e shtunë, 29 mars 2008

Alban Daci, lindur me 12 qershor 1984


7 mars 2008, në Universitetin e Genovës, Fakulteti i Shkencave Politike, dega "Shkenca Ndërkombëtare e Diplomatike" u diplomua me rezultatin maksimal studenti shqiptar Alban Daci, ku i jepet titulli Doktor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike. Aktualisht vazhdon studimet Master për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike” në Universitetin e Genovës.
Në diplomim paraqiti dhe mbrojti para komisionit akademik universitarë temën e mbrojtjes së diplomës me titull “Aleanca e Atlantikut mes Globalizimit dhe Margjinalizimit”. Një hapësirë të veçantë i ka kushtuar rastit të Ndërhyrjes së Aleancës në Kosovë, duke parë dhe analizuar në aspektin e të Drejtës Ndërkombëtare që është në fuqi.
Alban Daci, hapat e para të arsimimit i mori në komunën e Sllovës. Në këtë periudhë ai u dallua për rezultate të larta në mësime, ku mban flamurin e nxënësit të dalluar si dhe nxjerr në pah karakterin e tij këmbëngulës të një lideri të ardhshëm. Në Tiranë fillon dhe mbaron klasën e tetë po me rezultate të larta tek shkolla 8-vjeçare “Naim Frashëri”.
2001 mbaron me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme të përgjithshme “Arben Broci” në Tiranë. Krahas diplomës së Pjekurisë, merr dhe një diplomë tjetër për rezultate të larta si dhe për rolin e aktivizimit qytetar që ka bërë tek kjo shkollë.

Çmime dhe Tituj

Po me 7 mars 2008 në një nga ambientet e Universitetit të Genovës në prani të akademikëve, personaliteteve, miqve dhe familjarëve, i jepet Certifikata e Komitetit Kombëtar "Kolombo". Ndër të tjera në certifikatë shkruhet: "I jepet kjo certifikatë në shenjë respekti dhe mirënjohje për bashkëpunim dhe solidaritet midis Italisë e Shqipërisë."
Gjatë ceremonisë i jepet dhe një Certifikatë Nderi, nga z.Muro Cuneti, kryetar i Komunës Castelnuovo Bormida. Motivacioni është "Për bashkëpunimin dhe ndarjen e ideve në lidhje me problemet mjedisore në nivel kombëtar e ndërkombëtar"

Eksperienca Pune

1999. Senator i shkollës së Mesme të Përgjithshme “Arben Broci” në Tiranë.

2000-2001. Delegat i “Parlamentit Rinor” për Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Arben Broci”, që mbështetej nga UNICEF dhe kishte objektiva kryesorë tolerancën, mirëkuptimin dhe paqen mes të rinjve, të cilët po kalonin me gjithë shoqërinë shqiptare momentet e tranzicionit politik, ekonomik dhe social, pas rënies të regjimit komunist.
2001-2002. Ka qenë vullnetarë për organizatën shqiptare jo qeveritare “Mjaft”. U bë pjesë e “Mjaftit”, sepse ashtu si shumë të rinj shqiptare, e ndjente që duhet të ishte aktiv për të marrë pjesë në aksione demokratike, që kishin për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kolektive dhe personale. Duke parë që gjërat po ndryshonin si dhe për arsyen e studimeve të më tejshme nuk aktivizohet më.
Nga 2003 është Kryetari i organizatës shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare-Itali”, në një rol të tillë ka realizuar shumë projekte, bashkëpunime, takime, konferenca, kërkime shkencore, binjakëzime, shkëmbime ndërkulturore që kanë pasur për objekt Komunitetin Shqiptar që është i pranishëm në Itali. Duke qenë përfaqësues i denjë i këtij Komuniteti si dhe duke studiuar në Universitetin e Genovës, që është një ndër universitetet më prestigjioze në Evropë dhe në Botë, ka pasur kapacitete dhe aftësi të larta akademike për të shkruar një numër të konsiderueshëm artikujsh profesional që kanë të bëjnë me çështjet e integrimit euro-atlantik, politike, integrimit sociale dhe kulturore të rajonit të Ballkanit në përgjithësi dhe të Shqipërisë në veçanti. Artikujt e tij janë publikuar në disa gazeta të përditshme shqiptare si: Koha Jonë, Shekulli, Ndryshe, RD, Tema, gazeta e “Shqiptarëve në Britani”, Standard. Gjithashtu janë publikuar dhe në mjaft faqe interneti si:
http://www.alb-shkenca.org (faqja e studiuesve shqiptarë), www.nuovage.it dhe www.studenti.forum-2007.com (faqet zyrtare të organizatës “Gjenerata Re Shqiptare-Itali), www.egnatia.org, www.e-monsite.com,www.zeriyt.com, ww.siciliamillennium.it, www.shqip.dk, wwwalbemigrant.com, www.interneti.eu, si dhe në mail-listat shqiptare memedheu@googlegroups.com, art-cafe@alb-net.com dhe
albanianpolitics@yahoogroups.com etj.
2005 ka bërë Stage Universitarë në bashkëpunim me Universitetin e Genovës dhe Qendrën e Studimeve “MEDI” (Emigracioni në Mesdhe) në fushën statistike-akademike mbi familjet e emigrantëve në përgjithësi dhe emigrantëve shqiptarë në veçanti të vendosur në Liguria të Italisë.
Nga 9 tetori i 2006 është Delegat i C.N.C ( Komiteti Kombëtar Kolombo) për Shqipërinë si dhe anëtarë i jurisë ndërkombëtare “Kolombo”. Për më shumë informacione vizitoni
www.cristoforocolmbo.eu/
Nga 7 maj deri në 7 korrik të 2007 ka realizuar një Stage tjetër tek kompania Box Internazionale me seli kryesore në Genova falë një marrëveshjes të firmosur nga Box International S.r.l dhe Universitetit të Genovës-Fakulteti i Shkencave Politike. Gjatë periudhës së Stage-it, z.Alban Daci ka shprehur aftësi të larta pune në fushën e Marketingut dhe atë të shërbimeve të logjistikës së Kontenerve që kjo kompani administron nga viti 1982.

e diel, 23 mars 2008

Sakrificë për tu shkolluar

Dott. Alban Daci
Botuar me 25 mars 2008
Gazeta Ndryshe

Jam Sokoli, në verë mbush shtatë vjeç, dhe pak muaj e mbaroj klasën e parë, ku mezi pres të marre pushimet veror. Jetoj në një zonë me terren malorë në veri-lindje të Shqipërisë, jo shumë larg qytetit të Peshkopisë. Ëndrra imë është të mbaroj shkollën e lartë dhe të bëhem inxhinier që të ndërtoj rrugët e zonës time, ku brezat e tjerë pas meje të mos ecin me orë të tëra në këmbë nëpër shkrepa për të shkuar në shkollë , por me makina në rrugën e asfaltuar ashtu siç shkojnë fëmijët e botës së përparuar.Shtëpia ime ndodhet poshtë afër një lumi malor, afër shtëpisë time ndodhen dhe shtëpitë e shokëve të mi që unë luaj gjatë ditës, kurse rreth dhjetë minuta më larg, matanë përroit ndodhet mëhalla e vjetër, por nuk është më e banuar. Babi më ka thënë se banorët e këtyre shtëpive kanë ikur në Tiranë për një jetë më të mirë. Unë, me kureshtje e pyes është larg Tirana nga këtu? Ai më thotë po është shumë larg. Po sa larg e pyes me kureshtjen time këmbëngulëse? Ai më shikon në sy dhe fillon të më tregoj.Po ja si fillim duhet zgjohemi shumë herët dhe të bëjmë në këmbë apo me kalë tatëpjetën që të arrijmë deri tek Komuna, ku duhet të presim nëse kalon ndonjë makinë. Po përse duhet të zgjohemi herët? Më buzëqesh dhe më thotë: biri im po makina mund të ketë nga ora gjashtë deri në orën tetë që shkojnë për qytetet. Nëse nuk arrijmë në këtë orar, nuk gjejmë asnjë makinë dhe për pasojë kemi mbetur përsëri në fshat. Po pasi të hipim në makinë? Pasi të hipim në makinë udhëtojmë në rrugën e shkatërruar që ngjan me garat e Kndaharit, mes përplasjeve nëpër gropa dhe tronditjeve të padurueshme nëpër gurë drejt qytetit të Peshkopisë.Ngaqë u bë vonë dhe mua po më flihej e ndërpreva bisedën me babin dhe shkova të shtrihem në divanin tim modest. U mundova të flija, por gjumi nuk më zë, sepse po mendoj për ato që bisedova me babin. Prandaj, po flas me yjet dhe po u tregoj copëza nga jeta ime e përditshme. Në fillimin e vjeshtës që sapo lamë mbrapa mbusha gjashtë vjeç dhe babi më tha që do të më regjistronte në shkollë për të filluar klasën e parë. Unë, isha shumë i gëzuar, sepse do të mësoja të shkruaja dhe të lexoja. Mezi prisja ditën e parë të shkollës. Nga momenti që babi më tha se do të më regjistronte në klasë të parë edhe pse mezi e prisja këtë ditë, si fëmijë që jam e kisha harruar fare. Në një natë paksa të ftohtë vjeshte, ku jashtë po binte shumë shi, dhe ndonjëherë tek porta e madhe dëgjohej e lehura e Murrit, qenit të shtëpisë, si dhe bubullimat, ne të gjithë ishin ulur në tavolinë për të ngrënë. Mami na kishte gatuar groshë me pastërma. Kisha më thënë të drejtën një çik uri dhe mezi prisja që mami të na e servirte për të ngrënë. Zakonisht në tavolinë ulem afër babit, të njëjtën gjë bëra dhe në këtë darkë.Pasi mbaruam së ngrëni, babi dhe mami më thanë se duhet të shkoja të flija, sepse nesër më duhej të zgjohesha herët për të shkuar në shkollë. Me pak fjalë nesër ishte dita e parë e shkollës për mua. Isha shumë i gëzuar dhe i emocionuar në të njëjtën kohë.Me vrap të lazmuar shkova dhe hyra në shtrat që të flejë. Pa e kuptuar më kishte zënë gjumi. Në mëngjes vjen babi me dashuri për të më zgjuar. Më puth me lehtësi në faqe dhe më thotë birë vishu shpejt, haj ndonjë gjë dhe do të dalim, pasi nuk kemi shumë kohë. Mirë i thashë! Si fillim me padurim mora dhe pashë me kureshtje çantën që më kishin blerë mami dhe babi. Më pëlqeu shumë dhe për pak çaste kujtova se tashmë u rrita dhe u bëra i madh.Vesha rrobat dhe po haja bukë me qumësht që ma kishte lenë mami mbi tavolinë. Nuk kaloj as gjysh ore, përafërsisht rreth orës shtatë e gjysmë më thirri babi, duke më thënë hajde se u bë vonë dhe duhet të dalim. Mirë, unë gati jam i thash. Më mori përdore dhe dolën nga shtëpia. Tek dera e madhe më priste mami, më puthi në faqe dhe më tha të keqën mami suksese dhe na ndero duke mësuar shumë. Unë, i thashë po mami do të mësoj shumë ashtu siç keni bërë dhe ju. Morën rrugën që fillon mbi shtëpinë time. Është një tatëpjetë shumë e fortë dhe mezi po ecja. Po duke më ndihmuar babi më në fund arritëm tek kanali, i cili ishte plot me prurje ngaqë kishte një javë rresht që binte shi. Kanali e kaluam pa problemi, sepse babi herë pas here e rindërtonte urën e vogël prej druri, dhe për fatin tonë të mirë edhe këtë herë nuk e kishte prishur njeri. Zakonisht e prishin, sepse i marrin drurët dhe i përdorin për të ndezur sobën. Pasi kaluam kanalin vazhduam përsëri filluam rrugën. Unë, fillova të lodhesha dhe po i them babit bëjmë një pushim. Babi më tha, ti nuk duhet të lodhesh, sepse je burrë i madh dhe këtë rrugë duhet ta bësh çdo ditë për të shkuar në shkollë ashtu siç e kam bërë dhe unë, kur isha në moshën tënde. Kaluam dhe nja dy fshatra dhe më në fund pas një orë duke ecur në këmbë arritëm në qendër të zonën dhe babi më tregon shkollën. Me thënë të drejtën isha aq shumë i lodhur sa nuk e kisha mendjen tek ato që më thoshte babi. Hymë në shkollë, dhe më dukej sikur po hyja në një ndërtesë të madhe që nuk kisha hyrë asnjëherë më parë. Hyra brenda dhe po shikoja sa këtej-andej. Brenda në shkollë kishte shumë zhurma që e bënit fëmijët e tjerë që ashtu si unë që kishin ardhur me prindërit e tyre për të vazhduar shkollën. Më në fund babi e gjeti klasën time dhe shkuam së bashku brenda. Sapo hymë brenda na priti me dashuri ajo që do të ishte mësuesja ime e parë. Kur, mësuesja më pa mua më tha: o po na vjen dhe një djalë tjetër shumë i bukur. U afrua afër meje dhe më pyeti si të quajnë të keqen mësuesja? Unë i thashë, Sokol! O sa emër i bukur e gëzofsh. Unë jam mësuesja jote dhe së bashku më nxënësit e tjerë në këtë klasë do të mësojnë si të shkruajnë dhe të lexojmë gjuhën e bukur shqipe që të parët na e kanë lënë.Para se babi të ikte seç bisedoj më mësuesen dhe pasi mbaroj bisedën erdhi tek banka, ku unë isha ulur. Më puthi në faqe dhe me tha mos u shqetëso të keqën babi se gjithçka do të shkoj mirë dhe kam besim se ti do të mësosh shumë. Të uroj suksese! Pasi të mbarosh mësimin kthehu në shtëpi me fëmijët e tjerë. Unë nuk kam mundësi të vij të marrë, sepse duhet punoj në arë për të mbledhur të korrat.Ditët e tjera në shkollë shkoja me fëmijët e fshatit, duke udhëtuar në këmbë me orë të tëra, duke carë borën me trup dhe duke u lagur në shi.As një ditë nuk mungova, as edhe kur isha sëmurë, sepse isha dashuruar me diturinë, doja shumë të mësoja të shkruaja dhe të lexoja. Tashmë dhe ca muaj më kanë mbetur dhe mbaroj klasën e parë. Pres me pa durim pushimet e verës. Pushime le ti quajmë, sepse unë nuk mund të bëj pushime ashtu siç bëjmë fëmijët e botës së përparuar. Në vërë duhet të nxjerrë të kullosin bagëtitë si dhe duhet të ndihmoj familjen në punët e bujqësisë.Kjo është jeta që bëj unë si dhe të gjithë bashkëmoshatarët e mi që jetojnë në zonën time dhe në zona të ngjashme me timen. Ndoshta nuk e besonin, por është realitet edhe pse jo i imagjinueshëm dhe i krahasueshëm me atë që bëni juve.

e mërkurë, 19 mars 2008

Alban Daci, profili i një diplomati të ri




Nga Fatime Kulli
Gazeta Ndryshe
Studenti shqiptar që ngre lart emrin e Shqipërisë, diplomohet shkëlqyeshëm në Itali Më 7 mars në Universitetin e Genovës, Fakulteti i Shkencave Politike, dega "Shkenca ndërkombëtare e diplomatike" u diplomua me rezultatin maksimal studenti shqiptar Alban Daci, kryetar i Gjeneratës së Re Shqiptare, dega Itali.Në diplomim asistetuan së bashku me studentë, familjarë, miq e shokë edhe: Giovani Firera, Konsull Nderi në Piemonto, Bruno Aloi -president i Komitetit Kombëtar i "Kolombo", Mauro Cunieti- kryetar Komune për Castel nuovo Bormida, Romeo-sekretari i Komitetit Kombëtar i "Kolombo" .Albani diplomën e mbrojti me temën: "Aleanca e Atlantikut midis globalizimit dhe margjinarizimit "me udhëheqës prof. Dr. Stefano Monti Bragadin. Pastaj, Albani për aktivitetin e tij të dendur shoqëror në Itali u nderua me dy diploma të tjera. Njëra iu dorëzuan në emër të Komitetit Kombëtar "Kolumbo" dhe tjera në emër të Komunës të Castel nuovo Bormida. Certifikata e Komitetit Kombëtar "Kolombo" e emëron Albanin delegat të C.N.C. për Shqipërinë. Ndër të tjera në certifikatë shkruhet: "I jepet kjo certifikatë në shenjë respekti për bashkëpunimin e rëndësishëm midis Italisë e Shqipërisë."Në Certifikatën e Nderit, dhënë nga Murio Cuneti, kryetar i Komunës Castel nuovo Bormida motivacioni është "Për bashkëpunimin dhe ndarjen ne ideve në lidhje me problemet mjedisore në nivel kombëtar e ndërkombëtar" Albani është kryetar i Gjeneratës së Re Shqiptare, dega Itali, krijuar në vitin më 28 nëntor 2004. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme "Arben Broci" me rezultate të shkëlqyera, ka qenë senator i shkollës dhe është afishuar në tabelën e nderit të kësaj shkolle. Ka lindur më 12 qershor 1984. Deri në klasën e VII mësimet i ka ndjekur në shkollën e Sllovës dhe nga klasa e VIII në shkollën "Naim Frashëri" në Tiranë.Albani me certifikatat e akorduara në duar , dalë me presidentin e Komitetit Kombëtar "Kolombo" dhe me kryetarin e Komunës Castel nuovo Bormida.Dekani-kryetar i komisionit duke firmosur librezën. Në krah të tij udhëheqësi i temës së diplomës Prof.Dr. Stefano Monti BragadinTë tre vëllezërit Jordani, Albani dhe Dardani kanë kryer ose vazhdojnë studimet e larta dhe specializimet pasuniversitare në Itali. Jordani, pasi kreu Universitetin e Tiranës, Fakultetin Jurdik me rezultate të shkëlqyera, fitoi një bursë të BE për Master të cilin e kreu me sukses në Bolonja të Italisë, për krimin e organizuar dhe të drejtat e njeriut. Ka punuar si shef sektori në Ministrinë e Financave të Shqipërisë, pedagog i jashtëm dhe i brendshëm në Universitetin "Luarasi", pedagog dhe zv. Rektor në universitetet "Dardania" dhe "Universum" në Prishtinë dhe Këshilltar Kombeve të Bashkuara për Qeverinë e Kosovës i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Është autor i librit për studentët e fakulteteve të drejtësisë "Të drejtat e njeriut".Albani u diplomua shkëlqyeshëm për diplomaci dhe vazhdon studimet Master në Universitetin e Genovës. Dardani vazhdon studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Modenës.Këtu e 71 vite më parë, në vitet 1937-1939 gjyshi i tre vëllezërve, Mehdi Daci , kreu Akademinë Ushtarake në Romë, nga ku doli oficer dhe shërbeu deri në fund të vitit 1943 në Guardia di Finanza. Pastaj hapi shkollën e parë të pas çlirimit në Kalis të Kukësit me 23 dhjetor 1944. Gjithashtu Mehdiu punoi si mësues deri në vitin 1953 në Sllovë, Zalldardhë, Shumbat, Kala të Dodës, Kllobçisht të Maqellarës, etj., kur u pushua nga puna për shkak të luftës së klasave, e cila e goditi familjen e tij egërsisht.

E Marte, 18 Mars 2008

e diel, 16 mars 2008

KOMUNIKATË PËR SHTYP


Organizata

Gjenerata Re Shqiptare





KOMUNIKATË PËR SHTYP



Objekti: Tragjedia e Gërdecit

Me datë 15 mars 2008, kanë shpërthyer disa magazina me municion ushtarak në fshatin Gërdec në afërsi të Vorës, duke shkaktuar një tragjedi të vërtet me shumë dëme në njerëz dhe materiale. Nga informacionet e dala nga shtypi i përditshëm shqiptare del se ka një numër të konsiderueshëm viktimash si dhe të plagosurish.Ne organizata shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare-Itali” kemi ndjekur me vëmendje ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në fshatin Gërdec dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta dhe të sinqerta për vëllezërit dhe motrat tona që kanë humbur të afërmit tyre. Kjo është një ditë zie për popullin shqiptar, ku hidhërimi ka gllabëruar zemrat tona.Prandaj, ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë dhe të shprehim me nota maksimale solidaritetin tonë për viktimat e pafajshme si dhe i kërkojmë Shtetit shqiptarë që për një periudhë sa më të shkurtër të bëj hetimet e nevojshme duke dhënë një raport përfundimtar për këtë ngjarje të tmerrshme dhe të trishtueshme.Gjithashtu i kërkojmë Shtetit shqiptarë që t’iu qëndrojnë pranë të afërme të viktimave duke i ndihmuar për gjithçka që ata kanë nevojë.Ne “Gjenerata Re Shqiptare” ndajmë me ju dhimbjen dhe i lutemi Zotit që kjo të jetë prova e fundit e tmerrit për ne shqiptarët.Dhimbja është e madhe, por forca për ta përballuar duhet të jetë akoma dhe më e madhe me shpresën se ditë më të mira do të vijnë.


Genova, 16/03/2008


KRYETAR

Dott. Alban Daci