Dr. Alban Daci
Ashtu siç u bë e ditur nga mediet e huaja dhe ato shqiptare Komisioni për Liritë Civile Drejtësi dhe Punët e Brendshme miratoi me 49 vota pro dhe 2 abstenime projektrezolutën e eurodeputetes Tanja Fajon që parashikon liberalizimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë dhë të Bosnjës.
Komisioni hodhi poshtë mendimet e propozuara nga eruodeputeti holandez Daniel Van der Stoep që t’u kërkohej Shqipërisë dhe Bosnjës tërheqja nga Konferenca Islamike, si kusht për liberalizimin e vizave.
Propozimi i deputetit dhe abstenimi i dy votave për projektrezolutën e eurodeputetes Tanja Fajton që parashikon liberalizimin e vizave tregon se: themeli bazë i krijimit të Bashkimit Evropian ka qenë frika.
Sipas interpretimit më të zakonshëm frika është një përgjigje emocionale ndaj perceptimit real, apo imagjinar, të një rreziku të mundshëm.
Frika është një forcë për mbijetesë në një botë natyrisht të rrezikshme. Lepuri që nuk ka frikë nga gjuetari nuk e ka të gjatë. Turisti, që udhëton në zonat fisnore ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit, që nuk merr masat e imponuara nga frika është një torollak i papërgjegjshëm.
Megjithatë, po të marrin rastin e lindjes së Bashkimit Evropian, frika u ndodh tek gjeneza e shpresës. Frika e një lufte të re të përgjakshme mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte një faktor vendimtar në krijimin e tij. Gjithashtu, frika nga pasojat e ngrohjes globale mund ta nxisë njerëzimin të ndërmarrë hapat e nevojshme për të mbrojtur planetin tonë nga katastrofa.
Fakti se Shqipëria është anëtare e Lidhjes Islamike, nuk përbën asnjë pengesë, apo problem, për integrimin e saj të plotë në Bashkimin Evropian. Vetë Bashkimi Evropian është krijuar mbi bazën respektimit të Drejtave të Njeriut, të identiteteve kombëtare, si dhe të atyre fetare. Bashkimi Evropian dhe Bota Islamike kanë pasur, gjithmonë, marrëdhënie reciproke, të cilat herë kanë qenë në ngjitje dhe herë kanë qenë në rënie. Megjithatë, ato asnjëherë nuk janë ndërprerë.
Marrëdhëniet e Evropës me Botën Islamike për shkak të pozicionit gjeostrategjik janë të pashmangshme. Bile, për shkak të interesave politike dhe ekonomike ato po shkojnë drejt një intensifikimi më të lartë.
Aktualisht në Evropë kemi një numër të madh myslimanësh, të cilët kanë ardhur kryesisht nga vendet e Afrikës Veriore. Pra, do apo nuk do Evropa, tashmë, myslimanët janë pjesë e realitetit evropian.
Kohët e fundit për shkak të marrëdhënieve të vështira që Evropa ka me vendet islamike për shkak të terrorizmit dhe ngjarjeve të 11 shtatorit po hidhen teza dhe ide se si këto marrëdhënie mund të përmirësohen.
Njëra nga këto teza është “eksportimi i demokracisë”. Kjo tezë është e frymëzuar kryesisht nga periudha e Bush-it, e cila mendonte, se vendet janë të prira për terrorizëm dhe për të qenë agresiv në arenën ndërkombëtare, sepse nuk janë demokratike. Prandaj, demokracia duhet të eksportohet nga vendet demokratike perëndimore drejt vendeve jo demokratike.
Teza e “eksportimit të demokracisë” nënkupton reformimin e sforcuar brenda vendeve islamike, ose më sakt demokratizimin e tyre të detyrueshëm edhe nëse ky proces nuk është i natyrshëm. Kjo tezë shikohet si e pamundur nga një rrymë tjetër e mendimit evropian, sepse sipas saj vendet islamike i ka gllabëruar korrupsioni dhe egoja për pushtet. Prandaj, eksportimi i demokracisë mbetet si një mish i huaj në një trup të infektuar.
Zgjidhja më mirë do të ishte reformimi i fesë islame brenda në Evropë dhe eksportimi i saj në vendet e origjinës. Aktualisht, në Evropë ka shumë myslimanë, të cilët janë integruar plotësisht në botën perëndimore. Mjafton të përmendim faktin se marokenet, tunizianët, algjerianët etj. që kanë ardhur në Itali dhe Francë ndjehen plotësisht si italian dhe si francez. Ato studiojnë në universitetet më të mira të këtyre vendeve dhe duan me çdo të kush të realizojnë një integrim të plotë në shoqëritë përkatëse për të mos u ndjerë të veçuar dhe inferior.
Shumë mendimtarë evropianë mendojnë, se integrimi i plotë i myslimanëve në shoqëritë evropiane, ku kanë zgjedhur të jetojnë do të jetë edhe një sinjal për vendet e tjera islamike, duke treguar se bashkëjetesa për shkak të besimit fetar nuk është e vështirë. Përkundrazi, ajo është më e mirë dhe bukur për shkak të vlerave dhe pasurisë që ka.
Sipas, tyre myslimanët e demokratizuar në formë natyrale dhe të pa sforcuar do të jenë një shembull për t’u ndjekur edhe nga vëllezërit e vendeve të origjinës.
Siç thamë më sipër, del se as evropianët nuk mund të jetojnë pa myslimanët dhe as myslimanët nuk mund të jetojnë pa evropianët. Fakti, se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane nuk duhet të përbëjë një problem për Evropën. Përkundrazi, ajo është dhe do të jetë një urë lidhëse mes dy “botëve”.
Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por me një sistem krejtësisht demokratik qeverisje. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk duhet të diskriminohet për faktin se është anëtare e Lidhjes Islamike, por ajo duhet të merret si një shembull i mirë për Evropën aktuale, duke pasur parasysh tolerancën fantastike fetare, që ajo ka.
Evropa kërkon të realizojnë integrimin e plotë të saj si dhe të ketë marrëdhënie të mira me shtetet që e rrethojnë atë. Integrimi nuk mund të realizohet pa u respektuar principi i tolerancës fetare.
Në Evropën e sotme, disa herë shprehet një frikë e tepruar kundrejt gjithçkaje që nuk është evropiane. Frika e tepruar është rrezikshme. Pushtimi nga frika e tepruar është një pengesë serioze ndaj aftësisë së çdonjërit për të bashkëvepruar me botën e jashtme.
Frika të çorienton dhe shpeshherë mjaft seriozisht. Ajo nxit një nivel të përgjithshëm ankthi, që në rastin më të mirë është shqetësues dhe në rastin me të keq është problematik. Votimi i fundit në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën tregoi se Evropa mposhti frikën dhe ngjalli shpresën. Evropa, tashmë, nuk ka frikë, por ajo është e guximshme dhe e vendosur për të realizuar deri në fund ëndrrën e saj fillestare të një Evropë të bashkuar dhe paqësor