitlerit, ishin 26 ushtarakë të larte dhe 30 persona mes rojeve dhe sekretareve.
Ndërsa plumbat e artilerisë ruse binin më afër dhe fillon të trembte të strehuarit, «pak nga pak të gjithë filluan të çmendeshin.» Pijet alkoolike shkonin lum, ndërsa gjeneralët e hekurt hoqën xhaketat e uniformave dhe filluan të kërcenin.
Hitleri si gjithmonë studionte hartat gjeografike dhe mbante raportet. Kur zbulon se, rusët do të kishin avancuar përmes një dege të hekurudhës së nëndheshme të Berlinit që kalonte jo shumë larg nga Kancelaria, urdhëron tek Shefi i tij i Shtabit që ta përmbys atë galeri. «Mein Fuhrer» proteston Gjenerali Krebs «në atë galeri ndodhen qindra dhe mijëra gjerman të plagosur» Hitleri e ndërpret me një reagim cinik: «Përmbysni galerinë.» Pak minuta më vonë u hapën valvolat.
Në fund, me 28 prill, një njoftim-shtypi nga Stokholmi, dorëzuar tek Fuhrer, komunikon se, Shefi i SS-ve Heinrich Himler ishte në bisedime me Kontin Bernadotte për dorëzimin e Reich tek Aleatët. Kjo ishte pika e fundit. «Und jetët der treue Heinrich!» [Tashmë edhe i besueshmi Enrik!]. Tradhtia e Himlerit shuante çdo lloj shprese për të rezistuar. Ishte fundi.
Ditët e fundit në Fuhrerbunker qenë ndër më të çuditshmet. Në orët e para të mëngjesit të 29 prillit, Hitleri dhe Eva Braun martohen me një ceremoni të thjeshtë dhe të shkurtër, ndërsa plumbat rusë godisnin pa pushim Kancelarinë, dhe plumbat pothuajse po binin mbi kokat e strehuarve. Hitleri i jep sekretarit të tij «testamentin e tij politik dhe dëshirat e tij të fundit.» Dokumenti nuk përmbante asgjë të re dhe të veçantë, përveç atyre që Hitleri kishte thënë e stërthënë edhe më parë. Përjashton nga partia Göringun dhe Himlerin dhe i zëvendëson me Karl Doenitz.
Duke u nisur edhe nga lajmet që kishte marrë në lidhje me fundin e Musolinit, urdhëron rojet që trupi i tij dhe i Evës, pas aktit të vetëvrasjes, do të shkatërroheshin komplet, dhe e përsërit urdhrin e tij: «Plotësisht të shkatërruar, kuptoni? Plotësisht.»
Atë pasdite, me raportin e zakonshëm me ushtarakët e tij, merr me qetësi lajmet mbi avancimin rus: Kancelaria do të sulmohej direkt pak më vonë. «Atëherë nuk mbetet shumë kohë» thotë Hitleri «nuk duhet të më kapin të gjallë».Në mbrëmje vonë, një urdhër thërret që të mblidhen të gjithë strehuarit e rëndësishëm. Fuhrer dëshironte ti përshëndeste. Kur u mblodhën, Hitler ju shtrëngon në heshtje duart të gjithëve. «I kishte sytë të akullt» do të thoshte më vonë një dëshmitar. «Dukej tashmë i larguar.»
Pastaj, në barin e ushtarakëve, shpërthen rrëmuja. Dikush merr një shishe dhe ulet mbi një tavolinë. «Ngremë një dolli për të vdekurit!» gërthiti.
Dikush tjetër lëshon gramafonin. Kërcimi vazhdoj deri në mëngjes. Rreth orës dy të mëngjesit të datës 30 prill, Hitleri bën mëngjesin si zakonisht. Ishte i palëvizshëm dhe i qetë dhe dukej se po hante me shije. Pastaj del me gruan e tij në korridorin më të gjerë, ku e prisnin Borma, Goebbels dhe bashkëpunëtorët e tjerë kryesor. Shtrëngon me ta duart në heshtje, dhe pastaj të tre kthehen në dhomat e tyre. Mbyllet dera e Hitlerit dhe një moment më vonë dëgjohet nga roja e portës një zhurmë arme. Reich i mileniumin kishte mbaruar.


* Fotografia e fundit e Hitlerit gjallë e bëre me 20 prill 1945 mes rrënojave të Kancelarisë së Reich-ut. Me Hitlerin është ndihmësi i tij Julius Schaub.