Sunday, September 29, 2013

Kujdes, nga euforia dhe tranzicioni


Deri diku, le te themi, se po ndodh nje tranzicion pushtetit nga ish qeveria Berisha ne nje qeveri te re Rama-Meta. Tashme, per hire te interesave, politizimit te shoqerise dhe presionit te pergjithshem, po harrohet faktin se kemi nje tranzicion te limituar pushteti, pasi Meta me shoke e tij nga ish Kryeminister eshte perseri bashke-Kryeminister me Ramen dhe kryetar Parlamenti. Por, tashme kjo po harrohet nga populli "qorr" dhe "shurdh", sepse tashme ky popull po mundohet te shfeh te kaluaren politike per nje vend pune, per nje asistence sociale apo per mos paguar ndonje taks. Nga ana tjeter kemi nje eufori te forte per te ndryshuar gjithcka, nga Rama, i cili nuk ka nje shumice absolute per ta bere nje gje te tille, duke ditur se de facto sbashkeqeveris me Meten e ketij te fundit nuk i zihet bese politikisht nese interesat i cenohen. Ky tranzicion i sforcuar i pushtetit po kriojon parajse per manovrat kriminale dhe per krimin e organizuar. Nuk flitet shume publikisht, por kohet e fundit ka nje bum investitoresh italian qe per shkak te krizes, ose te invazioneve fiskale, po tentojne te transferojne aktivitetet ekonomike ne Shqiperi. Problemi eshte se nuk e dime se cfare origjine kane keto investime e nese kane lidhje me mafien dhe krimin e organizuar. Mos ndoshta bashke me keto aktivitete po transferon parajsen e saj ne Shqiperi edhe Mafia? Cdo te thote kjo nese po ndodh me te vertete? Kush do te ishin pasojat per shoqerine dhe sigurine kombetare? Pertej euforise duhet te kete nje kujdes te madh e veprime te menjehersheme duke marre nen kontroll qeveria territorin, te cilin deri ne keto momente nuk e ka. Nuk ka kohe per te humbur me fjalime boshe e me punlicitete te natyren demagogjike. Duhet nje plan i menjehershem me masa konkrete per te nderhyre ne terren ne sektoret me te rendesishem. 

Friday, September 27, 2013

Dule, europianizem apo helenizem

Rilindja edhe pse ne fillim u duk sikur po na e mbushte mendjen me disa iniciativa fillestare qe i kam quajtur te tipit soft-nacionalizem me zgjedhjen e Dules ne pozicionin e nenkryetarit te Parlamentit rikthehen dilemat e vjetra te qelllimeve te helenizimit te Shqiperise permes influencave dhe qasjeve politiko-institucionale te kontrolluara nga Athina zyrtare.
Z. Dule nuk ploteson asnje kriter per te qene ne ate pozicion as ne kuptimin e votave dhe as te elektoratit qe e ka votuar. 

Atehere lind pyetje pse duhet t'i besohej nje pozicion i tille i nje? Disa mund ta lidhin me europianizimin perderisa ai, le te themi, shtiret se perfaqeson nje minoritet. Se pari, Duleme aktivitetin e tij politik ka shkelur disa here Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si dhe ka kercenuar hapur sovranitetin e saj territorial. Se dyti, ky nuk eshte europinizem, por servilzem dhe vartesi politike e Shqiperise zyrtare tek Athina zyrtare. Se treti, guximi i Rilindjes se Rames per te bere nenkryetar te Parlamentit z. Dule, shuan njehere e mire shpresen e sapo lindur per nje Rilindje te re Kombetare dhe konfirmon faktin se Athina po kontrollon institucionet shqiptare me qellimin per t'i tjetersuar dhe per t'i shenderruar ne protektorat. A. Daci

Saturday, September 21, 2013

Nevoja urgjente për një kulturë institucionale

Krejt rastësisht pashë disa foto të publikuara në facebook që dëshmonin situatën e turpshme të mjediseve të Kryeministrisë.  Në një foto ishin të pranishme akoma kolltukët që nga koha e Regjimit. Siç duket edhe pse duam të shkëputemi nga e kaluara, ajo mbetet në çdo formë apo qelizë e pranishme mes nesh. Nuk është e domosdoshme që institucionet të pasqyrojnë luks. Ato duhet të jetë në përputhje me realitetin e përgjithshëm të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.
Megjithatë, realiteti që tregonin fotot e publikuara në facebook, tregojnë dekadencën e përgjithshme të kulturës institucionale dhe të respektit ndaj Shtetit. Ato foto dëshmojnë kulmin e një kulture antishtetërore që është mbjell në këto vite të vështira tranzicioni.
Institucione ishin kthyer në çerdhe nepotizmi, militantizmi, të njerëzve të papërgjegjshëm që kishin krijuar një siguri absurde në mendjet e tyre se ato mjedise janë pronë e tyre e do të jenë gjithmonë nën sundimin e tyre.
Në këto vite tranzicioni dhe sidomos në katër vitet e fundit ishte krijuar një antikulturë shtetërore dhe një mungese përgjegjësie përballë institucioneve. Ishte thuajse e pamundur që gjithë paraditen të gjeje një punonjës në një zyrë, që mund të ofronte një shërbim të parashikuar në ligj. Të gjithë punonjësit nga niveli më ulët e deri në nivelet më të larta i gjeje nëpër kafe dhe thuajse kurrë në punë. Ishte thuajse e pamundur të merrje një shërbim që të takonte me ligj, nëse nuk kishe një mik ose nuk jepje një ryshfet. Madje, edhe për certifikatat ishte bërë e rrugës që të lije një bakshish të vogël prej 50 lekësh.
Me sa duket kjo kulturë e madhe dhe e rrezikshme antishtetërore nuk paska qenë vetëm në nivelet u ulëta, por paska qenë deri në kulmin e pushtetit ekzekutiv.
Mjediset e rrënuara të godinës së Kryeministrisë tregojnë dhe dëshmojnë rrënimin e funksionimit të institucioneve dhe degradimin e Shtetit.

Vendi ka nevojë për shumë gjëra të rëndësishme, por nëse në fillim nuk krijohet kultura e institucioneve, asgjë tjetër nuk mund të ketë sukses. Duhet të krijohet koshienca e respektimit të institucioneve, funksionimit të Shtetit dhe ofrimi cilësor i shërbimeve të qytetarëve. Që të ndodh kjo duhet respektimi i ligjit, duke u rikthyer të gjithë të barabartë para tij. 

Wednesday, September 18, 2013

Te rinjte, nje eksperience ndryshe me AK


Shqiperia njihet si vendi me moshen me te re. Mijera te rinj e te reja, te shkolluar apo ne shkollim e siper jetojne brenda ne Shqiperi, po aq shume studiojne dhe jetojne edhe jashte vendit. Ato qe jetojne ne Shqiperi per fat te keq jane pa pune, ose edhe me keq pa shprese per te gjetur pune.
Megjithate, edhe pse punesimi eshte mjet i vetem i jeteses ne Shqiperi, ai edhe kur mungon nuk tregon vlerat e verteta individuale cdo personi. Perkundrazi, thuajse ne te gjitha rastet ata qe nuk arrijne te punesohen jane mbartesit me te mire te vlerave intelektuale, profesionale dhe humane.
Keta permes ideve dhe angazhimeve mund te japin shume per vendin dhe te ardhmen e tyre. Pushteti i ardhur edhe pse premton se do te sjelle shume ndryshime te reja e pozitive (eshte per t'i pare para se tu besojme) jo te gjithe te rinjet do te arrihen te punesohen. 
Gjithmone do te kete vend per padrejtesi dhe nepotizem, por kjo nuk do te thote se te rinjte duhet te deludohen dhe te humbin besimin tek vetja e tyre. Ato mund te zgjedhin te angazhohen politikisht dhe profesionalisht tek AK. Bukuria e politikes qendron pikerisht tek fakti se njerez me ide te ndryshme, karaktere te ndryshme, pranojne te punojne se bashku, te investojne ne iniciativa te perbashketa. 
Angazhimi i te rinjve ne politike dhe tek AK nuk do te ishte humbje kohe apo nje imazh negative, perkundrazi do te konfirmonte ekzistencen e tyre dhe marrjen ne konsiderate. Angazhohuni tek AK duke e konsideruar ate nje labarator te perbashket idesh, vizionesh dhe nje mundesi reale per t'u degjuar zeri e per t'iu marre ne konsiderate ekzistenca juaj. Mos harroni si finalitet pushtetin, i cili nuk duhet te jete objektiv ne vete, por nje ure e nevojshme per te realizuar projekte serioze ne sherbim te mires se perbashket.

Soft nacionalizmi i Ramës


Rama kundër çdo parashikimi ka krijuar një formë të re nacionalizmi, që unë ndoshta me të drejtë kam menduar ta quaj “soft nacionalizëm”. Kjo formë nacionalizmi rivlerëson mbi baza reale e historike dhe pa agresivitet identitetin kombëtar shqiptar dhe e vendos atë mbi themelet e shtetit duke e pasqyruar me iniciativa konkrete institucionale.

Rama po bën një kalim të kujdesshëm dhe të heshtur nga nacionalizmi doktrinal/teorik në një nacionalizëm soft shtetëror. Ky soft nacionalizëm është një formë perfekte për të prodhuar konsensus popullor pa shkaktuar urrejtje. 
Gjithashtu, me këtë formë nacionalizmi Rama mbush një boshllëk të krijuar gjatë këtyre viteve në nivelet më të larta politike e shtetërore. Ky soft nacionalizmi i Ramës duhet të përdoret si testim kombëtar (mes shqiptarëve) dhe ndërkombëtar (në raport me të tjerët) nëse janë pjekur rrethanat për të realizuar bashkimin e shqiptarëve. A.Daci

Tuesday, September 10, 2013

Rinia, pa një model të ri

Alban Daci

Në Shqipëri është e vështirë ose thuajse e pamundur të jetosh pa simpatizuar ndonjë parti dhe më e mira është të dish të zgjedhësh pikërisht atë parti që fiton gjithmonë pushtetin ose patjetër të paktën do të jetë pjesë e tortës së pushtetit.

Në Shqipëri është e vështirë ose thuajse e pamundur të mendosh në mënyrë të pavarur dhe të kritikosh në mënyrë të varur. Fatkeqësisht Shqipëria të ngjan me momentet më të vështira të Sicilisë, ku qytetarët i kishte pllakosur frika dhe për çdo ngjarje po tu kërkoje informacione thoshin: as nuk kemi parë e as nuk kemi dëgjuar.

Në Shqipëri është e vështirë të shkruash ose të thuash opinionin tënd të lirë. Shqipëri çdo gjë është e varur dhe për rrjedhojë edhe opinioni duhet të varet. Më e rëndësishmja është që opinionin ta varësh në gozhdën nga anon pushteti se përndryshe opinioni kapet për fyti, censurohet dhe hidhet tutje sikur të ishte një virus i rrezikshëm që dëmton mendjet e manipuluara më së miri nga pushteti i korruptuar.

Në Shqipëri është e rrezikshëm të deklarosh hapur vizionin tënd e për më tepër nëse ai bie ndesh me vizionet e shumicës. Qytetarët janë doktrinuar aq keq sa nëse ti kritikon njerëzit  e pushtetit ato menjëherë të sulmojnë dhe të etiketojnë me epitete te ndryshme si: tradhtar, i djathtë, i majtë, revolucionar etj.

Aq shumë është sëmurë mendja e qytetarëve me informacione të gabuara ose manipuluara sa thuajse kanë humbur mundësinë e të menduarit në mënyrë racionale, të pavarur dhe të drejtë.

Pushteti në Shqipëri, për shkak të politizimit të tejskajshëm dhe servilizmit anadollak është bërë një fushë e minuar dhe nëse e shkel sulmohesh ndonjëherë edhe padrejtësisht nga të katër anët.

Të thuash të vërtetat e mundshme për shoqërinë shqiptare dhe për pushtetin në Shqipëri është po aq e rrezikshme sa të thuash të vërtetën në një vend ku gjithmonë ka mbizotëruar gënjeshtra.

Megjithatë e vërteta është e vërtetë dhe gjithmonë mbetet e tillë dhe në fund siç ka dëshmuar historia njerëzore ajo do të mbizotërojë mbi çdo lloj forme tjetër të devijimit të mendimit dhe aksionit njerëzorë.

Rinia shqiptare është pjesë e kësaj vërtete të madhe që pushteti për interesa të ngushta e ka fshehur dhe gjithmonë e ka manipuluar sipas qejfeve dhe dëshirave personale.

A ka rinia shqiptare sot një model? Jo nuk ka! Kjo është një e vërtetë e madhe që prej dekadash fshihet dhe izolohet. Rinia shqiptare fatkeqësisht sot nuk ka një model zhvillimi apo progresi as në politikë as në jetën sociale e as në atë arsimore.

Politika në Shqipëri mbetet zanati dhe monopoli i të vjetërve, të cilët e kanë përdorur rininë gjithmonë si fasadë apo lule të bukur për të romanizuar mjediset e tyre të ndotura.

Zgjedhjet e fundit e dëshmuan më së miri këtë gjë. Në Shqipëri nuk fitojë modeli rinor, sepse nuk ka një të tillë, por fituar si risi pikërisht ata që janë po aq të vjetër sa të humburit e të larguarit.

Rama nuk është më i ri, ai është tashmë i vjetër me pushtetin, zgejdhjet dhe rizgjedhjet dhe gjithashtu edhe me moshë nuk përfaqëson më modelin rinor që duhet të ketë Shqipëria.

Rinia shqiptare për fat të keq vazhdosh të mos ketë një model rinor frymëzues dhe guximtar që mund të ofrojë një model të ri në moshë dhe në mendësi. Kjo është një e vërtetë e madhe!

Pse nuk e ka një model të ri?! Sepse, të vjetrit kanë monopolizuar gjithçka dhe kanë nën kontrollon çdo mendje të re, të cilët sapo tenton të gjeneralizohet e sulmojnë menjëherë që ta manipulojnë sipas kokave të tyre e nëse nuk ja dalin e përjashtojnë tutje duke e sulmuar, denigruar dhe cilësuar si një virus të rrezikshëm për gjithë shoqërinë shqiptare.

Të rinjtë shqiptarë nuk kanë mundësi reale për të pasur një frymëzim të ri. Arsimi në çdo vend të botës mbetet vlera kryesore për të çliruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë nga mendjet e sëmura.

Fatkeqësish arsimi shqiptar mbetet nën nivelet e duhura. Në Shqipëri pesimizmi dhe nepotizmi e kanë kapur për fytin arsimin dhe dëshirën për të lexuar. Kjo ka bërë që të rinjtë të largohen gjithmonë e më shumë nga dija dhe librat.

Gjithashtu, ky pesimizëm i pa shpjegueshëm ka shkaktuar një seri aksionesh pesimizmash në fushën e dijës. Njerëzit e dijës nuk shkruajnë më, sepse librat e tyre nuk blihen e nuk lexohen. Përkthyesit nuk përkthejnë më, sepse veprat e përkthyera nuk blihen. Kjo ka bërë që në Shqipëri në shumë fusha të ketë një mungesë të theksuar të literaturës moderne e bashkëkohore.