Sunday, September 30, 2012

28 Nëntorin ta festojmë në Morinë

Alban Daci
Në një botë të globalizuar dhe gjithnjë e më të hapur, ku kufijtë nuk kanë më as vlerë virtuale dhe as fizike, ne Shqiptarët ndoshta jemi të vetmit në këtë mjedis Lirie që kemi një mur të madh që na ndan ndërveti.
Ka ardhur momenti vëllezër që atë mur ta shembim njëherë e përgjithmonë. Ngjarjet e fundit në Kosovë na  bindin që shembja e atij muri është e vetmja zgjidhje. Prandaj, të gjithë masivisht nga Shqipëria dhe Kosova në mënyrë krejt paqësore me datë 28 nëntor të mblidhemi tek Pika e Morinit për të vënë themelet e bashkimit real kombëtar..
Doganat (pikat e kontrollit) që ekzistojnë ndërveti jo vetëm na japin alergji, por dëshmojnë edhe një padrejtësi shekullore të popullit tonë. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë për të hyrë në vendin tonë, Kosovën.
Prandaj, le të organizohemi ashtu siç bënë Gjermanë Perëndimorë, të kalojmë masivisht dhe brenda një periudhe të shkurtër pikat e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Po nuk e bëmë ne si popull askush tjetër nuk ka për ta bërë.
Me duket se ka ardhur momenti që ky Bashkim të ndodh.
Bashkimi është e drejtë natyrale dhe ndërkombëtare, sepse mbështet mbi vullnetin tonë, i cili është i fortë dhe i hekurt ashtu si historia jonë.
Ne nuk duhet të shkojmë në Kosovë për të bërë protesta, por për të dëshmuar se ai është vendi ynë dhe se aty janë vëllezërit tanë. Kosova është vendi, që simbolizon një pjesë të rëndësishme të historisë ballkanike, ku protagonistët kryesore e të vetëm para se të ndodhte dyndja sllave, ishin padyshim Ilirët.
Aleanca Kuq e Zi ndryshe nga PD dhe PS, apo LSI, nuk preferon ta festoi 100 Vjetorin e Pavarësisë me Shakirën apo Ciljetën, por me shqiptarët pikërisht në Morinë, në vendin ku qëndron “Muri” virtual që ndanë padrejtësisht një popull, që ndanë shqiptarët me shqiptarët.
Të gjithë së bashku të bashkohemi me 28 nëntor në Pikën e Morinës, për t’i dëshmuar Botës, se nuk ka gjë që na ndanë, se ne jemi populli që kemi pësuar nga historia padrejtësitë më të mëdha, gjenocide, ndarje, okupime e shtypje.
100 Vjetori i Pavarësisë, ky akt i madh historik dhe kombëtar duhet të jetë një dëshmi reale kombëtare për të dëshmuar se ne duan të bashkohemi, sepse kjo është rruga e drejtë e popullit shqiptar, i cili ashtu si popujt e tjerë duhet ta përjetoi historinë e tij në realitet dhe jo në virtualitet siç ka ndodhur gjer më sot.
Në fillimet e Aleancës Kuq e Zi, kur ajo fliste hapur dhe qartë për Bashkimin, skeptikët dhe tradhtarët mund të kenë thënë se, kjo forcë e re politike po flet për çart. Me kalimin e kohës Aleanca Kuq e Zi dëshmoi dhe u tregoi shqiptarëve që nëse kemi pasionin dhe vendosmërinë, Bashkimi jo vetëm se është i mundur, por edhe mund të ndodh shpejt.
Aleanca Kuq e Zi me politikën e saj Atdhetare e Patriotike bëri që shqiptarët t’i kthejnë sytë tek flamuri Kuq e Zi dhe të mos e zëvendësojnë më atë me flamujt partiak siç kishte ndodhur në këto vite tranzicioni.
Aleanca Kuq e Zi po krijon kulturën e krenarisë kombëtare dhe të vetëdijes shqiptare, e cila, le të themi, se për shkak të politikanëve të vjetër tradhtarë ishte venitur dhe quhej demode.
28 Nëntorin ta festojmë në Morinë, për të respektuar Hasan Prishtinën, Iljaz Pash Dibrën, Haxhi Zekën, Isa Boletinin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Idriz Seferin e të tjerë të cilët gjithën jetën e tyre ja dedikuan Bashkimit Kombëtar. Nëse nuk rikujtojmë veprat dhe bëmat e tyre, nuk mund të kuptojmë thellë rëndësinë e Bashkimit.

 

Tuesday, September 25, 2012

Para ligjit janë të gjithë të barabartë


Alban Daci

Prononcim për gazetën “Bota Sot”

Për Alban Dacin për sa u përket vrasjeve thotë se shteti ligjor dhe demokratik duhet të parandaloi çdo lloj vrasje dhe të garantoi sigurinë e qytetarëve pavarësisht profesionit që kanë. Në periudhën e absolutizmit, kundërshtari politik luftoj me ide, me programe, lobe e klane dhe nëse nuk sfidohej me asnjërën prej këtyre si alternativë e fundit ishte eliminimi fizik.
Ka ngjarje që kanë ndodhur si në Kosovë dhe Shqipëri,të cilat akuzohen si vrasje për motive politike. “Aleanca Kuq e Zi ka si qëllim final reformimin Pushtetit të Drejtësisë si në drejtimin e forcimit të tij në kahun e autonomisë duke respektuar check e balance si dhe duke e bërë me efikas me pjesëmarrje edhe të qytetarëve.
Pra, disa gjyqtarë siç janë ato të Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen edhe nga populli si dhe të futet në procesin gjyqësor edhe figura e jurisë, ku qytetarët të japin verdiktin për ndëshkimin e personave që kanë konsumuar vepra penale.
“Vetëm me një Pushtet Juridik efikas dhe të pavarur, Kosova dhe Shqipëria do të arrin të zbardhin dosjet e të kaluarës dhe të garantojnë një drejtësi për qytetarët, ku para ligjit janë të gjithë të barabartë”, thotë Daci.

Friday, September 21, 2012

Maqedonia, lufta e shqiptarëve në 2001 ishte e drejtë


Alban Daci

Prononcim për gazetën “Bota Sot”


Dr. Alban Daci thotë se lufta e bërë nga Shqiptarët në 2001 në Maqedoni, ishte një luftë e drejtë e cila, ishte e vetmja mënyrë që shqiptarët të dëgjoheshin pas vite diskriminimi e poshtërimi që kishin bërë sllavo-maqedonasit që nga shpallja e pavarësisë përmes referendumit. Duhet të kujtojmë se shqiptarët nuk e pranuan, por e abstenuan atë referendum.
“Lufta e shqiptarëve në vitin 2001 u konkludua me Marrëveshjen e Ohrit, e cila deri tani nuk ka gjetur zbatim nga pala sllavomaqedonase. Sipas kësaj Marrëveshje automatikisht njihen lufta e drejtë e shqiptarëve të cilët fitonin amnisti. Pra sipas kësaj marrëveshje të gjithë luftëtarët jo vetëm që nuk konsiderohen terrorist, por njihen si faktor të rëndësishëm në konkludimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë ai.
Ai thotë se BDI nëse nuk arrin të mbroj luftën e drejtë të shqiptarëve dhe statusin e tyre, atëherë ato vete duhet të dal nga një koalicion i tillë dhe duhet të përdorin forma të tjera demokratike për të mbrojtur vlerat pozitive të luftëtarëve të UÇK-së. “Mos respektimi i të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së është një shenjë e rrezikshme për destabilitet me shqiptarëve dhe sllavo-maqedonase dhe shpreh qartazi faktin se sllavomaqedonasit nuk janë për bashkëjetesë, por për konflikt”, thotë Daci.
Ai thotë se një gjest i tillë, jo vetëm për ndarje, por për destabilitet. “Nëse mohon vlerat për një luftë të drejtë që e bënë shqiptarët në 2001, atëherë do të thotë se sllavo-maqedonasit jo vetëm nuk janë për integrim dhe reformim, por mbetën ata që simbolizon me gjenocide dhe diskriminime mbi kritere nacionale.
Sllavo-maqedonasit nuk po pastrohen nga e kaluara e tyre e zë dhe për këtë arsye nuk arrijnë të ndërtojnë një të ardhme multietnike”, thotë dr. Daci. 

Monday, September 17, 2012

Akademia KuqeZi e Politikës




Aleanca Kuq e Zi “Akademinë KuqeZi të Politikës”.
Shqipëria ka një brez të ri të mrekullueshëm me plot energji, pasion dhe inteligjencë,  të cilët janë të gatshëm të jenë protagonist të ndryshimeve të mëdha politike-sociale për të cilat sot më shumë se kurrë ka nevojë vendi ynë. 
Megjithatë, ky brez  i ri, i mbushur me ndenja e krenari kombëtare që të jetë i suksesshëm duhet të jetë profesional për t’u bërë ballë sfidave më të cilat përballet vendi.
“Akademia KuqeZi e Politikës” do të trajnoi të gjithë simpatizantët dhe aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në drejtimet e lidershpit, politikave europiane dhe të zgjidhjes së krizave dhe konflikteve.
Trajnimet fillojnë me datë 21 shtator dhe aplikimet janë të hapura.
Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë të njohur brenda dhe jashtë vendit.
 Personat e interesuar mund të paraqiten tek selia e Aleancës Kuq e Zi që të plotësojnë formularët e aplikimit ose mund të kontaktojnë:
Dr. Alban Daci, Sekretar i Arsimit
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kutia postare 1517.
Rr e Durrësit përballë Ministrisë së Arsimit pranë pastiçeri Internacional-Tiranë.

Saturday, September 15, 2012

Kosova, sot dhe nesër

Alban Daci

Prononcim i dhënë për gazetën Bota Sot

Eksperti i të drejtës ndërkombëtare dr. Alban Daci, thotë se presidentja me rastin e mbarimit të pavarësisë së mbikëqyrur u shpreh se: Shqiptarët janë zot të vetvetes. Dua ta nis analizën time pikërisht me këtë thënie. “A janë me të vërtetë tashmë shqiptarët zot të vetës?! Në kuptimin e plotë dhe të vërtetë të fjalës edhe Shqipëria, e cila është bërë formalisht shtet i pavarur që në vitin 1912, është një vend, ku shqiptarët nuk janë zot të vetës, por shumë herë zot të të tjerëve dhe armiq të vetes”, thotë ai. 

Peng të Kushtetutës

Daci mendon se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë peng të Kushtetutës. “Kosova, për sa kohë në Kushtetutën e saj nuk nënvizohet karakteri kombëtar i shqiptarëve, atëherë shqiptarët do të thotë, se do të jenë peng i një modeli shteti multietnik (në të vërtetë vetëm 10% ose me pak janë etni e huaj e të tjerët janë shqiptarë) dhe do ta kenë të detyrueshme një marrëdhënie të diktuar me shtetet e tjera. Si në rastin konkret me Serbinë”, thotë ai. Dr. Daci vlerëson se Kosova edhe pse me mbarimin e pavarësisë së mbikëqyrur ka bërë një hap të madh, ajo përpara ka një proces të gjatë të mbushur me sfida. Por, pavarësisht sfidave që e rëndojnë situatën ai mendon se shqiptarët duhet të ruajnë raportet dhe t’i forcojnë ato, veçmas me SHBA-në. “Kosova duhet të mbetet e palëkundur duke mbajtur marrëdhënie të privilegjuara me SHBA-në. Për shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe kudo ku janë, SHBA-ja mbetet miku më i madh dhe për këtë marrëdhëniet dypalëshe duhet të jenë shembullore, reciproke dhe të intensifikuara”, thotë ai. Ai po ashtu vlerëson se Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me BE-në dhe me vendet kryesore që e kanë themeluar atë. Ajo duhet të fillojë menjëherë një proces real me reforma për ta bërë më intensiv procesin e integrimit në BE. “Në këtë këndvështrim”, unë, si partnere kryesore për Kosovën e shikoj Gjermaninë, si dhe duhet të bëhet më shumë për marrëdhënie më të mira me Italinë. Ndërsa, në rajon Kosova duhet të përpiqet të ruaj reciprocitetin, por duhet të ketë marrëdhënie më të intensifikuara me Kroacinë, Slloveninë, Bosnjën, Turqinë dhe mundësi për t’i përmirësuar edhe me Rumaninë. “Nuk e përmenda qëllimisht Shqipërinë, sepse sfida më e madhe e Kosovës, është se ajo duhet të synojë mbi format demokratike të njohura ndërkombëtarisht një bashkim politik dhe fizik me shtetin amë Shqipërinë”. “Një sfidë e madhe e Kosovës është krijimi i një kulture moderne shtet-formuese, forcimi i demokracisë, rritja dhe stabiliteti ekonomik. Kosova duhet të krijojë një model politik të ndryshëm nga ai që deri tani e ka njohur”, thotë dr. Daci.

Thursday, September 13, 2012

Zogu dhe Historia

 Alban Daci 

Debati i madh që është hapur në lidhje me figurën e Zogut mendoj, se po futet në ca kanale turpi dhe përçarje. Mendoj, se figura e Zogut nuk është analizuar asnjëherë me gjakftohtësi dhe me realizëm. Sot kemi një luftë të heshtur mes Veriut dhe Jugut, mes ish anëtareve të Partisë dhe Nacionalistëve në lidhje me figurat dhe ngjarjet historike. 
Është një turp dhe e pafalshme, se ato klane që nxitën përçarjen e shqiptarëve në Veri dhe në Jug, po vazhdojnë akoma edhe sot, të bëjnë të njëjtën gjë. Zogu, duhet të analizohet si udhëheqës (Mbret), si strateg ushtarak (i shkolluar dhe i graduar jashtë). Normalisht ka edhe të këqijat e veta si çdo figurë, por në fillim të viteve 20 e gjithë Shqipëria kishte gjithsej vetëm tre makina të vjetra Ford, për të ardhur keq të lënë pas nga një mision humanitar amerikan dhe asnjë rrugë të ndërtuar. 90% e popullsisë merrej me bujqësi ose me mbarështimin e bagëtisë, ndërkohë që vetëm 9% e tokës ishte e punueshme. Industria ose nuk ekzistonte, ose ishte vetëm në fazë zejtarie. Burimet minerale qen të shpërfillura, ndërsa siç thamë më sipër, sistemi i transporteve ishte primitiv. Ndërsa Tirana ishte një fshat i madh, me rrugë me balt në të cilat vetëm gjatë muajve të verës mund të qarkullonin makinat. 
Shqipëria para Zogut nuk ishte një Komb i bashkuar politikisht, çdo kapadaji bënte sikur t’i donte qejfi. Në aspektin politik në fillim të viteve 20 duke lënë mënjanë çështjen e bashkimit (mbetet akoma edhe sot e pa zgjidhur), shqiptarët vuanin nga një sëmundje e trashëguar prej Perandorisë Osmane, që shprehej nga një ndjenjë e ofertë e mosbesimit ndaj qeverisë dhe qytetit, e çiftuar kjo me finokërinë që shtihej në punë për t’ua hedhur autoriteteve-një mënyrë e vepruari që konsiderohej jo vetëm normale, por edhe e lavdërueshme. Megjithatë, mendoj se historia duhet të rishitet. Historia jonë e shkruar gjatë periudhës së Diktaturës është një histori e mbushur me propagandë partiake dhe komuniste. Në këtë vështrim thuajse çdo gjë që nuk kishte lidhje me komunizmin duhej të shihej si tradhtare dhe çdo gjë që kishte lidhje me Komunizmin merrej si një vërtetë e madhe. 
Gjithashtu, ka një diskriminim të theksuar mes ngjarjeve historike të ndodhura ne Veri dhe atyre të ndodhura në Jug. Ka pasur një far tendence që ngjarjet e mëdha historike të ndodhura në Veri të trajtoheshin sa më pak dhe të minimizoheshin sa më shumë. Një shembull është Beteja e Kolosianit në Kukës, ku Luma e Dibra për një ditë me mjet krejt rrethanore vranë rreth 17 mijë serb në një betejë të përgjakshme. Kjo ngjarje jo vetëm që nuk është trajtuar ashtu si është në të vërtetë, por thuajse nuk është trajtuar fare dhe brezat e rinj, të krahinave të tjera shqiptare nuk e kanë idenë dhe nuk e dinë se ka ndodhur një betejë e tillë. 
“Arritja më e prekshme e Zogut ishte sigurimi i stabilitetit politik në vend, sado që i kufizuar. Ai ishte aq i mençur sa të kuptonte që për ndërtimin e shtetit të tij nuk mjaftonte thjesht të kopjonte modele shtetesh që ishin aplikuar në vende të tjera, pa marrë në konsideratë realitetin politik në vend. I mbështetur në dualizmin e tij politik, Zogu krijoi eventualisht një sistem duke kombinuar idetë Lindore me ato Perëndimore, me gjasë Perëndimore në formë dhe Lindore në përmbajtje”-kështu shkruan autori Bernd J. Fischer për Ahmet Zogun në librin e tij “Diktatorët e Ballkanit”. 
Për vlerësimin e figurave kyçe që kanë qenë protagoniste në momentet më decisive të historisë dhe për të cilat janë hedhur mjegulla e paqartësi, ndoshta në shumicën e rasteve në mënyrë krahasuese duhet t’u referohemi edhe historianëve të huaj. Në shumicën e rasteve historianët e huaj nuk janë të implikuar drejtpërdrejt në ngjarjen e ndodhura ne vendin tonë dhe për këtë arsye rrëfimet e tyre i kanë pa emocione dhe jo të njëanshme.

Tuesday, September 11, 2012

Idealizëm pa iluzione



Alban Daci

Sot duket sikur jetojmë në një shoqëri, ku gjithçka ka ndryshuar. Ato që historikisht kanë qenë njohur si vlera të vërteta njerëzore, sot rëndomtë duket se  po konsiderohen si antivlera.  Disa këtë e quajnë si progres pozitiv të shoqërisë civile. Megjithatë, jo çdo progres quhet pozitiv nëse ai nuk del nga konteste origjinal shoqëror. Shoqëria shqiptare në kompleks lundron në ujëra të ndotura me korrupsion, kulturë antishtetërore, orientime antidemokratike, individualizëm të theksuar. Aristoteli, kur përdori shprehjen se “Njeriu është kafshë politike”, kishte kuptimin se njeriu është ndërtuar në mënyrë të tillë si specie sa nuk mund të jetoi vetëm.  Pra, nëse një njeri ka gjithçka, të gjitha të mirat materiale, por jeton i vetëm në një ishull, ai do të vdes nga mërzia dhe mungesa e komunitetit.
 Shqiptarët, për shkak edhe të historisë së tyre të mbushur me pushtime e me sulme të huaja, ka pasur vlerë të rëndësishme jetën kolektive e në komunitet. Shqiptarët njiheshin si njerëz që bënin për njëri-tjetrin. Kjo njihet më së miri edhe me cilësinë e bujarisë që i karakterizonte të gjithë shqiptarët në Rajon.
 Sot, kjo vlerë e çmuar, kjo ndenje pozitive e të jetuarit në kolektivitet po zbehet dhe po zëvendësohet me një individualizëm të brishtë e poshtërues. Shqiptarët, nga njerëz që kishin dëshirë të qëndronin në oda, ku diskutonin e zgjidhnin çështjen e komitetit përmes urtësisë, po kthehen në njerëz që preferojnë të mbyllen në oborret e shtëpive të tyre.
Krahinë e rëndësishme shqiptare që kanë qenë shquar për jetën në komunitet ka qenë pa dyshim Dibra. Me keqardhje vura re se kjo vlerë e trashëguar pozitive nuk ishte më. Mjafton të japin një shembull: “Një banor i një fshati në Dibër, kishte shitur ca dardha dhe kishte shkuar për të blerë ilaçe. Në familje nuk ishte vetëm ai që kishte nevojë për ilaçe, por ishte edhe vajza e tij. Lekët që dispononte ai, mjaftonin për të blerë ilaçe vetëm për njërin person. Ai refuzon të vetat dhe i merr ilaçet vajzës. Duke pasur parasysh situatën e vështirë që po kalonte mendon të shkoi të takojë Kryetarin e Komunës për t’i kërkuar ndihmë. Ky i fundit jo vetëm që nuk e ndihmon, por as nuk nguron ta pres e ta takoi”.
 Shembull tjetër i një individualizmi të sëmurë është fakti, se nëse një fshatar, i cili në shumicën e rasteve është edhe pa shkollë, voton për një parti, e cila nuk është fitues në zgjedhje. Atëherë atij partia “kundërshtare” i heq asistencën, duke mos pasur parasysh faktin se është kryefamiljarë dhe nuk posedon të ardhura të tjera për të mbajtur familjen. Nuk është për tu çuditur se në Shqipëri ka edhe deputet, që nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të Majtës dhe të Djathtës dhe jo më një fshatar i thjeshtë i pa shkollë.
Kohë më parë, kur një fshatar nuk kishte mundësi të  jetonte dhe të ushqehej. Mblidheshin të gjithë fshatarët e tjerë dhe sponsorizonin që edhe ai të kishte mundësi të jetonte. Ndërsa sot, çdo fshatarë apo qytetar është mbyllur në grackën e vet pa u shqetësuar se çfarë ndodh jashtë pragut të shtëpisë së tij.
Nëse ka njerëz që mendojnë dhe besojnë se edhe një person i tillë duhet të ndihmohet që të jetoi si të gjithë të tjerët. Nuk do të thotë se ato janë të çmendur, se kanë kohë për të humbur që interesohen edhe për të tjerët. Kjo kategori personazh janë idealistë, të cilët besojnë tek vlerat që mbart komuniteti.
Gjithashtu, këto persona nuk mund të konsiderohen idealistë me iluzione, që jetojnë sikur të ishin në përralla. Ato janë idealistë pa iluzione dhe kjo është fare e thjeshtë për t’u kuptuar. Për të luftuar lirinë e mohuar në komunitet, ose të një pjese komuniteti, duhet të reagoi i gjithë komuniteti si një “trup i vetëm”.
E njëjta gjë është edhe për varfërinë. Nëse një person është i varfër, sepse nuk ka alternativa të tjera, po ashtu i varfër e me probleme do të jetë i gjithë komuniteti. Ai person do të fillojnë të vjedh ose të shkel rregullat e komunitetit për të jetuar. Për këtë arsye, vetë komuniteti duhet të marr masa e të ndërhyj që edhe ai të rientigrohet plotësisht dhe të mos dalloi nga të tjerët.
Sot, për fat të keq jetojmë në një shoqëri, ku ujërat janë vetëm të turbull e të mbushura me ndotje dhe thuajse është e pamundur të gjesh një burim me ujë të pastër. Nëse e gjen një të tillë, ke frikë se edhe ai do të influencohet dhe do të turbullohet nga ndonjë burim tjetër që ndodhet aty pranë. Çdo të thotë kjo? Ne jetojmë në një shoqëri, ku anëtarët e saj kanë disa tesera anëtarësimi në parti të ndryshme dhe sapo krijohet një e re e marrin edhe atë. Këto përpiqen të fshijnë të kaluarën, mendimin origjinal të tyre për fenomenet sociale dhe të shtirën sikur janë të gatshëm për rinovimin e madh social. 
Këto nuk janë idealistë, që me të vërtetë besojnë në idealet e një shoqërie të shëndoshë, por janë oportunistë që besojnë vetëm tek suksesi individual duke përdor maskën e një interesi të përbashkët komunitar.  Kjo kuptohet fare thjeshtë në shumë raste. Nuk mundojnë rastet, ku disa të vjetër e të konsumuar në projekte të shëmtuar politike të ndodhura më parë, përpiqen të shtirën e të bëhen pjesë e projekteve të reja politike, duke thënë se janë të gatshëm për ndryshimin e madh. Si mund të pretendosh të bësh një ndryshim të madh komunitar, kur ti nuk ke ndryshuar dhe e ke të pamundur të ndryshosh në planin individual.
Tradhtari që ka qenë i tillë për disa breza me radhë nuk mund të jetë dhe nuk më të shtiret si nacionalist i shquar. Nacionalizmi është një ndjenjë fisnike, e cila nuk ka lidhje vetëm me individin në raportin individual, por me të gjithë komunitetin në kuptimin kolektiv. Nëse në familje nuk ke pasur asnjë person që ka sakrifikuar për Kombin, nuk mund të jesh një person që e kupton drejt nacionalizmin dhe të ndjehesh si nacionalist. Këtu kemi njerëz që deri pak kohë me parë deklaroheshin se ishin grek se merrnin një pension dhe sapo Greqia hyri në krizë dhe nuk mund t’u jap më pensionin. Atëherë ndërron pllakë brenda natës duke u shtir si një nacionalist i madh.
Nëse një person ka qenë gjithmonë kundër Bashkimit Kombëtar, kjo duhet të ketë patjetër ndonjë shpjegim që lidhet me familjen e tij. Në shumicën e rasteve, kemi të bëjmë me familje që jo vetën nuk kanë luftuar për vendin duke dhuruar heronj, por kanë bashkëpunuar në rolin e tradhtarit me pushtuesit. Në këto rrethana, persona që rrjedhin nga familje të tilla nuk mund të jetë patriot e ta duan Bashkimin.
Megjithatë, ky nuk është argument për të dëshmuar se Bashkimi Kombëtar nuk mund të konsiderohet ideal. Ka plot familje shqiptare, të cilat kanë luftuar e kanë dhënë edhe heronj për Kombin dhe Bashkimin e tij. Këto nuk janë idealistë me iluzione, sepse vetë historia ka dëshmuar se, kur shqiptarët e duan e Bashkimin, atëherë ai ndodh për tamam. Shqiptarët janë bashkuar sa herë kanë përdorur me logjikë të ftohtë ndjenjën e jetuarit të gjithë së bashku në komunitet.
Si çdo shoqëri edhe ajo shqiptare ka njerëz që janë mësuar të jetojnë duke ngrenë në kurriz të të tjerëve qoftë edhe duke vjedhur. Ka persona që fillimisht fillojnë të vjedhin shtëpinë e tyre, pastaj u rritet oreksi e dalin në lagje (apo fshat), u rritet përsëri më shumë e dalin në bashki (apo komunë) e mund të arrijnë deri në nivelet më të larta shtetërore duke vjedh e grabiturën të mirën e përbashkët të komitetit (shoqërisë). Megjithatë, në shoqëri ka edhe persona që brez pas brezi kanë jetuar vetëm duke punuar me djersën e ballit pa i hy askujt në hak. Bile jo rrallë herë edhe populli përdor shprehjen për persona të tillë se: të mos vjedhin se nuk u ec e nëse e bëjnë e paguajnë shtatë fish nga vlera reale. Për persona e familje të tilla ka nevojë komuniteti (shoqëria). Këto nuk janë idealistë me iluzione, por persona që besojnë se është më mirë të jetosh me djersën e ballit. Këtë e kanë nga eksperienca e trashëguar brez pas brezi.
Në Shqipëri ka plot njerëz që besojnë se edhe ky vend mund të zhvillohet e mund të jetë i begatë ashtu si shumë vende të tjera të Botës. Në të njëjtën kohë ka edhe pesimistë që besojnë ose duan të përhapin panik se ky vend nuk ka shanse për t’u zhvilluar si të tjerët. Të parët janë idealistë pa iluzione, sepse me të vërtetë kanë qenë jashtë Shtetit dhe e kanë parë konkretisht në terr mundësinë reale që ka një vend për t;u zhvilluar. Kjo mundësi varet nga burimet njerëzore me cilësi të lartë profesionale që posedon ai vend. Gjithashtu, ka edhe nga ajo kategoria e dytë, të cilët nga padituria dhe nga pa dëshira nuk besojnë në përparimin konkret të vendit.
Në Shqipëri në 20 vitet e fundit është punuar në mënyrë intensive për të zhdukur çdo krenari atdhetare. Madje është punuar që brezat që vijnë të mos kenë më asnjë dëshmi kombëtare me të cilat mund të krenohen. Po zhduken monumentet që dëshmojnë ngjarjet me të rëndësishme të Kombit si dhe po fshihen emrat e personave, të cilët dhanë jetën për Kombin dhe u shndërruan në heronj të vërtetë. Edhe pse është ndjekur një politikë e mirëfilltë antikombëtare, për të fat të mirë sot ka plot të rinj që ndjehen krenar që janë shqiptarë. Këto janë puro idealistë dhe jo idealistë me iluzione.
Të jesh krenar pse je shqiptar, do të thotë të jesh krenar për bëmat e stërgjyshit, gjyshit dhe të babait tënd. Ndjenjën e krenarisë të qenit shqiptar mund ta kenë vetëm ato persona që rrjedhin nga familje fisnike. Nga familje të pastra shqiptare që i kanë dhënë gjakun Kombit që ai të jetë i lirë dhe i pavarur.
Shqipëria sot ndodhet tamam si një makinë që është ndaluar në një kryqëzim dhe po pret të dalë drita jeshile dhe të gjej rrugën që e çon me shpejt dhe më me siguri në shpi. Sfidat e Kombit shqiptar janë të mëdha, të cilat kanë të bëjnë si me ngjarjen e brendshme politike ashtu edhe me influencat e politikave të jashtme më të cilat është i detyruar të ketë qasje.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për djem të rinj, të cilët janë idealistë për Bashkimin Kombëtar, zhvillimin e vendit, forcimin e Shtetit të së Drejtës.
Shqipëria ka nevojë për këto djem, të cilët rrjedhin nga familjet fisnike që historinë e tyre e kanë pasur të pandarë nga historia e Kombit.
Shqipëria ka nevojë për idealistë që nuk kanë iluzione për një të ardhme më të mirë, por janë të vendosur për ta bërë atë. Pa një idealizëm, shoqërorë, politik dhe kombëtar nuk mund të ketë një Shqipëri zonjë e  të nderuar brenda dhe të respektuar jashtë. 

Saturday, September 8, 2012

“Komiteti Kuq e ZI” për mbrojtjen e Minatorëve të Bulqizës




Sot, Aleanca Kuq e Zi organizoi në qytetin e Bulqizës një tryezë të rrumbullakët me minatorët e Minierës së Bulqizës.  Është për tu nënvizuar fakti, se për herë të parë në 20 vjet tranzicion organizohet një tryezë e tillë nga një forcë politike.
Në këtë tryezë të rrumbullakët merrnin pjesë: minatorë, intelektualë, qytetarë, studentë, përfaqësues lokal të Aleancës Kuq e Zi dhe z. Alban Daci, Sekretar i Aleancës Kuq e Zi.
Nga kjo tryezë e rrumbullakët dolën disa iniciativa të përbashkëta.

-          “Komiteti Kuq e Zi” për mbrojtjen e minatorëve të Bulqizës.
Duke marr shkas nga situata aktuale e minierave shqiptare, të cilat sipas edhe vetë Ministrisë së Ekonomisë, kanë dalë jashtë kontrolli si dhe faktin, se viktima të vetme të kësaj situate janë minatorët. Atëherë Aleanca Kuq e Zi si forcë politike e dalë nga qytetarët dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe të pasurive kombëtare vendosi të krijoi bashkë me minatorët dhe shoqërinë civile “Komitetin Kuq e Zi” për mbrojtjen e minierave”.Ky komunitet në përbërjen e tij do të ketë: Minatorë, studentë, intelektualë, qytetarë dhe drejtues lokal të Aleancës Kuq e Zi. Qëllimi i këtij Komiteti është të përfaqësoi, legjitimoi dhe të mbroj të Drejtat e Minatorëve.
-          Të krijohet me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë një monument, që të simbolizoi punën e palodhshme të minatorëve si dhe të shënohen emrat e të gjithë minatorëve, të cilët kanë humbur jetën aksidentalisht në punë.
-          Të krijohet një muze për historinë  e kësaj miniere, e cila është e hershme pothuajse sa vetë 100 Vjetori i Pavarësisë.

Sunday, September 2, 2012

Prononcim i radhës i dhënë nga Dr. Alban Daci për gazetën “Bota Sot”





Eksperti dr. Alban Daci, thotë se në vende demokratike, drejtuesit kryesor të institucioneve duhet të dalin nga forume mbi bazën e zgjedhjeve dhe jo në bazë makinacionesh politike. “Kjo do të thotë se nëse është Republikë parlamentare, presidenti duhet të zgjidhet nga parlamenti. Nëse është gjysmëpresidencializëm duhet të zgjidhet nga populli, por duke ruajtur një ekuilibër me legjislativin dhe nëse është puro presidencializëm (zgjidhet nga populli) dhe ka ekskluzivitet në ekzekutiv). Njihen edhe qeveri teknokrate, d.m.th. nga jo politikan, por specialist, por jo për figurën kryesore të shtetit”, thotë ai.
Daci thotë se vendet e Ballkanit të cilat janë të karakterizuara nga mungesa e shtetit të së drejtës dhe mungesa e demokracisë kanë aplikuar zgjedhje mbi marrëveshjen politike dhe shumë herë  antikushtetuese të figurave qendrore shtetërore, pra të presidentëve. Ai beson se duke pasur parasysh rrethanat ballkanike të situatave, madje pa e eksploruar më shumë çështjen, janë parakushtet që përcaktojnë rrjedhat, andaj vetë Presidentja duhet të kontribuojë sikurse ka kontribuar herën e parë duke marrë përsipër të jetë një presidente e përkohshme, t’i shtyjë më tej proceset. “Për këtë arsye në lidhje me Presidenten aktuale të Kosovës, unë mendoj se vetë ajo duhet të kontribuoj që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të reja presidenciale. Është për tu theksuar se Kosova ka bërë një hap shumë të rëndësishëm duke vendosur që Presidenti të zgjidhet nga populli”, thotë dr.Daci, ekspert i të drejtës ndërkombëtare. Ai thotë se presidentja ndodhet para një sfide të vërtetë, dhe meqë ajo beson në reputacionin e saj pozitiv, ajo duhet ta sfidojë vetveten dhe të marr besimin e popullit në zgjedhje. “Kështu vetë presidentja aktuale nëse mendon se është një figurë qendrore dhe e dashur nga populli, të hedh kandidaturën e saj dhe të marr një mandat sa legjitim në kuptimin demokratik, po aq edhe kushtetues”, thotë ai. Dr. Daci thotë se kështu zgjedhja e presidentit nga populli do të shmang pazaret imorale politike dhe forcon figurën e simbolit të shtetit.

Nisma e re e AK, Spahiu: Dosje penale për politikanët që kryejnë krime

Nisma e re e AK, Spahiu: Dosje penale për politikanët që kryejnë krime

TIRANE - Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thirri sot departamentin Juridik me juristët dhe ekspertët e ligjit për të komunikuar nisjen e fushatës "Fytyrat e krimit". Spahiu bëri të ditur se AK-ja do të hetojë dhe përgatisë dosjen penale për çdo politikan apo funksionar të lartë të shtetit, që sipas tij, kryen krime.

”Parlamenti i ri Kuq e Zi si dhe qeverisja e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për veprën penale të parashikuar nga;
* Neni 208 i Kodit Penal
* Dorëzimi i Territorit
* Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
* Neni 210 i Kodit Penal
* Marrëveshja për Dorëzim Territori
* Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”- deklaroi Spahiu, duke i kërkuar departamentit juridik dhe ekspertëve që ta përgatisin dosjen e kryeministrit Berisha përpara 100-vjetorit të pavarësisë.

“Shqipëria ka nevojë të aplikojë për modelin kroat që dërgoi në bankon e të akuzuarve ish-kryeministrin Sanader si precedent besimi për t'iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”.- vijoi më tej kreu i AK-së.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kjo nismë do të vazhdojë të zbatohet për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që sipas AK-së ka kryer vepra penale.