Tuesday, September 29, 2009

MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE


Universiteti i Genovës
Fakulteti i Shkencave Politike



MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE


Të gjitha të drejtat i takojnë autorit. Ndalohet kategorisht riprodhimi e shumëfishimi i këtij materiale. Këto materiale mund të shfrytëzohen vetëm duke bërë citimin dhe referimin e duhur, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.


Genova 2009



Indeksi

Kapitulli I
SHTETI DHE MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

1. Definicioni i shtetit..............................................................................2

2. Interesat dhe objektivat e shtetit..........................................................5

3. Natyra e sistemit ndërkombëtar..........................................................13

a) Entitete të ndryshme
b) Ndërveprimet rregulluese
c) Forma e kontrollit

4. Teoria dhe historia marrëdhënieve ndërkombëtare.................................22

5. Sistemi politik ndërkombëtar modern...................................................26

6. Anarkia, josiguria dhe lufta.................................................................28

7. Anarkia ose anarkitë? Politika ndërkombëtare si politikë ndërshtetërore....................................................................................33

8. Sistemi ndërshtetëror si përjashtim historik..........................................37

Kapitulli II
STABILITET DHE NDRYSHIM

1. Një model për analizat e ndryshimit politik ndërkombëtar.....................39

2. Stabilitet dhe ndryshim......................................................................44

3. Llojet e ndryshimit ndërkombëtar........................................................49

4. Ndryshimi i sistemeve........................................................................50

5. Ndryshimi sistemik............................................................................51

6. Ndryshimi i ndërveprimeve.................................................................52
7. Faktorët ambiental që influencojnë ndryshimin......................................53

8. Transportet dhe komunikimet.............................................................54

9. Teknikat dhe teknologjitë ushtarake....................................................57

10. Faktorët ekonomik........................................................................64

11. Faktorët e brendshëm të ndryshimit................................................68

Kapitulli III
RRITJE DHE EKSPANSION


1. Rritje dhe Ekspansion....................................................................75

2. Cikli i perandorive.........................................................................79

3. Modeli modern..............................................................................54

4. Triumfi i shtetit kombëtar...............................................................54

Kapitulli IV
HISTORIA E TRAKTATEVE SI NJË DISIPLINË AUTONOME


1. Termi i «traktateve» dhe sinonimet e tij...............................................93

2. Historia e traktateve dhe Historia politike në përgjithësi.........................94

3. Historia e traktateve dhe Historia diplomatike.......................................95

4. Historia e traktateve në veçanti...........................................................97

BIBLOGRAFIA...................................................................100

Tuesday, September 22, 2009

Maqedonia, mund të jetë një precedent i rrezikshëm në Ballkan

Dr. Alban Daci

Mora shkas për të trajtuar çështjen e Maqedonisë në një dimension më të gjerë rajonal për shkak të incidentit të radhës, siç është ai botimit të “Enciklopedisë së Maqedonisë”, e cila fatkeqësisht është e financuar nga shteti Maqedonas, ku një kontribut të rëndësishëm për ekonominë e këtij shteti, si taksa pagues japin edhe shqiptarët përderisa janë qytetarë të saj. Kjo enciklopedi e financuar nga shteti, diskriminon pikërisht qytetarët e saj, shqiptarët, duke deformuar për interesa të mirëfillta nacionaliste historinë e bërë dhe të konsumuar nga populli shqiptar, i cili është ndër më të hershmit dhe ndër të paktët popuj autokton në Gadishullin e Ballkanit.
Maqedonia me këtë akt të radhës, i ka kategorizuar dhe i ka ndarë zyrtarisht qytetarët e saj sipas përbërjes etnike, e cila është edhe një mas kriteri për ta, sepse ato që janë sllavë trajtohen si qytetarë të dorës së parë që duhet të kenë dhe të gëzojnë të drejtat e plota dhe ato që nuk janë sllavë, si për shembull shqiptarët, të konsiderohen qytetarë të dorës së dytë, duke ju mohuar të drejtat elementare, siç janë ato të kulturës, gjuhës dhe ruajtjes së traditës. Kjo e fundit nuk mund të ndahet nga historia, sepse nëse nuk njeh ose pranon të vërtetën historike të një populli nuk mund të njohësh dhe të respektosh traditën e tij dhe vetë atë.
Sërgjan Kerim në një vepër (S. Kerim, URAT E SË ARDHMES, përkthyer në shqip, Shtëpia Botuese Ideart, 2006, faqet 128-129.) të tijin do të theksonte se: “Republika e Maqedonisë mendon se e vetmja mënyrë për të arritur paqen dhe stabilitetin afatgjatë në tërë rajonin e Ballkanit është integrimi i plotë i të gjithave shteteve ballkanike në sistemin politik, ekonomik dhe atë të sigurimit evropian.
Parimi themelor duhet të jetë respektimi i të gjithave minoriteteve dhe i të gjitha të drejtave që u përkasin, ndërsa problemet që paraqiten në këtë sferë ë zgjidhen vetëm në mënyrë paqësore dhe duke respektuar plotësisht standardet evropiane. Maqedonia është krejtësisht e bindur se minoritet e bëjnë më të begatë shoqërinë dhe janë bazë dhe urë për vendosjen e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit konstruktiv të vendeve që i takojnë rajonit”.
Politika aktuale e udhëheqjes maqedonase, nuk përputhet me asnjërin nga këto dy argumentet e nënvizuar më sipër, por i kundërshton hapur të dy ato, dhe kjo gjë nuk po ndodh vetëm tani, por që kur ajo është formuar si shtet i pavarur. Këto argumente, Maqedonia thjeshtë i ka nënvizuar në pamje të parë si kritere që mund të ndihmonin prosperitetin e saj në arenën e politikës ndërkombëtare, por që në të vërtetë kanë mbetur thjeshtë kritere të shkruara në letër, duke mos gjetur edhe hapësirën më të vogël për tu aplikuar drejtpërdrejt në politikën e brendshme të këtij shteti.
Një shtet si ai Maqedonisë, që pretendon se është demokratik, ose më saktë që përpiqet ta imitoj sa më mirë atë, nuk mund të vazhdoj të t’i ndaj qytetarët e saj sipas kombësisë, në qytetarë të shkallës së parë dhe qytetarë të shkallës së dytë.
Mendoj se Maqedonia, duke u nisur që nga fakti se nuk ka bërë përpjekjen më të vogël për implementimin e marrëveshjes së Ohrit- sipas të cilës dhe në bazë të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi, shqiptarët si qytetarë legjitim të Maqedonisë duhet të gëzojnë disa të drejta themelore, të cilat u kanë qenë dhe vazhdojnë t’iu mohohen me pa të drejtë- nuk duhet të pranohet në asnjë nivel të bisedimeve ndërkombëtare për procesin e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Maqedonia nuk duhet të pranohet në asnjë nivel ndërkombëtar bisedimesh për integrimin në zonën Euro-Atlantike, për faktin e thjeshtë, se politika e saj është një politikë nacionaliste dhe jo integruese, është përjashtuese dhe jo bashkuese. Gjithashtu, Maqedonia me politikën e saj bie hapur në kundërshtim me preambulën e Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriu e cila nënvizon: “Shtete që aderojnë në Traktat, afirmojnë besimin e tyre tek qëllimet dhe principet e Statutit të Kombeve të Bashkuara dhe dëshirën e tyre për jetuar në paqe me gjithë popujt dhe me gjithë qeveritë.... Aspirojnë për të promovuar mirëqenien dhe stabilitetin në rajonin e Atlantikut qendror. Janë të vendosur të bashkojnë forcat e tyre në një mbrojtje kolektive dhe për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë”.
Incidenti i fundit i “Enciklopedisë”, i cili diskriminon hapur një pjesë të qytetarëve të saj, vetëm për faktin se janë një të kombësie tjetër (shqiptare) e ndryshme nga ajo sllave, nxit hapur nacionalizmin e vjetër ballkanas, i cili bazohet mbi dhunën, masakrën dhe luftë e hapur. Këto akte të palës maqedonase, tregojnë edhe një herë së sa larg janë ata me vizionet e integrimit të zonës Euro-Atlantike, sepse politikat e tyre jo vetëm që nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e brishtë të Ballkanit, (më në fund, ne, qytetarët e këtij rajoni duhet ta harrojmë luftën dhe të përqafojnë bashkëpunim real për të përballur sfidat reale të kohës globaliste) por bëhen precedent për t’iu rikthyer vizioneve të vjetra që për fat të keq nuk janë aq shumë të largëta sa për t’i harruar.
Maqedonia, duhet të jetë e bindur se nuk mund të ketë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit konstruktiv me fqinjët, përderisa vazhdon të diskriminoj një pjesë të qytetarëve të saj vetëm pse janë me kombësi shqiptare. Ballkani me të vërtetë ka prodhuar më shumë histori se sa konsumuar, por në të njëjtin kohë ky Rajon është aq shumë i vogël dhe kompleks sa një aksion i vogël mund të shndërrohet në një aksion zinxhirë me pasoja të rënda për gjithë rajonin e ndoshta edhe më gjerë.
Maqedonia, është e qartë se po kalon një periudhë shumë të vështirë, sepse nuk po gjen identitetin e saj në raport me institucionet shtetërore, elitën politike dhe qytetarët e saj. Në zgjidhjen e kësaj situate, një rolë të rëndësishëm duhet të luajnë edhe partitë politike shqiptare të Maqedonisë, të cilat i ka zënë sëmundja e vjetër e historisë shqiptare, sepse në momente të vështira, në vend se të jenë të bashkuar me ide të qarta dhe të përbashkëta, për hir ndonjë interesi më dritë shkurtër dhe individual, përçahen dhe sulmojmë njëra-tjetrën. Ajo që dua të them është se: Maqedoni është një realitet i vogël territorial dhe nuk ka nevojë që shqiptarët të kemi njëqind parti, ku secila ka azganin e saj, elita politike shqiptare për hir të interesave që përfaqëson duhet në këto momente të jetë një dhe e bashkuar, duke paraqitur me të vërtetë një alternative partiake evropiane si dhe duhet të luftoj me mjete legjitime dhe demokratike që të drejtat e qytetarëve shqiptarë të jenë të mbrojtura dhe të barabarta me sllavët e Maqedonisë.
Gjithashtu, përderisa popullsia e Maqedonisë, përbëhet nga kombësi të ndryshme, të cilat kanë lidhje kombëtare me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit si dhe për faktin se ajo mund të shndërrohet me politikat që po ndjek në një faktor destabilizues në Rajon dhe më gjerë, duhet që vendet ballkanike të integruara tashmë në NATO bashkë me shtetet e bashkuara të Amerikës dhe fuqitë Evropiane Perëndimore, të organizojnë një Samit, ku të diskutohet e tashmja dhe e ardhmja e Maqedonisë. Dhe vetëm pasi të ketë dalë një raport zyrtar nga ky Samit, të vendoset se çfarë do të bëhet me procesin e integrimit të Maqedonisë në zonën Euro-Atlantike. Nuk duhet ta neglizhojmë aspak realitetin maqedonas, sepse nga historia sidomos nga ajo ballkanike jemi dëshmitarë se për provokime dritë shkurtra kanë nisur luftëra që kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Për këtë arsye, sa jemi në kohë, sistemi ndërkombëtar me instrumentet e saja duhet të ndërhyj që të gjej një zgjidhje afatgjate që garanton paqe dhe sigurinë jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë Rajonin.