Dr. Alban Daci
Ky artikull eshte botuar i plote me date 24.06.2010
Tek gazeta "Bota Sot" si dhe vetem pjesa e pare shkrimit eshte botuar me date 19.06.2010.
Gazeta "Tiranaobserver"
Kur ndodhem në Francë, në Itali, në Spanjë jam jashtë vendit tim. Kur, ndodhem në Francë, në Itali, në Spanjë ndjehem si në shtëpinë time. Gjerat që pasurojnë jetën- bukuria femërore dhe eleganca mashkullore, teatri i politikës, gjuha, arkitektura, gazetat, kuzhina- janë të ndryshme nga një vend në vend tjetër të Kontinenti Evropian. Megjithatë, një evropian (Jo vetëm ato që janë zyrtarisht qytetar evropian, por edhe ato evropian autokton si për shembull shqiptarët) ndjehen si në shtëpinë e tyre, kur ndodhen në Evropë, pavarësisht nga vendi ose shteti. Përshembull një shqiptarët që shkon në Madrid, Paris, Milano, edhe pse ndodhet jashtë do të ndjehet si në shtëpinë e tij, sepse me siguri do të gjej dhe do të takoj një kushëri, një vëlla, një mik, një dajë, ose tek e fundit disa shqiptarët të tjerë, të cilët do t’i njoh rastësisht dhe do e ftojnë tek shtëpia e tyre për t’i ofruar një kafe turke, do të vendosin muzikë shqiptare në sfond, do t’i ofrojnë cigare ashtu siç e ka zakon shqiptari etj.
Bukuria e të qenit në Evropë është, kur ulesh në një bar në Milano apo në Paris dhe dëgjon, se në njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë fliten më shumë se tre gjuhë të huaja: dëgjon frëngjisht që flitet nga një grup të rinjsh francez që janë ulur në një tavolinë afër teje, të cilët kanë ardhur me pushime në Italia; dëgjon në një tavolinë tjetër një grup tjetër spanjollësh që flasin spanjisht dhe po ashtu edhe të folurën tënde shqipe që po bisedon me miqtë e tu shqiptarë që ke ftuar në tavolinë. Kjo është e bukura e Evropës së bashkuar, sepse të gjithë së bashku pavarësisht nga origjina e tyre nacionale jetojnë në paqe dhe harmoni, ku të gjithë mund të mësojnë dicka të re dhe të dobishme nga të tjerët dhe në fund që të gjithë ndjehen të barabartë si qytetarë evropian të Kontinentit Evropian.
Kjo Evropë e bashkuar ka një histori fantastike për të treguar: historinë e ekspansionit të lirisë. Në kulmin e luftë së dytë botërore, në 1942 ishin vetëm katër shtete le të themi të lira në Evropë: Britania e Madhe, Svicera dhe Irlanda. Në vitin 1962, pjesa më e madhe e Evropës perëndimore ishte e lirë me përjashtim të Spanjës dhe Portugalisë. Në vitin 1982 Evropës së bashkuar i shtohet edhe gadishulli Iberik dhe, pas një periudhe diktature edhe Greqia. Megjithatë, zona e Evropës Lindore nuk ishte akoma e lirë. Sipas Freedom House, në vitin 2002, ishte vetëm një vend jo i lirë në Evropë, Billrusia, dhe në Evropën e re lindore dhe jug-lindore disa shtete ishin akoma të konsideruara të lira në mënyrë të pjesshme.
Me zgjerimin e fundit të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, pjesa më e madhe e vendeve evropiane janë bërë anëtare të të njëjtëve komuniteteve politike dhe ekonomike, të njëjtave organizatave për sigurinë, me të drejta dhe detyrime të barabarta. Kjo nuk ishte verifikuar asnjëherë më parë në histori që Evropa të ishte kaq afër bashkimit vullnetar, të lirë dhe demokratik (Me mjetet e forcës disa herë është tentuar që Evropa të bashkohej nën hegjemoninë e një vendi të vetëm. Mjafton të përmendin rastin e luftës së I botore dhe të luftë së II botërore).
Megjithatë, kushti i lirisë tek çdo individ nuk lind automatikisht me faktin se i përket Bashkimit Evropian si qytetarë i saj, sepse vendi yt është bërë anëtar me drejta të plota përmes një procesi demokratik. Duhet të jesh i lirë për faktin se je edhe evropian autokton dhe jo vetëm pse je bërë zyrtarisht qytetar i Evropës së bashkuar. Megjithatë, mendoj se fakti ose qëllimi për tu bërë qytetar i Evropës së bashkuar të ndihmon shumë për të qenë edhe i lirë. Mbi të gjitha, është magnetizmi i lirisë dhe i prosperitetit që ka Evropa e bashkuar, që të bën për vete dhe që të shtyn gjithmonë e më shumë për t’iu afruar dhe për t’iu bashkuar asaj. Për shkak të këtij magnetizmi polakët, spanjollët, çekët, portugezët, rumunët, bullgarët, u përpoqën me çdo kush duke bërë edhe reforma sakrifikuese për tu bërë sa më shpejt që ishte e mundur anëtarë të Evropës së bashkuar. Këto vende kanë plotësuar kërkesa të rëndësishme të cilat janë të formalizuara tek Kriteret e Copenaghen-it të Bashkimit Evropian dhe përshijnë elementët themelore që karakterizojnë lirinë si: zgjedhjet e lira, parësia e ligjit, tregu i lirë, respekti i të drejtave individuale dhe i minoriteteve. Për shembull për polakët dhe spanjollët fitimi i lirisë dhe hyrja në Evropë kanë ecur me të njëjtin hap.
Zgjerimi i lirisë është historia e suksesit të madh që ka realizuar Evropa në gjashtëdhjetë vitet e fundit që e ndajnë nga lufta e dytë botërore. Edhe pse Evropa e Bashkuar tashmë ka 27 anëtarë, duhet të jemi të bindur se procesi i zgjerimit evropian nuk është dhe nuk duhet të konsiderohet i plotësuar dhe i mbyllur. Mund të themi se deri tani përsa i përket procesit të zgjerimit, Evropa e bashkuar ka bërë vetëm gjysmën e rrugës. Nga zgjerimi i fundit janë anëtarësuar dhe dy vende të tjera ballkanike si Rumania dhe Bullgaria. Megjithatë, kush do të ishte justifikimi për të mos anëtarësuar vendet e Ballkanit perëndimor, të cilët pasi të plotësojnë Kriteret e Copenaghen-it me drejtë duhet të bëhen anëtarë zyrtarë të Bashkimit Evropian. Pastaj, kush do të ishte arsye për të lënë jashtë shtetin më të ri në Evropë, Kosovën, e cila me siguri do të jetë në gjendje në një të ardhme të afërt të plotësoj kërkesat e anëtarësimit? Kush do të ishte arsyeja e mos anëtarësimit të Shqipërisë, e cila mes tranzicioni dhe të ardhmes po përpiqet me çdo kusht të behët anëtarë me të drejta të plota? Kush do i thoshte jo Shqipërisë, e cila për shkak të lidhjes historike dhe pozicionit gjeografik ka një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pastaj, e kush mund të lerë jashtë Norvegjinë, Zvicrën ose Islandën nëse dëshirojnë të bëhen vende anëtare? Me gjithë këto anëtarësime të reja, të cilat janë të mundshme dhe të pashmangshme, Evropa e 27 vendeve aktuale do të bëhej me 37 vende anëtare.
Përtej vendeve Ballkanike që mund të bëhen të gjithë vende anëtare brenda këtyre njëzet viteve, Evropa e bashkuar duhet t’i thotë po edhe Turqisë, por jo vendeve të tjera lindjes së afërme, përfshi edhe disa vende të Afrikës veriore si Maroku. Evropa e bashkuar duhet t’i thotë po Ukrainës, Billrusisë dhe Moldavisë, por duhet t’i thotë jo Rusisë si dhe shteteve të Kaukazit. Kjo zgjedhje e dhimbshme është e justifikuar nga politika aktuale nga historia e kaluar dhe kultura. Deri tani Maroku është i vetmi vend që i është mohuar e drejta për të kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me motivin se nuk është një vend evropian.
Në 2025 vendi anëtarë i Bashkimit Evropian mund të jetë Ukraina. Me pranimin e Ukrainës dhe Billrusisë, pas Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bashkimi Evropian mund të kaloj të ashtuquajturin civilizim huntigtoniane. Sipas Samuel Huntington, bota e krishterë ortodokse është një botë e ndarë ashtu si islami: ajo që Evropa mund të bëj në 20 vitet e fundit është të deklaroj se Samuel e ka gabim ndarjen e civilizimeve sipas feve. Duke pranuar Ukrainën, Bashkimi Evropian do të përforconte stabilitetin politik të pikërisht kufijve lindor.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të qëndrojnë aspak mënjan këtij proces mjaft të rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik. E ardhmja e Shqiptarëve është vetëm në Evropën e Bashkuar. Nuk e kam fjalën vetëm për qytetarët e Shqipërisë zyrtare, por edhe për shqiptarët që janë autokton përtej këtyre kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Procesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një proces i pandalshëm dhe që nuk ka kthim mbrapa.
Shqiptarët, kanë aspiruar gjithmonë për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar. Mendoj se edhe për shqiptarët, hapat për liri si dhe dëshira për Integrimin Evropian kanë ecur me të njëjtin hap, por në dy rrugë paralele. Është një fotografi fantastike e bërë nga fotografi i mirënjohur shqiptar Roland Tasho, që e ka bërë mbi turmën e mbledhur në vitin 92 në sheshin Skënderbe për të pritur dhe përshëndetur Sekretarin e Shtetit Amerikan. Në mesin e turmës mes shumë shqiptarëve është dhe një djalosh i ri, i cili ka ngritur dy gishta përpjetë për thënë liri-demokraci. Ky djalosh ishte simboli i Shqipërisë në ato vitet të vështira, ai simbolizonte të ardhmen e vendit tonë që do të ishte liria, demokracia dhe hyrja në Evropë dhe në NATO. Megjithatë, edhe pse që nga viti 92 kanë kaluar shumë vite, akoma sot për ne shqiptarët liria dhe Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet idealet që duhet të realizohet plotësisht.
Bashkimi Evropian për ne Shqiptarët, është komuniteti politik dhe ekonomik, një organizatë për sigurinë e përbërë nga 40 nacione të lira dhe nga 650 milion persona, që përfaqëson të gjitha tokat, ku kanë pasur fillimet të dy luftërat botërore, dhe që prodhon mbi të gjitha pjesën më të madhe të pasurisë botërore. Shqiptarët, bëjnë pjesë në këto 650 milion persona, japin dhe mund të japin akoma më shumë kontributin e tyre për prodhimin e asaj pasurie evropiane që përbën pjesë më të madhe botërore si dhe japin një kontribut mjaft të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Rajonin e Ballkanit por edhe më gjerë.
Bashkimi Evropian për shqiptarët do te thotë më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe stabilitet ekonomik, do të thotë më shumë demokraci dhe liri, do të thotë zgjedhje të lira, do të thotë dinjitet i merituar për shqiptarët kudo që ndodhen, do të thotë se gjuha shqipe fiton respektin që meriton si një ndër gjuhët më antike në Ballkan dhe në Evropë.
Bashkimi Evropian, do të thotë se ne shqiptarët mund të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga komunizmi dhe nga hija që ka lënë mbrapa. Unë ashtu si shumë të tjerë, i përkasim brezit pas vdekjes së diktatorit Hoxha dhe rrëzimi të “perdes së hekurt”. Ne u përkasim atyre familjeve që u luftuan ashpërsisht nga komunizmi, sepse ishin familje intelektuale dhe për faktin se nuk u pëlqente diktatura komuniste. Ne i përkasim brezit të djaloshit që në 92-shin ngriti gishtat përpjetë duke bërtitur fort liri-demokraci. Neve nuk na intereson aspak libri që shkruan Ramiz Alia me titullin “Jeta ime”, sepse jeta e tij ishte një jetë përrallore në kurriz të popullit. Ajo ishte jeta e një diktatori, i një grupi personash që kishin robëruar një popull të tërë, që i kishin thyer në skllevër modern. Jeta e tij, ishte jeta e mrekullueshme e bllokut, e privilegjeve, e qejfeve, e udhëtimeve dhe pushimeve jashtë vendit. Ajo nuk na intereson aspak neve, sepse jeta e prindërve tanë ishte jeta e mjerimit, e robërimit, dhe në çdo moment ishin të spiunuar dhe të kërcënuar me jetë nëse shprehnin qoftë edhe një fjalë të vetme kundër regjimit dhe kupolës.
Bashkimi Evropian, nuk është Edi Rama dhe shokët e tij, të cilët mendojnë dhe veprojnë me të njëjtat metoda që kanë vepruar baballarët e tyre para viteve 90-të. Ato flasin për demokracinë, por ajo nuk është dicka natyrale tek ata, ajo është si një trup i huaj brenda trupave të tyre. Mos u mashtroni, se me të vërtetë Edi Rama dhe shokët e tij janë shumë të shqetësuar për demokracinë në vend. Kriza aktuale e shkaktuar nga Partia Socialiste, nuk është një betejë për demokracie, por thjeshtë një betejë politike. Kjo krizë nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të vërtetë, të cilët aspirojnë për të hyrë në Evropën e Bashkuar. Ajo përfaqëson thjeshtë ekuacionin politik që është i përbërë nga ato persona që kanë pushtetin dhe që luftojnë për ta mbajtur si dhe ato që nuk e kanë dhe luftojnë me çdo kusht për ta fituar atë. Partia Socialiste është përbërësi i dytë i këtij ekuacioni, sepse e ka humbur pushtetin politik për shkak aksioneve të gabuara që ka ndërmarr më parë. Prandaj, tashmë ajo po lufton me çdo kusht dhe me çdo mjet që ta rimarr përsëri. Edi Rama dhe shokët e tij janë të vetëdijshëm, se Shqipëria është shumë pranë Integrimit Evropian. Ata e dinë se ky integrim po bëhet nga qeveria aktuale dhe nëse realizohet, atëherë probabiliteti që Partia Socialiste të fitoj ndonjëherë zgjedhjet është shumë i vogël. Prandaj, po përpiqen me çdo kusht që ta ndalojnë këtë proces me pretekste të justifikuar si ai i zgjedhjeve të lira.
Edi Rama, po të kishte bërë një ndryshim rrënjësor tek partia e tij, po të kishte rreth tij njerëz të rinj që nuk kanë asnjë lloj lidhje me të kaluarën e shkuar politike mund të fliste për Demokraci. Nëse, ai do të kishte bërë një rinovim të plotë në atë Parti, atëherë unë do të isha i pari që do t’i besoja, kur të fliste për zgjedhje të lira. Ai nuk ka të drejtë morale dhe politike të mbaj peng një popull që gjithmonë ka aspiruar me qenë i lirë. Ai nuk mund t’i mbaj peng shqiptarët duke u prezantuar me persona të konsumuar në ide dhe në aksione politike. Ai nuk mund ta ndaloj Integrimin e Shqipërisë, për faktin se këtë proces po e realizon Partia Demokratike. Integrimi i Shqipërisë në Evropë nuk ka përkatësi politike, ai u përket të gjithë shqiptarëve. Prandaj, mendoj dhe jam i sigurt se ky proces nuk do të ndaloj, sepse Evropa nuk do ja lejoi vetës pas gjithë kësaj historie të dështoj tek portat e Shqipërisë. Ky proces nuk do të dështoj, sepse shqiptarët nuk pranojnë më dështime në jetën e tyre, sepse nuk kanë kohë për të humbur.
Ne shqiptarët besojmë tek Evropa e Bashkuar dhe solide. Ne besojmë tek Evropa, tek realiteti evropian si një shprehje e një tradite kulturore e diferencuar, por e përbashkët. Besojmë tek një Evropë që rritet jo vetëm përmes iniciativave politike, që ndonjëherë janë shumë të ngadalshme përballë aspiratave tona, por që rritet edhe përmes marrëdhënieve kulturore dhe njerëzore. Ne besojmë tek Evropa, sepse ajo është e ardhmja e jonë që kemi ëndërruar për shekuj me radhë. Prandaj, asnjë të mos guxoj të na prish këtë ëndërr sa të bukur aq edhe të domosdoshme.