Alban Daci
Termi “populizëm” që në fillimet e tij e deri më sot është
thuajse gjithmonë përdorur në mënyra negative që kanë pasur për qëllim ta s’kualifikojnë atë si mënyrë të menduarit dhe vepruarit
politikisht. Për ta kuptuar atë, duhet të dallojmë populizmin që është
aktualisht i vëzhgueshëm dhe i pranishëm në Europë Perëndimore nga “populizmin
i regjimeve” që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot, sidomos në Amerikën
Latine dhe në Botën e Tretë (për shembull ish regjimi i Gedafit në Libi, i Hugo
Chavez në Venezuel), sepse këto të fundit janë shpesh edhe pse jo gjithmonë
regjime autoritare ose gjysmë peblishitare që ndonjëherë kanë të bëjnë me atë që
quhet cezarizmi i masave në periudhën moderne.
Gjithashtu,
duhet ta ndajmë populizmin nga fenomenet specifike si populizmi tradicional rus
ose populizmi agrar i Shteteve të Bashkuara, të cilët së bashku kanë njohur si
periudhë triumfi shekullin XIX.
Populizmi
aktual është fenomen shumë formash, ku shkaku kryesorë është fshirja e ndarjes
tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe tendenca që politika aktuale ka
gjithmonë e më shumë për tu larguar nga qytetari. Populizmi aktual shpreh pakënaqësinë
dhe vullnetin e protestës për mjediset që “qëndrojnë poshtë”, pra për shtresat
e ulëta kundër një “Klase të re”, qoftë
politike ashtu edhe mediatike e konsideruar si e papërgjeshme, e korruptuar dhe
jo transparente. Lëvizjet politike, në
kundërshtim me car është thënë deri tani nuk janë antipolitike.
Lëvizjet populiste janë të drejtuara kundër fenomeneve të
monopoleve politike, të cilat nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por të
pakicave të orientuar në një kah të caktuar. Lëvizjet populiste nuk duan të
shprehin politik, por përkundrazi të shfrytëzojnë ndarjen mes politikës dhe
fushës shtetërore-institucionale dhe në të njëjtën kohë të caktojnë forma të
reja tw aksionit politik, të cilat duhet
të fillojnë nga poshtë-lart. Për këtë
arsye ato i drejtohen popullit dhe qytetarëve, kundër elitave, mbi bazën e idesë
së përgjithshme se së bashkë formojnë një pikë uji aq homogjene, sa ndarja
klasike mes partive të Majta dhe atyre të Djathta, humb kuptim.
Për partitë populiste, diferencat mes partive të mëdha
janë vetëm të natyrës kozmetike: qëllim i vetëm dhe i përbashkët i tyre është të
prodhojnë një “ndryshim” të madh e të vërtetë. Lindja e populizmin në vend të
parë ndodh për shkak të mos funksionimit të demokracisë përfaqësuese të
karakterizuar nga një pjesëmarrje e vogël civile dhe në të njëjtën kohë dëshmon
mbarimin e formave karakteristike të politikës moderne. Kur shteti nuk është më
një prodhues social, atëherë populizmin fillon të bjerë si një kambanë.
Në momentin që populli ka ndjesinë që nuk po i dëgjohet më
zëri, e vetmja mënyrë për të afirmuar vetveten është të emancipohet nga loja e
partive klasike. Kjo gjë vlen edhe për pretendimet që lidhen me identitetin
(kultura, feja, kombi, etnia), të cilat në të kaluarën më shumë
identifikoheshin me sferën politike dhe sot gjithmonë e më shumë po prezantohen
si sfera publike.
Karl Schmit ka paraqitur në mënyrë efikase, duke u bazuar
edhe tek filozofia e Roussear, se populli ka më pak nevojë të jetë i përfaqësuar,
kur është politikisht vetë i përfaqësuar. Gjithashtu ai thotë “nuk mund të ketë
demokraci nëse ajo nuk është e drejtpërdrejt”.
Ai shton: “Demokracia e drejtpërdrejt është regjimi që lejon më mirë një
popull të afirmojë pikërisht identitetin e tij”.
Gjithmonë e më shumë populizmin po shfaqet fuqishëm në
Europë si formë mendimi dhe aksioni politik. Për këtë arsye mund të lind
pyetja: nëse përhapja e populizmin në Europë do të sjellë një panoramë të re
politike? Duhet theksuar se çdo ditë që kalon aq më shumë po fshihet ndarja
tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe zëvendësimi i saj nga një linjë
ndarje mes ‘lart’ e ‘poshtë’. Në Francë në turnin e parë të zgjedhjeve
presidenciale të vitit 1988, dy kandidatët e parë, Francois Mitterrand e
Jacques Chirac, kishin arritu të dy së bashku rezultatin 54,1%. Më 21 Prill
2002, Chirac dhe Lionel Jospin arritën së bashku vetëm 36,1%. Qoftë Majtas
ashtu edhe Djathtas, humbjet e
elektoratit kanë qenë të konsiderueshme. Humbja llogaritet në rreth 6 milion
vota.
Paaftësia e Shtetit për të vazhduar të ruaj rolin e
prodhuesit social ka, gjithashtu, si pasojë faktin se lidhja sociale
rindërtohet tashmë brenda saj. Paralelisht me rritjen e paralizës së Shtetit
nacional, asistohet lulëzimi i rrjeteve, shoqatave, grupeve komunitare dhe i lëvizjeve
të reja sociale.
Meqë morëm si shembull Francës, atëherë po në Francë
padyshim populisti më i madh konsiderohet
gjenerali De Gaulle. Ndërsa sot padyshim lëvizje populiste është “Il
Front National”. Por populizmin në të vërtetë është i pranishëm kudo. Është i
pranishëm edhe tek Sarkozy, është i pranishëm për më shumë se 20 vjet edhe tek
vetë Kryeministri aktual i Shqipërisë. Populizmi është i pranishëm tek çdo
lider që preferohet t’i drejtohet vetë drejtpërdrejt popullit.
Siç thamë më sipër populizmin reagon në emër të
‘popullit’ kundër disa elitave të caktuara politike, ekonomike, intelektuale, të
cilat janë të organizuara në parti tradicionale që i me aksionet e tyre
institucionale ose jo kanë pushtuar përfaqësimin e popullit, duke përjashtuar
nga kjo e drejtë çdo qytetarë të thjeshtë e të lirë. Daniele Albertazzi e Duncan McDonnel në
librin e tyre Twenty-Firs Century
Populism (Populizmi i shekullit të XXI) e përcaktojnë populizmin si: “Një
ideologji që ve në kontrast një popull virtuoz kundër një seri elitash politike
të cilat përcaktohen si njësi që privojnë (ose kërkojnë të privojnë) popullin
sovran nga të drejtat, liritë, vlerat, prosperiteti, identiteti etj”.
Nëse do e krahasonim sistemin politik me një trup njerëzorë,
lindja e lëvizjeve populiste mund të krahasohet me perceptimin e një dhimbje,
kur plagosemi ose sëmuremi. Dhimbja
shërben derisa truri i një personi percepton faktin se ka diçka që nuk shkon me
trupin, për shembull një plagë, një virus, një tumor. Megjithatë, nëse personi
nuk merr akt dhe nuk reagon për ta kuruar, plaga thellohet, sëmundja avancon në
forma më ekstreme, tumori konsumon ngadalë trupin. Në të njëjtën mënyrë,
lëvizjet populiste shërbejnë për t’i bërë me dije elitat politike drejtuese se
ka diçka që nuk shkon në shoqëri, ekonomi dhe në politikë. Nëse klasa politike
drejtuese reagon duke e shëruar shoqërinë nga sëmundjet dhe problemet, atëherë
mënjanon mundësinë që lëvizjet populiste të rriten dhe të bëhen të fuqishme. Nëse
e injorojnë një situatë të tillë, ato thuajse në mënyrë të sigurt kanë
garantuar zëvendësimin e tyre nga lëvizjet populiste.
Kohët e fundit është komentuar se edhe Aleanca Kuq e Zi është
një lëvizje populiste. Kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi tregon dëshmon se
kjo lëvizje është sinonim i demokracisë së drejtpërdrejtë. Aleanca Kuq e Zi, është
e vetmja lëvizje aktuale në Shqipëri e cila po sinjalizon elitat aktuale
politike drejtuese se shoqëria jonë është e sëmurë nga sulltanizmi,
korrupsioni, pasiguria, abuzimi me pushtetin, nga kriza ekonomike etj. Elitat
aktuale drejtuese politike jo vetëm që nuk po i marrin në konsideratë këto
sinjalizimi reale sociale për t’i korrigjuar, por përpiqen t’i mohojnë ato. Për
këtë arsye, Aleanca Kuq e Zi është vetmja përgjigje për popullin, i cili
aktualisht me pa të drejtë ndjehet i veçuar, diskriminuar dhe i përjashtuar nga
përfaqësimi politik.