Dr. Alban Daci
Botuar me 15 dhjetor 2009
Gazeta "Tirana Observer"
Kohët e fundit si nga klasa politike shqiptare ashtu dhe nga qytetarët e thjeshtë po flitet shumë për liberalizim e vizave që Bashkimi Evropian pritet të bëj edhe për ne shqiptarët. Ky argument kaq shumë i domosdoshëm për të gjithë ne, tashmë pothuajse ka marrën formën e një horoskopi, ku astrolog të ndryshëm si: politikan, intelektual, analistë, vëzhgues, jurist, të papunë, të ndershëm, të pandershëm, pozitë, opozitë, më vëzhgimet e tyre joreale, gjatë kësaj kohë, duke parë yjet po mundohen të gjejnë ditën që ky proces do të ndodh me të vërtetë. Pra, le të themi, se tani për tani një ndër ngjarjet më aktuale- ne Shqiptarët prodhojmë shumë në çdo kohë dhe moment- është “Horoskopi Evropa pa viza”.
Procesi i liberalizimit të vizave për të gjithë shqiptarët, është një proces i merituar dhe mjaft i rëndësishëm. Mendoj, se është mjaft e rëndësishme të pyesim veten se: Pas 20 vitesh që rrëzuam komunizmin të keqën e shekullit të kaluar, liberalizimi i vizave a nuk është një proces i vonuar? A nuk e kemi merituar më parë atë? A nuk duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë Integrimi i plotë i Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian?
Në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Bashkimin Evropian mendoj, se duhet të bëjmë dallimin e dy realiteteve, të cilët jo vetëm kanë bërë hapa të ndryshëm në këtë proces, por kanë edhe karakteristika krejt të ndryshme.
1.Në realitetin e parë do të fusja të gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të cilët jo vetëm nuk kanë pasur asnjë veshje pushteti në këto 20 vite tranzicioni, por që pothuajse gjithmonë kanë qenë pengje të asaj kategorie të vogël, e cila jo vetëm ka mbajtur mantelin e pushtetit, por e ka përdorur atë duke abuzuar për interesat e saja.
Mendoj, se nuk ka popull më të integruar dhe më evropian se sa shqiptarët përsa u përket vendeve të Evropës Juglindore. Qytetarët shqiptarë, në këto 20 vitet e fundit, kanë realizuar atë që quhet integrim real dhe i drejtpërdrejt në Bashkimin Evropian, ose më saktë në shoqëritë e vendeve që janë anëtarë në këtë institucion mbishtetëror.
Për ta vërtetuar këtë mjafton të përmendim numrin e shqiptarëve që kanë zgjedhur vendet evropiane për të jetuar, që kanë zgjedhur vendet evropiane për të studiuar, që pasi kanë përfunduar studimet kanë vendosur të qëndrojnë për t’iu dedikuar kërkimit shkencorë apo për të ushtruar profesionet për të cilët kanë kryer studimet. Me thoni mua se sa ndryshim mund të ketë- për sa u përket përgatitjeve intelektuale, për sa u përket njohjes së vizioneve demokratike dhe proceseve integruese - një djalosh i ri shqiptar që ka mbaruar studimet në një vend perëndimorë me një djalosh të shkolluar francez, gjerman apo italian. Mendoj, se nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Madje, mund të them se: djaloshi shqiptar e dashuron më shumë Evropën e Bashkuar, sepse ka mësuar nga prindërit e tij se ç’është izolimi i një vendi, se çdo thotë kur një vend mbyllet si kërmilli në zgavrën e tij, derisa të harxhoj të gjithë rezervat e tij, dhe që dalë nga dalë vdes duke i dhënë fund fundit në një vetmi të plotë. Djaloshi shqiptar, do të përpiqet ta kuptoj më mirë dhe më thellë demokracinë se sa djemtë francez, gjerman apo italian, sepse nuk janë të largëta kujtimet e treguara nga prindërit e tij, kur në Shqipëri, ekzistonte “murtaja e zezë” (komunizmi enverist), ku nuk mund të thoshe atë që mendoje, nuk mund të kritikoje atë që nuk doje, që nuk mund të jetoje i lirë ashtu siç kishe ardhur në jetë, që nuk mund shkruaje atë që doje të shkruaje, që nuk mund të thoshe të vërtetën, sepse ajo nuk duhet të ekzistonte. Pra, djaloshi shqiptar është më i gatshëm dhe më i zellshëm të luftoj për çdo formë demokracie, sepse ai e kupton rëndësinë e saj, kur ju referohet fakteve reale që kanë ndodhur në terren, që janë përjetuar drejtpërdrejt në të mirë dhe në të keqe.
Në këto aspekte, mendoj se: të rinjtë shqiptarë, nuk kanë nevojë për tu integruar në mënyrë virtuale, sepse ata janë dhe ndjehen plotësisht të integruar në formë reale, sepse atë e kanë përjetuar dhe vazhdojnë ta përjetojnë atë çdo ditë në të gjitha proceset jetësore. Sa nevojë ka të integrohet virtualisht një familje shqiptare, që ka vite që jeton në një vend perëndimorë. Kjo familje që le ta quajmë “familja X”, sepse personifikon të gjitha familjet shqiptare që ndodhen në vendet e Bashkimit Evropian, ndjehet plotësisht evropiane jo vetëm gjeografikisht (Shqipëria është gjeografikisht në Evropë, që para se të zbulohej dhe vetë emërtimi Evropë), por edhe istitucionalisht, sepse ajo ndodhet në një vend, ku aplikohen të drejtat e përbashkëta, rregullat dhe kriteret e familjes evropiane. Babai i “familjes X” punon ashtu siç punon një baba italian, gjerman, francez. Gëzon të njëjtat të drejta siç gëzojnë edhe ata. Fëmijët e “familjes X” shkojnë në shkollë apo në universitet, përdorin internetin, hyjnë në socialnetwork për të komunikuar me miqtë, shkojnë në diskoteka, pub-e apo në forma të tjera të jetës së natës, kanë të drejtë të përfitojnë nga sistemi erasmus për të pasur një vit eksperiencë universitare në një vend tjetër të Bashkimit Evropian të ndryshëm nga i cili ndodhet. Pra, ata janë plotësisht evropian, në mënyrë të menduar, të jetuarit, të vepruar. “Familja X” shqiptare që ka zgjedhur të jetojë në një vend të Bashkimit Evropian, ndjehet plotësisht e integruar në familjen e madhe evropiane.
Gjithashtu, këta shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë apo të studiojnë jashtë vendit, janë aq shumë në numër, sa mendoj se nuk ka familje shqiptare që ndodhet në Shqipëri, që nuk është prekur nga ky fenomen. Them kështu, sepse pothuajse çdo familje shqiptare që ndodhet në Shqipëri, ka një vëlla, motër, djalë, gocë etj... që ndodhet jashtë vendit, që ka zgjedhur një nga vendet e Bashkimit Evropian për të qëndruar provizorisht ose ndoshta edhe për gjithmonë. Shqiptarët, që ndodhen nëpër Evropë e kanë bërë kaq natyrale dhe aktuale Evropën e Bashkuar tek të afërmit e tyre në Shqipëri, saqë nuk ka familje shqiptare që të mos ketë parë, prekur dhe përdorur monedhën euro, që të mos ketë dëgjuar qoftë edhe një herë për udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ndodhen prej kohësh të afërmit e tyre. Nuk ka shqiptarë që jeton në Shqipëri, që të mos ketë dëgjuar ndodhi mbi jetën e përditshme, për problemet dhe për sfidat e vendeve evropiane. Kjo ka ndodhur, sepse siç thamë më sipër nuk ka familje shqiptare që të mos ketë një ose më shumë të afërt që kanë vendosur të qëndrojnë provizorisht ose përgjithmonë në vendet e familjes evropiane.
Pra, shqiptarët që ndodhen nëpër Evropë, janë bërë ambasadorë të drejtpërdrejt të Integrimit Evropian. Ata janë bërë ambasadorë të dyfishtë, sepse jo vetëm përcjellin vlerat e Evropës së Bashkuar tek të afërmit të tyre që ndodhen në Shqipëri, por përcjellin në vendet evropiane edhe vlerat e të qenit shqiptarë, vlerat e një populli që është shumë më i lashtë se edhe vetë termi Evropë. Pra, përsa i përket mënyrës së të menduarit, të vepruar, të jetuar, të gjithë shqiptarët (qytetarët e thjeshtë që nuk mbajnë mantelin e pushtetit politik), ndjehen plotësisht të integruar në familjen evropiane, sepse ata janë pjese e kësaj bote.
2.Ndërsa në realitetin e dytë do të përfshijë të gjithë ata qytetarë, që në këto 20 vite tranzicioni, kanë mbajtur mantelin e pushtetit, që me aksionet e tyre mbajnë përgjithësi për fatet e një populli të tërë, të një vendi që meriton shumë më shumë se çfarë historia i ka dhuruar deri tani. E kam fjalën për klasën politike që Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë në këto vite të vështira dhe të gjata të tranzicionit.
Klasa politike shqiptare, pa bërë dallim ideologjik, sepse kanë të njëjtën fizionomi, që nga rrëzimi i Murit të Berlinit deri sot, me aksionet e saja të pamatura mbanë përgjithësi jo vetëm për mos Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe për gjendjen demokratike, politike dhe sociale që shqiptarët kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë në mënyrë krejt të padrejtë. Pa përmendur ngjarjet e të kaluarës që kanë ndodhur në Shqipëri, të cilat shpresojmë t’i harrojmë dhe të mos përsëriten më, klasa politike shqiptare vazhdon t’i bëj keq shoqërisë shqiptare, vazhdon të qëndrojë shumë larg saj si dhe të veprojë kundër interesave të saj.
Le të përshkruajmë pak situatën aktuale të politikës shqiptare: Opozita bën ultimatume dhe kërkon me çdo kusht që të rihapen kutitë e votimeve, kurse Pozita duke ju referuar sistemit juridik që Shqipëria ka, justifikon mos hapjen e kutive. Me pak fjalë, kutitë janë bërë “molla e sherrit” për klasën politike, dhe shenja e një kaosi dhe i një mjerimi të afërt për qytetarët e thjeshtë. A nuk është absurde që pas 20 vitesh përpjekjesh për demokraci, Opozita aktuale akoma përdor ultimatume që i drejtohen Pozitës dhe institucioneve të Shtetit? Ultimatumet në fillimin e shekullit të kaluar përdëroreshin kryesisht në marrëdhënie ndërkombëtare si dhe në ato vende, ku forcat e reja politike me karakter dhe ideologji totalitare ju bënin ultimatume dhe kërcënime institucioneve të shtetit derisa t’i përmbysnin realisht ato, për t’i rindërtuar nga e para sipas vizioneve dhe ideologjive të tyre. Në nivel ndërkombëtarë, mjafton të përmendin ultimatumin që Austro-Hungaria i dha Serbisë pas vrasjes së Dukës. Ky ultimatum, shënon praktikisht pretekstin e fillimit të luftës së I botërore. Gjithashtu, për sa u përket fenomeneve të lëvizjeve me karakter autoritar dhe totalitar që zhvillohen brenda një shteti, mjafton të përmendin lëvizjet dhe ultimatumet që Hitleri dhe Partia Naziste që ai përfaqësonte, u drejtonte në mënyrë konstante institucioneve të shtetit gjerman, derisa ai erdhi në pushtet në 1933. Apo lëvizjet dhe ultimatumet që Musolini dhe Partia Fashiste, u drejtonte institucioneve të shtetit italian derisa realizoj në 1922 marshimin në Romë. Pra, ultimatumet si në nivel ndërkombëtarë ashtu edhe në aksionet e mbrëmshme të shoqërisë të një shteti, nuk kërkojnë ose presin zgjidhjen konsensuale nëpërmjet mekanizmave institucionale, por janë thjeshtë pauza që presin realizimin e aksioneve të njëanshme. Në rastin e Austro-Hungarisë kundrejt Serbisë, nuk kishte zgjidhje alternative dhe më të mirë për Serbinë, sepse nëse pranonte kushtet e ultimatumit ajo kthehej de fakto e turpëruar dhe e përulur vasale e Austro-Hungarisë, por nëse nuk pranonte ajo do të përballej në luftë, ku do të dilte sigurisht e humbur (ashtu siç ndodhi), por me nder dhe me sakrificë. Ndërsa, në rastin e Italisë dhe Gjermanisë, qëllimet e Musolinit dhe Hitlerit ishin me çdo kusht dhe me çdo mjet të shkatërronin institucionet ekzistuese që ishin një pengesë për aspiratat e tyre politike dhe t’i rindërtonin ato sipas ideologjisë së tyre për t’i kthyer krejtësisht nën shërbimin e interesave të tyre. Pra, ultimatumet që ka përdorur dhe po përdor Opozita aktuale, janë jashtë kohe, sepse demokracia ndërtohet nëpërmjet diskutimeve, marrëveshjeve dhe konsultimeve. Ultimatumet i përkasin një epoke tjetër, të cilët shqiptarët nuk e dëshirojnë më.
Ne shqiptarët, nuk jemi në gjendje lufte, nuk duam të ndërtojmë një Musolin tjetër apo një Hitler të çmendur që të vihet në krye të shoqërisë sonë. Ka ikur koha e marshimeve në rrugë, ka ikur koha, ku shumë ngjarje të së kaluar mund të ripërsëriten në të tashmen. Demokracia edhe në Polis, kishte një fazë të shkurtër që bëhej në rrugë derisa të zgjidheshin më të mirët dhe më virtuozët. Pasi mbaronte ky proces, ajo zhvillohej dhe realizohej në Asamblenë e qytetarëve. Prandaj, nëse Opozita aktuale ka ide, ose kërkon të kundërshtoj aksionet e Pozitës, duhet të shkoj në Parlament. Ajo duhet të shkoj në Parlament, sepse ajo përqindje e elektoratit që i ka besuar përfaqësimin nëpërmjet ushtrimit të votës, ndjehet me pa të drejtë e përjashtuar nga çdo lloj forme vendimmarrje në të gjitha nivelet institucionale.
Pra, për Opozitën është obligim demokratik dhe premtim elektoral që ajo të rikthehet në Parlament për të përfaqësuar zërin e votuesve të saj. “Molla e sherrit” siç kërkon më forcë Opozita, janë kutitë e votimit, që kërkon të rihapen dhe të rinumërohen. Të gjithë ne qytetarët e thjeshtë e dimë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, nga të dyja krahët e klasës politike bëhet gjithçka demokratike dhe jodemokratike për të pasur një votë më shumë. Prandaj, duke analizuar të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar në këto 20 vite, nuk mund të themi se në Shqipëri kanë qenë plotësisht demokratike, por mund të themi se këto të fundit kanë qenë ndër më të mirat dhe më të pranueshmet.
Opozita aktuale po zbaton zgjedhjet e humbësit, që nuk donë të pranoj se me të vertete ka humbur. Po nëse nga këto zgjedhje Opozita do të kishte dalë fituese si do të kishte vepruar? Jam i sigurt që jo vetëm nuk do të kishte qenë e gatshme të hapte kutitë, por do të kishte bërtitur me të madhe ditë e natë duke thënë se zgjedhjet ishin shumë demokratike dhe i plotësuan të gjitha standardet. Po me të njëjtën mënyrë do të kishte vepruar edhe Pozita aktuale, e cila nëse do të ishte shpallur humbëse, do të kishte qëndruar ditë e natë tek sheshi për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, rihapjen e kutive të votimit. Pozita aktuale, duke pranuar realitetin e demokracisë shqiptare, ka edhe ajo përgjegjësitë e veta, sepse jo vetëm duhet t’i bëj thirrje Opozitës për t’u kthyer në Parlament, por duhet të përpiqet konkretisht për të krijuar një terren me një konsensus më të madh politik. Gjithashtu, mos të harrojmë se Pozita që përfaqëson në të njëjtën kohë institucionet e ka për detyrë t’i mbroj ato me çdo kusht nga çdo lloj forme rreziku jodemokratik.
Megjithatë, mendoni pak dhe bëhuni të sinqertë se si mund të pranoj Bashkimi Evropian të bëj liberalizimin e vizave për Shqipërinë, në një situatë politike, ku Opozita bën ultimatume (për luftë) dhe nuk pranon të kthehet në Parlament, që kërkon të hapen kutitë e votimit duke pretenduar se demokracia është shkelur (se si bëhen votimet në Shqipëri të gjithë e dimë dhe për këtë të dyja kahet politike mbajnë përgjithësi).
Fatkeqësisht ne shqiptarët, kemi një klasë politike (qytetarë që mbajnë veshur mantelin e pushtetit) që janë shumë larg vizioneve të Bashkimit Evropian, që janë shumë larg demokracisë së vërtetë, që janë shumë larg interesave dhe vizioneve të qytetarëve të thjeshtë.
A nuk është qesharake që vende të tjera Ballkanike që sapo kanë dalë nga lufta, që nuk mbrojnë të drejtat e komuniteteve dhe minoriteteve, që kanë popullsi shumë më pak të integruar në Evropë se sa Shqiptarët, të përfitojnë më parë se sa ne liberalizimin e vizave. Nuk jam kundër që edhe ata e kanë realizuar këtë proces, por më vjen shumë keq dhe nuk arrij ta pranoj, që akoma sot, pas 20 vitesh tranzicion, ne shqiptarët vazhdojmë të jemi peng i aksioneve të gabuara të klasës politike.
Është një situatë mjaft e vështirë ajo që po kalon shoqëria shqiptare për faj të klasës politike. Prandaj, ka ardhur momenti që qytetarët e thjeshtë të reflektojnë duke menduar se nëse duhet të vazhdojnë t’i besoj kësaj klase politike që kemi, apo të kërkojnë një klase me personazhe të reja, që vijnë nga rinia e shkolluar në universitet më të mira perëndimore, e cila nuk kanë asgjë të përbashkët me personazhet aktuale. Gjithashtu, vetë klasa politike duhet të reflektoj, duke u përpjekur me qenë sa më afër qytetarëve, halleve, problemeve dhe aspiratave të tyre. Nëse, nuk reflektojmë në këto momente, duke zgjedhur rrugën e duhur me aksione të drejta, rrezikojmë të mbetemi për një kohë të gjatë larg portës që na fut në Bashkimin Evropian dhe kjo do të na kushtonte shumë për sfidat e të ardhmes.