Thursday, January 23, 2014

Z. Basha, kthej sytë nga Dibra, sepse ajo metiron më shumë- Letër e hapur

Pash një foto të shpërndarë në facebook, nga takimi që kishte pasur kryetari i PD, z. Basha tek Pallati i Kulturës në Peshkopi për 23 vjetorin e degës së Dibrës. Ndër të tjera, z. Basha me të drejtë para dibranëve kishte folur për çështjen e devijimi të Lumit Radika.
Duhet të theksojmë se kontributi i Dibrës dhe i dibranëve në këto 20 vjet për PD dhe Demokracinë shqiptare ka qenë shumë i rëndësishëm. 
Megjithatë, Dibra nuk mori aspak nga PD respekti e mirënjohjen që meritonte. Dibra për shumë qeveri, sidomos të Djathta mbeti e izoluar, me probleme të mëdha sociale e gjithashtu edhe infrastrukture. 
Sot, ju z. Basha duhet të kishin folur më shumë për varfërinë që ka pllakosur Dibrën, për zymtësinë që ka pllakosur Peshkopinë, një ndër qytetet shqiptare më të veçanta. Ju duhet të kishit folur para dibranëve për faktin se mijëra familje jetojnë në limitet e varfërisë e kryesisht me ato pak të ardhura që garantojnë emigrantët. 
Ju duhet të flisnit me dibranët për faktin se shumë fshatarë nuk kanë mundësi financiare të plugojnë tokat, t’i mbjellin dhe tu bëjnë të gjitha shërbimet për të marr një prodhimin maksimal. 
Z. Basha, ju duhet tu flisnit dibranëve për rrugën nacionale që i lidh me kryeqytetin e cila është po ajo e njëjta e projektuar që në kohën e Zogut.
Rruga e Arbërit, e cila u zvarrit nga qeveria demokratike e as nuk ka shanse të ndërtohet nga qeveria edviniane, është boshti me i rëndësishëm i Shqipërisë Lindore, i cili afron jo vetëm dibranët e Dibrës së Vogël, apo Dibranët e Dibrës së Madhe, por është një nyje e rëndësishme që do të thellonte transportet e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë e pse jo edhe të Turqisë drejt Portit të Durrësit duke e bërë këtë të fundit portë më të rëndësishme të Adriatikut, ashtu siç e meriton të jetë. E di se Dibrën e kanë halë në sy lobet greke e kjo është parë gjithmonë në kohërat e qeverisjeve të Majta. 
E di gjithashtu, që Dibrën e kanë halë në sy edhe shumë lobe të brendshme të cilat nuk përfaqësojnë interesat kombëtare e për këtë arsye kanë lobuar duke arritur sukses që Rruga e Arbërit të mos përfundojë, por të zvarritet në vite. 
Dibra, është zemra e patriotizmit dhe patriotizmi është forma e vetme nga ku ka lindur si koncept e djathta.
Dibranët kanë qenë fshatar të suksesshëm, tregtar të zotë, intelektual të mëdhenj e patriot të pa shoq. Pra, ato kanë qenë gjithmonë aspirues të Djathtës e kundërshtar të rëndësishëm të Regjimit dhe të formave më të lehta që kanë degjeneruar nga qeveritë e majta pas viteve ’90.
Megjithatë, duhet të pranojmë se PD ka gabuar kundrejt dibranëve, ka gabuar edhe në hartimin e listave që kanë prodhuar deputet që vinin nga familjet më komuniste të zonës. 
Pra, PD në Dibër nuk është përfaqësuar nga familjet fisnike të djathta. 
Demokratët e vërtetë që kanë mbështetur që në fillim të viteve ’90 Partinë Demokratike kanë mbetur fatkeqësisht jashtë dyerve të PD.
I nderuar z. Basha, duhet t’i ktheni sytë nga Dibra demokratike e mbi të gjitha patriotike. 
Ajo meriton vëmendjen tuaj e të gjithë PD, për kontributin e pa limituar që ka dhënë në këto 20 vite. 
Dibra, duhet të përfaqësohet nga figura të reja, të mirëshkolluar e që rrjedhin nga familjet më fisnike të djathta. Reformimi i PD drejt një fitoreje të madhe duhet të filloi nga Dibra.
Alban Daci, dibran