Monday, January 12, 2009

Ju prezantoj John. F. Kennedy


Dr. Alban Daci

Njerëzit që janë të aftë të krijojnë pushtet japin një kontribut të pazëvendësueshëm në madhështinë e kombit të tyre, por njerëzit që vënë në dyshim pushtetin japin një kontribut po aq të pazëvendësueshëm, në veçanti kur dyshimi është i pa interesuar, sepse gjykojnë se jemi ne që përdorim pushtetin ose është që pushteti na përdor neve.
(John F. Kennedy)

John. F. Kennedy u lind më 29 maj 1917, ishte djali i dytë i një familje me origjinë irlandeze, tashmë e pasur dhe e rëndësishme.
Rol të rëndësishëm në formimin e tij do të kishte patjetër babai, Joseph, i cili kishte kultivuar jo vetëm tek John, por tek të gjithë fëmijët shpirtin konkurrues në çdo fushë të jetës. Sipas babit Joseph, pasuria duhet t’iu garantonte pikërisht fëmijëve mundësinë për marrë edukimin më të mirë, frekuentuar ambientet më ekskluzive, për të pasur një jetë të mrekullueshme shoqërore dhe mundësinë me udhëtuar në çdo cep të botës, ku në veçanti në Evropë.
Ndërsa nëna Rose, kujdesi për edukimin e tyre në kuptimin e respektimit të praktikave fetare, të dekorit, të rregullit, për të cilën siç thoshin anëtarët e familjes ishte një maniake e vërtetë.
I vogëli Jack, ishte shpesh herë i sëmurë dhe kalonte kohën duke lexuar romane aventureske dhe biografi. Vuante mungesën e nënës, e cila ishte e justifikuar për shkak të impenjimeve sociale dhe për kohën që duhet t’i qëndronte pranë Rosemary, fëmija e tretë, që kishte probleme të rënda psikike dhe fizike. Sipas Jacqueline, bashkëshortja e ardhshme, Jack ishte “ Njeriu që ishte, sepse nuk ishte dashur nga nëna ashtu siç duhet të duhet një fëmijë”.
John me vëllanë e madh Joseph JR kacafytej shpesh. Joseph ishte më i madh dhe i fortë, ishte i zakonshmi që bënte prepotentin, duke vendosur gara dhe loja që John nuk i kalonte dot.
Për disa vite të dy vëllezërit kishin frekuentuar shkollën fillore në të njëjtin institut privat në kontenë e Riverdales, ku familja ishte transferuar.
Pastaj Joe Jr ishte regjistruar në Choate ( edhe ajo një shkollë private në Connecticut ), nga e cila pasardhësit e familjeve më të rëndësishme e të pasura të vendit zakonisht ishin nisur në frekuentimin e kurseve universitare të Hawardit.
John ishte dërguar tek Canterbury School, një shkollë katolike shumë prestigjioze, ku Kennedy nuk arrin rezultate të shkëlqyera. Në këtë periudhë jemi në 1930- djali trembëdhjetë vjeçar ishte faktikisht shumë më i interesuar në aktivitet sportive se sa në studime.
Vitin tjetër me vet kërkesën e tij, babai regjistron e Johnin në Choate, ku do të kalonte katër vjet tranzicioni mes moshës së adoleshencës dhe moshës së rritur. Problemet e shëndetet shoqëroheshin edhe këtu me një rendimet jo të lartë në studime: historia dhe gjuha angleze ishin lëndët, ku merrte notat më të mira, ndërsa kishte fitim skarës në latinisht dhe frëngjisht. E gjithë kjo linte të kuptonte që i riu John nuk do kishte arritur kurrë rezultatet e larta të vëllait të tij të madh që ishte i pari si në sport edhe në studime.
Pra, të jetosh në hijen e vëllait të madh dukej se do të ishte fati i Jonh-it edhe pse nuk kishte dhënë ndonjë kompleks inferioriteti.
Në momentin që merr diplomën me një mesatare jo të lartë, për të mos qenë më hija e vëllai kërkon të regjistrohet në Princeton dhe jo në Haward.
John, faktikisht, pa marrë parasysh raportin e tij konfliktual me vëllanë e madhe si dhe pritjet zhgënjyese të babait për vitet e kaluara në Choate, kishte treguar me vënë në diskutim rregullat ( në këtë rast rregullat shkollore ) sesa të pranonte të ishte i dominuar nga figura e vëllait më të madh.
Megjithatë, i kërkon babait, të ketë të njëjtën mundësi që i ishte dhënë Joseph Jr; të kaloj një periudhë studimesh në Londër, duke ndjekur kurset e Harold Laski, pranë London School of Economics. Joe Jr faktikisht ishte kthyer entuziast nga Evropa. Kështu edhe John kalon një periudhë shumë të këndshme në kryeqytetin britanik, ku pjesën më të madhe e dedikon për të zgjeruar horizontet sociale, se sa të thelloj argumente të veçanta studimore. Pastaj, një keqësim i ri shëndetësor e detyron të rikthehet me nxitim në SHBA. Gjatë muajve të kurimit të sëmundjes që akoma nuk ishte diagnostikuar, John vendos të lerë Princeton për të filluar studimet në Haward.
Haward fillimisht përfaqëson një progres për të riun Kennedy edhe pse notat e tij vazhdonin të ishin jo të shkëlqyera, sepse karakterizohej me një popullaritet të lartë mes shokëve të kursit. Siç thoshin shumë nga ata dhe një pjesë e mirë e docentëve, Kennedy ishte simpatik, shakaxhi që edhe pse nuk i studionte shumë disa lëndë që i konsideronte të mërzitshme, kishte një mendje të shkëlqyer dhe një karizëm natyrore.
Problemet shëndetësore për riun Kennedy nuk mbarojnë as në Haward, ku i shtohen edhe dhimbjet e shpinës, që jo vetëm e limitojnë për të ushtruar aktivitet sportive, por edhe në frekuentimin e kurseve universitare.
Megjithatë problemet shëndetësore nuk e pengojnë atë të rikthehet në Evropë. Kompletimi edukues i një të riu amerikan nuk munde faktikisht të fshihte marrjen e një eksperience direkte në kontinentin e vjetër. Ishte vera e vitit 1937, një moment sigurisht i vështirë në historinë e Evropës, kur John, në shoqërinë e mikut Billings, viziton Francën, Italinë dhe Gjermaninë.
Ishte një udhëtim i rëndësishëm, sepse tensioni mes vendeve më të mëdha, stimulon tek John një seri konsideratash që e bëjnë të reflektoj , duke ndjekur kuriozitetin e tij të sapolindur për çështjet e mëdha politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, mbi natyrën e pushtetit, rëniet e ndryshme të tij si dhe limitet. Një ndër lëndët që më shumë studionte dhe dëshironte në Haward ishte pikërisht Qeverisja ( që në kompleksin e saj, për si ishte strukturuar në Haward, mund ta konsiderojmë korrespondent me një kurs të shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare ).
Kur, në dhjetor të 1937, babai emërohet nga Roosvelt ambasador në Londër, për John hapen mundësi të reja për të bërë eksperienca tjera interesante. Në korrik të 1938, faktikisht, gjendet në kryeqytetin britanik, ku punon për një periudhë të shkurtër në ambasadë, por pa lënë menjë anë kënaqësitë e jetës mondane. Prezenca e tij në Londër në momentin e kulmit të krizës çekosllovake, stimulon rëndësishëm interesin e John për atë që po ndodhte në Evropë.
I kthyer në Haward, kërkon dhe merr të përqendroj të gjitha kurset që akoma i kishin mbetur në semestrin e parë, për ti pasur në dispozicion në pranverën e ardhshme, me qëllim që të qëndronte akoma në Evropë dhe të punonte mbi temën e diplomimit që kishte ndërmend për ta paraqitur para komisionit universitar.
Argumenti i trajtuar në temën e diplomës do të vlerësohej si argumenti më i rëndësishëm dhe më aktual në atë kohë, ku më vonë do të përpunohej për tu paraqitur para lexuesve si libër i botuar në 1940 dhe i titulluar Why England Slept ( Përse Anglia Flenë ).
Udhëtimi këtë radhë në botën e vjetër ishte akoma më i gjatë, ku viziton Londrën, Parisin, Varshavën, Leningradin, Moskën, Kievin, Bukureshtin, Turqinë, Jerusalemin, Bejrutin, Demaskon dhe Athinën. Lista nuk mbaron këtu për djalin e ambasadorit, i cili para se të kthehej në Atdhe, dëshiron të ndaloj në Prag, kryeqyteti i vendit objekt në kompromisin e arritur gjatë konferencës së Monakos në shtator të 1938, mbi të cilën pikërisht po përqendronte argumentin e temës së diplomës.
Eksperienca e drejtpërdrejtë nuk qe vetëm baza mbi të cilën John ndërtoj argumentin e përdorur për të temën e diplomës: babai, që në pozicionin e ambasadorit kishte marrë pozicion në favor të politikës të ashtuquajtur appeasement të kryeministrit britanik Chamberlain ( në kuptimin për të vënë në plan të dytë ekspansionin dhe revizionizmin e Hitlerit ), garanton tek John një ndihmë themelore falë njohjeve të tij.
Në vazhdimësi të takimeve të përsëritura më përfaqësuesit diplomatik të Britanisë në SHBA dhe materialit furnizuar nga shtypi pranë ambasadës amerikane në Londër, i riu Kennedy mund të dispononte shumë dokumente për të cilëve ndërtoj debatin dhe origjinën e pozicioneve të Laburistëve dhe Konservatorëve gjatë periudhës së krizës çekosllovake.
Në pak muaj arrin kështu të shkruaj një tezë tek e cila analizonte vendimet e Britanisë për t’iu nënshtruar kërkesave të Hitlerit për sa i përket shpërbërjes së Republikës çekosllovake.
Objektivi i studimit konsistonte në individualizimin e mekanizmave të kërkimit të konsensusit që në një demokraci si Britania e Madhe- dhe si Shtete e Bashkuara të Amerikës- mund të kishin vënë dhe të vinin në rrezik siguresën e vendit në ndjekje të një politike me investime skarse në armatim.
Kur John lër Londrën, në vjeshtë të vitit 1939, konflikti në kontinentin e vjetër tashmë ishte realitet, por nuk kishte akoma një dimension botëror. Shqetësimi ishte i madh edhe në Amerikë, të paktën në vlerësimet e tij, i sapodiplomuar në Haward, dukeshin sikur kishte hapësira, sepse presidenti Roosvelt të tentonte një ndërmjetësim mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe që ti jepej fund luftës.
1940 ka qenë një vit me mundime për John, kaluar mes mos vendosjes se çfarë me bërë me të ardhmen dhe nevojën për të kaluar në një far mënyre problemet fizike. Kishte frekuentuar pa shumë interes një semestër me kurse të ekonomisë në Stanford dhe në pranverë të 1941 kishte vizituar një pjesë të mirë vendeve të Amerikës Latine.
Më në fund ai vendos të shkoj në shërbim ushtarak tek USA Navy, edhe pse kundër vullnetit të babit të tij, i cili nuk dëshironte që djali të merrte drejtim drejt karrierës ushtarak si dhe për faktin që shkalla e rrezikut ishte e larta dhe nuk mjaftonte vetëm zotësia për tu rikthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, por të kishe dhe një duzinë të mirë fati me vete gjatë kohës që ishe në luftë. Kërkesa e tij si në ushtri ashtu edhe në marinë nuk pranohet, për shkak të kushteve fizike për shkak të sëmundjes.
Në këto rrethana vendos të qëndroj në Amerikë, ku punësohet për herë të parë në Uashington , pranë Foreign Intelligence Brach të Shërbim Sekret të Marinës. Kishte kryesisht të bënte me punë zyre që e konsideronte të bezdisshme dhe burokratike.
Gjithashtu, kjo periudhë për sa u përket aspekteve të tjera vlerësohet pozitive. John nuk mungon faktikisht të marr pjesë aktivisht në jetën mondane të kryeqytetit dhe qe pikërisht në këto muaj që njeh një ndër të “dashurat”, gazetaren daneze Inga Arvad ( Inga Binga, siç e thërriste me dashuri ).
Lajmi i vdekjes së vëllait të tij të madh gjatë një beteje lufte me avionin e tij në qiellin e Flandrës me 22 gusht 1944, ishte një goditje e rëndë për gjithë familjen, në veçanti për babanë Joe, që ishte i fiksuar në mënyrë të veçantë tek djali i madh. Kjo ngjarje qe goditje e keqe edhe për John, që nuk e kalon dot lehtë si dhe i krijon bindjen për të hequr dorë njëherë e mirë nga dëshira për të shkuar në luftë.


Presidenti Kennedy për brezat e kaluar ka qenë një mit. Kjo konfirmohet: kur e vrasin në Dallas me 22 nëntor 1963, kur kishte vetëm 46 vjeç. Në botë shumë persona qanë për Kenedin, sepse me idealet e tij kishte ndihmuar dhe dhënë kontribut shumë të rëndësishëm për të ndryshuar jetën e njerëzve, historinë dhe botën në gjerësi.
Kishte vetëm 43 vjeç kur merr detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje i atribuon atij me krenari dhe meritë numrin një, sepse ishte dhe vazhdon të jetë presidenti më i ri në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte i pari i lindur në shekullin e XX-të dhe i pari kaq afër me ne Evropianët.
Vdekja e parakohshme dhe tragjike e tij dha sensacionin, sikur do të tregonte më vonë një mik dhe bashkëpunëtor i tij, historiani Artur M. Schlesinger, “ të kemi humbur diçka jetësore, vizionin e Amerikës si republikë humane, racionale, demokratike, që bashkëpunon me vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen”.
Sipas Artur M. Schlesinger, Kennedy shfaqej “shumë i ftohtë dhe ambicioz, një njeri shumë i ri me dëshirën për të ardhur shpejt”.
Misteri i vdekjes së tij, mbi të cilën akoma sot hetohet, edhe përse janë botuar qindra libra e disa dhjetëra raporte të komisioneve të ndryshme hetuese, dihet pak, krijojnë një çarje mes një brezi entuziast dhe Amerikës.
Kennedy vdes në vitin, kur po realizoheshin ëndrrat e krijuara nga vet ai. Gjuajtjet e shtënave nga Osald kishin vrarë ëndrrat, duke parë se revolucioni për të drejtat civile, në të cilin kishim besuar, kishte arritur kulmin.
Kennedy, bashkë me vëllanë e tij, në verë të 1963 ishte vendosur në krye për drejtësinë racore. Ishte presidenti i parë që deklaroj mbi të drejtat racore: “një princip moral...antik sa shkrimet e shenjta... dhe qartë sa kushtetuta amerikane”. Një frazë që kishte ditur të takonte kordat e popullit, të botës dhe të djemve të Evropës.
Kennedy ishte një mit kur ishte gjallë dhe bëhet akoma më shumë i vdekur. Ishte një hero, për të cilin kishim nevojë, i aftë për të prekur cirkuitet e inkoshencës, siç ka shkruar Norman Mailer. Në Amerikan Tabloid James Ellroy ka shpjeguar një të vërtet tjetër për brezat e ardhshëm: “ Nxirret jashtë në momentin optimal për të siguruar shenjtërimin”.
Me 23 nëntor 1963, gazeta e famshme “New York Timës” shkruante: “Humbja personale është e thellë dhe shtypëse, humbja për kombin dhe për botën është historike dhe i papërmbajtshëm . John F. Kennedy është një njeri intelektual dhe njeri aksioni; përfaqësonte gjallërinë dhe energjinë, inteligjencën dhe entuziazmin, kurajën dhe shpresën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë gjysmë të shekullit të XX-të”.
Kennedy me mënyrën e tij, është akoma i nderuar thellë si një çudibërës, sepse kishte shëruar botën nga pesimizmi. Një idealist pa iluzione. Praktikoj, por që dinte t’iu sugjeronte njerëzve, gjënë e drejtë për të përmisuar Amerikën dhe botën. Edhe sot duhet një Kennedy, i aftë të di dhe të bëj dhe të bind. Por nuk ka.