Nga Alban Daci
Botuar me datë 06 maj 2008 tek gazeta "Ndryshe"

Sot, në bregun e bukur dhe të magjishëm të qytetit te Genovës kishte rënë dielli që shkëlqente mbi ujin e kristaltë duke reflektuar shpresë dhe gëzim tek qytetarët e këtij qyteti që mbart në vete një histori të shkëlqyer, ku një rol të rëndësishëm dhe të fortë kanë luajtur edhe shqiptarët.
Sot, e diel në kalendar dhe kohë e bukur me diell të ngrohtë në parashikimin e motit. Pasi hëngra drekë, duke medituar si mërgimtar larg vendit tim shkova në qendër të qytetit për pirë një kafe tek “Bar Historia”, pasi edhe ne shqiptarët kemi bërë histori ndër shekuj që besoj se akoma nuk ka mbaruar në linjën e saj njerëzore.
I ulur jashtë në një tavolinë, ku rrezet e diellit më ngrohnin, më bënin të meditoja dhe të mendoja për Shqipërinë time të dashur që ndodhet shumë kilometra larg sipas lundruesit satelitor dhe shumë afër lundrimit tim shpirtëror. Me merr në telefon Bruno Aloi, miku im dhe presidenti i “Komitetit Kombëtar Kolombo” dhe më thotë: Alban, kam një surprizë për ty, po të kaloj një mik që këndon shqip. Unë, u gëzova dhe i thashë me vërtet?
Pa u prezantuar filloj menjëherë duke kënduar në shqip, zotëria që më kaloj në telefon Bruno. Po këndonte këngën e mrekullueshme arbëreshe “Oj e bukura more”. Mu kënaq shpirti, sepse këndonte bukur, po edhe se po këndonte një këngë të mrekullueshme arbëreshe.
Pasi mbaroj këngën të cilën e dëgjova me shumë kënaqësi dhe mallëngjim më tha: ti je zoti Daci? Po unë jam i thashë. Pastaj e pyeta po ju kush jeni? Jeni italian që keni mësuar shqip? Jo më tha unë jam Shqiptarë (Arbëresh) jo italian. I shpreha kënaqësinë time që po flisja me vëllaun tim shqiptarë dhe menjëherë i kërkova që të takoheshim.
Ai më tha takohemi nga ora pesë pasdite dhe lidhu me Brunon për vendin. I thashë patjetër dhe mezi pres që t’iu takoj dhe ju falënderoj shumë për këngën që kënduat aq bukur saqë trazoj shpirtin me emocione dhe kujtime.
Kaloj Bruno në tel, të cilin e falënderova menjëherë për surprizën që më bëri dhe e pyeta se ku mund të takoheshim. Ai më tha: Alban në orën pesë pasdite tek “Porti antik” bëhet festa e “San Franceskos”, ku je i ftuar edhe ti si delegat i “Komitetit Kolombo” për Shqipërinë. Të presim aty në orën pesë. Ok! Shihemi më vonë i thashë,
Mbylla telefonin dhe po qëndroja akoma tek bari nën shoqërinë e rrezeve të diellit dhe në dialogun e heshtur të kafesë, i zhytur plotësisht në mendime dhe i emocionuar nga “E bukura more” që sapo dëgjova.
Ngaqë ne shqiptarët kemi karakterin e kthimit të respektit dhe kënaqësisë, mendova që vëllait arbëresh në cilësinë e kryetarit të organizatës shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare”, ti dhuroja në shenjë vëllazërie dhe dashamirësie flamurin shqiptar që mbahet në xhaketë.
Kështu bëra! Mora flamurin që mbaja në xhaketën tim dhe u nisa rreth orës katër e gjysmë për të shkuar tek festa e “San Franceskos” që behej tek “porti antik”, ku dhe unë isha i ftuar.
Sapo arrij përshëndetem dhe takohem jo vetëm më mikun tim, por me mikun e gjithë shqiptarëve këtu në Genova, Brunon, të cilin e pyes, ku është vëllai im arbëresh? Bruno, më thotë vjen tani nuk vonohet shumë. Kështuqë shkova dhe u ula me të ftuarit e tjerë në sallën e improvizuar jashtë në “Piazza” (shesh”) krahas të ftuarve të tjerë.
Pa kaluar shumë kohë, befas me prek dikush në shpatull dhe më thotë ç'kemi mik? Ju jeni shqiptari më të cilin fola sot? Po i them unë? Ah! I Gëzuar më thotë unë jam Francesko, arbëresh. Po flisja italisht me të, por më kundërshton dhe më thotë kam qejf të flasim shqip.
Po ju përgjigja, madje është kënaqësi për mua. Më tha se Sot, me gjithë qejf dhe gëzim para gjithë të ftuarve do të këndoj dy këngë shqiptare “Moj e bukura more” si dhe “Lule, lule”.
Parasëgjithash, është një kënaqësi për mua që të takohem me një arbëresh, pasi edhe pse kanë kaluar shumë shekuj, ndjehen dhe janë krenar që janë shqiptarë si dhe prezantojnë në mënyrë të shkëlqyer kulturën shqiptarë në Itali.
Prandaj, në emër të organizatës “Gjenerata Re Shqiptare” dua t’iu dhuroj flamurin shqiptarë si dhe ta vendosni në xhaketë gjatë kohës që do të këndoni. Ju bë shumë qejfi, i gëzuar më thotë po patjetër, sepse unë jam shqiptar.
Vuri flamurin në xhaketë dhe u ngjit në skenë.
Para se të fillonte të këndonte tha: dua të përshëndes një mik, një vëlla shqiptar që sapo e njoha, zotin Daci, si dhe të gjithë vëllezërit e mi shqiptarë duke ju dedikuar këto këngë të mrekullueshme shqiptare.
Sapo filloj të këndonte, zëri i tij i mrekullueshëm dhe emocionues si dhe ritmi i gjallë i muzikës shqiptarë ndezi flakën dhe atmosferën e festës në sheshin e hapur të qytetit të Genovës. Në ato momente zemra ime u freskua dhe çeli si një lule në një ditë të mrekullueshme pranvere, ku dielli dhe kënga e Franceskos krijuan fotosintezën Atdhe në shpirtin tim dhe kulturën e bukur shqiptare në mendjet e qytetarëve italian.
E gjithë salla po e shoqëronte me duartrokitje të forta, duke treguar se kultura është armë e fortë integrimi dhe sensibilizimi mes popujve. Kjo atmosferë më emocionoj pa masë saqë po këndoja me gjithë shpirt.
Pas kësaj atmosfere të mrekullueshme, u takova përsëri me vëllaijn arbëresh dhe i thashë dua të flasim për tu prezantuar më mirë. Patjetër më tha, pasi ne shqiptarët kur takohemi qoftë edhe në herën e parë takohemi si vëllezër. Faleminderit shumë ju përgjigja. I bëra komplimentet e mia për zërin dhe për mënyrën e të kënduar, sidomos për përcjelljen e emocioneve që bëri. Pastaj e pyeta sa kohë keni që këndoni? Ai mu përgjigj duke qeshur që kur kam lindur! Më bëri shumë përshtypje përgjigja e tij filozofike.
Francesko, po më thoshte jo vetëm që është shqiptar, por që ka lidhje të forta me Shqipërinë, pasi kur shkon atje ndjehet si në shtëpinë e tij. Vitin e kaluar kishin krijuar dhe organizatën Ital-Alban, si dhe është anëtar i grupit folklorik arbëresh që quhet “Mot më parë” . Kishte pasur rastin të njihej me tenorin shqiptar Kastriot Tusha dhe të këndonte me këngëtarin Ilir Shaqiri.
Dua t’iu tregoj me këtë që përjetova unë sot se: Arbëreshët janë krenar që janë shqiptar, dhe këndojnë këngë shqiptare.
Po ne shqiptarët e Shqipërisë? Ne duhet të jemi jo vetëm krenar, por të detyruar që kulturën tonë, muzikën tonë ta prezantojmë në botë.
Ne, duhet t’iu tregojmë të tjerëve se imazhi i shqiptarëve nuk është ai që krijohet padrejtësisht nëpër televizione, por ajo që ne kemi ndërtuar dhe trashguar ndër shekuj si një popull me vlera dhe histori të jashtëzakonshme.
Muzika jonë , çel jo vetëm zemrat tona të plagosura nga realitet e politikës së keqe që faktetsisht ka pasur në dorë fatet e vendit tonë, por zemrat e çdo qytetari të civilizuar të botës, që pranon integrimin dhe që diversitetin e shikon si pasuri.

Digjitura e fotos: nga e majta Francesko Maria Arbëresh, Virginia Barrett, aktore dhe regjisore si dhe Dott. Alban Daci, kryetari i organizatës "Gjenerata Re Shqiptare".