Friday, May 24, 2013

Censura, turpi i politikës së vjetër


Alban Daci

Ajo që po ndodh në Shqipëri është e turpshme, antidemokratik dhe e frikshme. Pushteti i Berishës në bashkëpunimin me Klanin Rama po censurojnë Aleancën Kuq e Zi, të vetmen forcë politike në Shqipëri.
Kjo bën të ngrihen dy pikëpyetje të mëdha: A kemi një pusht-tet demokratik? A ka shpresa që Edi Rama të sjell demokracinë e munguar? Regjimi Berisha, dihet tashmë që vetëm demokratik nuk mund të konsiderohet, por kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë se është në perëndim. Ndërsa Rama hiqet sikur do të sjellë tek shqiptarët demokracinë e munguar. Është krejt një fasade dhe mashtrim i radhës. Rama po ndjekë gjurmët e Berishës, sepse akoma pa ardhur në pushtet, përdor pusht-tetin kundër demokracisë. Ai përdor censurën, emblemën e diktaturës kundër Aleancës Kuq e Zi.
Çfarë po bën me këtë akt? Ai personalisht po tenton t'u mbyll derën mijëra të rinjve të mirëshkolluar që kanë aderuar tek AK dhe duan të kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Pra, Rama gjen guximin dhe arrogancën e tij prej një tirani për të sfiduar Rininë shqiptare, të vetmen energji të papërlyer dhe idealiste që ekziston në Shqipëri.
Një gjë duhet të ketë të sigurt Rama, se tentativa e tij për të na censuruar është totalisht e turpshme dhe e dështuar. Rinia shqiptare është plotësisht e vetëdijshme se mediat nuk janë të lira dhe bëjnë tellallin. Prandaj, kanë zgjedhur FB për të treguar forcën e mendimit dhe energjinë e një politike të re kombëtare të pasqyruar dhe përfaqësuar nga AK, e vetmja force politike patriotike në vend.
Historitë e Libisë, Irakut, Sirisë dëshmojnë se Rinia nuk mund të ndalet as nga censura e as nga frika. Rinia shqiptare e ka bere zgjedhjen e saj që është dërgimi në "shpi" i Berishës dhe Rama për tu mos bërë kurrë Kryeministër. Ka ardhur koha për një model tëri politik, krejtësisht rinor të pa korruptuar, idealiste dhe të guximshme.

Friday, May 17, 2013

Rrjedhjet e PS dhe AK


Alban Daci

PS sulmon AK sikur kjo të ishte një gjëmë e vërtetë për të. A është AK një problem i madh për PS? Normalisht që po. PS me ardhjen e Ramës në pushtet ka pasur probleme të mëdha me ruajten e ideologjisë së saj si forcë e Majtë.  Ardhja e Ramës tek PS u shoqërua me ardhjen e biznesmenëve, të cilët diku me pasuri e diku me ndihmën e Ramës u infiltruan si shushunja në strukturat e PS.  Ardhja e biznesmenëve tek PS e forcojë edhe një herë idenë, se me zemër janë Majtas dhe parat i kanë Djathtas. Kjo nuk shënoi pak probleme në strukturat dhe imazhin e PS, duke pasur parasysh se baza e PS ishin intelektualë, profesorë që kishin mend dhe emër, por nuk kishin para. Këtu nis humbja e Ramës dhe shkatërrimi i PS.
Qasja e dytë negative në PS ishte mënyra se si u krijua që në fillim lëvizja Mjaft. Lëvizja Mjaft edhe sot për qytetarët nuk është e qartë se pse u krijua dhe çfarë misioni kishte. Gjithashtu nuk u kuptua se pse kjo lëvizje u shndërruar në G99 dhe si kjo u fundos në zgjedhje sikur të ishte një hiç. Ajo që mbetet një mister është fakti, se si strukturat drejtuese të G99 u integruan në PS në mënyrë krejt sekret, pa asnjë transparencë dhe vetëm me urdhrin e Ramës. Sot, çuditërisht falë Ramës, profesorët e u larguan dhe PS drejtohet vetëm nga biznesmenët dhe nga Mjaft-istët. A janë një garanci për fitore këto dy kategori? Unë, them se jo! Këtë e them për disa arsye.
Së pari për faktin se nga largimi i profesorëve, PS ka humbur në tavolinë të paktën 7 mandate. Së dyti ka humbur gjënë më të rëndësishme që duhet të ketë një parti klasike si PS, ideologjinë dhe imazhin e saj si forcë e Majtë. Bashkë me humbjen e këtij imazhi ka humbur edhe elektoratin e ndershëm socialistë me formim puro të Majtë dhe me pasione nanoiste.
Një faktor i rëndësishëm që PS ka humbur elektoratin e saj është edhe marrëveshja e Ramës me Metën. Nuk duhet të harrojmë faktin se socialistët qëndruan në opozitë për tetë vjet edhe për shkak të Ilir Metës. Marrëveshje e Ramës me Metën, tregon se Rama nuk hyn në zgjedhje me mentalitet fituesi. Rama e ka të vështirë të mësojë  tek fitorja, sepse ai e di se si është katandisur PS për shkak të zgjedhjeve të tij.
Një problem tjetër i madh që Rama nuk po e shëron në akthin e tij politik është hija e Nanos e cila i qëndron gjithmonë nga mbrapa dhe jo rrallë herë i prish edhe gjumin. Nuk duhet të harrojmë faktin se largimi ose më saktë përjashtimi edhe i Arben Malaj, i cili njihet si një figurë intelektuale, popullore dhe nanoiste, do ja prish akoma edhe me shumë gjumin Ramës.
Nga këto që thamë, realisht PS e Ramës, sepse kështu meriton të quhet, ka rrjedhje elektorati. Shumë socialistë të ndershëm, pas marrëveshjes Rama-Meta, e  kanë parë Aleancën Kuq e ZI si të vetmen forcë patriotike dhe opozitare me Berishën. Pra, nuk është aspak i vërtetë fakti, se Aleanca Kuq e Zi ka rrjedhje elektorati, sepse kjo e fundit nuk ka më shumë se 1 vit e gjysmë si forcë politike dhe do të thotë se kjo është formuar falë elektoratit të larguar nga PS, PD, nga të pavendosurit, patriotët dhe të rinjtë që nuk janë përfshirë më parë në politikë.
Argument tjetër se rrjedhjet i ka PS dhe jo AK është edhe fakti se PS para po merret seriozisht me ne, duke na shantazhuar dhe duke na censuruar ose krijuar konspiracion në mediat e kontrolluar prej saj. Nëse PS nuk do të kishte rrjedhje të elektoratit të saj dhe një ankth për një humbje të sigurt në 23 qershor, nuk do të nxirrte vetë Saimir Tahiri me telefon në dorë për telefonuar aktivistët e AK.
Problemi i imazhit i PS nuk mbaron me kaq. Ajo është një forcë politike tashmë me probleme ideologjike dhe me figura të konsumuara, të cilat edhe pse kanë mbi 23 vjet në politikë as që e kanë ndërmend të largohen. Ato duan të mbeten si shushunja duke thithur gjakun e shqiptarëve. Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të madhe me Fressh dhe PS, ku Rama nuk preferoji këto të fundit t’i përfshinte në listat e saj. Kjo është një ndarje  tjetër e madhe mes Ramës dhe Nanos. Nano të gjithë Fresshistat i integroji në strukturat e larta të PS dhe sot ato po përjashtohen nga një Rama. Jo vetëm kaq, por ky nuk dëshiron që të rinj të jetë pjesë e rëndësishme e partisë dhe për këtë arsye vetë partia rrezikon të jetë e pamotivuar dhe të konsiderohet e plakur. 

Thursday, May 16, 2013

Rinia shqiptare, mos rrini, por dukuni!


Alban Daci

Jam i ulur ne nje bar dhe duke analizuar temat e debatit politik mbi punesimin, arsimimin dhe integrimin e te rinjeve, ku mora pjese dhe une. Po konstatoj se te rinjte shqiptare e konsiderojne krenari dhe si shitje mendesh te ulesh ne nje bare. Pastaj eshte katastrofe se si edhe njembedhjete vjecaret ulen ne kafe, pijne duhan dhe sillen sikur te jene te rritur. Fenomen tjeter eshte fakti se 90% e tyre edhe pse nuk punojne dhe nuk kane punuar noj here, perseri ulen me cdo kusht neper kafene per te pire. Kjo eshte politika e vjeter shqiptare, e cila mori peng rinine duke mos i ofruar asnje perspektive pozitive. Sa keq! Sa keq! Shqiperia rrezikon te mos kete nje te ardhme, per sa kohe nuk ka nje rini aktive, te pergjegjshme dhe kerkuese ndaj vetes. Eshte tmerr qe Rinia shqiptare ne heshtje pranon kete status quo dhe nuk ben asgje per ta ndryshuar. Rinia shqiptare duhet te pyes veten, ku eshte dhe ku po shkon? Eshte shume keq dhe nuk po shkon asgjekundi! Rinia shqiptare, mos rrini, por dukuni! Dukuni per veten tuaj, per te ardhmen tuaj dhe per familjet tuaja! Me heshtjen dhe indiferentizem po vrasim te ardhmen tone dhe dinjitetin e prinderve tane qe na rriten me shume mundime dhe sakrifica. Kerkoni te jeni dikushi, kerkoni te jeni te respektuar dhe kerkoni te jeni me mire!

Wednesday, May 15, 2013

Ditar fushate

Sot, kalova një ditë të mrekullueshme me qytetarët e ndershëm dhe të thjeshtë të Nj.11 në Tiranë,  ku jam edhe kandidat për Deputet. Me ta shkëmbeva opinione për situatën aktuale politike, ekonomike dhe sociale dhe gjithashtu folëm edhe për programin që ka AK dhe përgjigjet që ofron ajo për të gjitha problematikat. Në sytë e tyre lexova, se ato mezi presin një brez të ri  KuqeZi që t'i qeveris dhe t'i ndriçojë nga skëterra ku ndodhen. Aleanca Kuq e Zi do të jetë kudo, në rrugë, në shpi e kudo ku ka qytetarë të  ndershëm. Terri mediatik nuk na pengon në rrugën e fitores së madhe të 23 qershorit! Me respekt Alban Daci.

Friday, May 10, 2013

Një kapitull duhet të mbyllet dhe një i ri duhet të hapet


Alban Daci, Kandidat për deputet

Europa është kontinenti me i vjetër, ku politika u aplikua për herë të parë në komunitet për të mirë e të gjithëve. Po ashtu Europa është kontinenti, ku politika u konsiderua edhe shkencë, ose me saktë mbretëresha e të gjitha shkencave. Megjithatë, e gjithë Europa dhe vetë Shqipëria kanë një problem dhe një dilemë të madhe. Po mbyllet një cikël me njerëz të vjetër dhe me mendësi të vjetra dhe janë kërkesa emergjente për një brez të ri, energjik dhe të reformuar.
Në gjithë Europën e duke përfshirë edhe Shqipëri, ka pushtetarë që u kanë mbijetuar disa periudhave, diku komuniste e tranzicioni, e diku  gjetkë të kapitalizmi të fortë dhe jo njerëzorë. Shqiptarët po përballen me fenomene të reja deri diku e të vështira po ashtu. Shqiptarët po përballen me Bashkimin Kombëtar, me procesin e lulëzuar të globalizimit dhe me procesin e rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës të integrimit.
Për këto arsyeje Shqipëria ka nevojë për brezin e ri që po rritet dhe po i përjeton këto tre procese. Shqiptarët duhet të bëjnë me datë 23 qershor një zgjidhje historike mes të vjetërve me mendësi të vjetër dhe të rinjve energjik dhe reformator.
Shqiptarët duhet ta pranojnë hapur se një kapitull i vështirë si ai tranzicionit duhet të mbyllet bashkë me personat që e kanë simbolizuar dhe të hapin kapitullin e reformimit, Bashkimit Kombëtar dhe të integrimit. 
Shqiptarët me të drejtë do të pyesin ku mund t’i gjejnë vlerat e të ardhmes për të deklaruar të mbyllur të kaluarën? Nuk mund t’i gjen as tek PS e as tek PD, sepse drejtuesit e këtyre dy partive kanë më shumë se 20 vjet dhe i kanë konsumuar idetë dhe fytyrat e tyre e nuk premtojnë me asgjë të re në të mirë të vendit. Aleanca Kuq e Zi është e vetmja forcë që është e re për nga mendësia dhe ku mosha mesatare është 27 vjeç. Aleanca Kuq e Zi është e vetmja forcë që garanton Bashkim Kombëtar, sfidë e përshtatje me globalizimin dhe interes për procesin e integrimit.

Wednesday, May 8, 2013

Dy fytyrat e Top Channel


Alban Daci

Shqipëria dhe shqiptarët për shkak edhe të regjimit politik si ai i Hoxhës kishin vuajtur për mohimin e  të gjithave  lirive, përfshi edhe ato individuale, politike dhe të drejtën për jetën. Shqiptarët kishin vujtur shumë edhe për hapësirën mediatike dhe për mendimin alternativ.
Pas rrëzimit të Regjimit në Shqipëri u ringjall shpresa se shqiptarët mund të mendonin ndryshe, të shpreheshin ndryshe. Simboli i shtypit të pavarur pa dyshim fillon me gazetën Koha Jonë, e cila u bo shpejt zëri më i fuqishëm mediatik.
Historia e deshi që të ripërsëritej. Berisha i asaj kohe fillojë të krijonte brenda vetes diktatorin e ri mbi modelin e diktatorit të vjetër që shqiptarët e kishin rrëzuar vetëm pak vite më parë. Kështu në këto rrethana të një rilindje të re diktatoriale, gazeta Koha Jonë në atë kohë u bo e vetmja opozitë.  Pa kaluar shumë kohë Berisha e Sulmoi me gjithë pushtetin. Shqipëria edhe pse kishte një gazetë të mirë ditore e të pavarur, vuante nga hapësira televizive.
Në këto rrethana lindi një shpresë e dytë  e mendimit të lirë alternativ. Lindi Top Media Group me në krye Top Channel dhe Top Albania Radio. Askush nuk e kishte menduar edhe kjo iniciativë e rëndësishme mediatike do të sulmohej e do të kontrollohej nga politika.
Shumë herë gazetarët dhe shoqëria civile është ngritur për ta mbrojtur Top Media Group përsëri nga sulmet e të njëjtit neodiktator, shtetasi Berisha. Askush nuk e kishte menduar se kjo media do të bënte të njëjtën gjë që kishte bërë Berisha, të censuronte një maxhorancë qytetarësh që përfaqësohen nga partia Aleanca Kuq e Zi.
Nuk dua ta sulmoj Top Media Group, por thjeshtë uroj dhe shpresoj që ajo të rikthehet dhe të jetë një media e pavarur ashtu siç e duan shqiptarët. Është turp, mungesë profesionalizmi dhe antidemokratike, që Top Channel nuk transmeton më asnjë aktivitet të partisë Aleanca Kuq e Zi, vetëm pse kjo e fundit nuk bëri koalicion me PS.
Të gjithë e dinim se Klan TV do të na censuronte, sepse ishte televizioni i pushtetit dhe në shërbim të pushteti, por askush nuk e kishte menduar se edhe Top Channel do të sillej po me të njëjtën mënyrë. Top Channel nëse do të jetë një media e standardeve europiane, domethënë e pavarur duhet të bëj vetëm misionin që i takon: të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Aleanca Kuq e ZI është tashmë një e vërtetë e madhe, sepse ajo ekziston dhe ka mijëra mbështetës kudo. Kjo kategori personash, shumica e të cilëve kanë nëpër shtëpi platformën digitalb nuk mund të censurohen padrejtësisht duke u nisur vetëm nga fakti se nuk duan të jenë me Ramën, por duan të jenë vetëm kuq e zi.
Top Channel nuk mund të vazhdojë me dy fytyra, të kërkojë të jetë e lirë dhe t’u mohojë lirinë të tjerëve, nuk mund të kërkojë të jetë e pavarur nga Berisha, kur nuk është e pavarur nga Rama. Top Channel duhet të ketë vetëm një fytyrë, atë të medies të pavarur dhe gjithëpërfshirëse. 

Monday, May 6, 2013

Mesazh për të gjithë kuq e zinjtë!


Alban Daci

Aleanca Kuq e Zi tashmë ka hyrë në një rrugë sa të bukur dhe aq të vështirë. Sot ka prezantuar 140 kandidatët në gjithë Shqipërinë, të cilën kanë si mision valëvitjen e flamurit kombëtar kuq e zi kudo në çdo pëllëmbë tokë, në çdo dritare, në çdo rrugë.
Aleanca Kuq e Zi për herë të si parti krejtësisht shqiptare me ndjenja të forta patriotike do i shtojë Parlamentit shqiptar ngjyrat e munguara, ato kuq e zi.
Aleanca Kuq e Zi, me konsensus të rrallë qytetar e politik  dhe me ndjenjë të fortë patriotike vendosi të zgjedh 140 kandidatë, të cilët nuk janë as ministra, as ish ministra dhe as ish deputet, por patriotë dhe qytetarë të ndershëm, të realizuar profesionalisht dhe të respektuar në zonat, lagjet dhe në qytetet ku jetojnë.
Aleanca Kuq e Zi, çdo qark dhe çdo pëllëmbë tokë të Atdheut e ka për zemër, por betejën e saj më të fortë, më të bukur dhe më domethënës e ka në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë etnike. Për këto arsye, Tirana kishte nevojë për djem të rij, energjikë, të pa trembur dhe të vendosur. Kështu, unë në konsensus me miqtë e kolegët e mi të Sekretariatit dhe të kryetarit z. Kreshnik Spahiu vendosa të jem i pranishëm listën e Tiranës dhe pikërisht në numrin shtatë. Sipas antikitet numri shtatë përfaqëson globalitetin, universalitetin, ekuilibrin perfekt dhe përfaqëson një cikël të mbyll. Për koincidencë këto janë të gjithë cilësitë e mia. Global se linda në Dibër, erdha në Tiranë, u shkollova në Europë dhe u ktheva përsëri për vendin tim po në Tiranë. Ekuilibër, roli dhe formim im prej diplomati është i orientuar për të rregulluar ekuilibra në vendet ku kam vendosur të angazhohem. Një cikël të mbyllur, sepse me datë 23 të vjetrit do të ikin në shpi, kur një gjeneratë e re kuq e zi do të drejtojë vendin drejt progresit.
Unë, dua t’u jap një mesazh të gjithë kandidatëve kuq e zi se nuk ka fare rëndësi kënditja, sepse Shqipëria tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe kjo është Aleanca Kuq e Zi, shpresa dhe mundësia e vetme për më mirë.
Të gjithë kandidatëve dhe vetë kryetari z. Kreshnik Spahiu, ju uroj fitore e të mos thyhen në misionin e tyre heroik e kombëtare.
Ju them të gjithë shqiptarëve që ndihen dhe janë kuq e zi, të votojnë Aleancën Kuq e Zi, të ardhmen dhe krenarinë e tyre.
Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha! 

Saturday, May 4, 2013

Kriteret që duhet të kenë kandidatët Kuq e Zi


Alban Daci

1.       Të jetë Kuq e Zi

Të jesh Kuq e Zi, jo për bindje politike apo për interes politike me finalitet pushtetin, por për formim familjarë, individual dhe social. Pra, duhet të ndjehesh  me krenari Kuq e Zi dhe mundësisht aktivitet të parë politik të kesh angazhimin me Aleancën Kuq e Zi. Shqipëria ka pasur dhe ka familje të rëndësishme patriotike që kanë dhënë shumë për Atdheun dhe kauzën shqiptare, por fatkeqësisht u luftuan egërsisht nga Regjimi Hoxha, po ashtu edhe nga pasardhësit e këtij regjimi në këto vite tranzicioni. Mendoj, se ka ardhur momenti se këto familje fisnike dhe patriotike të hyjnë përsëri në lojën e politikës, për të realizuar ëndrrat e lënë për gjysmë nga paraardhësit e tyre. Mendoj dhe jam i bindur se njerëzit që e shohin politikën si biznes nuk e meritojnë të jenë pjesë e Aleancës Kuq e Zi. Njerëzit që kanë ndërruar mijëra parti dhe tesera mund të jenë kudo, por jo tek Aleanca Kuq e Zi.

2.       Të jetë me guxim

Aleanca Kuq e Zi ka trajtuar problematika dhe çështje konkrete që kanë ekzistuar prej shekujsh, por që askush nuk kishte guxim që t’i ngrinte publikisht. Aleanca Kuq e Zi ka nevojë për njerëz që guximin e ngrenë mbi vlerën e ndershmërisë, inteligjencës, besnikërisë dhe dashurisë për Atdheun. Aleanca Kuq e Zi ka ngritur kauza që nuk mbarojnë me mbarimin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Sfidat më të mëdha për Aleancën Kuq e Zi do të jenë ato pas 23 qershorit, sepse politika shqiptare dhe kryesisht elita e vjetër është e mbushur me njerëz që e urrejnë për nga natyra ose për nga interesi i turpshëm personal kauzën kombëtare. Edi Rama, nuk pati guximin dhe forcën që të pranonte AK, sepse ai nuk ka guxim dhe dëshirë të jetë pjesë e vendimeve historike në lidhje me kauzën kombëtare. Edi Rama, do të jetë po kështu edhe pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ai jeton me idenë se të jesh pro Bashkimit Kombëtar, do të thotë se në Ballkan do të plas lufta. Car arsyetimi prej frikacaku dhe antikombëtari. Po luftërat bëhen në momentin që interesat kombëtare si sovraniteti dhe territori cenohen. Në këtë kuptim shqiptarët janë prej shekujsh në luftë dhe jo për fajin e tyre, por për fajin e fqinjëve që nuk kanë respektuar asnjëherë parimet e të Drejtës Ndërkombëtare, por kanë zbatuar shovinizmin dhe politikat e padrejta ekspansioniste.

3.       Të ketë formim perëndimor dhe zemër Kuq e Zi

Çështjet e ngritura nga AK dhe që kanë lidhje me kauzën kombëtare, kanë lidhje edhe me sallonet e diplomacisë europiane dhe amerikane. Për, këtë arsye AK duhet të ketë në Parlament njerëz që kanë formim dhe eksperiencë perëndimore, sepse një luftë e madhe dhe e fortë në një të afërme të vogël do të bëhet në nivel ndërkombëtar, tek BE, tek fuqitë europiane, USA (Departamenti i Shtetit), OKB. Shqiptarët duhet të bëjnë një luftë profesionale, të kujdesshme dhe të vendosur në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye që lufta të fitohet duhen luftëtar të fortë (me mendje dhe me argumente), kështu mund të jenë vetëm njerëzit e formuar dhe me suksese profesionale në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

4.       Të jenë besnikë ndaj kauzës Kuq e Zi

Në Parlamentin shqiptar është tashmë i njohur fakti se deputetët nuk kanë as moral, as parime, as filozofi dhe shiten sipas ofertave. Aleanca Kuq e Zi për shkak të pozicioneve dhe filozofisë së saj do të përballet me një luftë të ashpër parlamentare. Për këtë arsye, njerëzit që do të përfaqësojnë Aleancën Kuq e Zi në Parlament duhet të jenë besnik ndaj kauzës Kuq e Zi dhe nuk duhet ta tradhtojnë atë për asnjë lloj arsyeje.

5.       Të jenë relativisht të rinj

Të rinjtë shqiptar janë rritur dhe formuar në një periudhë të vështirë, në atë të tranzicionit. Në këto rrethana shumica e tyre janë idealistë dhe nuk janë të manipuluar nga filozofi politike Majtiste që nuk kanë asgjë të përbashkët me patriotizmin ose me idenë e Kombit. Parlamenti shqiptar është i mbytur me mendje të vjetra dhe të konsumuara që nuk ofrojnë më asgjë. Ky Parlament ka nevojë për mendje shëndosha dhe energji të reja. 

Friday, May 3, 2013

Ne dhe Ata


Alban Daci

Kohë parë me Kryetarin Kreshnik Spahiun në një takim me qytetarët në Bathore. Hymë në një lokal, pronari i të cilit ishte prej 15 vitesh drejtues i një organizate të PS në atë zonë. Ndër të tjera Kryetari i tha: "Pse more zotëri, mes meje, Rucit dhe Berishës, kë do te votoje? Ata dy të tjerët i ke provuar prej 22 vitesh, kurse mua ke mundësinë të më japësh një shans të parë dhe nëse dal si ata të dy të tjerë, mos me jep një shans të dytë". Pronari i lokalit tha se: "Vajza ime ka mbaruar krejt dhjeta Juridikun dhe ka bërë edhe foto me ju si studente e shkëlqyer, por ka dy vjet pa pune. Unë, që sot e deklaroj votën time për ju". Ndërsa morali për largimet. Rama bën tellallin, se ne na paskan ikur disa Sekretare. Nuk ka ikur askush, sepse ata kanë qenë militantë të PS dhe të anëtarësuar tek PS. Por jam kureshtar të di çfarë mund të thotë Rama, për faktin se si Stalini përjashtojë themeluesin e partisë së tij, z. Islami. Çfarë mund të thotë Rama që ka detyruar për shkak të sjelljes së tij, që një si Islami mes Ramës dhe Berishës, të zgjedh Berishën dhe mes partisë që krijojë vetë dhe partisë që e luftojë për 22 vjet, të zgjedh këtë fundit. Çfarë mund të thotë Rama, për faktin se tek partia e tij njerëzit nuk guxojnë të flasin se dhunohen edhe fizikisht? Ne, jemi Aleanca Kuq e Zi dhe ata janë ATA...!

Wednesday, May 1, 2013

Morali i AK dhe imoraliteti i tjerëve


Alban Daci

Që nga fillimi janë munduar ta shantazhojnë AK, duke e quajtur parti turke, parti të dalë nga Berisha, parti që duhet të shkonte patjetër tek PS.  Mendoj se ka disa arsye pse e sulmojnë kaq egër Aleancën Kuq e Zi.
E para, klasa e vjetër politike e kishte manipuluar mendjen e shqiptarëve dhe bënte gjithçka ose asgjë dhe qytetarët flinin në gjumë. Pra, politika e vjetër kishte bërë një marrëveshje të heshtur me qytetarët, ne do të rrimë edhe pa ofruar gjë dhe ju nuk keni ku të ikni se nuk keni një alternativë të re. Dalja e AK e theu këtë heshtje të shëmtuar dhe hapi një dritare shprese tek mijëra shqiptarë të ndershëm. Pra, AK prishi status quon e mos bërjes asgjë, duke thënë se shumë gjëra nuk janë bërë dhe hajdeni t’i  bëjmë.
Së dyti, AK hape disa tema, të cilat ishin tabu të mbyllura për politikën e vjetër. Hapi tabunë e Bashkimit Kombëtar duke e ngritur në nivel zyrtar këtë çështje të drejtë dhe legjitime. Hapi tabunë e limitimit të mandateve. Sot Parlamenti shqiptare ka po të njëjtët deputet që ka pasur që në fund të viteve ’90 dhe as nuk e kanë ndërmend të largohen apo të dalin në pension. Theu tabunë e të Djathtës dhe të Majtës klasike. Shqiptarët falë AK, kuptuan dhe mësuan se mund të ketë edhe parti të pozicionuar në qendër me filozofi patriotike-demokratike.
AK me politikat e saj patriotike cenojë hapur lobet dhe interesat antikombëtare të disa vendeve fqinje, të cilët me aksionet e tyre ekonomike kontrollojnë dhe kanë ne dorë mediat, por dhe disa institucione shtetërore.
Megjithatë, edhe pse AK po sulmohet, ajo nuk ka shanse të tkurret, por ka perspektivë vetëm rritëse. Kjo po ndodh për disa arsye. Së pari, AK ka njerëz kryesisht të rinj, me vullnet dhe me energji. Ato nuk janë të lodhur nga jeta sociale e as të ngopur nga pushteti. Për këtë arsye kreativiteti politikë i AK është shumë më i lartë dhe cilësor se sa ai i politikës së vjetër. Së dyti,  çdo gjë që bëhet me pasion dhe pa interesa individuale, por me idealizëm të përgjithshëm social, është e destinuar të ketë vetëm rritje dhe sukses.
Tek AK të gjithë janë vullnetarë dhe janë aty, sepse mendojnë ndryshe, besojnë ndryshe dhe janë në gjendje të sakrifikojnë çdo gjë për të mirën e vendit. Kjo nuk ndodh tek politika e vjetër, e cila është ndërtuar dhe jeton mbi bazën e interesave personale për pushtet ekonomik dhe politik.
Pasioni dhe vullneti në historinë njerëzore kanë qenë dy armët kryesore të fitoreve. Sot ndoshta është e vërtetë se nuk kishte një milion protestues në protestën e AK, por zemrat dhe forca e tyre është madhe dhe e pandalshme.
 Pastaj, AK ka mijëra e mijëra mbështetës kudo ku ka shqiptarë, të cilët mbështetjen e tyre do e tregojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Aktivistët e AK janë të pathyeshëm dhe do të jetojnë gjatë në politikën shqiptare, sepse kanë psikozën e kauzës së drejtë, por të mohuar në shekuj, atë të qenit krenar se je shqiptar.
Aktivistët e AK janë të vendosur të shkojnë deri në fund, sepse nuk kanë çfarë të humbin, nuk kanë prona pa fund të marra në mënyrë të padrejtë ose duke përdorur pushtetin, nuk kanë pasur pafund duke vjedhur Shtetin apo institucionet, nuk kanë para të marra nga pushteti. Ato nuk mund të humbin, sepse humbje për ta do të thotë të humbësh vendin, Atdheun, familjen dhe çdo gjë.