Dr. Alban Daci
Botuar, më 14 shtator 2010
T. OBSERVER
Kjo javë që sapo u mbyll ka qenë e mbushur me tension, pasiguri, frikë. Kjo ndodhi, le të themi, për shkak të disa deklaratave që bëri pastori amerikan Terry Jones, i cili tha, se do të digjte publikisht librin e shenjtë “Kuranin”. Fillimisht ai deklaroi, se do ta bënte një akt të tillë, sepse, sipas tij, feja islame ishte e dhunshme. Pastori Terry Jones, deklaroi se librin e shenjtë, “Kuranin”, do ta digjte në shesh me rastin e përkujtimit të 11 shtatorit.
Një deklaratë e tillë e çmendur, provokoi reagime dhe protesta të ashpra në vendet islamike, si: Pakistan, Afganistan dhe shumë vende të tjera. Madje, nga këto protesta mbeti i vrarë edhe një protestues afër një baze ushtarake të NATO-s në verilindje të Afganistanit.
Pastori amerikan nuk ka qenë i qëndrueshëm dhe koherent me deklaratat e tij, sepse, më vonë, deklaroi se aktin e djegies së “Kuranit”, do e bënte në shenjë proteste kundër ndërtimit të xhamisë në Ground Zero (vendin ku, më parë, kanë qenë kullat “Binjake”).
Kjo ngjarje, duke parë proceset në cilat është përfshirë bota në njëzet vitet e fundit dhe sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit, nuk është një rastësi. Përkundrazi, ajo është pasojë e një seri aksionesh dhe politikash që kanë ndjekur shtetet (qofshin perëndimore apo lindore).
Në dhjetë vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të rikthimit të fenomenit fetar tek marrëdhëniet ndërkombëtare. Mendimtarët mendonin, se për shkak të modernizimit dhe të procesit të shekullarizimit, fetë, dalëngadalë, do të humbnin peshën dhe influencën që kishin pasur më parë. Koha po dëshmon, se parashikimet e tyre nuk qenë të sakta, sepse feja, tashmë, po bëhet një faktor mobilizimi për vendet në zhvillim dhe me influencë politike në vendet e industrializuara.
Në vitet e fundit feja është kryqëzuar në mënyrë të paevitueshme me fenomenet e globalizimit. Kjo ka ndodhur për disa arsye.
Në vend të parë, në epokën e globalizimit ka më pak identifikime gjeografike dhe fetare. Përhapja e fesë islami ka dalë jashtë vendeve tradicionale arabe dhe feja e krishterët po e s’poston qendrën e gravitetit të saj, gjithmonë e më shumë, nga vendet e industrializuara drejt vendeve në zhvillim.
Në vend të dytë, po asistojnë kalimin nga format tradicionale të praktimit fetar drejt formave fetare më karizmatike dhe fondamentaliste. Fondamentalizmi duket sikur është forma që i përshtatet më mirë procesit të globalizimit.
Në vend të tretë, globalizimi, për shkak të intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe të rasteve të takimeve njerëzore që prodhon, ka përzier në mënyrë të paevitueshme homogjenizimin e praktikave fetare. Për shembull, është interesant fakti se edhe besimet fetare që janë krejt të ndryshme mes tyre, kanë filluar t’u referohen të njëjtave të mira që janë të dobishme për gjithë njerëzimin.
Në një botë të globalizuar dhe post-ideologjike, debati mbi rolin e feve tek marrëdhëniet ndërkombëtare është fokusuar mbi binomin përplasje/luftë me civilizimeve. Edhe pse, pothuajse, për dy dekada, që nga rënia e murit të Berlinit, feja ka pasur një rol faktik në terrenin e konflikteve dhe për rrjedhojë të marrëdhënieve ndërkombëtare, vetëm kohët e fundit ky fenomen ka filluar të trajtohet edhe në këndvështrimin teorik. Feja, pas një periudhe të gjatë që ishte e përjashtuar nga disiplina e marrëdhënieve ndërkombëtare, sot, mund të themi se e ka zënë përsëri rolin qendror që kishte mbajtur për shekuj me radhë, që nga koha ku Westfalisë.
Sot analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare e vendosin theksin në mënyrë të veçantë mbi rritjen e instabilitetit ndërkombëtar dhe mbi rolin e ri politik që po ndërmarrin çdo ditë e më shumë fetë në arenën ndërkombëtare. Manifestimi më i qartë i një instabiliteti të tillë, do të ishte lidhja e terrorizmit dhe fondamentalizmit fetar dhe ajo e fesë si forcë që qëndron në qendër të “përplasjeve të civilizimeve”. Kjo, pothuajse, i ka bërë analistët ta mendojnë fenë në mënyrë ekskluzive si fenomen identifikues, që nënvizon një kufij mes nesh dhe të tjerëve nga ne. Me këto terma, raporti mes fesë dhe politikës ndërkombëtare shikohet në mënyrë të theksuar si gjenerator instabiliteti, konflikti dhe çrregullimi.
Globalizimi, është proces/sistem që i zuri vendin sistemit të Luftës së Ftohë. Megjithatë, ndryshe nga Lufta e Ftohtë, globalizimi nuk është një proces i ngurtë por i lëvizshëm, i vijueshëm, i cili, sjell bashkimin e tregjeve, shteteve dhe teknologjive në një shkallë të pa parë në të kaluarën dhe në një mënyrë që u lejon individëve, korporatave dhe të vendeve të përhapen në mbarë botën më larg, më shpejt, më thellë dhe më lirë se kurrë ndonjëherë më parë.
Ky proces/sistem bëri që shumë raporte të ndryshonin në Botë. Një ndër sfidat kryesore të globalizimit janë kufijtë shtetëror dhe sovraniteti i shteteve. Globalizimi, falë zhvillimit të lartë të telekomunikacionit dhe mjeteve të formimit, bëri që njerëzit të lëviznin të lirë dhe të zgjidhnin vendin dhe shteti ku të jetonin dhe të punonin. Për këtë, ndryshe nga Lufta e Ftohtë, ku le të themi se miku dhe armiku ishin të qartë dhe të dallueshëm, tek era e globalizimit kjo është e vështirë.
Në periudhën e Luftës së Ftohtë nuk kishte kurrfarë arsyeje për të shtruar pyetjen: “Cilët jemi ne”? Përgjigja shihej hapur në secilën hartë që pasqyronte dy sistemet e kundërta, në të cilën ndahej bota. Mirëpo, në një botë pa kufij, që ndryshon pareshtur (siç është ajo e globalizimit), kjo pyetje merr një rëndësi të veçantë.
Për të kuptuar më mirë këtë, le të tregojmë një shembull konkret. Pas ngjarjeve terroriste të ndodhura në vitin 2006 në metronë e Londrës, qytetarët e saj ishin të shokuar dhe të trembur. Ata, pas kësaj ngjarje udhëtonin me frikë, duke menduar se një aksion terrorist i ngjashëm mund të ndodhte nga çasti në çast. Pa kaluar shumë kohë nga ngjarja tragjike, diku, në një nga stacionet e metrosë të Londrës hipi një grua e re me fytyrë të mbuluar, pothuajse, tërësisht me shami. Edhe pse gruaja e re, ishte një person krejtësisht normal, e kulturuar dhe e shkolluar, shumë pasagjerë të tjerë filluan të mendonin dhe të besonin se u kishte ardhur fundi, sepse ajo, sipas tyre, do të hidhte në ajër veten dhe të tjerët. Të gjithë pasagjerët mezi pritën që të afrohej stacioni i parë i ndalesës për të zbritur dhe për t’ia mbathur mesa të mundnin. Gruaja e re mbeti, pothuajse, e vetme në vagonin e metrosë dhe kjo vetmi pasqyroi gjendjen e pasagjerëve të tjerë, që ishte përzier me paragjykim. Shamia e saj jo vetëm mbulonte nderin e saj, por, le të themi, që edhe e veçonte me pasagjerët e tjerë.
Bota, sot, është mbushur falë interesave të caktuara shtetërore, si dhe procesit të globalizimit, me frikë, pasiguri dhe paragjykime. Megjithatë, nuk mund të themi, se globalizimi është ai që e ka prodhuar terrorizmin. Terrorizmi ka ekzistuar që nga bota antike. Terroristët i kanë shkelur kurdoherë vijat kufitare shtetërore në kërkim të realizimit të qëllimeve të tyre (sidomos në Evropën e shek. XIX) dhe terrorizmi i Al Kaedës e ka zanafillën e vet në gjendjen e veçantë politike të Lindjes së Mesme, e cila është më e hershem dhe dallohet tërësisht nga globalizimi.
Deklaratat e pastorit amerikan- nga ato që thamë më sipër- nuk janë aspak të vërteta dhe nuk kanë qëllim për të qenë si tilla. Nuk është aspak e vërtetë që feja islame është e dhunshme. Vetë fjala “islam” do të thotë paqe. Megjithatë, deklaratat e tij janë të mbushura me paragjykime, të cilat nuk lidhen me realitetin e botës islame, por me aksionet e disa personave (ose grupeve) të cilët përpiqen që aksionet e tyre, pasi i bëjnë për qëllime të caktuara, t’i justifikojnë në emër të Zotit dhe të fesë islame. Djegia e “Kuranit” as që duhet të mendohet dhe jo më të realizohet. Të djegësh këtë libër të shenjtë, do të thotë të mohosh ndjenjën shpirtërore të më shumë se një miliardë e gjysmë myslimanësh që ka në botë. Pra, do të thotë të provokosh një konflikt që bota nuk ka njohur kurrë me parë.
Ne e kemi të pamundur ta kuptojmë botën ku jetojmë, në rast se nuk përpiqemi të përvetësojmë dhe kuptojmë emocionet e saj. Për këtë arsye, që bota të jetoj në paqe, duhet që myslimanët dhe të krishterët të kuptojnë dhe të respektojnë ndjenjat shpirtërore dhe besimet e ndërsjella fetare.
Në realitetin e sotëm, frika, poshtërimi dhe shpresa mund të shihen si përbërës njëherazi natyrorë dhe njerëzorë të qenieve njerëzore, sikurse janë tre përbërësit e gjakut: rruazat e kuqe, rruazat e bardha dhe plazma. Të gjithë ne kemi nevojë për këto elemente për të bërë një jetë të shëndetshme. Mirëpo jeta varet nga drejtshpeshimi i duhur i tyre. Kur ndonjëri prej këtyre elementeve është me shumicë ose pakicë, atëherë kjo vë në rrezik drejtpeshimin e trupit dhe shëndetin afatgjatë të tij. Drejtpeshimi i emocioneve është po aq jetësor për “shëndetin e botës” sa edhe drejtpeshimi i gjakut për njeriun. Që bota të jetë e shëndoshë duhet që Perëndimi të shërohet nga paragjykimi dhe Lindja nga frika. Në një botë të globalizuar, ku proceset e jetës janë të ndërlidhura dhe të varura, njerëzit kanë mundësi të jetojnë në paqe nëse do të respektojnë njëri-tjetrin. Deklarata të tilla, si ato të pastorit amerikan, ngjallin urrejtje, frikë dhe pasiguri tek të gjithë ne. Për këtë arsye ato duhet të dënohet fuqishëm nga të gjithë njerëzit, pavarësisht bindjeve dhe besimeve fetare.
Unë, kam besim se bota, falë procesit të globalizimit, ka filluar ta njoh më mirë veten. Për këtë, arsye mendoj, se deklarata të çmendura dhe provokuese jo vetëm që nuk do të jenë burim konfliktesh, por do të jenë një arsye më shumë që bota e civilizuar të luftojë dhe të sfidojë të keqen. Të gjithë ne, bijtë e Zotit, banorët e kësaj bote, qofshim myslimanë, të krishterë, hebrenj etj. Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, që të jetojmë në paqe, harmoni dhe respekt të plotë. Ne duhet ta mposhtim të keqen, frikën dhe duhet të besojmë tek shpresa dhe tek e mira për një botë të mbushur me paqe dhe lumturi.